Parada shqiptare në Nju Jork, Albanian Excellence: Nderim suksesit shqiptar kudo është

Flora Nikolla

Nju Jork, 3 qershor/AE/-Pjesmarrja e Albanian Excellence në Paradën shqiptare në Nju Jork më 10 qershor Manhattan  NYC, ka një mision fisnik për faktin  se qënësinë e saj në këtë aktivitet  palcërisht shqiptar,  kjo qëndër ia kushton nderimit të suksesit shqiptar kudo- është si simbol i  vitalitetit të kombit tonë.

“ Ne duam të japim një mesazh falenderimi dhe mirënjohje për të gjithë shqiptarët kudo janë,  duam të nderojmë dinjitetin dhe punën e  shqiptarëve si të barabartë mes të barabartëve kudo jetojnë e punojnë , në këtë  aktivitet të organizuar çdo muaj qershor  nga Albanian Roots-Rrënjët shqiptare në një nga rrugët kryesore në Manhattan”, u shpreh Andis Gjoni,  drejtor ekzekutiv i Albanian Excellence, piktor, skenograf, regjisor  me një aktivitet të spikatur jo vetëm në USA por edhe në  Shqipëri.

“Si pjesë  integrale e Paradës shqiptare në Nju Jork, Albanian Excellence, ka kontributin e saj  në këtë aktivitet të përvitshëm kur në një nga aveniutë kryesore të Manhatannit,  vishet kuq e zi dhe ku këndohen e interpretohen valle shqiptare  dhe ku jepen mesazhe për më shumë mbarësi e  bashkim mes shqiptarëve”, cilësoi Gjoni i cili ka konceptuar prej disa vitesh  edhe prezatimin,  Albanian Excellence në këtë parade (karrocën dhe banderolën ) ku spikasin figura të shquara të kombit si Nënë Tereza, Rauf Fico,  Ismail Kadare, Inva Mula etj  .

 Duke patur parsysh që në thelb të misionit të kësaj qëndre, është   suksesi shqiptar, si një  tribunë e vlerave të vërteta të mbarë shqiptarisë. bordi i Albanian Excellence vendosi që këtë herë, pjesmarrjen e saj në Paradën shqitare, t’ia kushtojë suksesit shqiptar kudo është . Për t’i  dhënë edhe më shumë vlerë , Albanian Excellence ka  vendosur të nisë po këtë vit edhe një traditë të re në këtë paradë, duke ftuar të jenë pjesë e saj dhe personalitete shqiptare nga fusha të ndryshme që prezantojnë me jetën e tyre histori suksesi .

Këtë vit u vendos të  ftohej, aktorja e njohur  shqiptare, Rita Gjeka, aktualisht  Drejtore e Teatrit Migjeni në Shkodër si  dhe zonja Angela Paparizo, manaxhere e art dhe kulturës në bashkinë e Burlingtonit, qytet pranë Torontos, Kanada, dy shëmbuj suksesi  dhe dinjiteti njerëzor dhe profesional.

“Jam e nderuar që të jem pjesë e paradës së shqiptarëve në  Nju Jork dhe të festoj kulturën dhe trashëgiminë e pasur të popullit tim. Është një moment krenarie për mua, të përjetoj prezantimin e traditës dhe historinë tonë, dhe te bashkohem me miqte e mi të komunitetit shqiptar, si përfaqesuese e Albanian Excellence”, u shpreh me këtë rast  Paparizo,   e cila punon plot pasion  në fushën e artit  duke dëshmuar për kreativitetin  artistëve dhe të talentit të tyre.

 Por Albanian Excellence si  pjesë e  Paradës  shqiptare në Nju Jork, përgëzon njëherazi organizatorët e këtij aktiviteti të përvitshëm si dhe mbështet idenë që këtë vit Parada i është  kushtuar, 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit,  lëvizja e parë e shqiptare e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake nga koha e Skënderbeut, kur shqiptarët të detyruar nga rrethanat e vitit 1878,  thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.

Albanian  Excellence faktor i rëndësishëm në jetën e komunitetit të suksesit amerikan

Në fakt Albanian Excellence, ka ditur të jetë një faktor i rëndësishëm në jetën e komunitetit të suksesit shqiptar në Nu Jork. Shumë personazhe nga Nju Jork por edhe shtete të tjera të Amerikës, ishin të pranishëm në  librin historik , “100 histori suksesi në 100 vjetorin e Pavarësisë , dhe njëherazi dhe në aktivitetet dhe në mbrëmjen Gala që u organizua në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, në prani të personaliteteve më të larta të vendit.  Ky aktivitet , ishte i pari në rradhë që në mënyrë të organizuar dhe zyrtare u nderuan shqiptarët e suksesit, duke hapur më pas siparin edhe aktiviteteve të këtij lloji. Nga SHBA ishin të paktën 20 personazhe që nderuan me pjesmarrjen  e tyre në libër por edhe në mbrëmjen Gala.

