Pas licencimit, radio e parë shqipe ‘Albradio’ në Zvicër ka filluar punën nga dita e premte më 16 dhjetor. Kjo është radio e parë shqipe që transmeton programe 24 orë në valë nacionale në Zvicër dhe që mund të shpërndahet edhe në një pjesë të territorit të Gjermanisë, në pjesët e kufirit me Zvicrën, shkruan KultPlus.
‘Albradio’ në fokus primar ka të targetuar audiencën 15-35 vjeç dhe është hapsirë ‘galaktike’ ku ka vend për të gjithë dhe mirëpret projektet, aktivitetet artistike, edukative që promovojnë vlerat kulturore shqiptare përmes të cilave të rinjtë mund të ndikojnë në zhvillimin e kulturës së një shoqërie.
Kjo radio në bashkëpunim me ekspertë shqiptarë të të gjitha fushave do të prodhojë edhe emisione relevante dhe podcast-e për të gjitha moshat, duke filluar nga fëmijët e deri te seniorët dhe me një gamë të gjerë të temave si për ; shëndetësinë, biznesin, ligjin, modën, turizmin, integrimin, ushqimin, stilin e jetesës, muzikës, fitnesin, e shumë e shumë tema të tjera të rëndësishme dhe në interes të audiencës./ KultPlus.com