Sot, në Ministrinë e Kulturës u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimi Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për vitin 2023.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e Komisionit Vlerësues, Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” post-mortem e ndau për piktoren Alije Vokshi dhe Çmimin Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për piktorin Esat Valla.
Çmimin post-mortem dhe mirënjohjen për piktoren Alije Vokshi e pranoi vajza e saj, Visare Selimaj, kurse piktori Esat Valla ishte i pranishëm në këtë ceremoni.
Alije Vokshi është gruaja e parë e diplomuar në pikturë, duke u bërë një ndër pioneret e artit pamor në Kosovë, ndërkaq Esat Valla është i njohur për pikturat e tij surreale.
Komisioni Vlerësues ishte në përbërje të Valbona Zherkës, Lirije Buliqit dhe Alisa Gojani-Berishës.
Këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për arritjet profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e tyre në avancimin e artit./ KultPlus.com
E lindur më 1945, Alije Vokshi vdiq në moshën 76 vjeçare, ajo ishte piktorja e parë shqiptare e diplomuar në universitet, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Artit, Ministri Hajrulla Çeku dërgoi një telegram ngushëllimi për gjithë familjen e Alije Vokshi.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurës tuaj, piktores tonë, Alije Vokshit.
Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për humbjen tuaj.
Piktorja Alije Vokshi që u specializua në Paris, përpos aktivitetit kreativ artistik, me një korpus të madh të veprave që la pas, ajo u angazhua edhe në edukimin e artistëve si ligjëruese në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Krijimtaria dhe vlerat artistike që ka lënë si pasuri e trashëgimi, do të mbeten të paharruara siç do të mbetet edhe kujtimi ynë për të.
Ndarja nga jeta e piktores Alije Vokshi ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshme në fushën e artit pamor në Kosovë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Alije Vokshit”, shkroi Çeku.
Kur flitet për artin dhe pikturën në raport me gratë kosovare, padyshim që duhet ndalur në një pikë, se historia e pikturimit me gruan shqiptare në Kosovë fillon pikërisht me emrin e Alije Vokshit. /KultPlus.com
Sot vdiq piktorja Alije Vokshi. E lindur më 1945, Vokshi ishte piktorja e parë shqiptare e diplomuar në universitet.
Kur flitet për artin dhe pikturën në raport me gratë kosovare, padyshim që duhet ndalur në një pikë, se historia e pikturimit me gruan shqiptare në Kosovë fillon pikërisht me emrin e Alije Vokshit.
Piktorja Alije Vokshi është gruaja e parë shqiptare nga Kosova që diplomoi për pikturë. Vokshi ka lindur në vitin 1945 në Prishtinë. Ka mbaruar Shkollën Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa përfundoi studimet e magjistraturës në Beograd në vitin 1981. Ajo kreu edhe një vit specializim në Paris dhe më pastaj u angazhua deri në pensionim, si ligjëruese në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës nga viti 1974-2015.
Njerëzit rreth saj herët kishin filluar të nuhasnin shenjat e para të talentit të saj. Në çdo copë letre të zbrazët, ajo dikur vizatonte akte dhe portrete, madje edhe xhamat e djersitur e të avulluar ishin bërë objekt i gjurmëve të para të talentit të saj për vizatimin e pikturën.
Alije Vokshi, ishte piktore që inspirimin e kërkonte përtej dhomës së saj. Jo rrallë herë, ajo pëlhurave të bardha të kornizuara, u jepte imazhin e fshatarëve e peizazheve të anës së Dukagjinit. Ajo shpesh nisej rreth Deçanit, atje prej nga edhe i ka rrënjët. E tërhiqte fort veshja, dukja dhe zakonet e fshatrave.
Qëndrimi dhe pozicioni i tyre karshi jetës reflektohet dukshëm në çdo detaj të portreteve që u prezantuan në ekspozitën në Galerinë e Ministrisë, për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në ekspozitën e saj vërehej që subjekti i pikturave të saj ishin pikërisht gratë dhe burrat e vendit prej nga vinte.
Por ajo ka lënë gjurmë më një ndër pikturat ikonë, me portretin e plakës me të zeza, që ishte vjehrra e saj Ina. / KultPlus.com
Artistja Alije Vokshi ka hapur ekspozitën e saj personale ‘I Decided to Draw Bigger Hands’, jashtë kufijve të Kosovës në galerinë ‘ChertLüdde’ të Berlinit, përcjellë KultPlus.
Ekspozita është hapur që nga 6 marsi dhe do pikturat e Vokshit do të jenë të qasshme pë publikun deri më 17 prill.
