Komuna e Prishtinës njofton se alarmi publik do të testohet të shtunën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi i sistemit të Alarmit Publik do të bëhet gjatë ditës së shtunë, në ora 12:05.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës në facebook.

“Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të Alarmit Publik do të bëhet me datë 02.12.2023  (e shtunë)  ora 12:05 më zë të njëtrajtshëm dy here nga 30 sek”, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës në llogarinë e saj në Facebook./KultPlus.com

Alarmi

Shkruan: Daut Dauti

Revolucioni industrial në Angli ka mundësuar punësimin masiv të njerëzve. Nga kjo, matja e kohës filloi të bëhej e rëndësishme dhe lindi një profesioin i ri. Ai apo ajo që e ushtronte këtë profesion quhej ‘knocker-up’, që në shqip dmth ‘ai/ajo që të zgjon që nga gjumi me trokitje’. Pra, është fjala për njeriun që ka luajtur rolin e alarmit të orës së sotshme. Atëherë orët kanë qenë shtrenjtë kurse alarmat ishin jo të sakta.

Kishte tri lloje zgjuesish trokitës nga gjumi, siç shihen edhe në këto tri fotografi. I pari ishte ai që të zgjon me trokitje në derë, i dyti me shkop në dritare kurse i treti ka qenë pak më specifik dhe kishte të bënte me dritaret e kateve të larta që nuk i mbërrinte trokitja e dorës apo e shkopit. Në këtë rast trokitësi e përdorte një fysht në të cilin fuste kokrra të bizeleve dhe duke i fryer, i gjuante xhamat e dritareve.

Detyra e këtyre trokitësve ka qenë që të mos largohen nga vendi derisa njeriu të mos zgjohej e të dilte në derë apo dritare. Ky profesion është ushtruar me të madhe deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore (1945), kur më nuk kishte nevojë për shkak se çmimi i orëve u lirua dhe alarmët u përsosën. Por, në disa vende është vërejtur se ka ekzistuar deri në vitin 1970. /KultPlus.com