Albumi ‘Romanca shqiptare’ i sopranos Vita Guhelli sjell vepra perlë të kompozitorëve brilant shqiptarë

Vjollca Duraku

Shtatë këngë shqipe të kompozitorëve shqiptarë, të padëgjuara deri më tani, janë sjellur mrekullisht të përmbledhura në albumin e parë “Romanca shqiptare” të sopranos Vita Guhelli, shkruan KultPlus.

Mbrëmë, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, është bërë promovimi i albumit të parë të sopranos Vita Guhelli, PhD. e Shkencave të Muzikës në Universitetin e Sofjes, që me shijen e saj të hollë zgjodhi kompozime perlë, të kompozitorëve të pasur artistikisht shqiptarë.

Kënga “Bylbyli”, e kompozitorit Limoz Dizdari, e cila e kishte përcjellë sopranon gjatë gjithë studimeve, e që përkonte komplet me stilin e sopranos, mbrëmë u prezantua edhe me videoklip, përderisa këngët tjera të përfshira në album ishin: Elegji- Gjon Kapedani, Fryn Veri- Endri Sina, Këngë-Vasil Tole, N’mes dashurive- Tonin Zadea, Këto këngë t’i këndo- Dhora Leka dhë Mbrëmje në bregdet- Limos Dizdari.

Në një atmosferë të ngrohtë, të krijuar nga dekorimet e festave të fundvitit, në ambientet e mediumit KultPlus, mbrëmja u hap nga një fjalim i Vesa Guhellit, për të cilën ky promovim paraqiste një vepër madhore pasi publikut po i viheshin në dispozicion “Romanca shqiptare”, vepra margaritarë, që me kohë ishin lënë në harresë, e që më pastaj ishin edhe vështirë të qasshme, pas kërkimit në platformat muzikore.

“Romancat Shqiptare e kanë ruajtur shpirtin e lirë të artistit me një kujdes të veçantë, duke e shpërfaqur përjetimin e brendshëm dhe realitetin e dhimbshëm shqiptarë, përmes shkrirjes së vargjeve në nota muzikore. E gjitha kjo në një periudhë të vështirë për artistët si ajo e Komunizmit.  Vargjet në “Romancat shqiptare”, autorëve të mëdhenj shqiptarë ia zbërthejnë lajt-motivin e veprës muzikore” tha më tej prezantuesja.

Më pas ngjarja u koncentrua në një bashkëbisedim mes drejtoreshës së mediumit KultPlus, Ardianë Pajaziti dhe sopranos Vita Guhelli, për t’i informuar më shumë publikun për përmbajtjen e këtij albumi, si një përmbajtje mjaft unike dhe e pa trajtuar deri më tani.

“Është kënaqësi shumë e madhe që në kohën të cilën po jetojmë, në kohën ku jemi duke pasur prurje jo të mira, të kemi një album të tillë. Kjo është një kënaqësi e dyfishtë sidomos për artistët me shije të hollë.  Vita me këngët e përfshira, sonte ka sjellur perla të zgjedhura shqipe”, tha fillimisht drejtoresha Pajaziti e cila si rrallë herë kishte përzgjedhur që të ishte në rolin e moderueses së ngjarjes.

Më tej sopranoja Guhelli, tha se një projekt i tillë që i kishte munguar tregut të muzikës serioze, dhe se dëshira e saj për të sjellë në duart e publikut një produkt të tillë kishte filluar vetëm pasi kishte hasur në to gjatë studimeve të doktoraturës në Universitetin e Sofjes, e që të cilat i kishin habitur edhe profesorët e universitetit.

“Në kohën që po jetojmë, duke pasur parasysh prurjet që po i dëgjomë, e shihim ndoshta ka qenë momenti i duhur për një album të tillë. Dëshira ka ardhur qysh para tre vitesh kur fillova studimet e doktoratës dhe hasa në një literaturë brilante në vepra fantastike shqipe që nuk janë publikuar asnjëherë. I takonin arkivës shqiptare mirëpo nuk ishin publikuar dhe mendova që t’i sjellë, dhe ky ishte momenti i duhur”, tha më tej Guhelli duke shtuar se këngët janë një përmbajtje që përpos publikut me kënaqësi do t’i dëgjojnë edhe studentët e muzikës, të cilët më pas kanë mundësi edhe t’i punojnë.

E pyetur për shkakun që solli deri te krijimi i këtij albumi me plotë vlerë, sopranoja Guhelli tha që ruajtja e shpirtit të lirë  artistik të kompozitorëve në fjalë, në një kohë izolimi siç ishte ajo e komunizmit ka qenë provokim, që ka lënë gjurmë në shpirtin e saj.

“Fryma stilistike që e sjellin kompozitorët si Gjon Kapedanit, Vasil Tolen, Endri Sinën kanë një frymë stilistike shumë moderne. Këta kompozitor kanë qenë shumë disident. Artistë disident. Pra, nuk e kanë përqafuar ideologjinë e realizmit socialist të asaj periudhe. Kanë shkruar vërtetë muzikë në rrethana aspak të favorshme dhe këto vepra i kanë fshehur sepse kanë qenë të ndaluara në periudhën e komunizmit të shkruash muzikë moderne nuk ka qenë as në plan-programin mësimor të studentëve të kompozimit, në muzikën e gjysmës së dytë të shekullit 20-të, ku çdo gjë inovative ka qenë e ndaluar. Ky ndoshta ka qenë provokimi më i madh që më ka ngacmuar thellë në shpirt”, tha gjithashtu Guhelli duke shprehur mirënjohje edhe për prindërit e saj të cilët vazhdimisht e kishin ushqyer me ndjenja atdhedashurie, që ishte një shkak tjetër po ashtu, që publiku të mund të mbante në duar albumin e saj.

Ndërsa në një fjalë për kompozitorët, veprat e të cilave i kishte studiuar me kënaqësi, sopranoja Guhelli i quante si njerëz të jashtëzakonshëm me bagazh të madh artistik, ku si bazë të krijimtarisë së tyre e cilësonte  letërsinë.

