Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimin e tij për humbjen e aktorës së madhe, Leze Qena, shkruan KultPlus.com
Kryeministri Kurti, përmes një statusi në Facebook ka shprehur vlerësimin e tij për aktivitetin artistik të aktores Qena si dhe njëkohësisht ka shprehur indinjatën për humbjen e saj.
Gjatë gjithë ditës edhe personalitetet tjera nga fusha e kulturës e politikës kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e aktores Qena e cila vdiç sot. /KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht është duke bërë thirrje për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, e kësaj radhe duket se e ka gjetur një mënyrë tjetër.
Kurti e ka postuar në profilin e tij në instagram, videon e tenorit të mirënjohur, Ramë Lahaj i cili ka bërë thirrje po ashtu që të mos bëhet panik dhe të qëndrojmë në shtëpi, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu këtë video Kurti e ka postuar me mbishkrimin “Kujdesi ndaj vetes është kujdesi ndaj të tjerëve. Këtë sfidë e kalojmë duke mos bërë panik e duke qëndruar në shtëpi”.
Kryeministri i Kosovës ditëve të fundit ka publikuar edhe video të figurave të tjera të njohura të cilët kanë bërë thirrje për kujdes, shkaku i koronavirusit. / KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është drejtuar deputetëve, gjatë seancës për ngritjen e vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Kanë kaluar
22 vjet. Sot jemi këtu në Kuvendin e Republikës, për të folur për një çështje
që është sa e dhimbshme, po aq tragjike”, ka thënë ai.
“22 vjet
kanë kaluar, por plagët i kemi ende të hapura. Ne nuk mundemi as ta imagjinojmë
dhimbjen dhe tmerrin që kanë përjetuar të mbijetuarit e dhunës seksuale”, ka
shtuar kryeministri Kurti.
Ai e ka
theksuar domosdoshmërinë që kriminelët e luftës të dënohen, raporton Koha.
“Heshtja dhe
mosveprimi e mbrojnë krimin dhe ekzekutuesin e krimit. Gjykatat dhe
prokuroritë tona duhet t’i trajtojnë me seriozitetin maksimal”.
Ai e ka bërë
të ditur se qeveria është e gatshme ta plotësojë çdo kërkesë të prokurorisë për
rritjen e kapaciteteve.
“Jemi të vetëdijshëm për ndarjen e pushteteve. Ju bëj thirrje personave të dhunuar që të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre. Përdhunimet gjatë luftës janë krimet ma të tmerrshme qe kanë ndodhur, por asnjëherë nuk janë diskutuar me Serbinë. Pa ndëshkimin e krimeve të luftës nuk mund te kemi qetësi”, ka thënë ai. / KultPlus.com
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti.
Në këtë mbledhje është marrë vendim që të ndahen 200 mijë euro për Shqipërinë, në ndihmë nga dëmi i tërmetit të nëntorit të kaluar.
Kryeministri Albin Kurti tha përveç ndihmave të deritanishme do të ndahen edhe mjete financiare.
“Republika e Kosovës do të ndihmojë Shqipërinë për atë fatkeqësi të tmerrshme që ndodhi dhe përveç ndihmës së deritanishme ne do ta shoqërojmë edhe me mjete financiare”.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Bisnik Bislimi, ka kërkuar që këto mjete të miratohen.
“Sot kam sjellë para jush për ndarjen e mjeteve financiare me një shumë prej 200 mijë euro”. / KultPlus.com
Ekspozita “Kujtesa e Kosovës: Portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi” u hap sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës e organizuan këtë ekspozitë në nder të 84-vjetorit të lindjes së veprimtarit Adem Demaçi.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte i pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite dhe duke folur para publikut të shumtë që u mbledh për t’i parë këto portrete, lartësoi figurën e Demaçit si dhe potencoi se i falet atij për rrugëtimin politik.
“Kjo ekspozitë po hapet në nder të përvjetorit të Adem Demaçit, atij më të devotshmit, atdhetarit, liridashësit, intelektualit, patriotit me të cilin jemi të rrethuar në këtë ekspozitë me fotografitë dhe pikturat e tij”, tha ai.
“Baca Adem është një prej veprimtarëve më të mëdhenj që kemi pasur, ai jetën e tij e vendosi në shërbim të shqiptarëve dhe ishte gjithmonë i njëjtë në çdo situatë”.
“Kur nuk kishim shkolla shqiptare Adem Demaçi ishte mësuesi jonë, kur nuk kishim universitet ai ishte intelektuali jonë. Kur ishim të shpërndarë ai na bëri bashkë, e kur harronim ai na rikujtonte, andaj kjo ekspozitë vjen si freskim i kujtesës për të. Baca Adem i kushtoi gjithë jetën e tij idealit të kombit shqiptar, te ai e gjente të vërtetën”, potencoi Kurti.
“Adem Demaçi dinte që populli i shtypur ekziston për aq sa reziston, filloi si gazetar dhe intelektal dhe ai ishte disidenti më emblematik i Evropës Lindore”, potencoi Kurti.
Tutje, Kurti tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës,
Rinisë dhe Sportit do ta botojnë të plotë tërë krijimtarinë e Adem Demaçit.
Edhe Drejtori i rizgjedhur i Bibliotekës Kombëtare Fazli Gajraku u shpreh i lumtur me jetësimin e kësaj ekspozite.
“Është nder i veçantë për Bibliotekën e Kosovës, kjo ekspozitë ku paraqiten portrete dhe fotografitë e intelektualit dhe veprimtarit të shquar Adem Demaçit” tha Gajraku.
Interesimi për këtë ekspozitë ishte mjaft i madh. Adem Demaçi në vitin 2010 mori titullin “Hero i Kosovës” për kontributin e tij. /KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka postuar në llogarinë e tij personale në Instagram, fotografi ku shihet duke ecur në këmbë e duke shijuar pamjen e natyrën, shkruan KultPlus.
“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet.”, është shprehur ai në mbishkrimin e fotografive. / KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Ismet Beqirin, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kurti i ka uruar punë të mbarë zëvendësministrit Beqiri.
“Duke i uruar punë të mbarë në detyrën e re, Kryeministri Kurti ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si një prej sektorëve të rëndësishëm në avancimin e politikave në kulturë, rini dhe sport, do të kenë mbështetjen e duhur të Qeverisë në realizimin e objektivave që ndërlidhen me kulturën, sportin e veçanërisht me rininë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit. /KultPlus.com
Mbrëmë në Teatrin ‘Dodona’ është dhënë shfaqja ‘Liza në botën e çudirave’, ku ndër mysafirët e shumtë që ishin prezent në këtë shfaqje, ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan KultPlus.
Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, ku shprehi lavdatat e tij për shfaqjen, aktorët dhe kënaqësinë që përjetoi gjatë shfaqjes.
Bashkangjitur gjeni postimin e plotë të Kurtit.
Mbrëmë Lea, mua e Ritën, na dërgoi në teatrin “Dodona” për të parë shfaqjen “Liza në botën e çudirave” të Lewis Caroll, dramatizuar nga Arzana Kraja e me regji të Melihate Qenës.
Kur perdet e teatrit ranë ne u futëm në botën e tij. Duke e ndjekur nga pas lepuroshin e shfaqjes, çuditeshim bashkë me Lizën. Hera herës provonim t’i ndihmonim asaj në matematikë e në gjetjen e kryeqytetit të Kosovës. Viheshim në siklet nga trysnia mbi Lizën, por edhe gëzoheshim kur ajo triumfonte.
Njëmend mungojnë kushtet në këtë teatër, por aty ka aq shumë dashuri për të e pasion në të.
Aktorët tanë e bëjnë dhe shfaqin maksimumin e tyre në çdo paraqitje skenike, kurse ne duhet që së paku ta japim ndihmën institucionale. Si prind e di rëndësinë e teatrit, prandaj nuk do e lëmë në harresë.
Kryeministri i Kosovës, ka postuar një video në llogarinë e tij personale në Facebook, ku ka uruar qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.
Më poshtë
mund të lexoni fjalimin e plotë të Kurtit.
