Operës dhe Baletit Nacional, më 1 nëntor 2022 (e martë) në orën 20:00 do të shfaqet një prej perlave të artit të baletit, vepra e shquar klasike e baletit “Rajmonda” e Aleksandar Gllazunov. Balet i pakohë që shpreh bukurinë e plotë ta vallëzimit klasik, përcjellë KultPlus.
Dirigjente e shfaqjes është Bisera Çadllovska, koreograf është Viktor Jaremenko nga Ukraina. Kostumet e mrekullueshme dhe skenografia spektakulare janë të mysafirëve ukrainas, Gana Ipatieva dhe Andrej Zllobin.
Në rolet kryesore paraqiten: Mimi Pop Aleksova Atanasovska, Balaz Locei (Hungari), Abdurrahmani: Vasil Çiçiashvili (Gjeorgji).
Marrin pjesë solistë, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.
“Rajmonda” është balet në dy akte. Premiera botërore e saj është mbajtur në Teatrin e Marinskit në Sankt Peterburg, në janar të vitit 1898. Libretoja e baletit “Rajmonda” bazohet në dramaturgjinë tipike që e karakterizon kohën e Romantizmit. Në dramat (rrëfimet) e kësaj rryme artistike dominojnë temat për heroizmin, dashurinë, dhuntinë, dinjitetin dhe nderin. / KultPlus.com