‘Alba Festival’ pas anulimit nga autoritetet zvicerane: Ky është diskriminim

Festivali më i madh i muzikës shqiptare “Alba Festival” me vendimin marrë nga autoritetet në Zvicër, nuk u mbajt siç ishte paraparë të fillojë më 4 shtator.

Kjo për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Por, duke parë se festivalet tjera në Zvicër nuk janë ndaluar dhe po vazhdojnë të mbahen siç ishin paraparë, drejtues të “Alba Festival” kanë reaguar duke thënë se po diskriminohen dhe se nuk është aspak e drejt që festivali të mos mbahet ndërkohë që ka siguri të lartë, madje nuk është aspak e drejt t’u kumtohet lajmi vetëm 48 orë para se të fillojë.

Ndërkohë që, vetëm 48 orë pa filluar, ata u njoftuan se u është ndaluar mbajtja e këtij festivali dhe që i menjëhershëm ishte reagimi i tyre, të cilët deklaruan se janë të befasuar nga ky vendim i papritur.

Sipas tyre, janë më shumë se 50 festivale të tjera që po mbahen në Zvicër, njësoj siç është paraparë.

Kujtojmë se, ky festival në vitin 2019 ka mbledhur emrat më të njohur të estradës nga Kosova e Shqipëria, gjithashtu edhe numri i pjesëmarrësve ka qenë shumë i madh. Ky festival për herë të parë është mbajtur më 29 dhe 30 qershor, në vitin 2019 në Cyrih, ku pjesëmarrës kanë qenë mbi 20.000 vizitorë./KultPlus.com

Anulohet “Alba Festival”

Festivali më i madh i muzikës shqiptare “Alba Festival” nuk do të fillojë më 4 shtator siç ishte paraparë.

Autoritetët kanë marrë vendim që ky festival të mos mbahet për shkak të përhapjes së virusit Covid-19 dhe rritjes së numrit të të infektuarve në Zvicër.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e “Alba Festival”, në Instagram, ku përmes një postimi sqaruan për publikun arsyen që çuan deri në këtë vendim.

Ky festival në vitin 2019 mblodhi emrat më të njohur të estradës nga Kosova e Shqipëria, gjithashtu edhe numri i pjesëmarrësve ishte shumë i madh.

“Jemi më se të befasuar dhe na erdhi shumë papritur kur morëm me shkresë një vendim nga Qeveria e Kanton Zurich-ut për tërheqjen e lejes të AlbaFestival”, thuhet ndër të tjera në njoftim./21Media

Për herë të parë ky festival u mbajt më 29 dhe 30 qershor në vitin 2019 në Cyrih, ku pjesëmarrës ishin mbi 20.000 vizitorë. Kujtojmë se, vitin e kaluar u anulua për shkak virusit Covid-19, e që mendohej të kompensohej këtë vit./KultPlus.com

Mbahet sërish në Cyrih festivali më i madh shqiptar në ambient të hapur

Pas anulimit verën e kaluar për shkak të Covid-19 ngjarja  madhore dy-ditore do të mbahet sërish në stadiumin Hardturm të Cyrihut.

Më 4 dhe 5 shtator, do të zhvillohet për herë të dytë “Alba Festival”, i cili do të sjellë në stadiumin Hardturm në Cyrih, disa nga yjet më të mëdhenj të skenës muzikore të Kosovës dhe Shqipërisë, thuhet në një komunikatë të organizatorit.

Me mbi 20,000 vizitorë, alba Festival është festivali më i madh nën qiell të hapur, me yje ndërkombëtarë nga Hip-hopi i Kosovës dhe Shqipërisë, nga R’n’B dhe skena e muzikës pop në Zvicër dhe Evropë.

Të kujtojmë: Në edicionin e parë, të mbajtur në vitin 2019, në këtë festival ishte paraqitur me disa këngë edhe ylli i madh i muzikës botërore, Rita Ora, shkruan albinfo.ch.

Pas anulimit të festivalit verën e kaluar për shkak të Covid-19 ngjarja  madhore dy-ditore do të mbahet sërish në stadiumin Hardturm të Cyrihut.

Këngëtarët që do të marrin pjesë këtu janë pjesë e ranglistave ndërkombëtars dhe, sipas statistikave të Spotify, janë ndër më të transmetuarit edhe në Zvicër. Bëhet fjalë për artistë të zhanreve pop dhe hip-hop me rrënjë nga Shqipëria dhe Kosova.

Formacioni i edicionit të dytë të Alba Festival-it përfshin mbi 15 emra të mëdhenj të muzikës kombëtare dhe ndërkombëtare nga Kosova dhe Shqipëria.

Këtë vit, një i tillë është Dardan Aliun aka DJ Regard. Kënga e tij në stilin Deep-House, “Ride It” u bë virale kryesisht përmes TikTok, në bazë të të cilës janë realizuar rreth 4.1 milionë video.

Po ashttu Super yll kosovar Ledri Vula është në skenën e Alba Festivalit për herë të dytë këtë vit.

“Alba Festival” e konsideron veten si një festival përbashkues gëzimi dhe shoqërimi,  në ambient të hapur, transmeton albinfo.ch. Ai synon që përmes muzikës dhe kulinarisë të sensibilizojë të gjithë me  gjithë bukurinë dhe diversitetin e kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne ftojmë adhuruesit e muzikës dhe kulturës nga e gjithë Evropa të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje unike muzikore”, Thotë Adem Morina, producent ekzekutiv i festivalit.

Në krye të organizimit të Festivalit sërish është influencuesja nga Cyrihu, Mimoza Lekaj.

