Dua Lipa me album sjell performancën e mbajtur në ‘Royal Albert Hall’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka njoftuar se koncertin e saj të mbajtur në “Royal Albert Hall” do ta publikojë përmes një albumi në dhjetor të këtij viti.

Pëmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” këngëtarja Lipa ka bërë të ditur se albumi do të transmetohet me 6 dhjetor.

“Zyrtare, albumi me këndim drejtpërdrejt nga salla ‘Royal Albert’, më 6 dhjetor.  Të dëgjosh këngët e mia dhe t’i interpretosh në këtë formë për herë të parë ishte eksperienca më e veçantë, ndërsa tani janë tuajat, Transmetimi i ITV do të jetë live me 8 dhjetor dhe CBS në 15 dhjetor për eksperiencën e plotë”, ka shkruar ajo në Facebook./ KultPlus.com

“E lehtësuar, e nervozuar dhe e emocionuar”, Dua Lipa flet rreth albumit të saj “Radical Optimism”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përmes rrjeteve sociale ka treguar rreth albumit të ri “Radical Optimism” të cilin e ka publikuar gjatë ditës së sotme.

Lipa është shprehur se është mirënjohëse për atë që i ka dhuruar ky album gjatë kohës që e ka shkruar, duke shtuar se është e lumtur, e lehtësuar, e emocionuar, e nervozuar dhe duke qarë, duke treguar kështu emocionet e përziera pasi ka arritur të ndajë me publikun këtë projekt

Përmes fotografive dhe videove të ndara në falenderimin e saj, ajo ka treguar se si ka filluar ky projekt.

“Në vitin 2021 një mik më tregoi për termin “Radical Optimism” dhe tha se kjo është ajo që i nevojitet botës. Ky term ka ngecur me mua për këto tri vitet e fundit dhe është bërë gjithnjë e më e rëndësishme. Albumi im i tretë më ka ndihmuar të rritem”, ka shkruar Dua Lipa.

Tutje, përveç bashkëpunëtorëve që ka punuar për këtë album, ajo ka falënderuar babain e saj, Dukagjin Lipa, duke e quajtur dorë të djathtë e shokun më të mirë të jetës, nënën, vëllaun dhe motren.

Poashtu, Dua është shprehur falënderuese edhe ndaj të gjithë fansave të saj, të cilët e përkrahin vathdimisht, në çdo projekt të saj./KultPlus.com

Dua Lipa gati albumin e tretë, zbulon detaje nga “Radical Optimism”

Dua Lipa ka zbuluar detaje rreth albumit të saj të ri, “Radical Optimism”, i cili do të jetë i disponueshëm nga data 3 maj. Nga “Radical Optimism” tashmë janë publikuar dy këngë solo “Houdini” dhe “Training Season”, të cilat padyshim kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unik dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme.

“Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Radical Optimism’. Është një koncept që u bëra kurioze, ndërsa fillova ta përfshija në jetën time. Më goditi ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi. Në të njëjtën kohë, gjeta veten duke shqyrtuar historinë e muzikës së psikedelisë, trip hop-it dhe Britpop-it. Më ka dhënë gjithmonë një ndjenjë kaq të sigurt optimizmi dhe kjo ndershmëri dhe qëndrim është një ndjenjë që e mora me vete në seancat e mia të regjistrimit muzikor”, shprehet Dua. / KultPlus.com

La Fazani po vjen me koncertin e lansimit të albumit “Specie Turshi”, ju pret një përvojë e veçantë muzikore

Arbër Salihu, i njohur me emrin artistik, La Fazani, fituesi i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Kosovë, është gati të shpalos para publikut tingujt e ri të krijuar me shumë dashuri e të përmbledhur në një album të titulluar “Specie Turshi”.

“Specie Turshi”, një album konceptual, i punuar me përkushtim qysh prej vitit 2019, e përmbledhë veprimtarinë krijuese muzikore e lirike të katër viteve të fundit të Arbër Salihut.

La Fazani, një artist që shquhet për guximin e tij të rrallë, edhe në këtë paraqitje do të sjell diçka të veçantë.

Koncerti i lansimit do të sjellë një performancë dhe përvojë të veçantë muzikore, me një ansambël 7 anëtarësh të përbërë prej disa nga emrat më të dalluar të skenës muzikore të Kosovës si: Nesim Maxhuni (tupana), Art Lokaj (gitare), Fatlind Ferati (bas), Viola Rrecaj (sinta), Philipp Konrad Labhart (trumpetë), Arsim Leka (saksofon), La Fazani (vokal & gitare).