”Urime Pavarësia e Republikës sonë. Viti I 12-të i saj. Pavarësia është përpjekja jonë e vazhdueshme për të cilën puna nuk përfundon asnjëherë. Ajo është ideali përbashkues I brezave para nesh dhe vijon të jetë sfida përpara nesh. Sot Kosova është një hap prapa popullit të vet. Ajo nuk është në ditët e saj më të mira, por populli ka shpresa më të mëdha se kurrë më parë. Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne, të gjithë, kemi mospajtimet e dallimet tona, por si qeveri është koha të marrim vendime. Nuk do t’ju shmangemi përgjegjësive, por do t’ju bëjmë ballë atyre. Këto vendime do ta lartësojnë Kosovën në nivel me popullin e saj. Sepse, detyra e qeverisë është të jetë një hap me popullin, për çfarë i takon dhe e meriton ai. Fisnike e madhështore. E panënshtrueshme dhe e vendosur. Potenciali I polullit të Kosovës ishte shumë më para se kapaciteti I qeverive të deritanishme. Tani do të kemi qeveri e cila do t’I realizojë kërkessat e qytetarëve të saj. Të rinjt tanë tregojnë më shumë suksese jashtë se këtu. Kjo sigurisht që është e dhimbshme, por është edhe shpresëdhënëse. E dhimbshme sepse ajo nuk po zhvillohet këtu, e shpresëdhënëse se do të mund të zhvillohet edhe këtu.
Më lejoni që t’ua uroj edhe njëherë këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë. Të bëhemi bashkë e të punojmë për ditë më të mira. Zhvillim ekonomik, pra punësim. Rend e ligj e siguri, pra drejtësi. Arsim dhe shëndetësi, pra mirëqenie. Politika sociale, pra barazi. Politikë e jashte, pra dinjitet. Integrim evropian, pra përparim. Infrastrukturë dhe energji, pra stabilitet. Kulturë dhe sport, pra gëzim, dhe mërgata jonë, pra bashkëpunim. Këto janë prioritetet tona. Gëzofshi përherë me më të dashurit tuaj! Secili, të gjithë, bashkë!” / KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Kryeministri i
Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e vlerëson përpjekjet profesionale dhe
insistuese të ish-presidentit Ibrahim Rugova për pavarësinë e Kosovës.
“Sot teksa shënojmë
dhe festojmë përvjetorin e 12 të pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të
Kosovës të zgjedhur me votë popullore me 24 maj. Një dekadë më vonë në Kuvendin
e Kosovës Rugova zgjidhet president i Kosovës kësaj radhë në Kosovën e çliruar.
Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe profesionale,
angazhimin politik për lirinë dhe pavarësinë”, ka thënë ai.
Kryetarja e Kuvendit,
Vjosa Osmani, ka thënë se ishin për të bërë nderime te varri i ish-presidentit
Rugova dhe për të ndërruar kontributin e tij.
Është kjo hera e parë që kryeministri Kurti bën homazhe të varri i Rugovës. Refuzimin e Kurtit për të shkuar të varri i Rugovës, eksponentë të LDK-së e kishin përmendur si një prej arsyeve për dështimin e negociatave për koalicion parazgjedhor. / KultPlus.com
Me rastin e 17 Shkurtit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti vendosin kurorash lulesh te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Më këtë rast Osmani tha se sot kujtojmë sakrificën e familjes Jashari, për lirinë që ne e gëzojmë sot.
“Sot ishim me kryeministrin Kurti, me anëtarët e qeverisë për të nderu sakrificën e familjes Jashari, që u flijuan që sot ne ta gëzojmë lirinë dhe shtetin tonë. Është pikërisht ky vend që dëshmon atdhedashurinë që është simbol i asaj se si duhet ky vend dhe duhet të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për punën tonë dhe brezat e ardhshëm”.
Ndërsa, kryeministri Kurti tha në 12 vjetorin e Pavarësisë kujtojmë kryengritjen dhe sakrificën e familjes Jashari.
“Bashkë me kryetaren e kuvendit me ministra e deputete erdhëm sot këtu në Prekaz në kryeqytet të kryengritjes e të qëndresës së popullit tonë, për të kujtuar dhe nderuar familjen Jashari, babën Shaban me nënën Zahiden, Ademin e Adilin, Hamzën e Feridën, Zarifën me fëmijët e tyre dhe me gjithë familjen e gjerë, gjithsej 59 veta, të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme që sot njihet si Epope e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë”,tha kryeministri i Kosovës./Indeksonline / KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Jusuf Thaçin, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
“Duke i uruar punë të mbarë, kryeministri Kurti, ka thënë se përgatitja profesionale e z. Thaçi do t’i ndihmojë shumë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe se kontributi i tij në këtë institucion është më së i nevojshëm”, thuhet në kumtesën nga ZKM. / KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar me rastin e vdekjes së artistes së madhe Nexhmije Pagarusha, shkruan KultPlus.
Kurti në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se ajo kishte talent të jashtëzakonshëm muzikor dhe humbjen e saj e ka cilësuar si të madhe për popullin shqiptar.
Postimi i plotë i Kurtit:
Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë!Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve.
Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra.
Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën. /KultPlus.com
Zgjedhja e Albin Kurtit si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës ka gëzuar jo veç përkrahësit e partisë së tij, por edhe qytetarët që e votuan.
Por njëri nga qytetarët që jeton në Austri është gëzuar jashtëzakonisht shumë. Këtë e dëshmon veprimi i tij, grisja e pasaportës austriake, me ç’rast ka thënë se do të kthehet në Kosovë.
“Na erdh dita me hek se kemi vuajtur, se tani kemi vendos me u kthy, pasi na hyni Albini aty, pasaportën e Austrisë e heqim, nënshtetësinë e dorëzojmë dhe këtë e shqyejmë, ndera ju rritë, kthehemi në vend tonin punojmë edhe mundësisht me na shti në burg me punuar se kemi hekur shumë. Erdh dita pas 20 vitesh të kthehem”, thotë ky qytetar.
Veprimi i tij sigurisht se është jo pak befasues kur kihet parasysh se shumë të rinj kosovarë po ikin nga vendi drejt shteteve të ndryshme të botës për një jetë më të mirë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, gjatë shpalosjes së programit të Qeverisë Kurti, ka specifikuar edhe investimet në kulturë, shkruan KultPlus.
Ai mes të tjerash ka thënë se do të ndërtojmë teatrin e operas dhe baletit, do të themelojmë Muzeun e Krimeve gjatë Luftës, Muzeun e Historisë dhe atë të Arteve Bashkëkohore.
KultPlus jus jell të plotë fjalimin e tij për planprogramin
qeverisës, planprogram që është postuar nga kryeministri Kurti.
Të dashur qytetarë e përdorues të rrjeteve sociale, më
poshtë po postoj tekstin dhe videon nga fjalimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës,
në të cilin paraqita pikat e rëndësishme të programit të qeverisë së re:
Të nderuar deputetë të Kuvendit, të dashur qytetarë të
Republikës.
Shkëlqesi, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë,
kryetarë të komunave,
familje të dëshmorëve,
të nderuar të pranishëm.
Më lejoni t’ia filloj prej asaj që është më e rëndësishmja,
programi ynë qeverisës, për të cilin ekzistojmë ne edhe si përfaqësuese e së
shpejti edhe si qeveri.
Programi i plotë do të publikohet në faqen zyrtare, por unë këtu po shpalos një
pjesë të tij.
Kemi një program i cili adreson secilën fushë dhe prek secilin qytetar. Me këtë
program ne jetësojmë premtimet e 6 tetorit, të kësaj dite që shënoi ndryshimin
e madh politik në vend, e të cilin ne sot po e institucionalizojmë së bashku me
qeveri të re.
Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike
– Ashtu edhe siç po e shihni, prapa meje do të jenë 15 ministra dhe jo 21 sa
ishin më herët.
– Do të kemi rreth 33 zv. ministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët. Pra më pak
shpenzime në poste e në privilegje që të shpenzojmë më shumë në projekte
zhvillimore.
– Do të departizohen e depolitizohen agjencionet dhe ndërmarrjet publike. Do të
reduktojmë e ristrukturojmë ato e do të vendosim indikatorë të matshëm të
përformancës për të rregulluar cilësinë e për të matur suksesin dhe dështimin.