Më pas do të vijonim të lançonim e të tregonim për suksesin shqiptar në Nju Jork e në rreth tij në librin , “121 histori suksesi në 121 foto “ botuar ne një libër e mishëruar në një ekspozitë fotografike  e cila u prezantua me shumë sukses në një mbrëmje të vecantë në selinë e Presidentit të Republikës së asaj kohe, zotit Ilir Meta. Por më pas kjo ekspozitë dhe ky libër do të  prezantoheshin  në ekspozita të veçanta në   Shqipëri (Pogradec, Tiranë, Patos), në Maqedoninë e Veriut(  Strugë),  Sërbi(Preshevë),  Kosovë( Prishtinë),  Mali i Zi(Uqin), duke qënë në këtë mënyrë një tribunë shumë e rëndësishme dhe reale e suksesit shqiptar  dhe duke marrë iniciativa konkrete kudo që shkonim.

Por gjithkush kujton edhe sot aktivitetin që Albanian Excellence , zhvilloi në shtator të vitit 2016. U pagëzua  nga ideatorët jo pa qëllim,   “Zonjat shqiptarë në Nju Jork”,  kurorëzuar me një mbremjë Gala të paharruar  në sallën Symphony  Space në Manhattan, ku u nderuan zonjat shqiptare të të gjitha trojeve kombëtare që jetojnë në Nju Jork dhe rreth tij, me regji dhe skena nga Andis Gjoni e skenar nga Flora Nikolla.

Në këtë mbrëmje Gala, u promovua  libri “Zonjat shqiptare në Nju Jork”, me intervista të  realizuara nga Flora Nikolla dhe Kozeta Zylo .

Qershia mbi tortë ?  Nënshkrimi nga të gjithë të pranishmit, i Memorandumit , me firmën e parë të Presidentit Nishani,  “Të qënit grua në shekullin e XXI”.  I gjithë aktiviteti u organizua nën kujdesin personal të Presidentit të Republikës në atë kohë, të ndjerit z.Bujar Nishani.

Por në vijim të detyrave që u parashtruan në këtë memorandum  në qershor 2018, në Nju Jork u nënshkrua në kuadrin e këtij memorandumi, “Peticioni në mbeshtetje të grave të dhunuara në Luftën e Kosovës ne vitin 1999” i  nënshkruar deri më tani nga përafërsisht nga 13.000 persona.

Dëshira Ahmeti , sopranoja e njohur shqiptare që jeton në Nju Jork, sopranoja e parë shqiptare në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë  së Veriut, ishte e pranishme me zërin  e saj në krijimin e orkestrës së Albanian Excellence në vitin 2018 në Tiranë, një koncert solemn që u organizua nën kujdesin e Presidentit të asaj kohe, zotit Ilir Meta. Dëshirës ju dorëzua personalisht nga Presidenti Meta, diploma e anëtares së nderit të Albanian Excellence, duke qënë nga ai moment një pjesë e rëndësishmë e kësaj qëndre e cila vetëm i jep zë vlerave të shqiptarëve kudo janë.

Dy vite më parë kur pandemia botërore e Covid 19 ishte mes nesh, baritoni i njohur Kreshnik Zhabjaku,  do të ftohej në Shqipëri në një tur koncertor në juglidje të Shqipërisë përfshirë dhe Dibrën e Madhe . Së bashku me sopranon e parë të Teatrit të Operas dhe Baletit, Eva Golemi, shoqëruar nga kuinteti i Albanian Excellence, drejtuar nga maestro Smerald Spahia, spala e orkestres Palma de Mayoca –Spanjë, Kreshniku,  do të interpretonte në katër koncerte duke marrë duatrokitje  të merituara nga  publiku në Pogradec, Korçë, Dibër e Madhe por edhe  duatrokitje nga fëmijët romë  dhe fëmijët e korpusit Nehemia , ku dhanë një koncert enkas për ta.

Regjistruar nga Televizoni Shqiptar, ky  koncert me këngë të juglindjes së vendit dhe zonës së Dibrës të risjella në një frymë të re nga Shpëtim Saraçi , është një dëshmi e gjallë  se kur ekziston dëshira e mirë dhe mëndja e hapur, mund të organizohen bashkëpunime të tilla të suksesit me shqiptarët kudo janë, këtej apo andej kufirit, duke ndihmuar për të qënë sa më pranë.