Kjo natë gjithashtu pritet të marr përmasa madhështore me paraqitjen e veçantë të grave, burrave dhe ansamblit të Korit Okarina, të dirigjuar nga Elikona Hysaj Shala.

Koncerti do të mbahet më datë 8 Mars, ora 20:30 në Kino Armata.

Biletat mund ti blini në Dit’ e Nat’, Soma Book Station dhe Autostrada Hangari.

Hyrja: 5€. / KultPlus.com

”Hackney Diamonds” album i ri i ”Rolling Stones”

Me rastin e publikimit të sotëm të albumit të ri “Hackney Diamonds”, i pari pas 18 viteve, më poshtë gjeni kureshti për grupin legjendar, i cili ka mahnitur botën prej më shumë se 60 vitesh.

12 korrik 1962:

”Rolling Stones”, një grup miqsh nën 20 vjeç, dhanë koncertin e tyre të parë në Marquee Club, një institucion xhazi në Londër, i cili tani është zhdukur.

1964:

Albumi i tyre i parë, “The Rolling Stones”, arriti sukses të madh në Britaninë e Madhe.

1965:

“(I Can’t Get No) Satisfaction”, një titull i shkruar nga Mick Jagger dhe Keith Richards, e shtyn grupin drejt majave.

29 qershor 1967

Keith Richards dhe Mick Jagger dënohen me burg pas një sekuestrimi të amfetaminave. Përballë mobilizimit popullor, dënimi i kitaristit u anulua dhe ai i këngëtares u shndërrua në dënim me kusht.

2-3 korrik 1969

Themeluesi dhe multiinstrumentalisti Brian Jones gjendet i vdekur në pishinën e tij menjëherë pas shkarkimit nga grupi.

1970

Një student i dizajnit në Londër projektoi logon “Big Red Mouth” për 50 paund (goja nga e cila del një gjuhë e kuqe e ndezur), simboli shumë i famshëm i tyre.

19 shkurt 1985

Mick Jagger publikon albumin e tij të parë solo, “She’s the Boss”, por ky gabim solo gati i kushton të ardhmen e grupit. Keith Richards iu përgjigj me albumin e tij “Talk is cheap” (1988), i cili, me suksesin e tij, i dha fund “luftës së tretë botërore” midis dy ish-shokëve të klasës që kishin shkuar gjithmonë si macja me miun.

1995

Microsoft blen të drejtat e “Start Me Up” për disa milionë dollarë për fushatën e parë reklamuese të Windows.

8 shkurt 2006

Më shumë se 1,5 milion spektatorë dynden në plazhin Copacabana në Rio për një koncert falas.

25 Mars 2016

”The Rolling Stones” bëhen grupi i parë perëndimor që performon në ishullin komunist të Kubës gjatë një koncerti falas në Havana.

2022

Grupi feston 60-vjetorin e tij me një turne në Evropë pa bateristin Charlie Watts i cili vdiq në 2021.

20 tetor 2023

Publikimi i albumit të tyre të 24-të në studio, “Hackney Diamonds”, me një kastë yjesh si Lady Gaga, Paul McCartney, Elton John dhe Stevie Wonder./ atsh / KultPlus.com

Rita Ora zbulon datën e publikimit të albumit: Është si ditari im i viteve të fundit

Rita Ora ka paralajmëruar albumin e ri “YOU & I” teksa ka zbuluar edhe datën e publikimit, shkruan KultPlus.

14 korriki është rezervuar për këtë prurje të re muzikore, por albumi është i disponueshëm për ta porositur qysh tani.

Ora është shprehur se ky album është si një ditar i viteve të fundit për të.

“Albumi im i tretë “YOU & I” do të dalë më 14 KORRIK dhe është i disponueshëm për ta porositur TANI. https://RitaOra.lnk.to/YouAndIFA

Ky album do të thotë vërtet shumë për mua – është si ditari im i viteve të fundit, është tingulli im dhe thjesht ndihet kaq i vërtetë për mua dhe për atë se kush jam sot.