– Do të departizojmë shërbimin e jashtëm përmes një rishikimi funksional të
bazuar në performancë dhe rezultate.
Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit
Për të ndalur migrimin masiv, për të nxitur punësimin e për të rritur
produktivitetin na duhet një program që nxit zhvillimin ekonomik, prandaj:
– Do të mbështesim zhvillimin e ndërmarrësisë në tërësi me fokus të veçantë
ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe industritë prodhuese.
Ndërmarrësit i shohim si partner kyç në hapjen e vendeve të reja të punës dhe
në zhvillimin ekonomik.
– Do të nivelizojmë garën për bizneset duke hequr monopolet dhe duke eliminuar
evazionin fiskal. Në Kosovë sot ka më shumë treg të zi e të hirtë sesa treg të
lirë. Këtë do ta ndryshojmë.
– Ndërmarrësit që duan të rrisin kapacitetet e të rrisin punësimit do të
mbështetet përmes fondit zhvillimor, kurse qeveria do të punojë në zgjerimin e
tregut për të rritur eksportet.
– Do të rrisim konkurueshmërinë në prokurimin publik dhe cilësinë në punë
publike duke rritur transparencën dhe duke përmirësuar kriteret në dhënien e
kontratave.
– Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet si e tillë dhe do të
transformohet në një agjenci brenda Qeverisë.
– Do të themelohet Fondi Sovran i cili do t’i marrë nën pronësi asetet
strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për të mundësuar
investime të jashtme dhe qasje në tregje të huaja të kapitalit.
– Do të marrim masa të cilat ndihmojnë punësimin e të rinjve e të grave në
veçanti. Do të bëjmë subvencionimin e pagave për sektorin privat.
– Do të themelojmë Fondin Zhvillimor i cili do të ofroj mbështetje financiare
për ide inovative.
– Do ta fuqizojmë Fondin e Kosovës për Garanci Kreditore që të rrisim
kreditimin për kompanitë vendore.
– Do të jetësojmë Grantin e Katërt për Komuna për investime kapitale.
– Do të bashkojmë Administratën Tatimore (ATK) dhe doganat në një agjenci të
vetme që të kalojmë mbledhjen e TVSh-së nga kufiri në brendi të territorit për
të hequr ngarkesën që kanë bizneset sot.
Pra, më shumë qasje në financa, më shumë kredi të buta, më shumë garë të drejtë
e pa favore, pa monopole e pa evazion fiskal, e më shumë mbrojte e qasje në
tregje për bizneset që të nxisim zhvillimin e rrisim punësimin.
Do të jemi qeveri për mbrojtjen e punëtorit.
Për punëtorët më shumë të drejta dhe mbrojtje ligjore të garantuar.
– Programi “8 orë punë” do të promovojmë punën 8 orë në ditë – 40 orë në javë
për punëtorët. Për ta arritur këtë synim do ta shtojmë numrin e inspektorëve të
punës deri në 400.
Paga minimale e orët e punës maksimale do të mbrojnë produktivitetin dhe
dinjitetin e punëtorit.
Buxheti 3 miliard euro
– Buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë
mandatit tonë qeverisës, duke rritur paraprakisht vlerën e ekonomisë dhe duke
ruajtur pjesëmarrjen e shpenzimeve publike në Bruto Produktin e Brendshëm.
Programi nacional i kursimeve
– Do të niset një Program Nacional i Kursimit katërvjeçar, nëpërmjet të të
cilit do të reduktohen shpenzimet e luksit publik dhe do të evitohen të gjitha
shpërdorimet financiare.
Do të jemi qeveri për bujqësi
Bujqit e fermerët tanë nuk janë lypsarë. Ata janë punëtorë të zellshëm që
punojnë shumë e fitojnë pak. Mbështetjen duhet ta marrin ata që prodhojnë.
– Ne do të riorganizojmë plotësisht skemën e subvencioneve dhe skemën e
granteve, bazuar në kritere të qarta dhe transparencë të plotë, duke u bazuar
në produktivitet (sasi të prodhimit) e jo në sipërfaqe, në mënyrë që të
përkrahet rritja e produktivitetit dhe në bashkëpunim me sektorin financiar, do
të themelohet Fondi për Sigurime Bujqësore.
– Do të investojmë në sistemet e ujitjes së tokave bujqësore.
– Do të lehtësohet qasja në fonde për bujq nëpërmjet rritjes së mbulueshmërisë
së kredive nga Fondi për Garantim të Kredive.
– Do të ndërtohet një skemë për subvencionim të normave të interesit për
kreditë.
– Do të ketë një plan konkret që siguron çmimet minimale për produkte bujqësore
nga ana e shtetit, pra një çmim dysheme, ku Ministria e Bujqësisë brenda një
periudhe gjashtëmujore vjen me një plan konkret përfshirë kulturat bujqësore
për të cilat aplikohen çmimet e referente.
(Pra, më shumë subvencione e grante që shkojnë te fermerët e vërtetë e jo
fiktiv, më shumë ndihmë për të kultivuar produktet, më shumë qasje në financa e
më shumë tregje e garanci për shitje e më shumë siguri në ushqim.)
Do të jemi qeveri për teknologji informative
Të rinjtë tanë janë e tashmja dhe e ardhmja jonë. Aftësive e talenteve të tyre
duhet të ju ofrojmë hapësirën për zhvillim, prandaj:
– Qeveria e re do të ofrojë trajnime të vazhdueshme për mësimdhënës, në mënyrë
që ata t’u përshtaten trendeve të teknologjisë dhe kërkesave të tregut.
– Do ta krijojmë “Fondin për kredi për shkollim dhe stimulim të studentëve të
dalluar”.
– Do të themelojmë qendra të teknologjisë me infrastrukturë të qëndrueshme dhe
joshëse për kompanitë ndërkombëtare dhe vendore.
– Ligjet do t’i harmonizojmë me ligjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe
ligjet për privatësi të të dhënave dhe sigurinë kibernetike.
– Do të ofrojmë politika stimuluese për institucionet e teknologjisë, kompanitë
e reja (“start-up”), si dhe kompanitë ekzistuese që merren me teknologji
Do të jemi qeveri për ruajtjen e Ambientit
(Zhvillimi jonë ekonomik nuk mund të bëhet në dëm të resurseve tona dhe në dëm
të qytetarëve. Politikat tona duhet të mbështesin një ekonomi qarkore)
– Prioritet i veçantë do të jetë trajtimi i ajrit të ndotur, ruajtja e pyjeve
nga degradimi dhe investimet për gjelbërim e ripyllëzim.
– Do të sigurohemi që kemi shfrytëzim racional të pyjeve krahas pyllëzimit të
vazhdueshëm.
– Do të mbrojmë burimet ujore. Në Kosovë sot, ajri shihet e uji s’pihet. Dikur
njerëzit kanë pirë ujin e lumenjve direkt, sot nuk munden as të lahen. Bagëtia
nuk e pijnë më ujin e lumenjve në Kosovë. Duhet ta pastrojmë Kosovën.
– Do të përfundohen projektet për trajtimin e ujërave e të zeza dhe do të
investojmë në menaxhimin e mbeturinave në mënyrë që mos të kemi deponi të
hapura që e rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Do të jemi qeveri për rend dhe ligj, siguri dhe paqe
Siguria e jashtme do të jetë prioritet:
– Do të bëhen përgatitjet për avancim të FSK-së drejt ushtrisë në kohë optimale
dhe përgatitjet për anëtarësim në NATO.
Vetingu në polici, prokurori, gjyqësi, AKI, ATK, Dogana dhe Njësi të
Inteligjencës Financiare do të jetë prioritet.
Shteti i së drejtës duhet të garantojë barazinë para ligjit. Drejtësia jonë
duhet të jetë e pavarur e paanshme dhe profesionale. Ne do të heqim ekzekutivin
brenda drejtësisë e mbi drejtësinë. Me qeverisjen tonë s’do të ketë as individ
e as parti e as kompani më të fuqishme se shteti. Do ta ndalojmë korrupsionin
në institucione, do ta luftojmë korrupsionin në shoqëri.
