Libri i violinistes Alda Dizdari publikohet më 14 tetor

Violinistja shqiptare, Alda Dizdari, e cila jeton dhe vepron në Britani të Madhe, do të publikojë më 14 tetor librin e saj “Më puth përsëri: Një kujtim për Elgar-in në vende të pazakonshme”, përcjellë KultPlus.

Alda Dizdari ka lindur në një familje të muzikantëve dhe është larguar nga Shqipëri në moshë të re për të ndjekur karrierën e saj muzikore. Ajo studioi me solistë të njohur në Rumani dhe mori diplomën Bachelor në Universitetin e Bukureshtit.

“Ky libr sht në perlë, ndryshe nga çdo libër që mund ta mendoj. Violinistja e talentuar Alda Dizdari ra në dashuri me koncertin për violinë të Elgari-it dhe vendosi që përkundër disavantazheve ta prezantojë atë në dy vende të Evropës Juglindor. Dy vende ku nuk është luajtur më parë, në Shqipëri dhe Rumani. Rezultati është një libër i mrekullueshëm” është shprehur Noel Malcom, shkruan UKAlbanians.net.

Kështu Alda Dizdari më tetor do të mbajë edhe një koncert ku do të performojë koncertin e Elgar-it për violinë në Sallën Codogan. Me mbajtjen e koncertit do të bëhet edhe promovimi i librit, njëkohësisht për të shtuar rëndësinë e ngjarjes, dirigjentit Alexander Walker i cili ka udhëtuar së bashku me violinisten do ti ndahet medalja Edgar, një shpërblim ky prestigjioz të cilin e kanë mbajtur më pare Colin Davis, Mark Elder dhe Daniel Barenboim./ KultPlus.com