Mirë se vini në epokën e re, RO3 po vjen. Shijoni historinë time të dashurisë për ju!”, shkruan Rita. / KultPlus.com

Ëndrra e muzikës rock po realizohet, një album i përbashkët midis Rolling Stones dhe Beatles

Rolling Stones dhe Beatles janë padyshim dy nga grupet rock më të suksesshme të të gjitha kohërave, dhe janë të shumtë kritikët muzikorë që mendojnë se sukseset e dy grupeve britanike, jo vetëm kanë ndryshuar rrjedhën e muzikës moderne, por ndoshta edhe vetë shoqërinë perëndimore.

Nga vitet ’60, fansat e dy grupeve ikonike janë ndarë në mënyrë të qartë për sa i përket muzikës, dhe takimet zyrtare midis artistëve, kanë qenë të pakta.

Por jashtë logjikës tregtare, marrëdhënia mes tyre ka qenë tejet e mirë, madje vetë suksesi i parë i Rolling Stones filloi në vitin 1964 falë këngës “I wanna be your man”, i grupit nga Liverpuli.

Dekada më vonë, ende Paul McCartney tallet me këtë fakt, duke cilësuar grupin si “band koverash”.

Por në fakt, Beatles dhe Stones së bashku kanë shitur më shumë se 800 milionë disqe. Por “gjyshërit” e Rock-ut kanë ende uri.

E përjavshmja amerikane Variety lëshoi ditët e kaluara një lajm të bujshëm, teksa pohoi se Rolling Stones ka ftuar anëtarët e mbetur të Beatles t’iu bashkohen në një album të vetëm.  

Sipas medias, disa prej këngëve janë gati, të regjistruara me masa sigurie në një studio të Los Angeles, ku Mc Cartney ka bashkëpunuar me basin, duke përfshirë në projektin historik dhe Ringo Starr.  

Albumi i fundit i Paulit magjik ka qenë Mc Cartney III në vitin 2020, ndërkohë që Rolling Stones nuk kanë publikuar asgjë që nga viti 2005, ku realizuan albumin A Bigger Bang, i cili pati reagime të vakëta.  

Fansat presin tashmë rezultatin e albumit historik, dhe ndërkohë për shaka tentojnë të sugjerojnë emrin e grupit në ”Rolling Beatles”.  / KultPlus.com

Teoman Ukça sjellë albumin “Beyond Time”

Profesionisti i baterisë, Teoman Ukça, ka lansuar albumin e tij më të ri, të titulluar “Beyond Time”, shkruan KultPlus.

Ky është albumi i dytë personal i Ukçës, i cili vjen në stilin fussion jazz funk.

Për të sjell gjithë këtë projekt, bateristi ka bashkëpunuar me muzicientë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me trumpistë nga Turqia dhe muzicientë të njohur vendor.

Muzicientët që kanë përthekuar krijimin e këtij albumi janë: Faton Macula në kitarë, Kejdi Burbullushi në kitarë, Baris Dogukan në trumpetë, Ervin Dhimo – bass kitarë, Jeton Dolaku – piano, Dukagjin Muhaxheri- saxophone, Edmond Gjinolli – bass dhe Gent Gorani – kitarë.

Albumi i cili ka dal më datë 3 qershor, tashmë mund ta gjeni në të gjitha platformat muzikore, si: Spotify, Deezer, Amazon etj.

Deri më tani, Ukça i ka realizuar dy promovime live të albumit, në Prizren dhe Ferizaj, ndërsa këtë të mërkurë do të ndodhë promovimi i radhës, në Gjakovë, për të vazhduar tutje edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Një album i tille duket se i ka munguar tregut të muzikës kosovare dhe Ukça është kujdesur në detaje që të sjell më të mirën.

Për më tepër ky është linku ku mund të shikoni tingujt e ndërthurur mrekullisht nga këta profesionistë. / KultPlus.com

Dua Lipa shkruan histori në Spotify me albumin e saj ‘Future Nostalgia’

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, përmes sukseseve në industrinë muzikore, ka ngritur emrin e saj në majat më të larta të botës, transmeton KultPlus.

Albumi i fundit “Future Nostalgia” ka ndikuar që emri i Duas të jetë i pranishëm në gazetat dhe lajmet botërore, por kjo nuk është e gjitha.

Dua Lipa së bashku me Ed Sheeran dhe Post Malone janë të vetmit artistë me 2 albume në Top 10 albumet më të transmetuara të të gjitha kohërave në Spotify.