– Do të ndërmerren hapa në drejtim të dekriminalizimit dhe kthimit të besimit
në sistemin e drejtësisë dhe atij të sigurisë, përfshirë vetingun dhe krijimin
e institucioneve të veçanta për luftim të korrupsionit. Vetingu fillimisht do
të jetë i përgjithshëm, mandej i vazhdueshëm. Procesi i vetingut do të kryhet
bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Afati orientues për vetingun e parë të
përgjithshëm është 24 muaj.
– Do të rishikohet funksionimi i të gjitha task forcave dhe do të shuhen ato që
konsiderohen të panevojshme për t’i hapë rrugë themelimit të “Zyrës Shtetërore
e Hetimeve” në përputhje me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, si
dhe
– Do të miratohet Ligji për kontrollin dhe konfiskimin e pasurisë së
pajustifikueshme, i cili do të marrë parasysh praktikat ndërkombëtare të
vendeve perëndimore.
Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm
– Në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s do
t’i fillojmë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak. Ky shërbim do të
jetë në kohëzgjatje tremujore, i cili do t’i ndihmojë FSK-së t’i përmbushë
detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes.
Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës
– Do të miratohet ligji për krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër
njerëzimit dhe agresionit. Do të themelohet “Instituti për Krimet e Luftës”, i
cili e mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës. Nga
institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar, do të
përgatitet padia kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për
krimet e kryera në Kosovë.
Do të jemi qeveri e arsimit e për arsimin
Zhvillimi jonë ekonomik kërkon fuqi punëtore të kualifikuar. Për të bërë këtë
duhet të sigurohemi se në shkollat tona kemi cilësi e në fakultetet tona kemi
përputhje të programeve me kërkesat e tregut. Çdo i katërti i ri në Kosovë nuk
është as në punë e as në shkollë. Më shumë se gjysma e atyre që punojnë, këtë e
bëjnë jashtë profesionit të tyre, vetëm çereku punon në profesion dhe as 10%
nuk bëjnë punë që lidhen me profesionin e tyre.
Kosovës po i ikin njerëzit e ditur e të zot, po i ik truri. Në vendet e varfra
ka më shumë njerëz të tejkualifikuar, pikërisht pse nuk e kanë të lidhur
arsimin me ekonominë, nuk e kanë urëzuar hendekun e shkathtësive, dhe, kanë
përfunduar me papunësi të lartë dhe varfëri të gjerë.
Prandaj një gjë është më e rëndësishme edhe se arsimi e ekonomia e kjo është
lidhja e arsimit me ekonominë.
– Ministria jonë e arsimit do të ri-organizohet për të rritë funksionimin dhe
efikasitetin.
– Do të investohet në modernizimin e infrastrukturës në arsimin e lartë.
– Do të investohet në kabinete, laboratorë e biblioteka.
– Do të bëhet vlerësim i plotë i kurrikulave arsimore për të mundësuar
mësim-nxënie dhe mësimdhënie më të lehtë dhe më efikase.
– Në këtë drejtim, do të fuqizohet Instituti Pedagogjik në krijimin e
kapaciteteve në zhvillimin dhe mbikëqyrjen e vlerësimin e rregullt të zbatimit
të kurrikulave.
– Do të ndihmohen komunat në planifikimin dhe ndërtimin e rrjetit të
institucioneve parashkollore që të rrisim pjesëmarrjen në arsim parashkollor
deri në 50% deri në vitin 2022.
– Do të rrisim vendimmarrjen në shkolla me përfshirje më të madhe të
komunitetit dhe me rol më të fuqishëm të drejtorit të shkollës.
– Do të rishikohet ligji për arsimin e lartë.
– Do të investohet në sigurimin e pavarësisë së plotë të Këshillit Shtetëror të
Cilësisë.
– Do të ri-themelohet Këshilli Kombëtar i Shkencës si dhe do të zhvillohet dhe
fuqizohet Fondi Kombëtar i Shkencës për të mbështetur projekte shkencore mbi
baza të konkurrencës dhe prioriteteve kombëtare që i ka shteti ynë.
– Do të zhvillohet “Fondi i Ekselencës” i cili do të mbështetëse kuadrot
premtuese me orientim në shkenca, në veçanti gratë që zgjedhin të studiojnë
shkencat teknike e natyrore, brenda e jashtë vendit.
Do të jemi qeveri për Shëndetësi
Qasja në shëndetësi publike cilësore është e drejtë që nuk mund të i mohohet
asnjë qytetari, pavarësisht se prej nga vjen e sa fiton, prandaj:
– Do të rritet buxheti për të siguruar furnizimin 100% me barna nga lista
esenciale e barnave.
– Do të rritet buxheti në 50 milionë euro për blerjen e pajisjeve mjekësore për
modernizimin e klinikave për të ofruar shërbimeve cilësore.
– Dhe, pas shumë viteve pritjeje e ankthi, qeveria do të bëjë funksionalë
Fondin brenda dy viteve të para të qeverisjes. Gjatë kësaj periudhe do të
vazhdohet me ngritjen e kapaciteteve teknike të Fondit dhe funksionalizmin e
Sistemit Informativ shëndetësor, si kusht kryesor për fillimin e punës së
Fondit.
– Në konsultim me profesionistët shëndetësorë do të themelohet Instituti për
Nënën dhe Fëmijën, ku do të hyjnë të gjitha klinikat që lidhen me nënën dhe
fëmijën dhe Instituti për Kardiologji dhe sëmundje Kardiovaskulare.
Do të jemi qeveri për Politikat sociale
Vendi jonë është i varfër. E nga varfëria nuk dalim dot nëse ata që janë në
fund nuk përparojnë. Progresi jonë shoqëror duhet të ndahet, duhet të
shpërndahet. Askush nuk do të mbetet mbrapa. Kur edhe punon por nuk e ngop dot
familjen bukë, ky është mjerimi nga i cili duan të arratisen njerëzit.
– Kjo qeveri do të synojë të kthej sensin e barazisë në shoqëri.
– Do të ndërmerret një reformë gjithëpërfshirëse e politikave sociale e cila do
të rezultojë me një definim të qartë të kritereve për skemat sociale dhe do të
jetësohen shtesat për fëmijë.
– Banimi do të bëhet i përballueshëm. Institucionet shtetërore do të përfshihen
në ndërtimin e banesave që do të jenë të përballueshme për familjet e reja dhe
familjet në nevojë që nuk mund të përballojnë blerjen e banesave me kushte të
tregut.
– Do të ndërmerret një reformë e përgjithshme e skemave pensionale për t’i bërë
këto skema më të qëndrueshme.
– Do të aplikohet rimbursimi për familjet me të ardhura nën 5.000 euro në vit.
– Do të intensifikojmë dialogun social për përcaktimin e pagës minimale.
Do të jemi qeveri e kulturës e për sportin
Ne mund të investojmë shumë në ministri të punëve të jashtme, në ambasada e në
konsullata por shpeshherë më shumë njohje përveçse reputacion na sjellin
medaljet e sportistëve e të artistëve se sa diplomatët.
– Do të ndërtojmë teatrin e operas dhe baletit.
– Do të themelojmë Muzeun e Krimeve gjatë Luftës, Muzeun e Historisë dhe atë të
Arteve Bashkëkohore.
– Do të rrisim subvencionet dhe do të avancojmë diplomacinë kulturore.
– Do të financojmë projektet e qendrave multi-funksionale sportive.
– Do të investojmë në Qendrën Nacionale të Sportit në Prishtinë si dhe
– Mbështetje financiare për klubet garuese në garat ndërkombëtare.
Do të jemi qeveri për infrastrukturë:
Infrastruktura jonë duhet të jetë e plotë dhe funksionale. Ajo nuk duhet të
jetë në shërbim të shteteve tjera si rrugë tranzit për të dalë në një shtet
tjetër, por duhet të jetë e integruar me ekonominë tonë
– Projektet infrastrukturore do të hapin rrugë të reja, jo autostrada të
mbyllura, që do të na lidhin kësisoj edhe më shumë. Do ta shpëtojmë fshatin nga
emigrimi dhe do ta zhvillojmë atë duke e lidhur me ekonominë nacionale. Do të
ndërtojmë aksin rrugor Prizren-Tetovë dhe atë Gjakovë-Shkodër, si dhe funksionalizimin
e plotë të sistemit hekurudhor brenda Kosovës.
