Karl Gega, fama e shqiptarit që u rendit me Moxartin, Frojdin e Kafkën

Nga Albert Vataj

Hekurudha e Semeringut, sfida e inxhinierisë së fundshekullit XIX ka në vetveten e qenësishme një ndër më të kurajshmit të inxhinierisë, gjeniun me prindër shqiptar, Karl Gega

karl-gega-1851

Karl Gega, figurë e shquar shqiptare e teknikës hekurudhore në shek. XIX, ndërtuesi gjenial i hekurudhës së famshme të Semmeringut. Karl Gega lindi në Venedik me 10 janar 1802 dhe vdiq në Vjenë, më 14 mars 1860, duke vrarë veten nga dëshpërimi. Të parët e Karlit kishin mërguar në Venedik së bashku me shumë bashkatdhetarë të ikur nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman.

Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu një kolegj për filizofi e matematikë me rezultate të shkëlqyera, në moshën 15 vjeçare u regjistrua në Universitetin e Padovës. Vetëm mbas një viti u diplomua në degën e inxhinierisë. Më 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjeç merr titullin “Doktor në matematikë”.

Iu kushtua ushtrimit praktik të inxhinierisë në shërbim të hekurudhave të Mbretërisë Lombardo-Venete (krahinë e Perandorisë Austriake), duke u marrë edhe me trasimin e rrugëve, kanaleve dhe ndërtimin e godinave të mëdha. Ai punoi në hapjen e rrugës së madhe malore në provincën e Belunos. Gjatë periudhës 1824-30 në provincën e Trevisos, në një pjesë rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike.

Nga 1830-33 ishte inxhinier në Rovigo dhe pastaj deri në vitit 1836, u caktua në departamentin e ujërave pranë drejtorisë së bujqësisë në Venedik. Në vitin 1840 u gradua dhe u bë zëvendës në Drejtorinë e ndërtimeve për mbarë Tirolin. Aty projektoi rrugën malore që kalon nëpër Val Sugana, pastaj atë që kalon nëpër Oberinnthal, tek Qafa e Finstermünsenit dhe bëri projektin e urës së varur mbi Etsh pranë Mores. Në vitin 1848, si inspektor i Drejtorisë së Përgjithshme të Ndërtimeve, drejton ndërtimin e hekurudhave të Jugut deri në Laihah.

Në këtë kohë bëri një udhëtim të gjatë studimi në Gjermani, Belgjikë, Francë e Angli dhe, me t’u kthyer, hyri përsëri në shërbimin e hekurudhave shtetërore dhe u mor me trasimin e linjës hekurudhore të Semmeringut, tunel i gjatë 1430 metra. Asokohe diskutohej lidhur me mundësinë e trasimit të një hekurudhe me aderencë të thjeshtë. Kësaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas një udhëtimi të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Angli. Më 1849 u bë drejtor i Seksionit të Ndërtimit të Hekurudhave dhe më 1850 drejtor i drejtorisë së përgjithshme për ndërtimin e hekurudhave shtetërore në Vjenë.

02ghega

Zgjidhja e problemit të hekurudhës së Semmeringut nga Karl Gega u kundërshtua nga shumë specialistë, mbasi asohohe diskutohej shumë rreth vështirësive që lokomotiva të ngjitej në atë lartësi me kaderencë të thjeshtë, por eksperienca provoi se ishte një gjë e mundshme, siç e kishte parashikuar ai, që lokomotiva me tren të përshkonte një pjerrësi 25‰ dhe rreze 180 metra.

Enkas për hekurudhën malore të Semmeringut u shpall një konkurs midis konstruktorëve të lokomotivave për të ndërtuar një lokomotivë më të fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtëzohej edhe prej forcës tërheqëse të lokomotivës. Në vitin 1860 përfundoi kjo linjë që është shëmbulli parë i hekurudhave malore.

Të dhëna për urën e Semmeringut

10ghega
07ghega

Për të pasur një ide rreth kësaj pune vigane, po japim disa shifra: gjatë linjës së kësaj hekurudhe u ndërtuan 16 ujësjellësa, me gjatësi të përgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatësi të përgjithshme prej 4520 metra. Përveç këtyre u ndërtuan disa qindra ura të vogla dhe një mori muresh mbrojtëse për sigurimin e trenave nga shëmbjet e dheut. Për të gjitha këto u hodhën në erë 1500000 m3 shkëmbinj, u zhvendosën 3500000m3 dhé , u stivuan 65000000 tulla dhe u ngritën 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, për shpimin e formacioneve shkëmbore, s’kishte mjete të tjera veç turjelave me dorë. Edhe në ndërtimin e ujësjellësave dilnin shumë vështirësi, meqë në atë kohë nuk njiheshin vinçat e mëdhenj; ndërtimi i atyre shtyllave madhështore që arrinin deri 45 metra lartësi dhe një gjërësi deri 20 metra, bëhej nëpërmjet skelave të luhatshme.

Por vështirësitë e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, që është si të thuash pika kulminante e kësaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, në lartësi 818 metra mbi nivelin e detit. Ky tunel, për arsye të gjatësisë së tij, nuk u shpua vetëm horizontalisht e nga të dy anët, por edhe vertikalisht në gjashtë vende, për të hapur galeri porsi puse, nga të cilat nxirrej dheu e gurët.

Qasjet për njohjen e Karl Gegës

Mjerisht, të dhënat e jetës dhe të veprimtarisë së Karl Gegës na kanë arritur mjaft të gjymtuara, aq sa nuk e kënaqin kurreshtjen e ligjshme për ta njohur tërësisht. Vitet e fundit të Karl Gegës qenë të mbushura plot me brenga e hidhërime. Pak kohë përpara se të përfundonte ndërtimin e hekurudhës së Semmeringut, qeveria austriake e dërgoi atë në Sibenburg që të ndërtonte një rrjet hekurudhor të ri. Në të vërtetë, kjo ishte një manovër e bërë me paramendim për ta larguar së andejmi, pikërisht në një kohë kur po përfundonte vepra e tij kryesore.