“Unë jam e fasionuar me vargjet të cilat i kanë përzgjedhur këta kompozitorë.Për shkak të hulumtimit shkencor më është dashur të kem kontakte të vazhdueshme me ta. Unë kam vërejtur një botë të papërshkrueshme artistike të tyre. Nëse flasim për Limoz Dizdarin, nuk ka poezi që ai njeri nuk e di. Ai është i lidhur shumë me letërsinë. Letërsia ndikon shumë në prurjet e tij kompozicionale. Po ashtu edhe Endri Sina. Do të thotë janë shumë të lidhur me poezinë.  Ndërsa Gjon Kapedani flet për njeriun e ngopur, “Mbinjeriun”, sepse njeriu është i pangopur për nga natyrë, ndërsa ai  flet për një “Mbinjeri” i cili është i ngopur, e i cili nuk i dëshiron gjërat matëriale në jetë, ndaj thotë: “Unë do të vdes mes njerëzve gjithmonë të ngijshëm, ndaj në drekët e mija shtoni vetëm kafe të idhëta”. Kjo ka qenë një ndër vargjet që më ka emocionu”, tha Guhelli më tej drejtuar publikut i cili po e shijonte pafund mbrëmjen.

Sopranoja më tej tregoi që studentët ishin targeti i synuar për këtë album, pasi sipas saj ata do të kishin mundësi që më pas t’i studionin, duke e përqafuar fillimisht muzikën e tyre, për të dal më pastaj edhe atë botërore.

“Komuniteti i parë i cili më ka rënë ndër mend kanë qenë studentët, vetë si studente kam pasur dëshirë me pas shumë vepra shqipe për t’i elaboruar,  për t’i pasur në youtube në platformat muzikore, që unë gjatë studimeve të mija  nuk mbërrija t’i gjeja. Studenti së pari ka nevojë që të dëgjojë veprën muzikore, për të pasur një qasje se si të fillojë të studiojë veprën”, shtoi ajo.

Për kontribut në projektin e finalizuar u përmendën edhe bashkëpunëtorët si dhe familjarët të cilët ishin mbështetja me e madhe gjatë gjithë rrugëtimit Vita Guhellit, e cila tha se nuk do të ndalej së sjelluri vepra me vlerë, duke e pasuruar edhe më shumë muzikën vendore dhe pastaj edhe atë botërore.

Krejt në fund, publikut iu prezantua edhe videoklipi i këngës “Bylbyli”, nga ku edhe ceremonia e promovimit shënoi mbyllje, duke u pasuar pastaj me biseda të lira mes miqsh të shoqëruara me gota vere/ KultPlus.com

‘One Thing at a Time’ i Morgan Wallen kryeson listën e albumeve në ShBA për të tetën javë me radhë

“One Thing at a Time” i Morgan Wallen është albumi numër një në Shtetet e Bashkuara për të tetën javë radhazi.

Në vendin e dytë në tabelën Billboard 200 të së shtunës është “D-Day” e Agust D, e ndjekur nga “Folklore: The Long Pond Studio Sessions” i Taylor Swift, në pozitën e katërt është “Midnights” po ashtu i Swift dhe “Never Broke Again’s Don’t Try This at Home” i YoungBoy  në pozitën e pestë.

Në të gjashtën është SZA me “SOS”, Wallen me “Dangerous: The Double Album” në të shtatën,  “Gettin’ Old” i Luke Combs në pozitën e tetë, “Heroes & Villains” i Metro Boomin në të nëntën dhe “Lover” e Taylor Swift në pozitën e dhjetë./klankosova/KultPlus.com

Dua Lipa jep informacione për albumin e saj të ri

Një nga njerëzit më të dëgjuar në “Spotify” vitin e kaluar, Dua Lipa, së shpejti pritet që të sjell muzikë të re, shkruan KultPlus.

Super-ylli botëror nga Kosova, Lipa, ka konfirmuar se është duke punuar në albumin e saj të ri.

E pyetur se kur do të sjell diçka të re në aspektin e albumeve, Lipa u përgjigj se “së shpejti, mendoj”.

Albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” ishte kulmi i karrierës nga ana e saj, derisa pritet që në këtë vit të publikojë edhe diçka të re.

Së fundmi, 28-vjeçarja është shpërblyer me çmim të ekselencës nga Eurosonic Noorderslag. /KultPlus.com

Albumi “La Femme” i Flaka Gorancit në Naxos, kompania më e madhe në botë e muzikës klasike

‘’La Femme’’, CD projekti për gratë kompozitore nga e gjithë bota i realizuar me mjeshtëri nga Flaka Goranci e cila është producente, kompozitore dhe këngëtare e këtij projekti të madh, nga sot e tutje, nis udhëtimin ndërkombëtar me Naxos Deutschland, ofruesi më i madh në botë i muzikës klasike, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja, përderisa është shprehur se përmes këtij projekti ka dashur të sjell në vëmendje jo vetëm muzikën e mrekullueshme të këtyre kompozitorëve, por edhe historitë e tyre, veprimet e tyre të guximshme dhe shembujt e tyre magjepsës.

“Kur fillova këtë projekt, hasa edhe kompozitore gra nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit. Dëgjimi i kësaj muzike më bëri të futem më thellë në këtë përkushtim. Ishte ky momenti kur kuptova se ishte ky grup kompozitorësh të mrekullueshëm që kishte nevojë për më shumë vëmendje. Ky grup i cili në rrethana shumë të vështira kishte arritur të mbetet krijues, i vërtetë dhe unik në këtë formë arti. Prandaj, në këtë projekt mund të dëgjohen të gjitha ngjyrat dhe tregimet e mundshme nga 21 kompozitorë nga e gjithë bota”, shprehet Goranci në lidhje me projektin të cilin e ka shumë për zemër.

La Femme, sjell një CD Album me 21 kompozitore femra nga Lindja e Mesme, Evropa, Ballkani dhe Afrika e Jugut ndër të tjera. Një udhëtim ku mund të ëndërroni, luteni, qani, reflektoni, brohoritni, kërceni dhe dashuroni.

La Femme – Një projekt për kreativitetin, përkushtimin dhe dashurinë.