Do të jemi qeveri për energji
Çdoherë të vetëdijshëm për ambientin, ne duhet të shfrytëzojmë resurset tona me
përgjegjësi dhe vetëm si zgjedhje të fundit në shërbim të zhvillimit ekonomik.
– Do të përdorim fuqinë energjetike dhe minerale në shërbim të zhvillimit
ekonomik, por gjithnjë duke mbrojtur ambientin.
– Do të arrijmë cakun prej 25% të pjesëmarrjes së energjisë nga burimet e
ripërtëritshme në bruto konsumin final të energjisë.
– Do të krijojmë zonën e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri për të arritur
komplementaritet në prodhimin e energjisë dhe do të liberalizojmë tregun e
energjisë elektrike për të mundësuar një treg konkurrues, transparent,
jo-diskriminues dhe i orientuar drejt konsumatorit.
Do të jemi qeveri për Mërgatën
Mërgata jonë është jashtë shtetit por brenda kombit. Ata janë pasuria jonë e
pashtershme që financuan luftën çlirimtare e që mirëmbajnë paqen sociale.
– Ne do të rrisim pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje. Do të inkurajojmë dhe
garantojmë investimet e tyre.
– Do të lehtësojmë votimin dhe do të rrisim komunikimin përmes Këshillit
Konsultativ të Diasporës.
Do të kemi Politikë të jashtme serioze dhe do të jemi qeveri e integrimit në BE
– Politika jonë e jashtme do të udhëhiqet nga parimet e mishëruara në
Kushtetutë dhe standardet ndërkombëtare në fushën e diplomacisë.
– Dialogu zhvillohet për çështjet e raporteve bilaterale dhe të fqinjësisë së
mirë, përfshirë këtu çështjen e të pagjeturve, reparacioneve të luftës e okupimit,
suksesionit të ish-Federatës Jugosllave, në të cilën Kosova ishte element
konstituiv, si dhe për njohje të ndërsjellë midis dy shteteve.
– Me Serbinë do të kthejmë reciprocitetin e plotë tregtar, ekonomik e politik.
– Jam i gatshëm që të udhëheq bisedimet e ardhshme me Serbinë. Do të kem ekip
gjithëpërfshirës për bisedime, në kuptimin politik, etnik, shoqëror dhe
profesional. Nuk konsideroj që jam as më i mençuri, as më i dituri dhe as më i
guximshmi në këtë shtet. Dhe, jam ai që jam, për shkak se jam bashkë me të
tjerë.
Këto ditë më janë mbushur 23 vjet aktivitet në politikë. Dhe, sot, ndodhem të nderuar deputet këtu para jush, plot 23 vjet si opozitar, dhe sot, këtu më ndan vetëm një votim i juaji nga përfundimi i karrierës sime politike të tillë çfarë njihej e dihej deri tani. Ata që më kanë dashur si opozitar, besoj se do të duhej të më duan tash si pushtetar. Ata që nuk më kanë dashur si opozitar e kanë shansin të ma përfundojnë karrierën. Ju faleminderit./KultPlus.com
Albin Kurti, kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, sot ka mbajtur fjalimin e parë të tij si kryeministër para deputetëve të Parlamentit të Kosovës, shkruan KultPlus.
Në vijim KultPlus ju sjell fjalimin e plotë të Albin Kurtit.
Fjalimi i plotë. Sot po e hapim një kapitull të ri në Republikën e Kosovës, ajo që ngjante e pamundur ishte kështu vetëm në dukje sepse një popull që refuzon të nënshtrohet e bënë gjithçka të mundur.Është populli që me zgjedhjen e tij të lirë e në me angazhimin dhe veprimet tona i japim kuptim kushtetutës dhe ligjeve tona, dhe vendosim për mënyrën tonë të jetesës dhe përparimit.Këtë e kemi bërë me 6 tetor këtë po e bëjmë sot kur me krijimin e qeverisë që qytetarët e kanë votuar, po jetojmë entuziazmin dhe shpresën e krijuar më 6 tetor.
Ndryshe nuk mund të ishte dhe nuk mund të jetë populli ynë nuk ka duruar kurrë robërinë, nuk ka duruar kurrë pushtuesit e jashtëm por as sundimtarët e brendshëm.Ne jemi pasardhësit e Skënderbeut, Fan Nolit, Hasan Prishtinës, Ukshin Hotit, të Azem Bejtës e Adem Jasharit, prandaj edhe nuk na rrinë e nuk na ka hije korrupsioni sepse ata nuk vodhën e nuk u pasuruar kurrë në emër të popullit prandaj edhe nuk na rrinë padrejtësia sepse ata dhanë jetën që ne të jetojmë në një shtet të lirë e të drejtë.
Prandaj edhe nuk na rrinë paaftësia e injoranca sepse ata rrezikuan e sakrifikuarin gjithçka që ne të kemi gjuhën dhe shkollat dhe dijen.Prandaj sot nuk ka fituar LVV-ja dhe LDK-ja, sot kanë fituar qytetarët të cilët saherë që janë përballur me padrejtësitë janë ngritur në këmbë sepse ne jemi popull kryengritës, jemi popull që nuk nënshtrohemi, jemi popull që nuk përulemi.
Sot pushtetin e shtetin e ka fituar populli sepse atij i takonte, atij i takon e do ti takojë përherë, ne të gjithë jemi vetëm se kalimtare e shërbëtorë që veprojmë e punojmë në emër të popullit e për popullin.
Ne të gjithë jemi të zëvendësueshëm por populli mbetet i përhershëm, prandaj kontributi i secilit nga ne duhet të matet me atë se sa i japim popullit e jo sa i marrim atij sesa shumë e pasurojmë popullin e jo vetveten.Unë zotohem këtu para jush që do të jap maksimumin e aftësive dhe kapacitetit tim për të mirën e të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Nga sot pavarësisht sesi e kënd keni votuar unë do të jem kryeministër i të gjithë juve dhe do të dëgjoj zërin tuaj sidomos kur nuk pajtohemi sepse ne do të kemi qëndrime e mendime të ndryshme por ndajmë ëndrra e të ardhme të përbashkët.Sot fillon rruga jonë e të ardhmes së përbashkët të palodhshme për të sjellë ndryshimin që të gjithë kemi pritur e që vendi ynë ka nevojë.Sot mbaron mënyra e vjetër e të bërit politikë përmes klientelizmit, favoreve e monopolit dhe fillon një etape e re e qeverisjes me integritet e me dinjitet.
Unë ftoj të gjithë punonjësit të secilin institucion publik që të përqafojnë shtetin e së drejtës të distancohen e ta denoncojnë korrupsionin të sfidojnë të korruptuarit e shkelësit e ligjit sepse sot ka një lidershpi të ri i cili konsideron aleat të gjithë ata që kujdesen për pasurinë publike por që do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit.Liria e qytetarit në Republikë varet nga ndarja e pushteteve, të gjithë fitojmë kur e ndajmë mirëqenien e progresit, le ti mbajmë pushtetet e ndara në shtet të përbashkët dhe le ta ndajmë mirëqenien dhe progresin bashkë.
Demokracia jonë është parlamentare dhe deputetët janë përfaqsues të popullit, populli na zgjedh për të punuar në emër të tyre, për të mirën e interesat e tyre e jo për interesa tona përsonale, a grupore qofshin ato. Derisa sot fillon një kapitull i ri në qeverisjen e brendshme sot fillon gjithashtu një kapitull i ri i politikës së jashtme. Politika e jashtme duhet të jetë unike, koha kur brenda qeverisë dërgohen mesazhe të ndryshme mbaron sot dhe fillon koha kur flasim me një zë dhe të koordinuar.
Atyre që njohin dhe respektojnë vendin tonë ne u themi se do të fuqizojmë bashkëpunimin dhe partneritetin, atyre që hezitojnë të na njohin ne u themi se do të punojmë që të fitojmë njohjen dhe respektin tuaj, atyre që mohojnë të drejtën tonë dhe që synojnë të na pushojnë nga jashtë e të na ndajnë përbrenda unë u them që ë ka një kryeministër të ri dhe koha kur interesat e personave ishin mbi interesat e shtetit kanë mbaruar, është vend i pavarur dhe sovran kjo është premisa e çdo dialogu e epilogu e çdo marrëveshje.