Por dy këngëtarët e njohur me banim në Nju Jork, sopranoja Dëshira Ahmeti dhe  baritoni , Kreshnik Zhabjaku së bashku me  orkestrën Albanian Excellence në fund të vitit 2020 , ne kohën e Pandemisë Covid 19 , realizuan në Manhattan këngën e njohur Silent Night, si nje mesazh miresie dhe paqe, ndersa disa  muaj më parë, Dëshira Ahmeti, interpretoi po me orkestrën Albanian Excellence,  këngën  “Lule borë”, si një mesazh falenderimi për të gjithë personelin mjeksor kudo në botë që ishin në luftë Covid 19.

Albanian Excellence e vijon misionin  e saj të evidentimit, nderimit të suksesit shqiptar kudo në botë, si me tituj ashtu me çmimet e themeluara në nder të njerëzve që bëjnë historinë e kombit tonë,  ashtu edhe në botimin deri më tani të të paktën 13 librave të cilat janë padyshim enciklopedia e suksesit shqipta.

 Ky është mision fisnik  aq edhe njerëzor i Albanian Excellence, i pranueshëm nga të gjithë si në  ditën e 10 të të qershorit të vitit 2023 , kur me flamurin kuq e zi do të nderojmë suksesin e bashkëkombasve tanë në zemër të qëndres së botës në Manhattan –NYC/ KultPlus.com

Mbi 100 gra në Konferencën Ndërkombëtare të Albanian Ecxellence, Flora Nikolla: Prezantimet e kësaj konference do të botohen në libër

Konferenca Ndërkombëtare “Suksesi i Zonjave shqiptare dje dhe sot, sfidat e se ardhmes” për tri ditë ka mbledhë mbi 100 gra nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Londra në Tiranë, të cilat me ftesë të Flora Nikolla në kuadër të Albanian Ecxellence, këto gra nga profile të ndryshme kanë shpërfaqë rrugëtimin e tyre drejt suksesit, gra të cilat shpalosën sfidat, sakrificën, guximin e ballafaqimin deri në shkëlqimin në shumë profile.

Muziciente, bankiere, shkrimtare, politikane, mjeke, gra nga biznesi, gra nga aviacioni, të medias, artit, aktiviste dhe shumë profile të tjera janë prezantuar për këto tre ditë, rrëfime dhe sfida që sipas Flora Nikollës do të botohen edhe nëpërmjet një libri, libër që do të ketë një promovim të një formati surprize nga Albanian Ecxellence.

“Jam shumë e lumtur që Albanian Ecxellence bëri bashkë gratë e suksesshme nga shumë vende të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, e që për shumicën e tyre rrugëtimi nuk ishte i lehtë, por që sot janë inspirim jo vetëm për vajzat dhe gratë, po për të gjithë”, ka thënë Flora Nikolla.

Por jo vetëm rrëfimet e grave të suksesshme ishin pjesë e kësaj konference tre ditore, por brenda saj ishte gërshetuar edhe gastronomia dhe kultura shqiptare, ku me këtë rast gratë pjesëmarrëse kanë pas rast të shijojnë vajin e ullirit, të shihnin nga afër kreacionet e Joni Brahos dhe pikturat e Marjana Goxhabelliut, ku kjo e fundit ishte inspirim për të gjitha gratë pjesëmarrëse që të jenë pjesë e e artit ë përbashkët në një tablo të vetme.

Por vëmendja e kësaj konference kishte dy emra: Vera Bekteshin dhe Flora Brovinën, të cilat promovuan librat: Pusulla të verdha nga Bekteshi dhe krijimtaria e Brovinës në përgjithësi, të cilat me gratë prezente ndanë edhe rrugëtimin e tyre, që krijoi shumë emocione te pjesëmarrëset.

Ndërkohë, nën patronazhin e ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi , gratë pjesëmarrëse të konferencës ndërkombëtare kanë marr pjesë edhe në një prezantim tradicional në Muzeun Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Krujë, sikurse që kanë vizituar edhe Pazarin e Krujës.

Konferenca Ndërkombëtare “Suksesi i Zonjave shqiptare dje dhe sot, sfidat e se ardhmes” është vetëm një nga aktivitetet e shumta të Flora Nikollës që i organizon në kuadër të Albanian Ecxellence, e që promovimi dhe mbështetja e grave është jashtëzakonisht i madh në kuadër të këtyre aktiviteteve./ KultPlus.com

“Albanian Excellence 2021” themelon çmimin “Të jesh lider në kohë pandemie”

Albanian Excellence”, do të evidentojë këtë fundvit liderët që kanë spikatur me punën e tyre, në periudhën më të vështirë në 100 vitet e fundit. Pandemia ka sfiduar çdonjërin prej nesh dhe kjo e ka bërë edhe më të rëndësishme suksesin e gjithëkujt që gjendej i angazhuar në këtë realitet të ri.