Spotify është një platformë muzikore, e cila përmbanë statistika të ndryshme dhe të dhëna për artistët e njohur ndërkombëtar dhe jo vetëm

26 vjeçarja ka anuluar së fundmi dy konerte të fundvitit, kjo për shkak të problemeve që ajo ka pasur me laringun e saj. /KultPlus.com

Adele publikon albumin e ri ’30’, shpalos detaje nga jeta e saj

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Adele, ka publikuar albumin e saj të shumëpritur të quajtur “30”, shkruan KultPlus.

Adele hapi karrierën e saj muzikore, jetën personale dhe albumin e ri “30”, në një intervistë ekskluzive me Oprah Winfrey në fillim të kësaj jave.

Ajo rrëfeu se gjatë shkrimit të albumit po kalonte nëpër gjithçka në jetën e saj, e madje ishte pikërisht dhimbja që e inspiroi atë ta shkruante këtë album.

(Joe Pugliese/Harpo Productions/CBS)

Gjatë ditës së sotme, edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka mbështetur këngëtaren duke postuar në “InstaStoryn” e saj.

Adele gjatë intervistës së fundit, ndau detaje private të jetës së saj perosonale në album.

“Asgjë nuk ishte aq e frikshme sa ajo që kam kaluar gjatë dy/tre viteve të fundit pas dyerve të mbyllura. I gjithë albumi ka të bëjë me mua dhe jetën time”, tha ajo.

Adele dhe ish-burri i saj, Simon Konecki, kanë njoftuar këtë vit se janë ndarë pas tetë viteve bashkë. /KultPlus.com

Adele Says She Went to 'Hell and Back' While Recording '30' – Billboard

Genc Prelvukaj sjell këngën “Hajde ti kthejmë”, shpalos një histori dashurie (VIDEO)

“Gentvs II” është albumi që këngëtari Genc Prelvukaj po e shpalos kohëve të fundit, shkruan KultPlus.

Vetëm një javë pas publikimit të këngës “Ditë e natë”, Prelvukaj sot ka sjell këngën “Hajde ti kthejmë” duke i shpalosur kështu publikut një histori dashurie.

Me tekst dhe muzikë të Prelvukajt, kënga vjen e shoqëruar me video ku na shfaqen pamje të një çifti në kohë të mira.

Për të dëgjuar këtë projekt të radhës të këngëtarit, po ju sjellim videon më poshtë. Përveç në YouTube, këngën e gjeni edhe në çdo platformë tjetër online. / KultPlus.com

Këngëtarja shqiptare sjell projektin “Ninull”, album me këngët e djepit

Ninullat e fëmijëve duke përfshirë edhe këngët që gjyshja ia ka kënduar si fëmijë, artistja shqiptare nga Italia, Hersi Matmuja ka vendosur t’i sjellë në një album të quajtur “Ninull”.

Ajo për këtë ka treguar në një lidhje të drejtpërdrejtë.

“Ky projekt ështe mjaft i rëndësishëm, pasi ka qenë një rilindje e vogël muzikore dhe shpirtërore, sidomos ninulla e nënës time që unë këndoj në shqip, sepse më kujton fëmijërinë time. Ky projekt shoqëron të gjitha nënat që në muaj e shtatzënisë. Kjo CD është një ndër CD-të që do jenë pjesë e një projekti në vendin ku unë jetoj. Do të jetë një projekt me ninulla nga e gjithë bota, sepse sipas studimeve ninullat janë shumë të rëndësishme që kur fëmijët janë në barkun e nënës. Më pas kur fëmija të vij në jetë fëmija do të jetë në gjendje të njoh zërin e nënës teksa këndon”, tregon Hersi Matmuja.

“Djali i mikeshës saj italiane është rritur me ninullën e nënës Hersi, me ninullë shqiptare”, tregon Hersi në një intervistë në “Ftesë në 5” së bashku me bashkëpuntoren e saj italiane, instrumentisten Ilaria Fantin.

Këngëtarja shqiptare, jeton në Itali prej më shumë se 10 vitesh. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Konservatorin “Santa Cecilia” të Romës në vitin 2014 dhe ka një karrierë të suksesshme artistike. / KultPlus.com

Albumi i Orës vazhdon suksesshëm, i pari në Angli dhe i pesti në iTunes

Rita Ora ka shënuar rikthimin e saj në skenën muzikore nëpërmjet paralajmërimit të publikimit të 4 këngëve, shkruan KultPlus.