Ai u mërzit e u shqetësua shumë për këtë luftë që po i bëhej prapa krahëve. Mjaftonte një lajthitje banale e teknikëve, që dy anët e tunelit të mos takoheshin në pikën e dëshiruar, por t’i shmangeshin njëra-tjetrës, në drejtime të kundërta. Gjithçka mund të ndodhte në mungesë të tij. Ndodhej në Vjenë kur dikush i tha se dy anët e kundërta të tunelit të Semmeringut paskeshin devijuar gjatë shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegën. Me dështimin e kësaj vepre, në të cilën ai kishte derdhur të gjithë përvojën e njohuritë, sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Ndoshta vdekja iu duk më e lehtë se sa poshtërimi, përqeshja dhe përbuzja e kundërshtarëve, prandaj përfundoi në vetëvrasje, në një banesë të Vjenës, në rrugën “Kulla e kuqe”, nr. 6.

09ghega

Lavdia pas vdekjes e mjeshtrit

Ndërkohë tuneli i Semmeringut kishte përfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti të gëzonte përurimin e veprës së tij madhore.

Karl Gega u vendos në panteonin e njerëzve të mëdhenj. Shtatë vjet më vonë, d.m.th. në 1867 eshtrat e tij u vendosën përfundimisht në një varr përmendore. Edhe në stacionin e Semmeringut. Ppas dy vjetësh, iu ngrit një përmendore në kujtim të këtij nismëtari të hekurudhave malore. Vite më vonë u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyren e Karl Gegës. Ndërkohë filluan shtrembërime tendencioze lidhur me kombësinë, gjoja italiane apo gjermane të këtij personaliteti. Por në vetë qarqet e kulturës austriake nuk munguan autorë objektivë, që e kanë vënë në dukje origjinen e tij shqiptare, siç është p.sh. rasti i Friedrich Uallisch, i cili, në librin me titull “Neuland Albanien”, botuar në Stuttgart 1931, thotë në faqen 113: “Karl Gega, ndërtuesi gjenial i hekurudhës së Semmeringut, ka qenë me prejardhje shqiptare, siç dëshmon vetë mbiemri i tij “Gega”, që do thotë nga Shqipëria Veriore”.

Karl Gega ka lënë shkrime për teknikën hekurudhore si “Pamje e përgjithshme e përparimeve në hekurudha, 1840-1850” (botim 3, Vjenë 1853), “Mbi ndërtimin e urave në Ameriken Veriore dhe kalkulimi i aftësive bartëse të urave Houe” (botin 2, ebd 1855). Gjithashtu ai shpiku një zhalon të përmirësuar si edhe një oktantë me nonius për trasimin e kurbave. I tij është koncepti i gjatësisë virtuale të një hekurudhe.

Faktimi i origjinës së Karl Gegës

01ghega

Dr. Alvin Saraçi gjatë një simpoziumi, zhvilluar në Vjenë më 2005, ai argumenton gjenezën e Gegëve mbi bazën e dokumenteve origjinale të gjetura në bibliotekën e Muzeut Correr të Venecias, të pabotuara më parë, hartuar në vitin 1835 nga Giovanni Battista Ghega, prift në Kishën e San-Markos dhe kushëri i parë (djalë i xhaxhait) i Karl Ghegës. Katragjyshërit e Karl Gega dhe Giovanni Battista Gheges ishin vendosur në Perast, pranë Kotorrit, në Mal të Zi, pasi u larguan nga Shqipëria, e cila ra plotësisht nën sundimin turk me mposhtjen edhe të Shkodrës më 1479. Prej më shumë se tre shekujsh, ata kishin shërbyer si oficerë marine dhe zyrtarë të lartë të Republikës se Venedikut.

Një dokument i 3 tetorit 1739 mund të konsiderohet si dokumenti i parë, e gjetur deri tani, që fakton linjën e Gegëve, që fillon me Giorgio (Gjergj) Ghegen dhe vazhdon me të birin e tij, Cristoforo (Kristofor), që del si oficer marine në Venedik, por edhe si pjesëmarrës në luftën Veneciane të Thesalisë, kundër turqve, ku mbetet i plagosur dhe humbë një krah. Kristofor pati një djalë me emrin Gasparo (Gaspër), i cili në vazhdën e traditës familjare u bë oficer marine, duke arritur gradën e kolonelit. Gaspari pati tre fëmijë: Antonion (Anton), Giovanniantonion dhe Angelan. Antonio Ghega është babai i Karl Gegës, kurse Giovanniantonio është i ati i Giovanni Battista Gheges, prift në Kishën e San-Markos.

Dr. Saraçi nënvizon se duhen vazhduar kërkimet e mëtejshme në arkivat e Perastit në Mal të Zi. Në këtë simpozium iu dha fund edhe hipotezës mbi vetëvrasjen e Karl Geges. Dr. Artan Canaj mbi bazën e dokumenteve origjinale të gjetura në arkivin e Shtetit të Austrisë dhe Muzeut Teknik të Vjenës, dëshmoi lindjen e Karl Ghegës më 10 janar 1802 (dhe jo më 13 qershor 1802), si dhe provoi se Karl Ghega ka vdekur më 14 mars 1860 në Lugeck në Vjenë (hipoteza e vetëvrasjes hidhet plotësisht poshtë) dhe se ceremonia fetare është zhvilluar ne Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan, kurse trupi është varrosur në varrezat e Vahringer-it në Vjenë.

Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në panteonin e njerëzve më të shquar të Austrisë, pranë Mozartit, Beethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit të kanalit të Suezit).

06ghega

Gega dhe sfidat e tij inxhinierike

Në vitin 1836 Banka Rotschild merr me konçension nga Perandoria Austro-Hungareze, ndërtimin e Kaiser Ferdinand Nordbahn, një hekurudhë që duhet të lidhte Vjenën me Triesten, në drejtim të Karpateve me Galicinë

Karl Gega dhe e Luixhi Negrelli

Gega merr si detyrë të parë një udhëtim përmes Evropës për të hetuar dhe për të parë problemet e hekurudhave, shikon ato franceze, belge, gjermane dhe arrin deri në Angli, ku takon Stivensonin që furnizon hekurudhat perandorake me lokomotiva. Stivenson kishte parë ndërkohë Amerikën në fillim të viteve ’30 dhe në kthim kishte publikuar një vëllim, ndoshta ndër të parat me të dhëna nga hekurudhat amerikane në të cilin ilustronte zhvillimet në ndërtimin e urave, hekurudhave dhe porteve.