Pavarësisht periudhës së rëndë e sfiduese, Albanian Excellence arriti të fusë për herë të parë Shqipërinë në hartën e karikatuës botërore, me themelimin e Bienales Ndërkombëtare të karikaturës (Shtator 2020) dhe Konkursit Mbarëkombëtar të Letërisë Satiriko-Humoristike,(Shtator 2021). Qëndra numëron tashmë të paktën 12 botime në fushën e shqiptarëve të suksesit, ideoi dhe themeloi këtë Dhjetor çmimin “Të jesh lider në kohë Pandemie”.

I gjithë eventi në thelb do të jetë një homazh dhe nderim për të sakrifikuarit dhe luftën e hapur ndaj virusit të padukshëm, nga njerëz e kompani që sfiduan këtë pandemi. Por është shumë e rëndësishme të kuptohet se, njëherazi ky çmim është dhe nderim për të gjithë shoqërinë, për të gjithë njerëzit kudo që janë, të cilët ditën ta kapërcejnë pasigurinë e jetës që solli virusi që pushtoi planetin, pa dashjen e askujt.

“Individi është shembull, por individi bën shoqërinë”, është një nga temat e këtij aktiviteti, i cili do të shpallë gjithashtu edhe një mega projekt shumë të rëndësishëm kushtuar pandemisë gjatë vitit 2022.

Aktiviteti do të zhvillohet me 20 Dhjetor në Mak Albania Hotel në Tiranë, ku pritet të nderohen në një atmosferë të admirueshme, sipërmarrës, drejtues kompanish, menaxherë, personalitete të angazhuara në fushën sociale dhe në veçanti me kontribut në fushën e shëndetit.

“Albanian Excellence gati 10 vite më parë, themeloi këtë qendër me një mision të rëndësishëm, zbulimin e vlerësimin e historive të suksesit të shqiptarëve kudo janë.

Sot me krijimin e enciklopedisë të suksesit të shqiptarëve kudo janë, bazuar në botimin e 12 vëllimeve që bartin këtë sukses, drejtuesit e Albanian Excellence, menduan të themelojnë çmimin e liderit, çmim në shkallën më të lartë të vlerësimit deri më tani, përqëndruar në një  rreth më të vogël individësh e kompanish, por të një cilësie më të lartë”.

AE ka publikuar disa libra si: “100 histori suksesi në 100 vjetorin e Pavarësisë”, promovuar me një mbrëmje Gala në Teatrin e Operas dhe Baletit në Nëntor 2012., vellimet, “Berati-Histori suksesi”(2013), Fieri-Histori Suksesi(2014), Vlora-Histori suksesi 2014, “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, “121 Foto në 121 jetë” , “Të vërtetat e një suksesi”, “Zonjat shqiptare në Nju Jork”, etj.

Në shkurt të vitit 2022, Albanian Excellence, do të botojë Librin “Të jesh lider në kohë pandemie”, me të gjithë fituesit që do të shpallen këtë 20 dhjetor.

AE ka themeluar edhe çmimet “Zonjë që bën Shqiptarinë”, në kuadër të projektit që zhvilloi në Manhattan –  New York të titulluar , “Zonjat shqiptare në Nju Jork”, ku u përfshinë 60 zonja të suksesshme që kanë arritur të jenë të barabarta me shtetasit amerikanë në mjekësi, financë, politikë, shkencë, gazetari, mësuesi dhe që ju përkasin të gjitha trojeve shqiptare.

AE, është e vetmja organizatë nga Shqipëria, që inicioi dhe hartoi në New Jersey në SHBA, tre vite më parë, peticionin kundër dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, peticion që vijon të nënshkruhet nga shumë personalitete të shquara dhe nga disa mijëra njerëz, për t’i dhënë pozicionin e duhur, individëve që u dhunuan gjatë kësaj lufte të padrejtë në fund të një shekulli.

Albanian Excellence sjellë interpretimin e këngës ‘Silent Night’, si himn për një vit më të mbarë

Albanian Excellence realizoi këtë fundvit me orkestrën e saj këngën ‘Silent night’, e cila është një këngë botërore kushtuar paqes e dashurisë njerëzore, e për një vit sa më të mbarë, pas situatës të krijuar nga Covid – 19, shkruan KultPlus.

Në ide të Flora Nikolla 20 instrumentistët shqiptarë nga e gjithë bota, pjesë e orkestrës Albanian Excellence nga vitit 2018 kur dhe u krijua vullnetarisht, interpretuan këtë këngë të kënduar mjeshtërisht New York, nga Dëshira Ahmeti Soprano dhe Kreshnik Zhabjaku bariton.

Kënga u realizua nga Valon Dervishi, regjisor nga Struga, me banim në New York, aranzhimi muzikor nga Aldred Isallari që jeton në Itali dhe produksioni nga Flora Nikolla.

Kjo këngë është e dyta në radhë që orkestra Albanian Excellence realizon gjatë vitit 2020, kushtuar situatës së krijuar nga  Covid – 19.