Pavarësisht se përshkruan 21 veprat e mrekullueshme muzikore dhe tregimet frymëzuese të 21 kompozitorëve, ”La Femme”, është një projekt që ndërton ura midis kulturave të ndryshme, thyen kufijtë politikë dhe bashkon veprat reflektuese që flasin për paqen, përkushtimin, pasionin dhe Dashuria. Një grup prej 21 grash kompozitore nga Lindja e Mesme, Evropa Perëndimore dhe Lindore, Ballkani, Afrika e Jugut, Kanadaja, SHBA-ja dhe Amerika Latine janë bashkuar në këtë projekt për të treguar vlera të barabarta përmes prejardhjeve të tyre të ndryshme. Gjatë pjesës më të madhe të historisë, gjuha e grave është treguar përmes burrave, por La Femme e kthen këtë rrëfim përmbys. Të gjithë këta kompozitorë ndajnë një vullnet të paepur për të qenë artistikë, shpesh në kundërshtim me shoqëritë në të cilat ata gjendeshin. Që nga vargjet e para mesjetare nga Kassia, nëpërmjet viktimave të famshme të Sicilisë dhe holokaustit të virtuozes së verbër Maria von Paradis, si Wiegala prekëse e Weber dhe deklarata të fuqishme moderne nga njerëz si Niloufar Nourbakhsh, i gjithë projekti i kushtohet të gjitha grave krijuese në muzikë. Në këtë udhëtim, njeriu mund të ëndërrojë, të mendojë, të lutet, të qajë, të brohoras, të kërcejë dhe të qesh.

”La Femme” – Një urë midis kulturave të ndryshme dhe thyerjes së kufijve!

Këto vepra të mrekullueshme janë interpretuar nga ”Orkestra Botërore e Dhomës”, një grup muzikantësh shumë të talentuar dhe profesionistë, të gjithë që jetojnë në Vjenë dhe të gjithë vijnë nga vende të ndryshme. Prandaj, Orkestra mban edhe emrin “Orkestra Botërore e Dhomës”.

Ajo që e bën edhe më të larmishme këtë CD, është ideja që nuk ka vetëm 21 këngë por ka edhe solo piano, violinë, violonçel apo ansamble më të vogla. Unë jam producentja dhe këngëtarja e projektit. Në CD janë dy këngëtarë të ftuar të cilët duhet të mbeten surprizë derisa ta keni CD-në në duar. Mund të them vetëm se ky rrugëtim është bërë shumë i vlefshëm për mua. Veprat dhe gjithashtu historitë pas tyre e bëjnë këtë projekt shumë kuptimplotë. / KultPlus.com

Beyonce publikon albumin “Renaissance”

Albumi i shumëpritur i yllit botëror, Beyonce është publikuar.

Fillimisht ajo zbuloi këngën kryesore nga albumi i saj i shtatë i shumëpritur, “Break My Soul” që është incizuar në studio, “Renaissance”, e cila pasoi me listën e 16 këngëve që e përbëjnë këtë album.

Projekti i parë në listë shihet të jetë kënga “I’m That Girl” dhe më pas pasohet me “Cozy”, “Alien Superstar”, “Cuff It dhe Energy”.

“Break My Soul” është kënga e radhës, për të vazhduar tutje me “Church Girl”, “Plastic Off The Sofa”, “Virgo’s Groove”, “Move”, “Heated”, “Thique” dhe “All Up In Your Mind”.

Kënga e 14-të e albumit quhet “America Has A Problem” për të vazhduar me “Pure/Honey” dhe për ta mbyllur me “Summer Renaissance”.

Albumi i ri tashmë është në dispozicionin e publikut përmes të gjitha platformave muzikore, si Spotify, YouTube dhe të tjerë. / KultPlus.com

Beyonce publikon listën e gjatë të këngëve që do të jenë pjesë e albumit “Renaissance” 

Ka disa jave që kur Beyonce njoftoi se do të lansoj në muajin korrik albumin e ri.

Fillimisht ajo zbuloi këngën kryesore nga albumi i saj i shtatë i shumëpritur.

 “Break My Soul” që është pjesë e albumit të saj të shtatë të incizuar në studio, “Renaissance” u pëlqye mjaft shumë nga publiku i cili po pret me padurim përbërjen tjetër të albumit.

Jemi pak më shumë se një javë larg publikimit të albumit dhe Beyonce ka vendosur që të zbuloi listën e këngëve që e përbëjnë këtë album të shumëpritur e që janë plot 16 këngë.

Albumi i plotë do të publikohet të premten e ardhshme, më 29 korrik.

Projekti i parë në listë shihet të jetë kënga “I’m That Girl” dhe më pas pasohet me “Cozy”, “Alien Superstar”, “Cuff It dhe Energy”.

“Break My Soul” është kënga e radhës, për të vazhduar tutje me “Church Girl”, “Plastic Off The Sofa”, “Virgo’s Groove”, “Move”, “Heated”, “Thique” dhe “All Up In Your Mind”.

Kënga e 14-të e albumit quhet “America Has A Problem” për të vazhduar me “Pure/Honey” dhe për ta mbyllur me “Summer Renaissance”.

“Me gjithë izolimin dhe padrejtësinë gjatë vitit të kaluar, mendoj se të gjithë jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të duam dhe të qeshim sërish”, tha ajo vitin e kaluar për sa i përket albumit. / KultPlus.com

Pesë vjet nga albumi i parë, Lipa falënderon të gjithë që udhëtuan bashkë me të

Janë bërë 5 vjet që kur Dua Lipa ka publikuar albumin e saj të parë, për të shpërthyer më pas në karrierën e saj tanimë të bujshme, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur më 2 qershor se janë bërë 5 vite nga publikimi i albumit të saj të parë, i cili mban emrin “Dua Lipa”.

“Sot 5 vite më parë kam publikuar albumin tim debutues”, shkroi ajo, duke nënvizuar një seri fotosh të vjetra nga ajo periudhë.

Ajo u shpreh shumë krenare për çdo hap që ka bërë deri tani.

“Jam shumë krenare për çdo hap, çdo dhomë, klub dhe vend, çdo artist, kantautor dhe producent me të cilin kam pasur fatin të shkruaj dhe të bashkëpunoj dhe kjo më ka çuar këtu ku jam sot. Falënderoj çdo ditë yjet e mi me fat dhe ju falënderoj të gjithëve që ishit në këtë udhëtim të çmendur me mua”, shkroi ajo, duke përfshirë disa fotografi në një postim në “Instagram”. /KultPlus.com

E inkurajuar nga një mësuese në Kosovë, Dua Lipa arriti majat e suksesit

Me zërin e saj unik, Dua Lipa, ka arritur që të bëjë njerëzit nga e gjithë bota të bien në dashuri me të dhe së fundmi ajo është paraqitur edhe si ylli i kopertinës dixhitale të revistës “Wall Street Journal”, e këta të fundit zhvilluan edhe një intervistë me yllin e muzikës pop, shkruan KultPlus.