Ekspozita do të përfshijë punimet e saj më të njohura – një seri portrete ekspresioniste që përshkruajnë emocionet dhe tiparet e dallueshme të personave të saj, të cilët shpesh ishin anëtarë të familjes ose të huaj, pamja e të cilëve e rrëmbeu. Portretet e Vokshit dominohen nga nuancat e ngjyrës kafe, të zezë, të bardhë dhe të kuqe të zbehtë – ngjyra të nxjerra nga veshjet tradicionale shqiptare në rajonin e Dukagjinit nga lindi familja e saj. Punimet e tjera përfshijnë një seri vizatimesh dhe pikturash abstrakte, të cilat u prodhuan pjesërisht gjatë shpalosjes së konfliktit Kosovë-Serbi. Tranzicioni stilistik i demonstruar në ekspozitë, nga ekspresionizmi figurativ në abstraksion, përkoi me ndodhjen e luftës së tmerrshme që shkatërroi Kosovën. Gjatë asaj periudhe, ajo krijoi një grup veprash të karakterizuara nga ngjyra më të errëta, duke bërë homazhe për ata që humbën jetën në masakrën e Reçakut në vitin 1999. Në të kundërt, punimet e prodhuara në kontekstin e pasluftës përfshijnë ngjyra më të ndritshme dhe figura abstrakte në lëvizje.
Titulli është një citim nga artistja për një portret që ajo i bëri nënës së saj, përfshirë edhe në këtë ekspozitë, në të cilën duart në mënyrë disproporcionale të mëdha theksojnë punën dhe zellin e saj. Ekspozita njeh figurën progresive të Alije Vokshit duke nxjerrë në pah aspektet e vërtetë avangardë të punës dhe jetës së saj. Ekspozita është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me familjen e Alije Vokshi dhe kuratorin me qendër në Prishtinë.
Alije Vokshi lindi në Prishtinë më 1945. Ajo studioi pikturë në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd, Serbi, duke u bërë gruaja e parë piktore e trajnuar akademikisht në Kosovë në 1968. Në një kontekst sociopolitik ku pak gra kishin mundësinë të ndiqnin më lart arsimit, posaçërisht në art, Vokshi u bë një rrugë brenda skenës së artit të Kosovës. Pavarësisht presioneve për t’iu përshtatur pritjeve tradicionale të vendit të një gruaje në shoqëri, ajo kurrë nuk lejoi që praktika e saj e artit të luante një rol dytësor. E vendosur për t’u bërë një piktore e njohur në një skenë të dominuar nga meshkujt, ajo u zhvendos në Paris, Francë në 1977 për të ndjekur një program të specializuar në Académie de la Grande Chaumière para se të kthehej në Beograd për të fituar gradën master. Megjithëse ishte e zhytur në një sistem arti patriarkal që margjinalizonte gratë, Vokshi ngulmoi dhe sot qëndron si një nga artistet më pjellore të kohës së saj./ Kuratorja Hana Halilaj/ KultPlus.com
Kur flitet për artin dhe pikturën në raport me gratë kosovare, padyshim që duhet ndalur në një pikë, se historia e pikturimit me gruan shqiptare në Kosovë fillon pikërisht me emrin e Alije Vokshit, shkruan KultPlus.
Piktorja Alije Vokshi është gruaja e parë shqiptare nga Kosova që diplomoi për pikturë. Vokshi ka lindur në vitin 1945 në Prishtinë. Ka mbaruar Shkollën Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa përfundoi studimet e magjistraturës në Beograd në vitin 1981. Ajo kreu edhe një vit specializim në Paris dhe më pastaj u angazhua deri në pensionim, si ligjëruese në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës nga viti 1974-2015.
Njerëzit
rreth saj herët kishin filluar të nuhasnin shenjat e para të talentit të saj.
Në çdo copë letre të zbrazët, ajo dikur vizatonte akte dhe portrete, madje edhe
xhamat e djersitur e të avulluar ishin bërë objekt i gjurmëve të para të
talentit të saj për vizatimin e pikturën.
Alije
Vokshi, ishte piktore që inspirimin e kërkonte përtej dhomës së saj. Jo rrallë
herë, ajo pëlhurave të bardha të kornizuara, u jepte imazhin e fshatarëve e
peizazheve të anës së Dukagjinit. Ajo shpesh nisej rreth Deçanit, atje prej nga
edhe i ka rrënjët. E tërhiqte fort veshja, dukja dhe zakonet e fshatrave.
Qëndrimi dhe pozicioni i tyre karshi jetës reflektohet dukshëm në çdo detaj të
portreteve që u prezantuan në ekspozitën
që u hap vitin e kaluar në Galerinë e Ministrisë, për dhjetëvjetorin e
Pavarësisë së Kosovës. Në ekspozitën e
saj vërehej që subjekti i pikturave të saj ishin pikërisht gratë dhe burrat e vendit
prej nga vinte.
Por ajo ka lënë gjurmë më një ndër pikturat ikonë, me portretin e plakës me të zeza, që ishte vjehrra e saj Ina. Kuratori i ekspozitës, Lorik Sylejmani, në katalogun e ekspozitës kishte përshkruar një rrëfim personal lidhur me rrugëtimin e tezes së tij, ku edhe thotë se ky portret arrin ta pasqyrojë karakterin e plakës së këndshme dhe gazmore.
Ekspozita
“Retrospektivë” e Alije Vokshit, virin e
kaluar shpalosi një pjesë të krijimtarisë së piktores Alije Vokshi, duke përfshirë
veprat e para me të cilat ajo nisi karrierën. Kuratori Sylejmani, ishte
shprehur se kjo ekspozitë ka qenë sfiduese për të, për shkak të punës
voluminoze të artistes dhe njëherit tezes së tij, Alije Vokshit.