Me t’u kthyer në Vjenë, Gega u emëruar kryeinxhiner të hekurudhës që përmendëm më lart. Një detyrë tepër e rëndësishme e marrë edhe pas mbështetjes së këshilltarit të oborrit Ermenegildo Francesconi, me origjinë nga Veneto.

Loti i parë Vjenë-Bernë, u realizua në 1837, por ishte segmenti i radhës që do të vinte në provë Karl Gegën. Në një kohë rekord për epokën, rreth një vit u përfunduan rreth 150 km hekurudhë, duke realizuar volumet masive, vendosur binarët, dhe duke hapur rreth 600 metra rrugë anësore.

10ghega

Ndërtimi ishte një sukses për Karl Gegën, i cili ndërkohë duhej të rikthehej në detyrën e tij të mëparshme në Venecia dhe u zëvendësua nga Negrelli. Por pas katër viteve të kaluara duke drejtuar punimet e ndërtimit të një hekurudhe, Gega nuk gjeti më stimul për të ndërtuar rrugë fushore. Për këtë arsye pranoi detyrën e zëvëndësdrejtuesit të punimeve për rajonet e Tirolit e të Voralbergut, rajone që në atë kohë kishin kufijtë të ndryshëm nga ato që kanë sot. Në fakt ndër detyrat që mori Gega ishte edhe të risistemonte rrugën e Valsugas sot Treintino që ishte në këtë kohë nën juridksionon e Tirolit.

Ishte vetëm një devijim sepse në 1842 Gega u kthye në administratën perandorake të hekurudhave për të studiuar mundësinë e shtrirjes së hekurudhave drejt detit Adriatik.

11ghega

Gega direkt dhe në mënyrë indirekte ndoqi momentet e projektimeve të Brunel në ndërtimin e hekurudhave dhe të anijeve dhe u interesua për makineritë me avull, perceptoi dhe kishte intuitën që disa nga këto shpikje të reja mund të përdoren edhe në ndërtimet e hekurudhave dhe sidomos të urave me harqe.

Në Amerikën e Veriut Gega dhe Lohr udhëtuan shumë, studiuan vijat hekurudhore, vagonat, urat dhe në mënyrë të veçantë ato të inxhinier Squire Uhipple që ishte i pari që projektoi ura me strukturë harkore.

Uhipple ishtë marrë më realizimin e hekurudhës Baltimorë-Ohajo, ku urat ishin ndërtuar me sistemin Houe, në të cilin Gega ishte një admirues. Me t’u kthyer në Vjenë, Gega e përmbledh eksperiencën e tij amerikane në dy libra në të cilat njërin kushtuar urave hekurudhore. Në këtë kohë filloi ndërtimi i segmentit nga Vjena në drejtim të jugut qe përfundon nën drejtimin e Gegës dhe Lohr në tetor 1884.

Katër vite më pas përfundoi segmenti Celje-Laibach, por ai ishte edhe viti i revolucionit. Gega mori detyrën për të realizuar veprën e tij më të rëndësishme, hekurudhën e Semeringut që prej të gjithëvë quhej e pamundur për t’u realizuar. Semering ishte një terren i vështirë megjithëse jo shumë i lartë ( rreth 1000 metra) i rrethuar nga male dhe lugina që arriheshin me shumë vështirësi, ai përfaqësonte kufirin në mes të Austrisë së ulët dhe Stiria dhe ishte një vend antik tranziti drejt Vjenës që vinte nga Adriatiku.

Ky terren ishte zgjedhur sepse dukej më i sigurit për të arritur adriatikun në krahasim me të tjerët, shumë afër më Hungarinë dhe Sloveninë të konsideruara si territoret më të paqarta të perandorisë.

Një ushtri punëtorësh rreth 20 mijë persona, me familjet e tyre, filluan të punonin në një perimetër prej rreth 40 kilometrash në fund të vitit 1848, rreth 1 mijë nga ato nuk u kthyen nga ky kantier duke humbur jetën në aksidente apo sëmundje të ndryshme. Gega u mbyll në një lokal fshati dhe e transformoi në shtabin e tij të përgjithshëm, ishte i mbështetur nga Lohr që merrej me ndërtimin e ndërtesave dhe anekseve të tjera të hekurudhës dhe kishte rreth 50 inxhinierë dhe arkitektë në drejtimin e punimeve të ndarë në lote.

Ekoja e këtij revolucioni u ndje edhe në mes luginave të egra të Semeringut ku ishin luftra të brendëshme, sabotime e sulme, por në pranverën e 1849 punimet rifilluan pa ndërprejrje duke mbetur e paqartë akoma ndërtimi i një lokomotive që do të mund të ngjitej në ato shkrepa. Vija e parazgjedhur, i gjatë dhe torturues ishte përfunduar në vija të përgjithshme dhe ishte modifikuar në përputhje me punimet që kryheshin.

U realizuan galeri të panumërta me gjërësi të tillë që të mund të përballonin dy trase më e gjata e të cilave është ajo e Semeringut në një lartësi prej rreth 900 metra mbi nivelin e detit dhe gjatësi gati 1.5 km. Madhështore është kalimi Kalte Rinne, përfunduar në tetor të 1853, një lloj ure gjigante i tipit roman, realizuar me harqe me nje fuqi të tillë ndërtuese që megjithëse pësoi ndërhyrje për të vënë në punë trenat elektrike dhe i përballoi me sukses. Por në vitin 1851 mungonte akoma lokomotiva që të mund të bënte të mundur kalimin vagonat në pjerrësinë e Semeringut.

