Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu një deklaratë për gazetarët tha se kodi civil do të përsëritet në votim edhe këtë vit, derisa u shpreh e bindur se edhe do të kalojë.
Sipas saj, ky kod është shumë i rëndësishëm për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ajo u shpreh se këtë vit do të ketë edhe mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe nuk do të dështojë sikur herën kaluar.
“Siç jeni në dijeni Kodi civil është në agjendën legjislative, është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm që ka të bëjë me avancimin për të drejtat e njeriut nuk mendoj që ka qenë e drejtë që janë marrë vetëm më një nen sepse trajtohen shumë institute, është thjeshtë në interes të qytetarëve te Republikës së Kosovës. Prandaj të gjitha partitë politike mazhoranca, opozita e kanë për obligim që të mbështesë atë, megjithatë në gjithë këtë kohë kemi qenë në diskutim me grupin parlamentar ,e deputet të cilët kanë pasur mendime të ndryshëm apo ndryshe nga grupi parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, ndryshe nga atë që përfaqësuan lëvizja Vetëvendosje por unë jam optimiste që kësaj radhe brenda këtij viti në momentin kur do të procedojmë në qeveri dhe pastaj ne kuvend nuk do dështojë sikur herën e kaluar”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu tha se dështimi i ligjit, për kodin civil edhe këtë vit do të ishte i papranueshëm për Kosovën.
Tutje, Haxhiu ka paralajmëruar se në Kosovë do të vijnë edhe ekspertë nga Këshilli i Evropës, për të bërë vlerësimin për të drejtat e njeriut.
“Përndryshe për Republikën e Kosovës do të ishte e papranueshme sidomos në prag të anëtarësimit të Kosovës. Këshillin e Evropës , unë e kam përmendur edhe dje, presim ekspertët që të vijnë brenda këtij viti në Kosovë për të bërë vlerësimet e tyre në raport me të drejtat e njeriut. Prandaj do të ishte lajm shumë i mirë dhe shumë pozitiv që të kalojë kodi civil”, tha Haxhiu.