Më 23 prill do të fillojë edicioni i 3-të i “International Albanian Brass Festival”, ku kështu skena e sallës e Black-Box por edhe ambientet e Liqenit Artificial të Tiranës, do të gjallërohet nga muzika, shkruan KultPlus.
Festivali do të fillojë më 23 dhe do të zgjasë deri më 28 prill. Gjatë këtyre netëve do të luhen vepra premierë të kompozitorëve shqiptar por edhe të huaj. Disa nga artistët që do të performojnë janë Arkady Shilkloper – Rusi, Katie Cox – USA, Paul Goodchild – Australi, Luca Benucci – Itali, Albanian Brass…
Festivali vazhdon të ketë si qëllim edukimin përmes kulturës, duke afruar sa më shumë të rinj nga shkolla të ndryshme të qyteteve të Shqipërisë. Ndërsa për vitin e Heroit Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, do të luhet muzikë e dedikuar figurës se heroit.
Albanian Brass Ensemble në koncertin që do të mbaj pranë Liqenit Artificial do të luaj “Suiten” nga filmi Skënderbeu e Kompozuar nga Kompozitori Çesk Zadeja dhe e ri-aranzhuar për këtë ansambël.
Gjatë gjithë javës do të mbahen mësime falas për të gjithë të interesuarit pranë Universitetit të Arteve si dhe do të vazhdojë mbështetje e kompozitorëve nga kompania muzikore në Australi – Hammering Records.
“Në vazhdën e bashkëpunimit të festivalit me këtë studio muzikore, do të mbështeten me një shumë financiare 3 prej artistëve shqiptar për të kompozuar vepra të reja të cilat do të luhen në edicionin e 4 të brass fest më 2019 dhe më pas në Australi. Ky festival ka për synim pikërisht brezin e ri dhe për këtë arsye ne si organizatorë të festivalit do të mbështesim njërin prej studentëve me një shumë modeste financiare dhe sigurisht do të shoqërohet me marrjen e çmimit “Best Student”, kanë njoftuar organizatorët e festivalit.
Festivali ka si synim edhe promovimin e veprave të reja të kompozuara nga kompozitorët shqiptar. Këtë edicion në festival do të jenë katër vepra të reja të kompozuara.
“Aspect 1” dhe “Apect 2” vepra të kompozuara nga Pedagoge eUA, Arbana Fejzo, Vepra “One Way in Nature” e kompozuar nga kompozitorit nga Kosova Artan Hasani. Vepër kjo që do të luhet nga dy artistë kosovarë. Nora Garbeshi – Trombe dhe Vigjilence Islami – Piano dhe një aranzhim krejt i veçantë e i përshtatur në kohë i këngës Çame “Tuman Kuqe” e aranzhuar nga Jazz-isti i njohur Shqiptar Andi Kongo,
“International Albanian Brass Festival” oganizohet nga Shoqata “Artistët Interpretë”, falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Arteve, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkësisë së Tiranës , e të tjerë. / KultPlus.com