U organizua një konkurs për të realizuar një lokomotivë e aftë të tërhiqte të paktën 125 tonelata dhe me një shpejtësi prej rreth 11 km/h në një pendencë 25 për mijë. Mbi të gjitha lokomotiva duhet të ishte në gjëndje duhej të ishte në gjëndje të ndalonte në distanca të shkurtëra dhe në atë kohë nuk ekzistonin frenat e tipit Uestinghouse, të cilat do projektoheshin pas rreth 20 vitesh. Në konkursin për ndërtimin e lokomotivës pas shumë provash fitoi Bavaria e shoqërisë Maffei e Monakos së Bavarisë, lokomotivë që ishte në gjëndje të tërhiqte 150 tonelata me 16 km/h.

Hapi i mëtejshëm ishin linjat hekurudhore drejt Bavarisë, pra Pragës, Pest, ( më vonë Budapest), etj. Por mbetej edhe një segment tjetër shumë i rëndësishëm për t’u përfunduar lidhja e Triestes me Lubjanën. E filluar në vitin 1850, kjo linjë hekurudhore e gjatë rreth 150 km që duhej të kalonte lartësinë e Karsos, që kërkonte të paktën dyfishin e kohës dhe kostos.

Ura më e madhe para Triestes, ajo e Aurisina, me pjesë të harkura dhe e gjatë rreth 650 metra, e cila mbajti për shumë vite primatin europian në terma dimensionesh. I kthyer në një zyrtar të lartë austriak, Gega pa të pakësohej reputacioni i tij me lënien në duar të privatëve të menaxhimit të hekurudhave.

Ai u ngarkua edhe me drejtimin e punimeve të hekurudhës Lombardo-Veneto, pastaj me studimin e hekurudhës së Apenineve dhe me atë të Rumanisë, ishte një mënyrë për ta larguar nga Vjena dhe nga administrata publike ku ndihej si “peshku pa ujë”. I hidhëruar nga situata dhe i sëmurë Karl Gega vdiq në mars 1860, vetëm 58 vjeç megjithësë ka disa variante të tjera që mendojnë se ai vrau veten për shkak të mos bashkimit të tunelit të Semeringut. / KultPlus.com

Puthja e dorës, nga gjest kalorësiak tek përkorja dhe devocioni i këtij gjesti fisnik

Nga Albert Vataj

Një dorë-puthje u konsiderua si një mënyrë e respektueshme për zotëri të përshëndes një zonjë. Praktika origjinën në polake-Lituanisht Commonwealth dhe gjykatat spanjolle të shekujve 17 dhe 18. Gjest është ende në kohë të vëzhguara në Evropën Lindore, përkatësisht Qendrore dhe, Poloni , Austri , Hungari, Sllovaki, Rumani dhe Rusi. 

Tradicionalisht, -puthje dore ishte iniciuar nga një grua, e cila ofroi dorën e saj për një njeri të puth. Lady duke ofruar dorën e saj pritej të ishte i statusit social të njëjtë ose më të lartë se njeriu. Ishte një gjest i mirësjellje dhe ekstreme edukatë , dhe ajo u konsiderua primitive për të refuzuar një dorë e ofruar. Sot, praktikë është shumë e pazakontë në vendet e Europës Veriore, dhe është zëvendësuar kryesisht nga një puthje në faqe ose një shtrëngim duarsh .

Gjest i besnikëri

Ajo ishte gjithashtu një gjest i dorëzimit formal ose pengut të besnikërisë së njeriut ndaj njeriut apo si një gjest diplomatik. Gjest do të tregojë dorëzimin duke puthur me vulë (një formë e vulës veshur si një unazë bizhuteri ), simbol i autoritetit e personit. Gjest ishte e zakonshme në klasën e sipërme Evropian gjatë shekujve 18 dhe 19. Ajo filloi të zhduket në shekullin e 20, të zëvendësohet me egalitare dridhen dorës . Megjithatë, ish-presidenti francez Zhak Shirak i bërë dora-kissing markën e tij dhe gjest është hasur ende në situata diplomatike. 

Sot,-puthje dorë është përdorur ndonjëherë si një romantike gjest, zakonisht ndaheshin dhe iniciuar zakonisht nga një njeri. Ajo mund të përdoret për të përcjellë një ndjenjë e një tërheqje më tradicionale dhe emocional, më tepër se një sipërfaqësore që është bërë një stereotip i shekullit të 21-të. Gjest mund të keqinterpretohej si një parodi apo tallje e gjest origjinal, dhe në të vërtetë në kohë ajo mund të përdoret si i tillë, por kjo nuk është gjithmonë qëllimi i vetëm.

Për shembull, ajo nuk do të ishte tallje për një njeri duke thënë natën e mirë për të dashurën e tij për të puthur dorën e saj, por një person i cili ekzagjeruar në masë të madhe këtë praktikë do të shihet qartë si e tallur atë si dhe personi dorën e të cilit është duke u puthur.

Përdorimi fetar

Në Kishën Katolike Romake, një takim katolike Papa apo një kardinali , apo edhe një prelat ulët rangut të lartë, do të të puth unazën në dorën e tij. Kjo është bërë e pazakontë në qarqet nuk përdoren për të protokollit formal, madje shpesh kanë shpëtuar midis klerit. Ndonjëherë, katolik i devotshëm kombinon dorën puthjeve me gjunjëzuar në gju majtë si një shprehje edhe më të fortë të respektit birnore për babain clerically i rangut të lartë. Klerik mund pastaj në një mënyrë atërore të vërë dorën tjetër mbi kokën e kisser-së apo edhe të bekoj atij / asaj nga një shenjë manual kryq.

Në Kishën Katolike, ajo është edhe tradicionale për laikët për të puthur duart e një prifti të sapo-shuguruar pas masës së tij të përurimit , në nderimin e Trupit të Krishtit, e cila është mbajtur në duart e priftit gjatë Eukaristisë së Shenjtë.