Në intervistën e saj të fundit në Wall Street Journal, Lipa ndanë rrëfime nga jeta e saj personale dhe si arriti të bëhej një “brend” në industrinë e muzikës

Babai i Duas, Dukagjin Lipa, ishte këngëtar i një grupi rock në Kosovë. Por ndërsa tensionet u rritën në Ballkan gjatë viteve ’90, ai dhe nëna e Duas, Anesa, u transferuan në Londër, ku ajo lindi. 

Duke u rritur, ajo kultivoi muzikën e artistëve të preferuar të babait të saj – Radiohead, Paul Weller, The Doors, Sting – ndërsa ishte e fiksuar pas muzikës pop që dëgjonte në radio. 

Ajo ndoqi shkollën e teatrit Sylvia Young deri në moshën 11-vjeçare, kur ajo dhe familja e saj u kthyen në Kosovë. Në atë kohë lufta kishte mbaruar dhe vendi vazhdoi të shpallte pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. 

E inkurajuar nga një mësuese në Kosovë, e cila e kërkoi të performonte hitet e Alicia Keys dhe Toni Braxton në shkollë, Lipa filloi ta merrte më seriozisht ëndrrën e saj në këndin e lojërave për të kënduar dhe i bindi prindërit e saj që ta linin të kthehej në Londër kur ajo ishte 15 vjeç. Duke jetuar me miqtë, ajo ia doli të kalonte shkollën e mesme, por dështoi në vitin e parë të A Levels pasi ndjekja e festave me miqtë e saj kishin përparësi përpara shkollës.

E turpëruar për t’u thënë miqve të saj, Lipa tha se gjeti një program intensiv studimi njëvjeçar, u drejtua në As dhe u pranua në katër universitete. Në vend që të qëndronte në shkollë, ajo filloi të punonte në një restorant në Londër, ndërsa regjistronte këngë të ndryshme dhe i postonte në rrjetet sociale. Ndërsa përpiqej të gjente rrugën e saj në biznesin e muzikës, ajo mori punë shtesë në modelim, duke përfshirë një paraqitje në një reklamë për The X Factor. Pasi kjo tërhoqi vëmendjen e dikujt në ekipin e Mawson (që punonte me kantautoren amerikane Lana Del Rey), ajo la punën e saj në restorant. “Ajo sigurisht që nuk ishte formuar plotësisht si artiste”, thotë Mawson.

“Ajo kishte një zë shumë të mirë, por këngët nuk ishin aty. Por ajo e përmendi Madonën si një person për t’u imituar, dhe mendova se ky ishte lloji i ambicies sime.”U desh pak kohë për të goditur hapin e saj; këngët e saj të para dolën mirë në Evropë, por asgjë nuk klikoi me të vërtetë derisa shpërtheu me këngën e saj të titulluar “New Rules” sfiduese në verën e 2017.

Videoja e këngës arriti një miliard shikime në YouTube dhe albumi i Dua Lipa përfundimisht kaloi pesë milionë shitje në mbarë botën .

Lipa ka ruajtur një lidhje të fortë me trashëgiminë e saj kosovare, duke organizuar një festival (ku ka paraqitur artistë të tillë si Miley Cyrus dhe Calvin Harris) për të mbledhur para për bamirësi lokale. Përpjekja u njoh me një çelës për kryeqytetin e Prishtinës.

Përpos gjithave, 26 vjeçarja ka arritur që të përfshihet edhe në botën e modelizimit, e për këtë gjë rrëfehet edhe pronarja e kompanisë së njohur, Donatella Versace, e cila e sheh stilin e Lipës që nuk mundohet shumë, por është gjithnjë e lezetshme.

“Ecja në një pasarelë nuk është aq e thjeshtë sa duket nëse nuk jeni mësuar me të dhe nëse të gjithë pas jush kanë ecur me qindra prej tyre”, thotë ajo. “[Dua] më dha një vështrim tjetër në etikën e saj të punës. Mënyra se si ajo e zotëroi atë moment është vetëm një shembull tjetër i talentit të saj dhe, në fakt, mund të themi me siguri se ajo e vrau atë me atë syrin para fotografëve.”

Lipa aktualisht është thellë në realizimin e albumit të saj të radhës. “Kam bërë një pjesë të madhe të shkrimit: Ka filluar të marrë formë; Unë kam shumë të regjistruara”, thotë ajo.

“Ka një vizion. Ajo ka një emër, mendoj – tani për tani. Ka qenë thjesht argëtuese duke eksperimentuar. Unë gjithmonë do të bëj muzikë pop, por ajo ka tingullin e vet unik, i cili është emocionues dhe diçka që ndihet si një lëvizje nga Nostalgjia e së Ardhmes. Albumi i ri është ende në formën e foshnjës, kështu që ne do të shohim se si përparon”, thotë ajo në fund.

Dua Lipa është shndërruar nga një fëmijë i “zakonshëm” në një yll të vërtet, duke përmendur gjithmonë faktin se puna me përkushtim ju sjellë detyrimisht suksesin. /KultPlus.com

Elhaida Dani publikon albumin e ri ‘Zanin’ (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani ka publikuar albumin e saj më të ri muzikor, përcjell KultPlus.

Albumi mban titullin ”Zanin” dhe përfshin gjithsej pesë këngë. Ndërkaq secila këngë është publikuar edhe me videoklip. Këngët e albumit “Zanin” përfshijnë: “Jam Betu”, “Amore”, “Kënga Jonë”, “Hajmali” dhe kënga me të njëjtin titull si albumi.

Për këtë album kanë punuar tre kompozitorët e njohur shqiptarë: Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi.

Këngëtarja shqiptare e cila njihet si fituese e “The Voice of Italy” në vitin 2013 dhe reprezentuese e Shqipërisë në “Eurovision” në vitin 2015, e ka ndarë me gëzim në rrjetet sociale me fansat albumin e saj të ri.

Ajo shkroi “E gëzofshi” në mbishkrimin e një prej videove, që shfaqte pjesë nga kënga e parë e albumit, me titull “Zanin”. / KultPlus.com

Albumi i ri i Ed Sheeran, vizioni i tij për jetën

Ed Sheeran ka njoftuar hollësitë e albumit të tij të ri “=” (Equals), që do të publikohet më 29 tetor nga Asylum Records.

Së bashku me njoftimin, Ed Sheeran publikoi gjithashtu një këngë të re, “Visiting Hours”, e përfshirë në album së bashku me një performancë video.