Përmbledhje e tyre një mini album (EP) të quajtur “Bang”, po rezulton me sukses.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Ora ka bërë të ditur se albumi i saj ka zënë vendin e parë për nga dëgjueshmëria në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendin e pestë në botë në iTunes.

Katërshja që i gëzoi artdashësit e Ritës përbëhet nga këngët “Mood”, “The One”, “Bang Bang” dhe “Big”. / KultPlus.com

Albumi i Elina Dunit vlerësohet me çmim në Festivalin prestigjioz muzikor

Këngëtarja shqiptare që ka shkelur skenat evropiane, Elina Duni, është vlerësuar për albumin e saj më të ri, shkruan KultPlus.

“Lost Ships” në ngjarjen muzikore Presto Music Awards 2020 është vlerësuar si “Jazz recordings of the year Winners 2020”.

Ky çmim padyshim që përbën një sukses, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e artistëve të shumtë nga vende të ndryshme.

Albumi më i ri i Dunit, “Lost Ships” iu dedikohet të gjithë emigrantëve. / KultPlus.com

“BTS” vazhdon të shënojë suksese me albumin e ri

Ka qenë një javë e rëndësishme për grupin “BTS” pasi bënë histori me t’u bërë bendi i parë i muzikës K-Pop që u shpërblye me çmim Grammy. Por sukseset e tyre nuk mbarojnë këtu.

“BTS” ka arritur që për herë të pestë të pozicionohet në vendin e parë të toplistës “Billboard 200”, transmeton Koha.

Të dielën më 29 nëntor, “Billboard: zyrtarisht e bëri të ditur lajmin se albumi i ri i bendit nga Korea Jugore, “BE”, ka debutuar në pozitën e parë në toplistës së 200 albumeve më të mira në Amerikë.

Tani ata janë shndërruar në bendin e parë që me dy albume të ndryshme, “Map of the Soul: 7” dhe “BE”, ka arritur të pozicionohet në maje të toplistës “Billboard 200”, në vitit 2020.

Tutje, “BE” është albumi i pestë i bendit i incizuar në studio që po e shënon këtë sukses, dhe deri më tani “BTS” është grupi i parë dhe i vetëm nga Korea Jugore që e kryeson toplistën e albumeve më të mira, me pesë incizime të ndryshme.

Dhe në mënyrë impresionuese, shtatë djelmoshave të bendit iu deshën vetëm dy vjet e gjashtë muaj, që ta arrijnë këtë sukses.

Bendi i fundit që e kryesoi toplistën “Billboard 200” me pesë albume radhazi në kohë kaq të shpejtë, ishte grupi legjendar “The Beatles” i cili arriti të pozicionohet në vendin e parë ndërmjet viteve 1966 dhe 1968.

“The Beatles” po ashtu ishin bendi i fundit që e ka arritur këtë sukses historik, në kohë rekord prej një viti e pesë muajsh. / KultPlus.com

23 vite nga publikimi i albumit të grupit muzikor Metallica

Ishte 18 nëntori i vitit 1997 kur rok grupi i njohur, Metallica i gëzuan dashamirët e muzikës së tyre, nëpërmjet publikimit të albumit ‘’Reload’’, shkruan KultPlus.

Ky album i përbërë prej 13 këngësh do të ishte vazhdimi i albumit të tyre paraprak, ‘’Load’’. Këto krijime të reja artistike do të priteshin tejet mirë nga publiku. ‘’Reload’’ debutoi në numrin një në billboard  e shumëta dhe arriti të shitej me 436,000 kopje që në javën e parë.

Rok grupi muzikor dha 3 muaj mund pa ndërprerë, në mënyrë që albumi të dilte edhe më mirë sesa që ishte planifikuar nga ta.  Ideja

Reload u regjistrua në ‘The Plant’, një studio me pllaka druri në Sausalito, California. Sesioni u prodhua nga Bob Rock, i cili gjithashtu prodhoi dy albumet e mëparshme të Metallica. Vepra artistike e albumit tregon një foto nga Andres Serrano.