Në Kishën Ortodokse Lindore , duke përfshirë edhe Kishën Ortodokse të Ukrainës e Patriarkanës Kyivan , Kisha Ortodokse Maqedonase , dhe Kishës Ortodokse të Malit të Zi , është e përshtatshme dhe e përbashkët për Laikët të përshëndes klerin, nëse priftërinjtë apo peshkopët, duke dhuruar një të thellë hark dhe tha: ” Ati, bekoj “(një prifti) ose” Master, bekoj “(për një peshkop) duke vendosur të djathtën e tyre, palme lart, para organeve të tyre. Prifti pastaj i bekon ata me shenjën e kryqit dhe pastaj e vendos dorën e tij në tyrja, duke ofruar mundësi për të puthur dorën e tij. Të krishterët ortodoksë puth duart e priftërisë së tyre jo vetëm për të nderuar rrëfehet tyre shpirtërore atin, por në nderim të Trupit të Krishtit që prifti merret gjatë Liturgjisë Hyjnore si ai përgatit Kungimin e Shenjtë . Hark i thellë është lënë jashtë shpesh.

Një ritual i ngjashëm ndodh kur një i krishterë ortodoks i afrohet një ikonë ai dëshiron të nderoj. I parë i krishterë bën një hark të thellë dhe e bën shenjën e kryqit dy herë. Pastaj ai afrohet ikonën më nga afër, kissing ikonën, zakonisht mbi përfaqësimin e këmbëve të Krishtit apo dora e shenjtori. Së fundi, ai do të bëjë një hark përfundimtar të thellë dhe bëjnë shenjën e kryqit. Teologji ortodokse mëson se, nder dhënë Shën Marisë, ngjitet atij që u enfleshed prej saj.

Kjo vlen për gërmadha Saint-së ose ikona dhe në këtë rast, në dorë, prifti. Së fundi, kjo është një praktikë e zakonshme kur shkrim një letër të një prifti për të filluar me fjalët “Ati bekoj” në vend se “I dashur Ati” dhe dhënë fund letër me fjalët “puthur dorën tuaj të djathtë” në vend se “Sinqerisht”. / KultPlus.com

‘Ende pres që ti të vish dhe asnjë ardhje nuk të sjell, sepse zemra ime ka kaq shumë dhimbje’

Nga Albert Vataj

IDILIKE

Më lë plagë mungimi yt, por e dua këtë dhimbje që më lë ndarja… ndaj unë pres që ti të vish

Ti nuk erdhe as sonte edhe pse pritja kishte ndezur kaq shumë drita e zjarre. Qielli kishte derdhur thellësi brenda meje. Kthjellimi e horizonti tehutej skajeve, tej në kërkim të cakut dhe pragut që të mban kyçur. Prita edhe sonte, si çdo mbrëmje që ngrysi në vetmi, prita se po troket porta dhe të shfaqeshe ti.
Por jo.

Pëshpëritja e zhurmave të mbytura të ditës dhe heshtja cingëritëse e natës, nuk solli asnjë trokitje. Në portën time të pritjes, mbeti i largët ai zë e zjarr që pengimi ndalon të vish.

Shkon nuk e di se ku. Ngrys e zbardh diku tej në skajin tjetër të kohës.
Atje ku ndoshta harrimi i ka zhbërë të gjitha trajtat, e ndarja i ka shkulur me rrënjë premtimet dhe së bashku me ta, fjalët ka këputur, e flakët e mallit ka shuar.

Ti mbete sërish pa ardhur, por tek unë nuk pati heshtja ta mbyste hënën që doli nga pellgu, e të thyente diellin që shkrepi nën qerpikun e pemës, pemës që lëshon hijen e vet uloke, e fërgëllon trishtueshëm në lakuriqësinë e vet.
Përtej këtij muri të lartë ndarjeje, e ajri të ftohtë të vetmimit, gjithçka reale ka një kuptim të ndryshtë, në mungimin tënd.
E tjetërllojtë është panorama e ditës që derdhët në dritimin e mekur të gjërave që shterren prej vegimit.
Ngjizet nga azgjëja, e vdiret si një vegim çdo shkreptim i beftë pamësimi që më vështron pendueshëm.

Kujtesa jote ka mbetur e shpërbërë në gjërat që rrinë pezull në frymën e frikës që tendosin dritat e pakuara, ku idili im rreket të të krijojë, pa mundur t’i japë trajtë, veç puthjeve që le peng tek unë.
Ani, mbetëm të ndarë në botët që shtyjnë me erërat. Velat e anijeve tona, mbetur pa brigje, shkojmë kah i çon dallga e thërrmohen në pafundësi.
Sytë tuaj, mozaikun e dehjes së përmallimit, kërkoi horizonti, e valët përpihen brigjeve me ndarjet që lënë gjurmët e tyre mbi rërë, plagët e pritjeve.

Ani, ti bëre mirë që nuk erdhe as sonte, edhe pse unë ende pres trokitjen në portën që hesht e përgjoj erën që përplas mbi xham, gjethet e fundit të pemës që pikëllon.

Nata ka rënë mbi gjithçka, edhe mbi përfytyrimin tënd që rrekem të end në gjërat e avullta që mbesin nderur në erën e ftohtë që fishkëllen.
Bëre mirë që nuk erdhe, sepse pritja të gjithë gjërat që sjell, i stolis me dhimbjen e ndarjes.

Pata zemër për dëshirë, por jo shpirt për plagë.
Lë të vuaj më mirë mungimin tënd, se sa lëndimin e ndarjes që vjen me ty e mbetet në mua.

Nëse nuk di që unë jam duke të të pritur ende, më mirë do të jetë për ty.
Për mua?!… Dhimbjen do të ma shërojë më shpejt mungimi se ndarja.
Ende pres që ti të vish… dhe asnjë ardhje nuk të sjell, sepse zemra ime ka kaq shumë dhimbje… dhe ende do të vuaj ikjet tënde që vjen me ty dhe mbetet në mua, ndarje, dhembje, plagë. / KultPlus.com

Asnjëherë nuk do ta njohim veten nëse nuk do t’i mundësojmë asaj të rrijë me ne dhe të na flasë me zemër në dorë për vetën tonë

Nga Albert Vataj

Ij vetveja, kaq mjafton

Mjafton që ju të keni dëshirë dhe gjithçka për të cilën keni nevojë, bëhet e juaja si me magji. Fatkëqij janë ata që ndjejnë brena vetes nevojën për trazim, dhimbje, pikëllim… dhe ankimimi është i vetmi mol ku ata ankorojnë varkën e tyre të drobitur nga përpjekja për të mbërritur brigjet.
Besoni tek vetja dhe ky altar i dëgjon lutjet tuaja, i pranon fajet dhe shuguron pendesat e mëkatimeve që të kanë gjunjëzuar në ngulmin për të pranuar të mbeteni vetja, në një realitet i cili kërkon të të robërojë duke shkatërruar ditë pas dite çdo gjë që ju ishit, gjithçka që ju kishit të shtrenjtë në shenjtërinë e misionit të përsosjes.

