Çdo 4 janar kremtohet dita botërore e alfabetit Braille. Alfabeti i prekshëm bën të mundur që edhe të verbërit të arrijnë të lexojnë, duke iu mundësuar atyre një nga të drejtat themelore të njeriut, siç është e drejta për të komunikuar.
Kjo ditë u vendos në nder të Louis Braille, francezi i cili e shpiku këtë alfabet në fillimet e shekullit të 19-të. Braille është një kod i përbërë nga kombinimi i 6 pikave të ngritura mbi relievin e letrës. Louis Braille u frymëzua për shpikjen e tij nga një mënyrë komunikimi që përdorej dikur nga ushtarakët për të dërguar mesazhe natën.
Libri i parë në kodin Braille e pa dritën e botimit në vitin 1827.
Braille është thelbësor në kontekstin e arsimimit, lirisë së shprehjes dhe opinionit, gjithashtu edhe në aspektin e përfshirjes sociale. / KultPlus.com