Disa nga këngët të cilët e përbëjnë këtë album janë: ‘’Fuel’’, ‘’The memory remains’’, ‘’Devil’s dance’’, ‘’The Unforgiven II’’ dhe shumë të tjera që vazhdojnë edhe sot të dëgjohen tejet shumë. /KultPlus.com

Publikohet albumi i shumëpritur i Ava Max

Këngëtarja shqiptare e cila qëndron shpesh në krye të toplistave të muzikës botërore, ka publikuar së fundmi albumin e saj të shumëpritur “Heaven and Hell”, shkruan KultPlus.

Maxi, e cila kohë më parë u nominua në MTV Video Music Awards 2020, e bëri këtë të ditur përmes një tweeti për fansat e saj të cilët i ka falënderuar për përkrahjen dhe dashurinë e treguar.

“Pritja për #HeavenAndHell më në fund ka mbaruar! Avatarë, faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni dhënë në çdo hap të rrugës. Jam shumë krenar për këtë album dhe shpresoj që të ju bëjë të kuptoni sa të fortë jeni dhe të mos pushoni kurrë së qeni vetja juaj e vërtetë. Ju dua”, shkruan Max. /KultPlus.com

Gashi publikon albumin e ri, frymëzohet nga vitit ’80: Gjithmonë kam dashur të jetoja në atë kohë

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për të gjithë. Që nga vdekja e parakohshme e Juice WRLD, Kobe Bryant dhe Pop Smoke, ditët e këtij viti kanë qenë të mbushura me trishtim dhe dëshpërim. Madje ky vit shënon edhe fillimin e një pandemie që tashmë ka lënë shumë njerëz të vdekur. Prandaj, me të gjitha gjërat që janë duke ndodhur është më se e natyrshme që çdo kush dëshiron që të arratiset në një kohë dhe vit më të mirë. E premtja e kësaj jave, mundësoj një arratisje të tillë, pasi që Gashi bëri publik albumin e tij të ri të titulluar “1984”, shkruan DefPen, transmeton KultPlus.

Projekti i ri i Gashit është një tribut për një vit që ka frymëzuar procesin e krijimit të këtij albumi. Nga vizualet e deri tek muzika, ky projekt mund të konsiderohet edhe kapsulë kohore.

“Unë nuk isha gjallë gjatë asaj dekade, por lidhem aq shumë me gjithçka nga ajo epokë. Unë e dua gjithçka rreth kulturës së viteve ’80, nga muzika, filmat e deri tek moda. Gjithmonë kam dashur të jetoja në atë kohë”, tha ai për albumin e tij të ri.

“Prindërit e mi u martuan në 1984 dhe disa nga këngët më të mira të bëra ndonjëherë ishin nga vitet ’80. Unë thjesht kam dashur të bëj muzikë që ti bëjë njerëzit të ndjejnë mënyrën sesi ndjehem unë kur dëgjoj ndonjë gjë nga ajo epokë”, ka thënë Gashi. / KultPlus.com

Mentor Mripa sjellë në treg albumin e tij të parë

Mentor Mripa ka njëzet vjet që është bërë emër i dëgjuar dhe respektuar i radios, por edhe skenës e ekranit. Kohë pas kohe ai sjellë projekte të ndryshme, duke i qëndruar gjithmonë besnik stilit të tij, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe Mripa për gjithë adhuruesit e këngës së tij ka sjellë në treg albumin e tij të parë me këngë të vjetra qytetare.

Orkestrimin dhe incizimin e këtyre këngëve e ka bërë Hysni Klinaku.

Mripa është shprehur i lumtur që pas një kohë të gjatë ky album tashmë është në duart e publikut si dhe falënderon të gjithë ata që i ndihmuan në këtë rrugëtim.

“Te dashur Miq! Sot doli ne shitje, pas shume kohesh albumi im me kenge te vjetra qytetare. Orkestrimin dhe inqizimin e te gjitha ketyre kengeve e beri Hysni Klinaku, me te cilin e beme perzgjedhjen e ketyre kengeve. Per albumin tim nga zemra e falenderoj : familjen time, Hysni Klinakun , Agron Sylen , Hekuran Hoxhen , Driton Fazliun , Agron Rexhen , Avni Selmanin , Shtypshkronjen Iliria , dhe Produksionet Ardi dhe Arboni ( Afrim Sekiraqa dhe Florim Haliti ). Falenderimi me i madh i takon Zotit qe ma mundesoj daljen ne treg te ketij albumi , uroj qe te ju pelqej. Ju Falemnderit sinqerisht!”, ka shkruar Mripa në faqen e tij në Facebook. / KultPlus.com