Asnjëherë nuk do ta njohim veten nëse nuk do t’i mundësojmë asaj të rrijë me ne dhe të na flasë me zemër në dorë për vetën tonë. Atë vetvete që shumë nga ne janë detyruar ta braktisin, për t’iu vardisur një modeli apo arketipi të fabrikuar në të sotmen e shumësimit të përngjasimeve. Sepse që të jesh kohanik, që të mbijetosh në një xhungël, domosdoshmërish duhet të pjesëmarrësh në tërësinë e gamës së saj, qofshin këto ligjësi edhe prej atyre që bien ndesh me integritetin tuaj.

Të duhet të bësh si të tjerët, duke sakrifikuar gjithçka që të identifikon?!
Ne lidhemi me njerëzit, me objektet, me situatat, me sipërmarrjet, me tërësinë rrethuese në përditshmërinë që konfirmon veprimtarinë jetësore, sepse tek kjo marrëdhënie ne i japim kuptim reciprocitetit si thelb. Ne japim dhe marrim sipas një ligjësie korrektese të paravendosur, nxitur nga nevoja imediate. Por këto ekuilibër me kalimin e kohës degjenerojnë duke prishur çdo rregull, shkallmuar çdo normë, dhe kërcënuar në mënyrë insistuese atë që na përfaqëson dhe që duhet ta mbrojmë me çdo çmim.

Ja ku gjendemi tani, ne dhe realiteti, ballë për ballë. Vetja jonë dhe realiteti; ai i një përzierje egrashe i egove të sëmura, ambicieve narciziste, paranojës së sundimit absolut, perversitetit të neveritshëm, llamburtjes cingëritëse të një shkëlqimi fals, mëshirës si modë dhe propagandë poshtërimi, idealizimeve boshe, mjaftueshmërisë së të sipërfaqshmes, megalomanisë që jargitet e përmjerr, nderit të nëpërkëmbur e kreshtave të thyera të krenarive që zvarriten, moralit që ndërron fytyrë e shtrat, krekosjeve që baltosin çdo nder e virtyt, llojshmërive të budallallëkut që serviren me një ekselencë bajate, ideve iluministe që shkëmbehen me para, hirësive të blatuar në altarë që përçuden e blasfemojnë, ëndrrave që kyçen komave, syve që të ç’jerrin e buzëqeshjeve që kafshojnë, ajrit toksik që marrim dhe vetes që lejon ta fyej çdo frymor.

Bota nuk ka gjasë t’i bindet emergjencës për ndryshim, por vetja jonë nuk ka pse të mbetet në grackën ku e ka flakur jeta. Atëherë ai duhet të thërrasë veten në takim. Një vetmi e nevojës për pendesë, shpagim dhe paqe. Kjo vetmi nuk është thjeshtë një shkëputje nga njerëzit. Një “armiqësi” me ata që janë pjesë e pandashme e jetës sonë, është zhvendosje në një dimension tjetër, është një zgjim prej një gjumi të rëndë ngërthyer në ëndrra dhe përpëlitje cfilitëse, është një ç’burgosje prej zhguallit të rutinës dhe apokalipsit ku e çdoditshmja na mban të ngujuar, duke na shndërruar në njësi, pjesëz të së tërës.

Ne jemi ajo vetvete që meriton të na njohë, sepse vetëm kështu ne rifitojmë pavarësinë nga bota që na rrethon, duke i’u qasur asaj si identitete unike që arrijnë ta bëjnë atë një realitet të larmishëm ku të gjithë jetojnë brenda vetes së tyre dhe jo brenda të tashmes si një lëndë që ka të kushtëzuar tjetërsimin.

Në kushtet kur e gjithë bota ka marrë flakë, e vetmja mundësi që të ka mbetur është të shpëtosh veten. Koha, doktrina, idealet, parimet, kauza, nuk kanë nevojë për martirë. Është vetja juaj që kërkon të bashkohet me ju në këtë përballim të vështirësive, në këtë sfidë të nevojës për të konkuruar dhe triumfuar si një vetvete që t’i rikthen të gjithë territoret e lëna, përfshi dhe njohjen me të.
Ij vetja, mëton filozofia. /KultPlus.com

N’Shkodër me syt e mallit

Poezi nga Albert Vataj

T’shoh me syt e qiellit, e lumja Shkodër,
me loçkën e zemrës t’ndij n’hir,
e amël je, e dlirë, e dashtun e fort e mir’.
U bana zog e fllad, erdha te ti
t’gjeta t’lame me ves
nadjeve t’tuja t’mylmye n’tamël legjende,
buzën ma njome me lot,
t’putha edhe pse dreshta me t’nguc zjarmin.

Gzuemja e tana gazmimeve qi përkunden n’prehnion tand,
Shkodë, m’nep syt e shpirtit me shue mallin,
zemrën jepma, ta ndij prushin e dashnis tande,
e shenjta e n’tana t’shtrenjtave, ninulla jeme,
andrra e krejt andjeve, mbetun ke,
lëngimi i plagve tuja, dhembin n’shtatin tem.

Beha me ret e n’ball t’pikova, Shkodër loce,
vezullim mu bane n’syt e qiellit,
yll shkrepe, hyjnesha e tana legjendave.
Krahë m’dha lumnimi jot, e sy më mëkoi shpirti,
t’mallshemet jaret tuja, zanin ma flakën,
u ndeza, n’diellin tand me u fik.

N’zjarm t’shpirtit t’djegi shpirti jem
n’zemra dashnish t’përpush tue t’puth.
T’rroki bash fort, njashtu siç din veç malli
e ngihem me ty zoja Shkoder
njaq sa me ledhat e nanave qi vjeshta i nder gjetheve
shikimet tinzare t’vajzave
e prekjet e ndrojtuna t’dëshirimit.