Kujtojmë që kjo orkestër në prill të këtij viti realizoj këngën ‘Lule Borë’ si një homazh për personelin mjekësor kudo në botë që është në luftën kundër pandemisë./ KultPlus.com

‘Albanian Excellence’, boton Antologji për fëmijët e Preshevës

‘Albanian Exellence’ ka bërë të ditur se do të botojë një Antologji të fëmijëve nga Lugina e Preshevës, të cilët janë të talentuar në fushën e letërsisë, shkruan KultPlus.

Antologjia pritet të botohet nga shtëpia botuese ‘Onufri’, të shpallur mbi bazën e një memorandumi të nënshkruar mes Komunës Preshevë dhe Albanian Excellence, si Viti i Preshevës nën moton , “Ne jemi me Preshevën“.

Botimi i kësaj antogjie është ideuar nga ‘Albanian Excellence’ dhe mbështetur nga Biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi “.

Botimi i kësaj Antologjie konsiderohet të jetë një iniciativë që meret për herë të parë, si një kujtim shumë simbolik dhe poaq fisnik për fëmijët e Preshevës, që kanë dëshirë të shkruajë letërsi në gjuhën e tyre amtare.

Drejtoresha ekzekutive e Albanian Excellence, Flora Nikolla, tha se kjo është një nga nismat më të bukura që qendra të cilën ajo drejton ka marrë në nisje të ‘Vitit të Preshevës’.

“Duke gëzuar e duke stimuluar të rinjt, ne stimulojmë dhe gëzojmë të ardhmen”, tha zonja Nikolla.

Reshat Neziri, drejtor i bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi”, në Preshevë, është shprehur pak kohë më parë entuziast për botimin e dy Antologjive që do të pëfshijnë tregime dhe poezi nga fëmijë të talentuar të qytetit të skajshëm të kombit.

Neziri duke mbështetur këtë nismë të Albanian Excellence, ka potencuar se, është bukur që së bashku do të realizojnë këtë projekt në përkrahje të talentëve të fjalës së shkruar.

Ndërkohë grupi i punës që po punon për mbarëvajtjen e kësaj Antologjie e përbërë nga gazetarët Ardita Behluli dhe Hasan Hasani. Ata janë takuar ditët e fundit , personalisht me drejtorët e shkollave të qytetit dhe të rrethinave, të cilët ju kanë dorëzuar dorëshkrimet e fëmijëve.

Mësuesit gjatë këtyrë takimeve, janë shprehur të ngazëllyer për krijimet e fëmijëvë të cilët kanë sjellë një numër të konsiderueshëm të poezive me tematikë si dashuria për Shqipërinë, prindërit, gjuhën shqipe, ashtu dhe për probleme të ndryshme sociale që i shqetësojnë në të përditshmen e tyre etj.

Pas grumbullimit të shkrimeve, juria e përzgjedhur për këtë event të rëndësishëm. do të bëjë përzgjedhjen e poezive më të mira.

Libri është menduar qe të jetë gati në pranverën e vitit 2020, kur mbyllet dhe faza e parë e memorandumit mes Albanian Excellence dhe Komunës së Preshevës. / KultPlus.com

Albanian Excellence me mbrëmje homazh për viktimat e tërmetit

21  Zonja me titullin “Zonjë që bën Shqiptarinë “ respekt për të ikurit, ndihmë për të dëmtuarit.             

Albanian Excellence do të organizojë një mbrëmje Homazh dhe simbol natën e 12 dhjetorit në Hotel Mak Albanian,  në kujtim të viktimave që humbën jetën tragjikisht në tërmetin e mëngjesit të 26 nëntorit që preku pjesën qëndrore të vendit . ”Do jetë një natë homazh dhe símbol për të humburit nga kjo tragjedi”,u shpreh ideatorja dhe organizatorja e këtij eventi, Flora Nikolla.

“Kjo datë ishte caktuar si data që ne do të nderonim 21 gra me titullin akorduar nga Albanian Excellence, Zonjë që bën Shqiptarinë. Por në situatën tragjike të krijuar, menduam të ishte një mbrëmje Homazh, ku zonjat të nderonin viktimat , të mund të jepnin mesazhe mirësie e të vazhdimit të jetës, të ndërmarin  iniciativa për vitin 2020, me moton: Rikthimi i buzëqeshjes së venitur”, cilësoi Nikolla.