Në synojmë bashkërisht anëtarësimin në BE e në NATO, avancimin e bashkëpunimit, afrimin e integrimin me Shqipërinë që ta ruajmë e ta kultivojmë aleancën e partneritetin me SHBA-të.Ka shumë nga ata që janë ankuar se po flasim shumë, andaj nga sot do të flasim më pak e do të punojmë më shumë, shumë më shumë. / KultPlus.com
Albin Kurti i cili sot pritet të emërohet kryeministër i Kosovës, jetën e tij personale e ka mbajtur gjithmonë larg mediave, pa dhënë detaje rreth mënyrës së jetesës e familjarëve, shkruan KultPlus.
Kurti është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad me
të cilën kanë një vajzë 5 vjeçare, Lea.
Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me
martesë, në mars të 2014. Ata u betuan përpara njëri tjetrit në komunën e
Prishtinës, nga Shpend Ahmeti.
Kurti nuk flet shumë për gruan e tij në media, por gjatë një
emisioni në njërën nga mediat, ai kishte treguar se me Ritën është njohur në
kryeqytetin e Kosovës.
“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të
përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë
që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi
shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, është rrëfyer ai duke
dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea.
“Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze.
Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikojë në gjuhën angleze
dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Tani ajo e di gjuhën shqipe më mirë se sa
unë gjuhën norvegjeze”.
Por kush është Rita dhe me çfarë merret ajo ?
Duke qenë një figurë që i ka qëndruar larg mediave, jo shumë
dihet për të. Por KultPlus ju njofton që Rita Augestad Knudsen është një
Studiuese e Lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje,
ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit. Ajo është
drejtoreshë menaxhuese e ‘’Consortium for Research on Terrorism and International Crime’’,
dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e
Oslo).
Kompetenca kryesore e Rita Augestad Knudsen është mbi terrorizmin, ekstremizmin dhe vlerësimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin, konceptin e ‘radikalizmit’, kundër-terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, përveç Ballkanit e sidomos të Kosovës. Publikimet e saj përfshijnë analizat e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë për sanksionet dhe ndërtimin ndërkombëtar të shtetit, ndërsa doktorata e saj në histori ndërkombëtare / histori intelektuale nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër ishte mbi “vetëvendosjen” dhe lirinë në ligjërimin ndërkombëtar. / KultPlus.com
Diskutimet janë gjithmonë të dobishme për një shoqëri, aq më tepër kur ato bëhen për kulturën, fushën që e përmbush shoqërinë.
Dhe duke parë nevojën e madhe për të pasur debate të tilla me theks të veçantë tek zhvillimet kulturore, KultPlusi, mediumi që i kushtohet tërësisht kulturës dhe zhvillimeve të saj ka nisur kampanjën e diskutimeve me figurat e rëndësishme të shoqërisë kosovare, në të cilat shprehen kërkesat, idetë e ndryshme drejt progresit kulturor.
Sonte në ambientet e KultPlus Caffe Gallery që tashmë është shndërruar në një fole të artistëve shqiptarë, u mbajt bashkëbisedimi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe bashkëpuntorët e tij Yll Rugovën dhe Saranda Bogujevcin.
Albin Kurti si një nga figurat më të rëndësishme të politikës kosovare, diskutoi me publikun që në masën më të madhe përbëhej nga njerëz të sferës së artit, për problematikat në këtë fushë aq të rëndësishme për shtetin, ku ndër të tjera u përfol reduktimi i ministrive që është supozuar se mund ta prek Ministrinë e Kulturës, e cila veç tjerash është thënë se mund t’i shkojë komuniteteve pakicë në Kosovë, madje edhe të largohet fare nga plani qeverisës.
Në kuadër të këtij debati, veç problemve dhe aspiratave, u diskutuan për preokupimet e komunitetit artistik.
Bashkëbisedimi u zhvillua mbi kulturën specifikisht si dhe trajtimin që kësaj të fundit ia ka bërë e do t’ia bëjë në të ardhmen spektri politik. Fokusi ishte tek programet konkrete të subjekteve politike kosovare si dhe serioziteti i tyre me komunitetin artistik.
Redaktori i KultPlusit Arbër Selmani në fillim të kësaj ngjarjeje e vëri theksin fillimisht tek formimi intelektual i Kurtit dhe lidhja me kulturën gjatë rrugëtimit të tij, qysh si prijës i protestave e deri tek shndërrimi i tij në figurë kyçe të sferës politike kosovare.
“Jam i nderuar dhe gëzuar që ndodhem në mesin tuaj sonte, dhe që do të bashkëbisedojmë hapur për këtë temë kaq të rëndësishme e cila është brenda jetës së secilit prej nesh dhe brenda jetës dhe formimit tim”, e nisi Kurti diskutimin, duke vazhduar:
“Një autor thotë se është një dallim interesant midis shkencës dhe artit, dhe secili i tyre është i diskutueshëm. Shkenca është konkluzion nëpërmes premisave, ndërkaq arti është konkluzion pa premisa”.
“Në formimin tim jetësor, unë jam marrë shumë me shkençë në fillimin e mesëm dhe universitar, por sa më afër politikës aq më afër artit dhe kulturës, një lloj kalimi prej konkluzioneve nëpërmjet premisave që është më afër logjikës, te konkluzionet pa premisa që është më afër estetikës dhe ky është një ndër dimensionet më të rëndësishëm të rrugëtimit tim jetësor dhe profesional”, ka potencuar Kurti.
Tutje ai tha se arti është realitet dhe se të gjithë do të duhej të kenë qasje në të.
“Arti është realitet, ai do të duhej të ishte i tillë dhe të gjithë të kenë qasje në të, sepse nuk është si shumë fusha të tjera. Kur flasim për Ministrinë e Kulturës, ajo si e tillë nuk është koncept i vjetër, është dikund rreth 60-vjeç dhe vjen prej Francës sepse Malrou si themelues ishte historian arti dhe ishte i interesuar që popullata franceze të ketë qasje sa më shumë në art dhe kulturë”.
“Në këtë mënyrë nisin Ministritë e Kulturës nëpër Evropë, diku si departamente, diku si sekretariate, diku si decentralizim brenda një morie ministrish tjera. Ministria, pra, e ka zanafillën tek shërbimi i qytetarëve në kulturë dhe art, pra, është për të gjithë qytetarët për të krijuar një barazi në qasje në mënyrë që prodhimi artisik të mos jetë vetëm për një shtresë shoqërie të privilegjuar”.
Kurti insistoi që shoqëria duhet ta bëjë artin kulturë, sepse ajo duhet të jetë më shumë artistike dhe kronologjike.
“Duhet të jetë detyrë e një shoqërie që sa më shumë artin ta bëjë kulturë, sepse ka edhe kulturë joartistike, por tendencën duhet ta kemi që kultura të jetë sa më artisitke dhe arti të jetë sa më shumë kulturë. Derisa arti është realitet, kultura është vazhdimësi, arti është më parë ngjarje ndërsa kultura më parë është gjendje, pra duhet ta bëjmë ngjarjen të jenë sa më të shumta, dhe në anën tjetër t’i bëjmë gjendjet sa më interesante, ta bëjmë kulturën artistike”.
“Në synimin tonë, ne duam që institucionet ta kenë një buxhet vetjak dhe të qëndrueshëm sepse besojmë se ato duhet të ekzistojnë. Posaçërisht Teatri Kombëtar dhe teatrot e qyteteve duhet të kenë financimin e rregullt, sepse pasiguria e artistëve tanë është plot ankth dhe shpesh i shtynë ata jashtë kulturës për të mbijetuar”.
Edhe institucioni i Operas dhe Baletit që tash e sa kohë mungon, Kurti tha se është në prioritetet e tij sepse ai Operan e sheh si popullore, dhe jo si lloj për një shtresë shoqërore të privilegjuar.