Shkodër, e lumja ti,
Prap erdha e shkova, tue t’lan bekue,
n’za, n’zemër e n’shpirt,
si prej syve t’zogut qi t’kqyri s’nalti
njashtu edhe prej urdhnimit t’përuljes.
Sot e sa dritë dielli e flak malli
t’kallet n’ty.
Amen! /KultPlus.com

Puthja qi m’bani me faj

Albert Vataj

U gjindëm nji ditë të dy njaq ngat,
njaq sa fryma m’frymonte në frymën e saj,
njaq sa syt, shkreptinin n’detin e dhanun tallaz,
ishim njaq ngat, sa me mujt me e ndigjue shkulmin e kurmit
mishit qi epshëm i kridhej në zjarm.

N’kyt tërbim e trazim gjimueshëm n’zemër e gjak,
hutimi, ngurimi e cytje me ngulm,
u epëm pa ja da t’anshmeve dëshirime,
syt, syt prekën tue u dridh tulin e hepuem t’buzëve,
buzëve qi epshi i kuqlonte, me adh, tue i kall.

U epëm n’kyt çast pror, si pend sfinksi, nderej mbi prush,
dhe… ngulmueshëm e rrëmbeva kryet e saj,
qafën qi i’u kput, mbi mua u prarua si nji han,
gishtat i’a ngërtheva rrëmbyeshëm mbi floknajë,
t’mijat buzë i’a ngjesha ngulmueshëm mbi buzët e saj.

I’a nduka me zjarm e afsh t’lumet buzë, shpuzë,
t’amlat buzë, qi njaq fort andës po mi hidhnin prush,
dhe t’mija buzë kafshonte ajo me huj,
u puthëm, u puthëm hujshëm e mujshëm… s’di se sa.

Pambarim i’u dhamë atij ngazëllimi epshi, n’hy blatue
njaq, sa edhe tash…
n’buzt e mia e ndjej zjarmin e buzëve t’saj,
përskuqjes s’hepueme qi struket e djeg,
nën hinin e atij çasti që e kallën ato puthje, ai purtek.

Ndalëm s’di se kur njat turr me huj e újë,
tue lan, sa shumë eshkë e etje në buzë,
e harruem me u pa në sy t’përshkënditur Vezuv,
heshtëm, ndonji fjal s’xumë mes vedi me than,
me buzët e shkrumuna, n’zjarmin e epjes s’mbram.

Ndërmendem se munda me than vetëm një fjalë,
kurrnji ma shumë jo, vetëm nji… m’fal!
Atëditë e sot
tue kafshu n’buzt e mija puthjen e saj
hala ndihem i xanun n’faj./KultPlus.com

Me gjithë mend e ke, asnjëherë nuk ke ndier dhembje të dashurisë?

Këtu vjen një përzgjedhje e përkufizimeve poetike mbi një fenomen të veçantë që është njëherësh më i patrajtë sesa arti, më i njëmendshëm sesa shkenca, dhe më filozofik sesa vetë filozofia. Këtu janë të mbledhura disa nga përceptimet më ngulitëse dhe të çdo kohe mbi dashurinë, të zgjedhura nga qindra vite histori letërsie- shijojini.

Gjithqysh unë rrekem te kumtimi se: Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, ndaj dashuria e përkushtuar është gjithnjë e çmendur, arsye mbi të gjitha arsye, urtësi e sfidave të pandalshme. Është forca që vë në lëvizje gjithçka, është motivimi i të drejtës sublime për të jetua, sido dhe kudo. Ajo është ajo që na sundon, është skllavëria jonë vullnetmirë. Është tançka shohim, ndjejmë, është metafizika e gjërave dhe gjendjeve.

Erich Fromm

Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!

OSHO

Një asket shëtitës u strehua në një fshat. Vjen një njeri dhe i thotë se dëshiron ta realizoj Hyjnoren. Asketi e pyet: “A ke dashuruar ndonjëherë?” Njeriu i përgjigjet: “Jo, unë asnjëherë s’kam gabuar në gjëra të tilla të shenjta. Asnjëherë nuk kam rënë aq poshtë, sepse unë dua të arrij tek Zoti”.

“Me gjithë mend e ke, asnjëherë nuk ke ndier dhembje të dashurisë?” – e pyet murgu i habitur. “Ua them të vërtetën” – vazhdon besimtari me bindje, “por, më falni, pse vazhdimisht më bëni të njëjtën pyetje? As që i jam afruar ndonjëherë dashurisë. Dua ta arrij Vetërealizimin, Hyjnoren”. Atëherë asketi i përgjigjet: “Ti duhet të më falësh, të lutëm, shko tek dikush tjetër. Përvoja ime më ka mësuar se nëse ke dashur të paktën dikë, këdoqoftë, nëse e ke pasur madje vetëm një shkëlqim dashurie, unë mund të të ndihmoj që ta zgjerosh atë, që të rritet e rritet e ndoshta të arrijë edhe te Zoti. Por, nëse ti nuk ke dashuruar asnjëherë, ti asgjë nuk ke në vete; në ty nuk ndodhet fara që të mugullojë në dru. Miku im, pa prezencën e dashurisë, unë nuk shoh kurrfarë mundësie të hapjes ndaj Zotit. Shko e kërko dikë tjetër!”

Xhakomo Kazanova

“Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!”

Leo Buscaglia

Po të dashurosh, rrezikon të mos marrësh dashurinë si këmbim. Edhe kjo është e drejtë. Por ju nuk dashuroni për të marrë diçka si shkëmbim, ndryshe nuk mund të quhet dashuri. 

Kahlil Gibran

Dashuria i jepet të gjithëve pa dallim dhe gjithnjë, por disa nuk munden as ta shohin, as ta degjojnë, kjo sepse veshët dhe syt e tyre janë zënë nga iluzione ndjenjash dhe nga zhurmë fjalesh.

Kurt Vonegut:

Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.

Stendhal:

Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës… (dashuria nuk njeh moshë).

