Konkursi “Albania Guitar Festival” në këtë edicion bëri bashkë 100 artistë nga 27 vende të ndryshme të botës. Organizatori dhe kitaristi Denis Bizhga rrëfen punën e bërë për realizimin e tij edhe pritshmëritë për vitit tjetër.
100 konkurrentë nga 27 vende të ndryshme të botës i’u bashkuan garës me pjesë klasike në konkursin e edicionit të katërt të “Albania Guitar Festival”, transmeton KultPlus.
Kitaristi edhe drejtori artistik i Festivalit Denis Bizhga rrëfen punën e bërë për realizimin e kësaj gare online edhe fituesit e të gjitha grupmoshave, ku fitues i çmimit të madh u zgjodh kitaristi i njohur Nino D’Amico.
“Këtë vit pavarësisht se ishte një vit i vështirë për ne, ku aktivitetet artistike ndalën në të gjithë botën, ne menduam që të vazhdonin konkursin. Jemi të kënaqur se ky konkurs u zhvillua online edhe u ndoq nga publiku në të gjithë botën”, tregon kitaristi Denis Bizhga.
Ndonëse ky konkurs u transmetua online, teksa Bizhga rendit vështirësitë në këtë garë që vendi ynë u përfaqësua nga Xhoni Xhavari, nxënës në shkollën “Jordan Misja”, shpreh dhe dëshirën për t’u kthyer pranë publikut në edicionin e pestë që zhvillohet vitin tjetër
“Një artist e ndjen shumë mungesën e skenës dhe të publikut, se publiku është faktori shtesë që e merr në mënyrë të drejtpërdrejtë emocionin. Shpresojmë që vitin e ardhëm të kemi një edicion tjetër, por që kësaj here të jetë live”, tregon Bizhga.
Gjatë vitit 2021do të zhvillohet edicioni i pestë i “Albania Guitar Festival”. /shqiptarja/ KultPlus.com