“Teatri i Operas dhe Baltetit është e domosdoshme që të ndërtohet sepse kemi ngelur ende pa e themeluar këtë institucion që është elementar. Opera nuk është vetëm për të privilegjuarit, Filharmonia është më tepër e tillë, nuk duhet ta mendojmë që aty duhet të shkojnë vetëm disa njerëz të zgjedhur, të cilët le të themi janë pjesë e shtresës dominuese të shoqërisë.”
“Opera dhe Baleti janë për masa të gjera, pra, janë për popullin, dhe si të tilla nuk do të duhet të shiheshin si lloj i privilegjuar për njerëz të tillë, është tejet e rëndësishme se si do të themelohet ky institucion, sepse skena e pavarur është ajo që ndihmohet dhe institucionet do të duhej të kenë financim të përhershëm nga buxheti i shtetit.”
I pyetur për Ministrinë e Kulturës, Kurti sqaroi se ai nuk e ka menduar asnjëherë shuarjen e saj, përkundrazi sipas tij ajo është menduar të jetë brenda 12 ministrive.
“Jemi dakorduar t’i zvogëlojmë në 12 ministri dhe ministria e Kulturës është njëra prej 12 ministrive, dhe është diskutuar që sporti t’i bashkangjitet shëndetësisë, por nuk jemi dakorduar për këtë, rrjedhimisht nuk e kemi një qëndrim final”.
Për sukseset e artistëve shqiptar nëpër botë Kurti tha se ata duhet të ndihmohen edhe kur vetëm janë talentë premtues. Ai tha se është i gëzuar që filmi shqiptar ka arritur progres dhe sukses edhe në arenën ndërkombëtare.
“Sukseset që kanë treguar filmat tanë në vitet e fundit janë mbresëlënëse, dhe prej asaj çka bën ministria e shtetit, deri te Dokufesti kemi shembuj të mirë që natyrisht do të duhej të kenë mbështetje shtesë, për atë që duket premtuese, e lëre më për atë që tashmë është dëshmuar si e suksseshme”.
Në anën tjetër, Saranda Bogujevci e pyetur nga moderatori Selmani, ndër të tjera foli për ekspozitën e saj, në të cilën shpalosen përjetimet nga lufta e fundit. Ajo ishte kritike ndaj institucioneve të deritashme për mospërkrahje, derisa tha se ekspozita dhe aktivitete të tilla duhet të jenë në plan të institucioneve relevante.
“Arti ka treguar gjithherë që është njëfarë lloj ure që kalon në anën tjetër, ku arrin të tregosh një tregim, si në këtë rast për krimet e luftës. Pjesa tjetër është që është bërë punë për të treguar me çfarë është ballafaquar populli shqiptar në kohë lufte”, tha ajo.
“Kemi shumë gjëra që duhet t’i rregullojmë, si fjala vjen te trashëgimia kulturore, dhe mendoj që ky aspekt lidhet shumë me trashëgimi dhe ruajtjen e saj. Mandej puna dhe investimi për punën në këtë drejtim, është me rëndësi që ta kemi këtë fokus të cilin ne e kemi, pra zhvillimi i diplomacisë, që duhet ta bëjmë kolektivisht”, potencoi Bogujevci.
Yll Rugova nga ana tjetër tregoi për “Manifestan” duke e cilësuar si hap të parë drejt ndërtimit të urave me institucionet tjera botërore, dhe për herë të parë Prishtinën si qendër arti për aq muaj sa do të zgjas ajo.
“Ideja ka qenë që Prishtina të jetë nikoqire, dhe “Manifesta” e vendos fokusin në Kosovë, ku do të nxis edhe ndjekjen e artit si profesion sepse fatkeqësisht njerëzit e shohin artin si një fushë për lëmoshë, e madje edhe institucionet e trajtojnë si të tillë. Besoj se ky institucion do të bëjë një ndryshim në këtë drejtim”, u shpreh Rugova.
“Manifesta, besoj që do të jap rolin e vet sepse do të sjellë rreth 200, 000 vizitorë në Kosovë, ndërsa sipas një kalkulimi rreth 20 milionë euro do të jetë përfitimi i shtetit tonë nga ky organizim”.
Rugova bëri thirrje që kultura të shihet si gjenerator që jo vetëm nxit por ka edhe vetqëndrueshmëri.
Nga pyetjet e publikut drejt Kurtit, ishte edhe artisti Kushtrim Koliqi i cili shprehi shqetësimin e tij për zhvillimin e audiencës, ai tha se do të duhej të ishte një trajtim më serioz nga shteti sepse momentalisht audienca është spontane dhe jo e zhvilluar aq sa do të duhej sepse mungon një strategji e tillë nga ana e shtetit.
Në fund të bashkëbisedimit, Kurti u ndal te edukimi i njerëzve përgjithësisht, të cilëve u bëri thirrje të inkuadrohen në jetën kulturore, rrjedhimisht t’i shfrytëzojnë vitet e tyre për t’i shijuar veprat e arrira artistikisht.
“Kemi institucione të cilat janë në mungesë të kushteve dhe në fund kultura nuk afirmohet mjaftueshëm sepse mungon shikuesi. Një numër i madh i njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se çka humbin kur një shfaqje, nuk shohin një film apo kur nuk lexojnë një libër. Kjo është çështje e edukimit. Pra, do ta fusim arsimin brenda kulturës në mënyrë që të arsimojmë sa më shumë për kulturë, sepse fatkeqësisht një numri njerëzish po ju ikin vitet pa i shijuar veprat e mira artistike” përfundoi Kurti.
Përfundimet e debateve të KultPlusit si zakonisht përmbyllen me koktej, sikurse edhe në këtë mbrëmje, ku Kurti dhe panelistët tjerë u takuan me audiencën për një dolli çasti dhe për përjetësim të kësaj ngjarjeje përmes fotografisë.
KultPlusi do të vazhdojë me debate tjera mbi skenën e artit dhe kulturës në vend.
(Ngjarja u mbështet nga Fluidi, Birra Beg dhe Uji Dea) / KultPlus.com
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti mëngjesin kësaj të premte ka vizituar nga afër të prekurit e tërmetit në Durrës. Në një prononcim për “News24”, kreu i VV-së tha se të gjithë janë tronditur nga kjo fatkeqësi natyrore, ndërsa theksoi se të gjithë shqiptarët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin duke shtuar se ndihma është një obligim kombëtar.
“Të gjithë shqiptarë jemi tronditur nga ky tërmet i tmerrshëm që ka goditur zonën e Durrësit. Fillimisht ishim të përfshirë nga ankthi i kërkim shpëtimit, të atyre që kishin ngelur nën gërmadhe, por tani duhet të kemi sa më shumë solidaritet për jetën e vështirë, për jetë shumë të rëndë të atyre që shpëtuan, qofshin familjarë të viktimave ose të tillë që nuk kanë pësuar. Jetesa është shumë e rrezikshme në këto ndërtesa, të cilat janë kaq të brishta pas dy valëve të fora të tërmeti, këtij të fundit por edhe atij të shtatorit”, tha Kurti.
Ai gjithashtu tha se “Kemi një sensibilizim shumë të madh të qytetarëve të Kosovës edhe për t’i marrë qytetarët e Durrësit, por edhe zonat e tjera ku ka pasur dëmtime, është kjo një rikthim të asaj çfarë shqiptarët kanë bërë, do ta shikojmë në këtë formë apo është thjesht një detyrim moral dhe kombëtar?”.
“Pavarësisht se çafër ka ndodhur në të kaluarën, shqiptarët gjithmonë e ndihmojnë njëri-tjetrin, sepse jemi një komb dhe besoj që kjo përkrahje që bëjmë, e japim dhe marrim është një detyrë kombëtare, prandaj këtu duhet të bëjmë më shumë punë se sa falënderime, sepse ta ndihmojmë njëri tjetrin e kemi obligim. Ndihma për njëri tjetrin nuk është dhuratë, por është obligim, por është e rëndësishme që të jetë sa më e organizuar. Unë dje kam pasur një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozin dhe me komandantin e FSK, gjeneral lejtnant Rrahman Ramën, dhe ky i fundit ishte i gatshëm dhe i interesuar që FSK ta marrë përsipër aspektin organizativ dhe logjistik, meqenëse kjo ndihmë nuk bën të shkojë dëm, por duhet të ketë efikasitet në grumbullim dhe në shpërndarje”, përfundoi ai. / KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin, takim ky që ka zgjatur prej disa orësh.