Në këtë mbrëmje Homazh kanë konfirmuar pjesmarrjen rreth 21 zonja të cilat Albanian Excellence i ka nderuar me titullin Zonjë që bën Shqiptarinë. Ato vijnë nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia e Veriut, Malí i Zi , Franca dhe janë Zonja me një karrierë brilante profesionale dhe njerëzore. Në këtë mbrëmje simbol ato do të jenë të veshura me fustan të zi, ndërsa si simbol në duar do të mbajnë një trëndafil  të kuq . Kjo mbrëmje Homazh ku do të krijohet në fund dhe një bankë idesh në ndihmë të dëmtuarëve nga tërmeti, do të drejtohet nga gazetarët Rezear Xhaxhiu (Shqipëri) dhe Merita Çoçoli( Maqedonia e Veriut ) .

Të ftuar specialë të kësaj mbrëmje janë, këngëtarja nga Kosova, Shpresa Gashi dhe kantautori arbëresh Santino de Bartolo. Të gjitha të ardhurat nga kjo mbrëmje Homazh , do të shkojnë në ndihmë të të dëmtuarëve nga tërmeti . Sipas organizatorëve, kjo është një mënyrë shumë efikase jo vetëm për të nderuar zonjat , por njëherazi dhe që ato vetë me vlerat që bartin të jenë në funksion të situatës më shumë se emergjente që po kalon vendí pas dëmeve të konsiderueshme që krijoi tërmeti i 26 nëntorit ./KultPlus.com

Albanian Excellence dhe mesazhi fisnik i Preshevës

Albanian Excellence rrugëton javën e parë të shtatorit në Preshevë, në këtë qytet shqiptar në Serbi, shtrirë jetë e mot, në jug-lindje të Kosovës. Ajo ndalon në këtë pjesë të shqiptarisë këtë fillim vjeshte, jo vetëm suksesin e zonjave shqiptare kudo janë por një mesazh fisnik e njerëzor se: Viti 2020 do të jetë viti i Preshevës nga kjo qendër modeste në dukje por që mban brenda saj fuqi njerëzore dhe intelektuale të mbarë shqiptarisë.

Të gjithë ata shqiptarë kudo jetojnë, do të jenë një mbështetje më shumë për këtë trevë parcialisht shqiptare, shtrirë në pjesën më të lartë të kësaj zone me një sipërfaqe prej 264 kilometra katrorë, me toka pjellore në rrafshet aluviale të pellgut të Moravës në veri dhe pellgut të Vardarit në jug.

 “Ne jemi me Preshevën”, është motoja e këtij rrugëtimi që do të materializohet në një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Preshevës dhe që do të firmoset nga drejtuesit respektivë tw Komunës së Preshevës dhe të Albanian Excellence , si një besë që do ti shoqërojë për gjatë një viti në këtë rrugëtim të gjatë në hapësirë dhe në kohë me shqiptarët kudo janë, dëshirën njerëzore për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës, e përbërë nga 35 vendbanime, dhe ku qyteti dhe komuna janë me popullsi shumicë shqiptare.

Janë 121 mysafire, zonja suksesi nga SHBA, Europa, zonja nga të gjitha trojet amtare, të cilat do të prezantohen në ekspozitë si për të sjellë jehonën e suksesit në këto troje si një ogur i mbarë dhe i mirë për vijimësinë e të qenit së bashku nën okelion e madh: komb i shqiptarisë. E madhja Tinka Kurti, do të jetë kryemysafirja e këtyre zonjave të nderuara e cila do të ngjitet në skenën e teatrit të Preshevës, duke risjellë në mëndje e zemër, vitin e largët 1980, kur në atë skenë së bashku me Teatrin Migjeni, interpretoi me lotë në sy dhe në zemër së bashku me preshevasit që kishin mbushur sallën, “Bacën e Gjetajvë”.

 Si nga herë edhe këtë herë koncepti i Albanian Excellence, ka të bëjë me një agjendë të ngjeshur shoqëruar. Sepse e gjithë agjenda në tërësinë e saj, synon të japë dhe të përmbushe misionin e një qëllimi të mirëpërcaktuar në mbështetje të një shoqërie të mençur në vendime dhe në vazhdimësi ashtu dhe në krijimin e mikroklimave të shëndosha ndaj mediokritetit, vogëlsisë dhe fjalëshumësisë së antivlerës.

Në këtë kuptim aktiviteti që organizohet në Preshevë këtë fillim shtatori, jo vetëm nderon zonjat e suksesit shqiptar, por këtë herë krahas këtij respekti, e kalon rëndesën e saj në të dy gjinitë, më idenë e madhe të bashkërendimit të forcave, ideve, dëshirës për të qenë së bashku. Sepse, “Ne jemi me Preshevën “, në thelb si dhe në dukje, është mesazhi i sigurisë për të qenë së bashku, në mënyrën më njerëzore, më të sinqertë ashtu dhe më fisnike të mundshme, për të dhënë dhe për të marrë vlera e bashkëpunim në një shekull kur qytetërimi dhe etika e të komunikuarit duhet të jenë kryefjala e gjithësisë ku jetojmë dhe ku japim kontributin individual dhe njerëzor.