“=”, albumi i katërt në serinë e titulluar me simbole matematikore, është vepra më e plotë e Edit, një artist në evolucion të vazhdueshëm, i cili nuk pushon së kërkuari mënyra të reja.

Është një koleksion këngësh që janë kompozuar në harkun kohor të katër viteve, pas publikimit të albumit fitues i shumë çmimeve “ö” (Divide), ku Sheeran thekson përvojat e fituara dhe njerëzit që takoi gjatë eksplorimit të dritëhijeve të ndryshme të dashurisë (“The Joker And The Queen”, “First Times”, ‘”2step”), të humbjes (“Visiting Hours”), të elasticitetit (“Can’t Stop The Rain”) dhe të atësisë (“Sandman”,”Leave Your Life”), ndërsa analizon karrierën dhe realitetin e tij (“Tides”).

Nga pikëpamja muzikore “=” përfshin të gjithë botën e tij: nga këngët klasike me kitarë me balada të përjetshme, deri në momentet më euforike dhe me një prodhim më të ndërlikuar, siç është kënga e parë që lëshoi ​​këtë verë, “Bad Habits”.

Vizioni personal i Sheeran për jetën shprehet i gjithi në “=”.

“=” (Equals) është një album shumë personal dhe do të thotë shumë për mua. Jeta ime ka ndryshuar shumë vitet e fundit, u martova, u bëra baba, humba miq dhe në album unë reflektoj për të gjitha këto. Unë e shoh atë si një album pjekurie dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju”, komentoi Sheeran.

I shkruar dhe regjistruar në Suffolk, Londër, Suedi dhe Los Angeles, albumi u prodhua nga FRED (No. 6 Collaborations Project), Johnny McDaid (Divide) dhe vetë Sheeran, me kontribute shtesë nga Steve Mac, Joe Rubel, Amy Wadge , Foy Vance, Elvira Anderfjard, David Hodges, Andrew Watt, Lou Bell, Natalie Hemby dhe Ben Kweller.

Kopertina e albumit është një ansambël i gjallë fluturash që simbolizojnë një “jetë të re”, lajtmotivi i albumit, i pikturuar në një vizatim abstrakt i bërë nga Ed Sheeran. / KultPlus.com

Dafina Zeqiri prezanton kopertinën zyrtare të albumit të ri ‘Dafinë Moj’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri tash e një vit ka filluar me përgatitjet e albumit të saj më të ri, i cili mban titullin ”Dafinë Moj”, përcjell KultPlus.

Sot, Zeqiri ka ndarë për ndjekësit e saj fotografinë e kopertinës së këtij albumit, ku shihet e rrethuar me një tufë delesh duke mbajtur edhe një qingj në duar.

“Dedikuar një zonje të veçantë Melihate Zeqiri” – është e shkruar në kopertinën e albumit referuar nënës së saj.

“Zonja dhe Zotërinj. Kopertina zyrtare e albumit tim të ardhshëm”, ka shkruar Zeqiri në postimin e bërë. / KultPlus.com

Albumi i Olivia Rodrigos kryeson listën e ‘Billboard 200’

Olivia Rodrigo i është rikthyer pozitës së parë në listën muzikore “Billboard 200” për të tretën herë, qëkur albumi i saj debutues ishte publikuar në maj.

Albumi i këngëtares 18-vjeçare ka zënë përsëri vendin e parë gjatë fundjavës më 8 korrik, sipas një artikulli të dielën nga “Billboard”.

Albumi “Sour” kishte debutuar në vendin e parë në listë më 5 qershor dhe më pas kishte zënë përsëri vendin e parë në listën muzikore “Billboard 200” më 3 korrik. Olivia ka qenë në treshen e më të mirëve gjatë shtatë javëve në tabelë. Listat muzikore “Billboard 200” listojnë albumet më të famshme të javës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bazuar në dëgjueshmërinë e tyre, transmeton KultPlus.

Artistja Doja Cat ka zënë vendin e dytë me albumin “Planet Her” në javën e dytë në listë. G Herbo ka hyrë duke zënë vendin e pestë në listë me albumin e tij të katërt.

Këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare, 25-vjeçarja Dua Lipa, është ende pjesë e listës me albumin e vitit 2020, “Future Nostalgia”, duke zënë vendin e tetë.

Olivia ka njoftuar javën e kaluar nëpërmjet mediave sociale se koncerti i quajtur “Sour Prom Concert” do të publikohet të martën në YouTube.

Në të do të paraqitet Olivia duke i kënduar këngët nga albumi “Sour” dhe që e ka quajtur “përvojë alternative e mbrëmjes së maturës”.

Do të jetë edhe një koncert para koncertit të mbrëmjes së maturës, të cilin do ta udhëheqë Olivia. Olivia ka luajtur rolin e Nini Salazar-Robertsit në seritë “High School Musical: The Musical: The Series”.

Albumi i saj i parë “Sour” ka marrë shumë fjalë të mira nga e tërë bota dhe ka thyer rekord në aplikacionin muzikor “Spotify” për javën më të madhe të hapjes nga një album i një artisteje. / KultPlus.com

J. Cole lanson dokumentarin pak para albumit të ri

Reperi dhe producenti i njohur, J. Cole, do ta lansojë një dokumentar të ri të titulluar, “Applying Pressure: The Off-Season Documentary”. Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti përmes rrjeteve sociale.

J. Cole po ashtu pritet ta publikojë albumin e ri muzikor, “The Off-Season”, të premten më 14 maj. Ky incizim i shumëpritur nga fansat, vjen pas albumit të vitit 2018, “KOD”.

Cole e bëri të ditur lajmin e lansimit të shpejtë të dokumentarit përmes rrjeteve sociale.

“Applying Pressure: The Off-Season Documentary, lansohet të hënën më 10 maj”, ka shkruar reperi në postimin e tij.

Dhe siç nënkupton titulli i tij, ky projekt do të sjellë pamje nga prapaskenat e realizimit të albumit të ri të reperit.

Javën e kaluar, J. Cole e lansoi këngën e re të titulluar “Interlude”. Në kohën e publikimit të këtij projekti, reperi u tha fansave se fillimisht kishte planifikuar ta ndajë me ta komplet albumin në të njëjtën kohë.

Por siç duket reperi, emri i vërtetë i së cili është Jermaine Lamarr Cole, ka ndërruar mendje dhe ka vendosur ta shënojë këtë incizim të ri, me lansimin e një kënge dhe një dokumentari. /koha/ KultPlus.com

Bebe Rexha publikon albumin e ri dhe këngën me videoklip ‘Break My Heart Myself’ (VIDEO)

Bebe Rexha më në fund ka publikuar të gjitha këngët e albumit të saj të katërt me radhë, ”Better Mistakes”, shkruan KultPlus.