Mirëpo takimit i janë bashkangjitur edhe autorët e aktorët e filmit “Unë dhe Millosheviçi”, film ky që po xhirohet në Shqipëri, shkruan KultPlus.
Takimin e ka bërë publik kryeministri Rama, përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook.
Ai shkruan: “Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është rikthyer edhe një herë çështjes së autorit Peter Handke i cili fitoi çmimin Nobel për Letërsi, ndërkohë që austrikau njihet publikisht për përkrahjen që i ka dhënë Millosheviqit.
Kurti thotë se shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë si të pavarur prej vetes.
“Atë duhet ta vlerësojmë si njeri, si bashkëkohësin tonë, që me qëndrimet, fjalët e bëmat e veta ndërton personin e vet, po aq sa e ndërton edhe me veprat që shkruan. Andaj, pavarësisht çdo konsiderate ‘strikt letrare’, nuk mund të mos na revoltojë përzgjedhja e Peter Handke-s për çmimin Nobel në vitin 2019”, shkruan Kurti.
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
Sot, më 22 tetor, bëhen 55 vjet prej kur Jean-Paul Sartre e ka refuzuar çmimin Nobel për Letërsi. Thua se e ka ditur çka do të bëhet me këtë çmim në vitin 2019 kur ai iu nda Peter Handke-s.
Sartre e ka refuzuar çmimin atëbotë sepse nuk ka dashur të transformohet nga vlerësimi prestigjioz, ndërkaq çmimi për Handke-n tashmë po e transformon vlerësimin e përgjithshëm për Nobelin për Letërsi.
Ky çmim që konsiderohet si stolia më e lartë në jetën e një shkrimtari, prestigjin nuk e ka fituar nga paratë që ndan, por pikërisht nga emrat e atyre që historikisht ka stolisur. Pra, lista e të vlerësuarve ia ka rritur vlerën çmimit. Por, cila është vlera që i jep çmimit Peter Handke, ky avokat i gjenocidit e mohues i dhimbjes e i traumës së popujve të tërë?
Oskar Wilde te portreti i Dorian Gray-t shkruante se “nuk ekziston libri moral apo imoral, veç libri i shkruar mirë apo keq”. Ama çmimi Nobel nuk i ndahet librave të veçantë, por gjithnjë i jepet një shkrimtari. E nëse librin a letërsinë edhe mund ta gjykojmë në vetvete, si të pavarur prej autorit, shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet. Atë duhet ta vlerësojmë si njeri, si bashkëkohësin tonë, që me qëndrimet, fjalët e bëmat e veta ndërton personin e vet, po aq sa e ndërton edhe me veprat që shkruan. Andaj, pavarësisht çdo konsiderate “strikt letrare”, nuk mund të mos na revoltojë përzgjedhja e Peter Handke-s për çmimin Nobel në vitin 2019.
Ballkani ka nevojë për drejtësinë, paqen dhe pajtimin, pas luftërave të përgjakshme dhe tensionimeve të vazhdueshme. Në fakt, nëpërmjet drejtësisë për krimet, edhe arrijmë tek e vërteta historike dhe njerëzore, te besimi i ndërsjellët për pajtim në të ardhmen.
Me Sartre-in nuk do të ishte e nevojshme të diskutoheshin këto. Me Handke-n nuk është e mundur të diskutohen këto. Sepse Sartre ishte në anën e të shtypurit që revoltohet. Ndërkaq Handke është në anën e shtypësit që nuk pendohet. / KultPlus.com
Ajo që duhet të jetë shqetësuese pas zgjedhjeve të Kosovës është programi politik i Albin Kurtit për ribashkim me Shqipërinë, paralajmëron analisti austriak Paul Lendvai.
Lendvai, në një koment të botuar në të përditshmen në Vjenë ‘Der Standard’, tha se arsyeja e shqetësimit për stabilitetin e Kosovës, përfshirë rajonin, nuk është veprimtaria politike e Albin Kurtit në “planin e brendshëm”, por kursin e tij të vazhdueshëm nacionalist për bashkimin me Shqipërinë.
Me gjithë larminë etnike dhe gjuhësore të shqiptarëve që jetojnë në katër vende të Ballkanit, si dhe rreth 1.5 milion në diasporë, ëndrra e Shqipërisë së Madhe mbetet një faktor politik dhe emocional shpesh i pa vënë re, thotë ai.
Për më tepër, deklaratat e rastit të kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk duhet të anashkalohen, vëren Lendvai.
Ai gjithashtu thekson se një konflikt i ngrirë mund të shkaktojë konflikte në çdo kohë/TCH / KultPlus.com
Kandidati për postin e kryeministrit nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë intervistë për gazetën vjeneze “Standard” para mbajtjes së zgjedhjeve të djeshme në Kosovë, ku ka folur për atë se çfarë hapash do të ndërmarrë në rast se del fitues.
Ai ka folur edhe në lidhje me taksën ku ka deklaruar se do ta largojë, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim të luftës.
Kurti po ashtu ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët në Kosovë.
“Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive”, ka deklaruar Kutri.
Ai po ashtu shtoi se Serbia i detyrohet Kosovës edhe për kompensim të luftës, një fond pensioni dhe 1.200 artefakte.
I pyetur se pse Prishtina duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Beogradin, Kurti u përgjigj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme dhe se pa njohje të ndërsjellë nuk ka anëtarësim në BE.
Duke folur për veten, ai theksoi se është shqiptar nga nacionaliteti dhe që Shqipëria e Kosova janë dy shtete, por një kombësi. “Domethënë si dy Gjermani, por jo si Gjermania dhe Austria”, u shpreh ai.
I pyetur se a është ende favorizues i bashkimit të Shqipërisë së Madhe, ai tha se mendon që do të duhej që qytetarët të votojnë për të, nëse do të kishte referendum.
“Megjithatë, referendumi nuk lejohet, kështu që unë do ta respektoj kushtetutën derisa një ditë të jemi në gjendje që ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. E kjo nuk pritet të ndodhë shpejt”, përfundoi Kurti. / KultPlus.com
Vdekja në moshë të re e regjisorit të talentuar dhe profesorit të Universitetit të Prishtinës, Bekim Lumit, i lë të gjithë dashamirësit e teatrit të pikëlluar. Kështu ka shkruar Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Bekim Lumi megjithatë jetoi mjaftueshëm sa për të vënë në skenë, të përshtatura me stilin e vet tejet origjinal, dramat e Ionésco-s, Chekhov-it, Shakespeare-it, Koltés-it, Mrožek-ut etj. por edhe dramatizime të frymëzuara nga tekste të Lorca-s, Fishtës etj”, shkruan tutje ai në Facebook.
“Imagjinativ me tekstin, rigoroz me rolet, punëtor me aktorët, kreativ për lojën e tyre. Bekim Lumi nuk pranonte më pak se përsosurinë e përfytyruar dhe nuk ndalej as shkurtimisht te suksesi i arritur. Në fund të jetës së vet, tashmë i sëmurë prej një sëmundjeje të rëndë, shteti i Kosovës nuk qe në gjendje t’i ndihmonte, ashtu siç nuk i ndihmon dot qindra qytetarëve të tjerë, për të paguar kurimin e shtrenjtë”, ka shkruar Kurti.
Por, shkruan tutje Kurti, ai nuk u thye, dhe në formë testamenti artistik, politik e qytetar, vuri në skenë veprën e njohur të Bertolt Brecht-it, “Arturo Ui”: historia e ardhjes në pushtet të një diktatori, me ndihmën e mafisë, përmes dhunës, por sidomos përmes servilizmit të burokratëve e përmes apatisë dhe frikës së njerëzve të zakonshëm.
“Në këto momente dëshirojmë të ngushëllojmë familjarët, kolegët, studentët dhe dashamirët e artit e të jetës së Bekim Lumit. Një mendje e shkëlqyer nuk është më mes nesh”, ka përfunduar Kurti.
Bekim Lumi ka vdekur sot pas një lufte më shumë se dy vjeçare me një sëmundje e rëndë.