Informacione të hollësishme rreth artistëve aktualë dhe festivalit mund të gjeni në www.alba-festiv.ch.

Biletat për alba Festival 2021 janë të disponueshme ekskluzivisht në seetickets.ch. Biletat ditore janë në dispozicion për 100 franga ndërsa bileta 2-ditore, nga 129,90 CHF.

Organizatori: Time Event AG
Producent: Adem Morina
Mikpritëse: Modelja dhe influencuesja Mimoza Lekaj (@mimoza)

Vendndodhja: Hardturm Areal, Hardturmstrasse 404, 8005 Cyrih

Data: 4 dhe 5, 2021
Shitja / Link: www.seetickets.ch./ albinfo.ch/ KultPlus.com

Gazeta zvicerane ’20 minutten’ shkruan për festivalin ‘Alba Festival’

Me 29 dhe 30 qershor në Cyrih të Zvicrrës u mbajt festivali madhështorë ‘Alba Festival’.

Aty morën pjesë shumë këngëtarë shqiptarë që u kujdesën për krijimin e një atmosfere të zjarrtë për publikun. Atmosfera e këtij festivali që mbretëroi në Cyrih të Zvicrrës, nuk mbeti pa u vënë re edhe nga mediat e huaja.

Gazeta e njohur zvicerane ’20 minutten’ i ka kushtuar një artikull koncertit madhështorë ‘Alba Festival’.

“Festivali më i madh i muzikës shqiptare ndonjëherë” : Ka qenë titulli i artikullit në ’20 minutten’.

Përfundon “Alba Festival”, koncerti që mblodhi artistët shqiptarë në Zvicër

Në Zvicër për herë të parë është mbajtur festivali i muzikës shqiptare, “Alba Festival”. Ky festival për dy ditë rresht mblodhi afro 25 mijë vizitorë në Hardturm të Cyrihut, derisa dhuruan spektakël artistët shqiptarë.

Në këtë koncert madhështor performuan më tepër se 16 artistë, në mesin e të cilëve ishte edhe ylli Rita Ora, Ledri Vula, Ermal Fejzullahu, Kida, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Rina Balaj, Fero e shumë të tjerë.

Para performancës, reperi Ledri Vula në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me Ritën, teksa ka marrë një numër të madh të komenteve nga fansat e tij.

“Alba Festival”, është përmbyllur me këngëtaren Ora, e cila nuk ka dyshim se mahniti publikun me performancën e saj të veçantë.

Krahas Ritës, njëra nga artistet që tërhoqi vëmendje ishte edhe Dhurata Dora me veshjen që zgjodhi “Kuq e Zi”. Ajo performoi hitin e fundit “Zemër” në bashkëpunim me Soolking, dhe në videot e mëposhtme mund të shikoni atmosferën që krijoi.

Synimi i këtij festivali ishte pikëtakimi për një miks të muzikës moderne nga trojet shqiptare si dhe shkëmbimi ndërkulturor.

Ndryshe, përpos muzikës në këtë festival kishte stenda me ushqime nga Ballkani si dhe ishin të vendosura disa “Shisha – bare”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Nëna e Rita Orës komenton tek Ledri, ka një pyetje

Rita Ora dhe Ledri Vula u bënë bashkë në AlbaFestival në Zvicër.

Me këtë rast, dy artistët nuk e kaluan mundësinë pa shkrepur një foto të përbashkët krah njëri-tjetrit, të cilën e ndanë me ndjekësit në rrjete sociale.Gati 100.000 pëlqime ka arritur Ledri t’i mbledhë për vetëm dy orë në foton me Ritën e cila është pasuar më shumë komente.

Megjithatë, janë dy që kanë marrë më së shumti vëmendje.

Vetë Rita i ka dërguar zemra Ledrit teksa nëna e artistes me origjinë shqiptare ka pasur një pyetje.

‘Ani zemra? Awwww’ – shkruan Vera Ora teksa nuk dihet saktë se çfarë konfirmimi ka dashur të marrë nga dyshja që pozonte bashkë përpara aparatit. / Insajderi/ KultPlus.com

Rita Ora dhe Ledri Vula përkrah njëri-tjetrit në Alba Festival

Open Air “Alba Festival” në Hardturm Areal të Cyrihut ka mbledhur artistët më të mirë shqiptar për përformim, ku ndër përformancat më të mira të ditës përmbyllëse ka qenë ajo e Rita Orës.

Alba Festival” si organizim konsiderohet ndër festivalet më të mëdha të organizuar nga shqiptarët në Europë, ku u përcill nën prezencen e mijëra të rinjëve shqiptar dhe të huaj.

Edhe artisti kosovar Ledri Vula, me një fotografi në rrjetin social Instagram, për të gjithë ndjekësit e tij, ka ndarë një foto të pjesëmarrjes së tij në “Alba Festival“, përkrah Rita Orës./KultPlus.com

Rita Ora do të këndojë sonte në “Alba Festival” në Cyrih


 

Dje, në Hardturm Areal të Cyrihut ka nisur festivali open air “Alba Festival. Ky organizim konsiderohet si ndër festivalet më të mëdha të organizuar nga shqiptarët në Europë.

Mijëra të rinj e të reja, jo vetëm shqiptarë, i janë bashkuar këtij festivali, teksa për argëtimin e tyre janë kujdesur këngëtarët shqiptarë.

E sot, gjatë ditës së dytë dhe përmbyllëse të këtij festivali, do të performojë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Sipas agjendës, pritet që Rita të këndojë rreth orës 20:20, përcjell albinfo.ch.

Më poshtë gjeni edhe listën e këngëtarëve të tjerë që do të këndojnë sonte. /KultPlus.com