Albumi përfshin gjithsej 13-të këngë, disa prej të cilave tashmë janë publikuar në versionin Audio e disa prej tyre edhe me videoklipe.

Nga këngët e reja, është publikuar me videoklip kënga “Break My Heart Myself” në bashkëpunim me bateristin e grupit rok “Blink 182”, Travis Barker.

Vetëm pak orë pas publikimit, Rexha ka pranuar mjaft kritika pozitive nga adhuruesit të saj. / KultPlus.com

Elvana Gjata publikon albumin, i këndon dashurisë, dhimbjes e mallit (VIDEO)

Pas pothuajse tre viteve, Elvana Gjata u rikthye me një mini-album, me gjithsej gjashtë këngë, shkruan KultPlus.

Elvana Gjata edhe për këto këngë ka bashkëpunuar me tekstshkruesin dhe këngëtarin e njohur Pirro Çakon dhe tash vetëm pak minuta pas publikimit të këngëve, komentet dhe pëlqimet e adhuruesëve të këngëtares nuk kanë të ndalur.

“A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”, janë këngët e përfshira në këtë album. / KultPlus.com

Bebe Rexha paralajmëron albumin e ri muzikor

Këngëtarja shqiptare e cila tashmë po gëzon famë botërore, ka paralajmëruar prej kohësh që është duke punuar në albumin e saj më të ri. Në një intervistë të dhënë sëfundi, ajo ka bërë të ditur se së shpëjti do të lansojë albumin e saj, përcjell KultPlus.

Ndër të tjera, Bebe Rexha po ashtu ka theksuar se albumi i ardhshëm do të jetë reflektim i këngëve të saj ”Jealous” dhe ”Sacrifice”.

“Muzika e albumit të ri do të jetë e ngjashme me këngët që keni dëgjuar deri më tani. Ndihem më e lumtur në karantinë, në kuptimin që kam pasur mundësi të ngadalësohem dhe të reflektoj për gjërat që janë të mira dhe të shëndetshme për mua”, ka deklaruar Bebe Rexha. / KultPlus.com

Rita Ora do të sjellë versionin akustik të albumit ‘BANG’

Rita Ora ka bërë të ditur se këtë të premte do të sjellë versionin akustik të mini-albumit të saj “BANG”.

Albumi përmban vetëm katër këngë, njërën prej të cilave e ka sjellë me videoklip pak ditë para 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në këtë videoklip Rita paraqitet me veshje tradicionale kombëtare.

Albumi i këngëtares 30 vjeçare përmban bashkëpunime me artistë të famshëm botëror si David Guetta, Imanbek, Guna e Khea. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/RitaOra/posts/10158071229923601

‘Zani Band’, grupi që interpreton me një ekzaltim të pazakontë

Shkruan: Stefania Melburne

Një mbresë personale duke dëgjuar këngët e albumit me titull ‘Muret’ nga grupi ‘Zani Band’

… gjërat e ” egra ” ndodhin në qetësi.
Nuk e di se, si mu rrotullua në mendje kjo fjali duke dëgjuar albumin më të ri që mban titullin ” MURET ” nga grupi tashmë i njohur, ZANIBAND.

Impresioni i parë është tepër ngazëllyes për stilin rock të kësaj bande që interpreton me një ekzaltim të pazakontë.

Zëri i vokalistit të rrëmben në krahët e tij … të shtyn të gjesh atë që kërkon me pathos për të plotësuar imazhe… për të mikluar ” egërsinë ” e interpretimit të tij duke prekur hijen e qënies tënde në vetmi… shumëherë në një vetmi të zgjedhur sidoqë është emocioni i saj…

MURET!

Në imagjinatën time, muret marrin forma të ndryshme aq më tepër kur u jap forma njerëzish dhe i vesh ato sipas stinëve… ku çdo stinë ka ngjyrat e saj si në tekstet dhe muzikën e këtij albumi ku veçojnë kompozimet e ZaniBand …

Muret për mua janë si sytë që i lë të shohin ku të duan si në brendësi të një tempulli ku janë mbledhur së bashku dhimbja… dëshira… ëndrrat e premtimet… shpresat… zhgënjimet e tradhtitë… lumturia e vdekja…

Sa shumë mund të thuash… aq sa fjalët në një moment pa e kuptuar të prekin me heshtjen e tyre… herë si dallgë të forta e herë si valë të ëmbla… kaq të ëmbla sikur nga qielli në vend të shiut… bien flutura prej sheqeri në ngjyrë të florinjtë… kaq të forta sikur nga qielli bien flokë zjarri për të, të përmendur… për të, të zgjuar nga gjumi…

Eci… ndalem… nxitoj… sipas ritmit të këngës e zërit karakteristik të Bashkimit ku më merr për dore për të më degdisur ” PËRTEJ VETES ” … diku, ku kam nevojë të rri me veten për të qetësuar shpirtin… aty ku heshtja me zemrën kërkon të zgjidhë ekuacionin e ndjenjës.

Ndërsa përpiqem të bind një qeshje mbi buzë dhe të ndal kohën… ta ndal pikërisht në çastin kur gjithçka ishte e bukur… si vetë dashuria që më pëshpërit “KE IKUR LARG ” dhe një ” ËNDËRR ” e shkëpute për ta lënë peng të dëshirës.

Sa ndryshon njeriu në raport me ëndrrat e pyes veten gjithnjë kur zhytem në kujtime?!!

Ëndrrat… si pamjet e një qyteti të ndërtuar me psherëtima e pasthirma… brishtësia e tij muzg më muzg më bën të lexoj letrën tënde të fundit ku ndër të tjera më thua;” THIRRE MËNDJEN ” sepse nesër do të jetë vonë për ne të dy.

Ndiej zemrën që më troket fort… dhe të përgjigjet se ke një vend në thellësi të saj me gjithë melankolitë të cilat nuk i janë ndarë kurrë nga jeta.

Ulem tek stoli në parkun tim të preferuar për të bërë një monolog” NË HESHTJE ” me këtë mbretëri të hekurt që trazon ajrin përreth meje duke rìmuar kërkëlima puthjesh mbi gushën time… ku befas dhe heshtja mblesërohet me të nesërmen e paditur.