E gjitha është një mbështetje për këtë luginë vlerash , e cila ndër vite e në episode të ndryshme patriotike kulturore ka dhënë një kontribut të rëndësishëm kombëtarë duke ofruar potencialin e saj në mënyrë të pa-rezervë.

Zonjat që do të jenë të ftuarat e nderit në këtë tubim tre ditor, ku do të tregojnë jo vetëm si dhe sa ju është dashur të arrijnë suksesin në jetë , por do të jenë bashkëshoqëruese të nderuara të jetës së banorëve të kësaj treve, të cilët si në vitin e largët 1980 kur mbërriti këtu, Baca e Gjetajve , edhe këtë herë do ua mbushin zemrën mysafirëve mbërritur nga anekënd planetit , me dashuri mikpritëse shqiptarie./ Flora Nikolla / KultPlus.com

121 foto të zonjave shqiptare në 121 histori suksesi në shekullin XXI

Albanian Excellence do të çelë këtë fund qershori në Tiranë një Ekspozitë Ndërkombëtare kushtuar suksesit të gruas shqiptare kudo është. Ky është një event logjik dhe shumë i rëndësishëm i punës më se shtatë vjeçare që kjo Qendër ka realizuar nga krijimi i saj , në nëntor të vitit 2012, në 100 vjetorin e shtetit shqiptar, duke krijuar një data base të vyer suksesi, tashmë edhe për ta treguar në foto, ka njoftuar Flora Nikolla, organizatore e këtij eventi të madh.

Ky është një gëzim pune në fakt për stafin e Albanian Excellence, sepse zonjat që do të jenë pjesë e kësaj Ekspozite, janë më së shumti histori suksesit të zbuluara e të hulumtuara prej saj, të nderuara nga Albanian Excellence me tituj, medalje dhe ajo që është më e rëndësishmja, të intervistuara dhe të botuara në librat e Albanian Excellence, të cilat deri më tani arrijnë në nëntë botime shumë cilësore. Në fakt prej rreth një viti drejtuesit e kësaj qendre kanë pohuar në disa media se , “tashmë ka ardhur koha që historitë e suksesit të hulumtuar dhe intervistuar nga Albanian Excellence të dalin nga librat dhe të jenë në ndihmë e në mbështetje të komunitetit”.

Kjo Ekspozitë , duket një tentativë më shumë drejt kësaj iniciative shumë të vyer pas krijimit në dhjetor të vitit të kaluar të orkestrës Albanian Excellence, me pjesëmarrjen e instrumentistëve shqiptarë në botë kurorëzuar me një koncert të organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës, shkëlqesisë së tij , z.Iir Meta , apo edhe me krijimin në mes të muajit prill të Aleancës Globale ët Gruas së Suksesit shqiptar, një organizëm vullnetar për marrjen e iniciativave globale në mbështetje të gruas shqiptare kudo është.

Janë 121 zonja të suksesit shqiptar 2019, që do të marrin pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gruas së Suksesit Shqiptar, që do të hapet në Tiranë në kuadër të vitit 2019, shpallur si , “Viti i Gruas nga Albanian Excellence” dhe në kuadër të Çmimit të madh të dhjetorit , “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “.

Ekspozita mendohet të çelet në 30 qershor në Tiranë, në një vend të rëndësishëm me pjesëmarrjen e personaliteteve të rëndësishme të jetës së vendit , por që do të vijojë të prezantohet mbi bazë të një axhende që është duke u përpunuar në shumë vende në botë. Ajo që ka shumë rëndësi është edhe fakti se, tema e Fotografisë është prezantimi i Zonjave shqiptare që i përkasin , të gjitha trojeve shqiptare dhe të gjitha vendeve të botës është prezantimi artistik përmes detajit i cili tregon dhe shpreh suksesin.

Kjo Ekspozitë pas qëndrimit të saj në Tiranë prej disa ditësh , do të vijojë të hapet në disa vende të tjera si në Prishtinë, Ulqin, Strugë, Zvicër , SHBA, me idenë e botimit të këtyre fotove në një album fotografik që do të mbajë autorësinë e Albanian Excellence.

Të gjithë fonografët që do të jenë realizues të fotove të këtij eventi do të jenë autorë të shpallur të tyre duke gëzuar të gjitha të drejtat autoriale. Ndërkohë një grup fotosh do të realizohen dhe nga fotografi zyrtar i Albanian Excellence, Olsi Beci.

Ne mesin e muajit Prill, Albanian Excellence, organizoi me sukses të plote Konferencën Ndërkombëtare, “Vlera e të qenit grua në shekullin e XXI”, një aktivitet nga e cila u krijua Aleanca e Gruas së suksesit shqiptar në botë si dhe u rivitalizua nënshkrimi i Peticionit “Në Mbështetje të grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999”, një iniciative e Albanian Excellence që nisi në qershor të vitit të kaluar në Nju Jork të SHBA.