C.S.Levis:

Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemren askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes  me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.

Lemoni Sniket:

Dashuria mund të ndryshojë një person ashtu siç prindi mund të ndryshoje një bebe- me delikatesë, dhe shpesh duke shkaktuar rrëmujë.

Susan Sontag:

Agjë nuk është më e mistershme, asnjë marrëdhenie njerëzore. Përveç dashurisë.

Çarls Bukovski:

Dashuria në një farë mënyre është sikur shikon një mjegull kur zgjohesh në mëngjes përpara se të dalë dielli. Shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet… dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit.

Uilliam Shekspir:

Dashuria nuk shikon me sy, por me mendje.

Ambros Biers:

Dashuria, emër. Një çmenduri e përkohshme që shërohet nga martesa.

Katerin Hepburn:

Dashuria nuk ka të bejë me atë çfarë pret të marrësh-vetëm me atë çfarë pret të japësh – që është gjithçka.

Bertrand Rusel:

Nga të gjitha format e maturisë, maturia në dashuri është mbase vërteta më fatale e lumturisë.

Fjodor Dostojevski:

Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qënit i paaftë për të dashur.

Çarls Doukins:

Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky  është një argument i keq. Ka shumë menyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjeseza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme¨shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.

Paulo Koelo:

Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

Xhejms Baldvin:

Dashuria as nuk fillon as nuk mbaron sipas mënyrës që ne mendojmë. Dashuria është një betejë, dashuria është një luftë; dashuria është një rritje.

Haruki Murakami:

Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.

Antoine de Saint-Exupéry:

Dashuria nuk qëndron në soditjen e njëri tjetrit, por të shikuarit sëbashku më tutje në të njejtin drejtim.

Honore De Balzak:

Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.

Luis de Bernieres:

Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bejë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qënit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.

E.M. Forster:

Ti mund ta shndërrosh dashurinë, ta injorosh, ta çrregullosh, por nuk mundesh kurrë ta largosh nga vetja. E di nga eksperienca që poetët kanë të drejtë, dashuria është e përjetshme.

Iris Murdok:

Dashuria është mundimi për të kuptuar qe diçka tjetër përveç teje është e vërtetë./përgatiti Albert Vataj/KultPlus.com

Ti grua që beson në ëndrra dhe në dashuri…

 Nga  Albert Vataj

Tokësore janë të gjitha të mundshmet, e dëshirimeve të yshtura nga vërshimi uturitës i gjakut dhe përpushjet e prushta të plagës së epshit. Qiellore mbeten vetëm dashuritë, ata që jetojnë në ëndrrat tua, grua prej zjarri dhe ajri, grua prej mishi dhe fryme. Grua që dëshiron çfarë mundesh dhe do çfarë do të jetë gjithnjë jotja… afsh yjesh.

Ti grua që beson në ëndrra dhe në dashuri, dhe gatitesh t’i jepesh çdo sakrifice që hyji yt dorën nga ty shtrin… dhe i ofrohesh mish e shpirt, si asaj që e lartëson në idil kurmin tënd dhe e qëndis me yje mantelin e dritës që vesh, ndërsa shndërrohesh nga gjendje në frymë.

Ti grua, ti që di të dashurosh hyjshëm, ti që mund t’i zbresësh qiejt e t’i mëkosh çastit sublim frutin më të ëmbël të dalldisjes. Ti që dëshiron gjithçka dhe bën tënden përmes këtij kodi sekretesh qiellore, çdo të mundshme, duke rrënjëzuar në yje thirrje epshi.
Ti… jeton në çdo thërrmijë të krijimit dhe pjesmerr në të gjitha trajtat e shkrepëtimës së dritës.

Tek ti nuk ka gjak që vërshon në deje, por magmë e gufimit të shkëmbit, vlim i kahmotshëm i thalbit të ngjizjes. Pulsi yt rreh në çdo vetëtimë të syrit tënd, syrit që sheh epshëm e djeg potershëm. Prek me petale lulesh e ndërsen tërbimin e të gjithë etjeve, që kanë përcëlluar verën e dëshirimit të mishit që puprron nën rrëkenë e një zjarri që të kthen në frymë.

Kridhesh në andje flijuese, si blatim i një perëndie që të shndërron në altarin e besimit te mrekullitë e hireve adhuruese që mbajnë pezull kurmin tënd… e ashtu prej ajri lëviz nëpër gishtat që zgjaten, si re dhe derdhesh me rrebesh ku joshja përpush e prush.

Prehesh ashtu puhizshëm në tërbimin që ngërthen. Buzët t’i nduk puthja si në një etje epike, e frymëmerr ne jehonën e thellë ku sakrifikohen shpirtrat.

Kur hap sytë sheh një dritë verbuese që të është derdhur mbi ty si një mantel, rrëzohesh mish mbi mish, për të mos u zgjuar më, derikur drita të shuhet çdo hukam e të fiket çdo drithërimë… e terri të të thërrasë në një gjumë letargjik, si në një sakrificë.

Ti, grua që dashuron hyjshëm, nëse do të mësosh të urresh, s’pari duhet të mësosh të urresh vetveten që di të dashurojnë me kaq forcë dhe të jepet me kaq përkushtim e përkorje si asaj epjeje që të merr si send e të kthen në gjëndje.

Nëse unë të dua, të dua sepse nuk mund të dëshiroj asgjë më shumë se atë çfarë në mishin tënd është qiellore, në shpirtin tënd është e hyjshem. Dashuro siç di vetëm ti dhe gjithçka tjetër në gjithësinë e gjërave dhe gjendjeve ka një emër, dashuri.

Ti grua që di të dashurosh kësisoj e të jepesh flijuese, veten e ke bekur me shenjtëri dhe mua më ke shpërblyer me besim në mrekullinë e shndërrimit; në çdo epje, në çdo prekje, në çdo puthje, në çdo kopulim… qiell mbetsh në mua.

Ti, grua që dashuron hyjshëm… je një e pamundur cfilitëse, je si një lule dehëse në rrëpirën e një shkëmbi të thepisur… ai që guxon të meriton.
Unë druej!/ KultPlus.com