Ahh muret, muret… më vjen të këlthas para fytyrës së tyre.
Ti, kurrë nuk do të mundësh të mposhtësh ato… por tashmë as unë…ndoshta kam humbur mes hapësirës së tyre…mes epshit diellor që depërton ” NË DRITARE “dhe më nxit të fantazoj… atë pra vallëzimin në një shtrat me lule maji në breg të një liqeni nën melodinë e orkestrës s’qiellit me yjet që derdhen si verë e kuqe mbi trupat tanë… e, unë dua të shpik për ty parfumin prej zërit tënd që nxjerr tinguj të shenjtë… e, unë dua të ecësh në një labirinth prej gjakut tim si në një fushë beteje mbi kraharorë heronjsh.

Dua të ndalem pak më tepër tek teksti i këngës ” TI JETON “e cila prek dhe vdekjet e jetës sime.

Thonë që vdekja e mikut më të mirë është e njëjtë me atë të Nënës e Ati’t… unë, them ndoshta është edhe më keq. Humb një pjesë të vetvetes… humb dritën në fshehtësi të trurit ku mban gjërat më të vyera… ku mban peshën e një dashurie të rritur në çdo etape të jetës… për çdo qëllim e ideal të përbashkët.

Shoku bëhet heroi yt… trimëria e guximi… liria… frymëzimi e motivi… bëhet tekst e melodi… muzë e fortë që të kap dorën e të rìngré për të rijetuar edhe për atë. Shoku bëhet fati i së ardhmes sepse të duash jetën do veten në të mirë e në të keq.

Në këtë këngë i dashur Bekim të lexoj edhe ty përmes gërmave… ndiej si e ke përjetuar këtë ikje. Ndiej zemrën e një Artisti që netët e errëta kërkon ngushëllim tek kujtimet e pavdekshme.

Teksti i thjeshtë por me një ndjenjë të madhe shpirtërore më përcjell mesazhin e nuancave të dashurisë njerëzore… se nëse nuk të shfaqen në një natë me stuhi… nuk mund t’i shohësh kurrë ditën me diell.

E di, nuk jam një heroinë por një grua e thjeshtë që ende pret ” DITË e NATË ” sinjalet e tua të frymëmarrjes …

Mbrëmja po bie mbi qytetin ku jetoj… dielli u fsheh edhe njëherë PËRTEJ VETES për t’i lënë radhën hënës, të derdhë dritën e saj mbi misterin e jetës…

I dashur Artist,
për të mbyllur përshtypjen time për albumin tuaj dua të, të shpreh kënaqësinë që më dhuruat me çdo varg të këngëve… me çdo kompozim
të vogël, të madh,
të argjend’të , të larë me lirinë e shpirtit,
vargje si një tufë e larmë sysh
që të ndjekin gjithë kohës
të dukshme e të padukshme
në lojë provokuese
interesante e lundruese
të dhimbshme në hollësi
shpesh të paçmueshme
që bien thellë në përqafim
të kthjellta për fytyra egërshake.

Vargje
të veshura në pritje të natës
të agut që udhëton me dritën e parajsës
të zhveshur nën një tango të çlirshme
mbi shkëlqime të pasqyruar hijesh të buta.

Vargjet e këngëve
të duash muzikën
të urresh rastësitë
të admirosh muzikantin.

Bashkangjitur gjeni kanalin zyrtar të grupit në Youtube. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/channel/UCJBmFTV1aRwF30kZ64BF5SQ

Ermal Meta po vjen me album të ri, publikon datën

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë albumin e tij më të ri, shkruan KultPlus.

Meta ka paralajmëruar adhuruesit e tij përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku është shprehur tejet i ngazëllyer me publikimin e albumit të tij.

‘Përshëndetje miq, albumi im i ri ‘TRIB Ù URBANA’ do të lansohet më 12 Mars. Jam shumë i entuziasmuar dhe mezi po pres ta dëgjoni.

Në këto kohë të vështira, ajo që më dha guximin të vazhdoj të ëndërroj është vetëdija se forca qëndron së bashku. Nuk është lumturi nëse nuk e ndan, nuk është qesharake nëse nuk qesh me dikë. Unë do të pres për ju në # 12 Mars dhe e di se unë jam i ngazëllyer për të filluar këtë udhëtim’, ka shkruar Meta. / KultPlus.com

Albumi i ardhshëm i Zara Larsson-it i inspiruar nga muzika e grupit ‘ABBA’

Këngëtarja e njohur suedeze me famë botërore, Zara Larsson, ka bërë të ditur se muzika e albumit të saj të ardhshëm me titull, “Poster Girl”, është inspiruar nga grupi legjendarë i muzikës pop “ABBA”.

Ylli i hitit “WOW” pritet ta lansojë albumin e tretë të incizuar në studio, më 5 mars të këtij viti, dhe në një intervistë të fundit këngëtarja ka zbuluar se me muzikën e re, i ka përqafuar rrënjët e saj suedeze dhe ka gjetur inspirim nga artistët, muzikën e së cilëve e ka dëgjuar si fëmijë.

“Unë jam inspiruar nga legjendat e popit në Suedi, si ‘ABBA’, Roxette dhe Robyn. Jam vërtetë krenare me trashëgiminë time të muzikës pop. Një gjë të cilën e kam kuptuar është se, për mua, muzika pop ka qenë gjithmonë një formë e arratisjes. Tani i kemi rrjetet e ndryshme sociale si Tik Tok dhe Instagram, të cilat ju tërheqin dhe ju largojnë nga realiteti, por kur unë isha fëmijë, muzika pop ishte forma e vetme për mua që të arratisesha nga jeta e përditshme. Mbaj mend se e shikoja veten në pasqyrë dhe shtiresha sikur isha dikush tjetër. Mendoj se kjo ka ndikuar në dëshirën time për t’u marrë me muzikë dhe për t’i argëtuar njerëzit”, transmeton KultPlus.

Larsson ndër të tjera ka treguar se tema kryesore e këtij albumi, i cili vjen pas atij të vitit 2017, “So Good”, është dashuria. Këngëtarja 23-vjeçare e pranoi se në realizimin e këtij incizimi, ka pasur shumë më shumë ndikim dhe kontroll.

Ylli i hitit “Ain’t My Fault” është në lidhje dashurie me modelin, Lamin Holmén, dhe me shumë entuziazëm tregoi se po ndihet më e lumtur dhe e dashuruar se kurrë, dhe pikërisht kjo ndjenjë e ka ndihmuar ta përballojë pandeminë e koronavirusit.