Albanian Excellence metodikën e saj në mbështetje të Gruas mbarëshqiptare e mbështet në Memorandumin e nënshkruar tri vite më parë 2016, në Manhattan –Nju Jork, kur u nënshkrua Memorandumi, “Të qenit grua në shekullin e XXI”. Ky memorandum i organizuar në kuadër të Mbrëmjes Gala që promovoi librin , “Zonjat shqiptare në Nju Jork”, u nënshkrua në prani të Presidentit të Republikës së asaj kohe Shkëlqesisë së tij zotit, Bujar Nishani.

Në këtë kuptim, të gjitha aktivitetet e zhvilluara në vijimësi të këtij eventi i cili u komentua për suksesin e tij absolut, janë në përputhje me nënshkrimin e këtij memorandumi. Një vit më parë në këtë kuadër, Albanian Excellence organizoi në Hotel Sheraton në Tiranë, aktivitetin shumë planësh , Zonjat që bëjnë Shqipërinë, kur u nderuan me këtë titull të paktën 23 zonja shume të rëndësishme të jetës shumë planëshe shqiptare. Këtë dhjetor, po në këtë kuadër, në një mbrëmje Gala në 12 dhjetor, do të shpallet çmimi mbarëkombëtar, “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, në disa fusha. Ky është i pari çmim i këtij lloji që promovon gruan shqiptare dhe suksesin e saj kudo ajo është./KultPlus.com

Jepen çmimet “Albanian Excellence”

Tre shqiptaro-amerikanë nderohen nga organizata “Albanian Exellence” për kontributin e tyre të shkëlqyer në fusha të ndryshme, mes tyre kolegia e “Zërit të Amerikës”, Laura Konda.

Ndërkohë, po dje në mbrëmje themeluesja e “Albanian Exellence” Flora Nikolla, bëri një pasqyrë të situatës së shtypit shqiptar pas periudhës komuniste, në një aktivitet të organizuar nga biblioteka e Kongresit amerikan dhe organizata “Vatra”.

Ky takim që bën bashkë shqiptarët e Amerikës është një mundësi për tu njohur dhe vlerësuar kontributin e tyre, nga vendi i origjinës tek i riu, në një lidhje të përhershme simbiotike.

E themeluar me këtë mision, organizata “Albanian Exellence” nderoi dje tre shqiptaro-amerikanë, ish kryetarin e shoqatës
“Vatra” dr. Gjon Bucaj, gjuhëtaren dhe autoren e disa botimeve Donika Boçi, si dhe gazetaren e njohur të “Zërit të Amerikës”, Laura Konda. Vlerësimi vjen në shenjë mirënjohje për suksesin e tyre në fusha të ndryshme, por që i bashkon misioni i forcimit të dinjitetit të një kombi.

Dukshëm, diaspora shqiptare ka nevojë për atdheun, për një ndërveprim më të fortë që siç thotë gjuhëtarja Boçi, politika ia ka borxh diasporës.

Gjatë nderimit të gazetares së “Zërit të Amerikës” Laura Konda themeluesja e “Albanian Exellence” Flora Nikolla tha se kjo media ishte dhe mbetet dritarja e lajmit të vërtetë, pa ndikim politik në trojet shqip folëse. Për gazetaren Konda thënia e së vërtetës vazhdon të mbetet sfidë për gazetarinë.

Çmimi “Albanian Exellence” dr. Bucajt iu dorëzua djalit të tij, Lek Buçaj. Në një letër mirënjohje për këtë vlerësim Buçaj kërkonte që politika në Shqipëri t’i japë fund polarizimit, që siç shprehej, nuk i shërben askujt. Sipas Buçajt, diaspora ka nevojë për një ndërlidhje të gjithanshme e të shëndoshë me vendlindjen.

Për organizatën “Albanian Exellence” mision i saj është bashkimi nën një logo i suksesit shqiptar në të gjitha dimensionet.
Ceremonia e nderimit të tre shqiptaro-amerikaneve, u parapri nga një takim në ambientet e bibliotekës së Kongresit amerikan me fokus shtypin në Shqipëri pas viteve 90.

Kryeredaktorja e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Flora Nikolla, bëri një pasqyrë të rrugës së vështirë të shtypit shqiptar që siç tha në 10 vitet e fundit vuan nga dorëzimi i bizneseve që drejtojnë shtypin, tek politika. Sipas Nikollës, sot është e vështirë të bësh dallimin mes një plani biznesi dhe misionit të medias për të informuar e lirë.

Por, sipas Nikollës, krahas ligjeve më të forta, situatën sot mund ta ndryshojnë vetë njerëzit e shtypit./ KultPlus.com