“Do të tingëllojë paksa klishe por jam shumë e dashuruar dhe e lumtur. Dhe kjo më ka ndihmuar ta tejkalojë gjithë këtë situatë. Asnjëherë më parë nuk kam ndjerë dashuri të këtillë. Nuk di si ta shpjegoj këtë pa tingëlluar qesharake, por thjeshtë jam shumë e dashuruar. Askush nuk mund të jetë i fuqishëm duke qenë vetëm, veçanërisht gjatë situatave të këtilla, prandaj mendoj se të qenit në një lidhje të lumtur më ka ndihmuar shumë”, ka përfunduar Larsson.

Zara Larsson debutoi në tregun ndërkombëtarë në vitin 2013, duke u shndërruar menjëherë në një artiste shumë të dashur nga publiku dhe shumë të kërkuar për bashkëpunime nga yjet e muzikës. Ndër vite ka realizuar hite të mëdha të tilla si “Uncover”, “Ain’t My Fault”, “Lush Love”, “This One’s For You” dhe të tjerë. / KultPlus.com

Albumi i ri i Adeles do të jetë ndryshe nga ata të mëparshmit

Albumi i katërt i Adele nuk do të fokusohet në divorcin e saj nga ish-bashkëshorti Simon Konecki.

Ky do të jetë albumi i parë i Adeles në gjashtë vitet e fundit i cili pritet të lëshohet në treg gjatë këtij viti.

Thuhet se albumi do të tingëllojë ndryshe nga albumet e saj të mëparshme të cilat kanë në përmbajtje vetëm këngë për romancën dhe zemrat e thyera.

Një burim i ka thënë “The Sun” se “tekstet për zemrat e thyera i kanë ndihmuar Adeles në të kaluarën që të thyejë rekorde mirëpo tani gjithçka do të jetë ndryshe”.

Sipas burimit, Adele dhe Simon janë të pajtimit që ata duhet ta mbrojnë djalin e tyre Angelo dhe se për këtë arsye këngëtarja e famshme nuk do të përfshijë divorcin e tyre në këtë album. /Koha/ KultPlus.com

Bebe Rexha bën një gjest human, ia dhuron albumin e saj vajzës që iu dogj shtëpia

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore Bebe Rexha njihet për aktivitetin e saj humanist e bamirës, por dhe mbështetjen për fansat e saj.

Pikërisht një fanse i ka shkruar në Twitter, se i ishte djegur shtëpia e bashkë me të dhe disku i këngëve “All your fault”, një album i vogël i këngëtares së famshme.

Sapo ka parë këtë status, këngëtarja shqiptare i ka kthyer përgjigje duke i thënë se ka ende disa disqe “AYF (All of your fault)” në shtëpinë e saj, dhe do t’ia dërgojë një të ri të firmosur.

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar, sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, ka qenë mesazhi i shkruar nga fansja.

Ndërkohë Bebe Rexha i është përgjigjur: “O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”. /dp/ KultPlus.com

Albumi i Elina Dunit vlerësohet nga revista prestigjioze e muzikës në Angli

Albumi më i ri i këngëtares shqiptare, Elina Duni është vlerësuar lartë nga revista e famshme “Jazzwise” në Angli, shkruan KultPlus.

Albumi i dedikuar emigrantëve “Lost ships” ka marrë katër yje, e që nënkupton vlerësimin më të lartë nga kjo revistë e muzikës jazz, teksa lajmin e ka bërë të ditur Duni.

“Vlerësim i madh me katër yje nga Jazzwise Magazine në Mbretërinë e Bashkuar për albumin tonë të ri, ku ne jemi paraqitur edhe këtë muaj si përzgjedhje e redaktorit! “Rob Luft bën debutimin e tij në ECM, dhe Elina Duni paraqet një ansambël të ri – dhe rezultati thjesht ndodh të jetë një klasik i vogël”, ka shkruar ajo në facebook.

Albumi “Lost Ships” ishte realizuar nga Elina Duninë bashkëpunim me Rob Luft, Fred Thomas  dhe është publikuar në ECM Records. / KultPlus.com

Rikthehet bendi “AC/DC”, paralajmëron këngë dhe album të ri

Bendi legjendar i muzikës rok “AC/DC” i ka entuziazmuar fansat duke e bërë të ditur lajmin se po rikthehen në skenën muzikore, dhe këtë javë do ta lansojnë një këngë të re.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të grupit në Twitter, pesë anëtarët e “AC/DC” i informuan fansat se së shpejti do të ribashkohen për të lansuar materiale të reja. Ata i postuan dy video paralajmëruese të shoqëruara me mesazhin “A jeni gati?”.

Vokalisti Brian Johnson, bataristi Phil Rudd dhe basisti Cliff Williams, po i ribashkohen bendit australian pas largimit në vitin 2016 kur edhe e përfunduar turneun e fundit muzikorë. Në fotografinë e fundit të postuar në rrjetet sociale, ata shoqërohen nga muzikantët veteran, Angus dhe Stevie Young, transmeton KultPlus.

Ndërkaq sa i takon këngës së re, ajo e mban titullin “Shot in the Dark” dhe adhuruesit e bendit mezi po e presin lansimin e këtij projekti. Po ashtu para pak orëve, inxhinieri i zërimit njëherësh bashkëpunëtor i kamotshëm i bendit, Mike Fraser, e konfirmoi lajmin se ka punuar në albumin e ardhshëm të “AC/DC”, me titull “PWR/UP”. Ky inçzim vjen pas albumit të fundit të grupit, “Rock Or Bust” të lansuar në vitin 2014.

Rok bendi “AC/DC” ishte themeluar nga vëllezërit Angus Young dhe vëllai i tij Malcolm, në vitin 1973. Rrugëtimi i tyre drejt suksesit nuk ka qenë i lehtë por ata ia kanë dalë t’i mbijetojnë disa sfidave, përfshirë këtu vdekjes së vokalistit të bendit, Bon Scott, në vitin 1980.

Albumi i bendit i vitit 1980, “Back in Black”, është një prej albumeve më të shitura në historinë e muzikës, me më shumë se 20 milionë kopje të shitura vetëm në Amerikë. Grupi nuk ka lansuar muzikë të re nga viti 2014, ndërsa turneu i tyre u fundit zuri vend më 2016-en. / KultPlus.com