“E kam pasur një punë dhe detyrë mjaft sfiduese pasi puna e saj është voluminoze por edhe shumë cilësore njëkohësisht. Gjatë vizitës në atelienë e saj në katër dhoma, kam pasur një angazhim të madh që nga 150 piktura dhe 120 vizatime ti ndaj dhe ti sjellë në një ekspozitë prej 20 punimesh. Po ashtu dhe për herë të parë pas tridhjetë- tridhjetë e pesë vitesh nga Galeria Kombëtare e Kosovës e kemi pikturën e zonjës me të zeza, që besoj së është piktura ikonë e profesoreshës”, ishte shprehur kuratori i ekspozitës, Lorik Sylejmani.
Alije Vokshi është pjesë e ekspozitës “Burrneshat” që ka bërë bashkë katërmbëdhjetë artiste nga
Britania dhe gjashtë artiste nga Kosova si dhe kolektivin HAVEIT. Për të
dëgjuar më shumë nga jeta e saj ejani në Galerinë Kombëtare në takimin e radhës
” kafe me artisten”, në kuadër të ekspozitës Perceptime\Burrneshat.
Të mërkurën, me datë 13 Shkurt nga ora 10:30, Lorik Sylejmani, nipi i saj do të ju rrëfejë për jetën dhe veprimtarinë e artistes. Do të keni rastin të dëgjoni shumë nga ato që zakonisht mbesin jashtë biografive të shkruara në libra e mediume./ KultPlus.com
Në Galerinë Kombëtare sot është mbajtur paneli i dytë diskutues “Arti feminist në Kosovës-tabutë dhe sfidat” në kuadër të ekspozitës “Perceptime: Burrneshat”. Ky panel u moderua nga Zana Hoxha ndërsa në të morën pjesë artistja Arbana Hajredinaj, artisti Lorik Sylejmani si dhe themeluesja e KultPlus-it, Ardianë Pajaziti.
Vepra
më e vjetër nga artistet kosovare e ekspozuar të “Burrneshat” është portreti
“INA” nga Alije Vokshi. Artisti Lorik Sylejmani i cili artisten Vokshi e ka
teze, solli për të pranishmit një histori të shkurtë të rrugëtimit të kësaj
artiste e cila për shkaqe shëndetësore nuk arriti që të ishte e pranishme.
Rrugëtimi i saj dëshmon rëndësinë që ka mbështetja e familjes, neglizhencën e
institucioneve ndaj kësaj artiste si edhe arsyet prapa mungesës së artisteve,
grave të përfaqësuara në art.
E lindur në një familje të shkolluar, Alije Vokshi njihet si artistja që merr rrugën për në Beograd për të përfunduar studimet, gruaja e parë që voziti makinë në Prishtinë, të cilën në protestat e 81-shit e vendosi para ushtrisë serbe si barrikadë për të mbrojtur studentët e saj dhe të tjerët që protestonin. “Një burrneshë e kohës së saj”, thekson Sylejmani. Një grua e cila nuk e kalonte kohën e mbyllur në atelienë e saj për të punuar, por që udhëtoi nëpër fshatra të Kosovës e veçanërisht në Dukagjin, për të portretizuar rrudhat dhe çdo pjesë të fizionomisë së shqiptarëve të asaj anë.
Sylejmani theksoi se artistja Alije Vokshi ka mbetur një emër i panjohur për shumë njerëz, pasi që ajo ka qenë e anatemume nga kolegët e saj në fakultet, por edhe jashtë këtij institucioni. E vetmja herë kur ajo ka pasur një përfaqësim të denjë ka qenë ekspozita me rastin e 50-të vjetorit të karrierës së saj, kuruar nga vet Sylejmani. Vokshi e cila ka pasur ekspozita jashtë vendit ku gëzoi respekt, e sidomos në Paris, në Kosovë ajo edhe në monografinë e parë nuk është paraqitur denjësisht, duke e shtuar pranë emrit të saj një fotografi bardh dhe zi.
“Ajo zgjedhet studente e dalluar në Beograd,
ndërsa specializimin e përfundon në Paris. Kur kthehet në Kosovë fillon punën
si asistente në Fakultetin e Arteve dhe aty fillojnë peripecitë nga ana e kolegëve.
Ajo me gjithë atë bagazh dhe punë të cilën e ka pasur, anatemohet deri në
skajshmëri, pasi që kishte mendime të kundërta dhe për 16 vite e lënë si
asistente për shkak të bindjeve të saj. Ajo ka qenë edhe është një nga personat
që veçohet si person shumë i drejtë dhe kjo edhe i ka kushtuar. Në fakultet ka
punuar deri 5 vite më parë kur edhe ka dalë në pension”, tregoi Sylejmani duke
theksuar se artistja edhe pas pensionimit ka vazhduar punën e saj deri së fundi,
kur i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
I rritur në një familje të shkolluar ku gratë ishin të shkolluara dhe kishin studiuar në fusha të ndryshme, përmendim këtu se nëna e artistit ka studiuar për gjuhën angleze, Sylejmani thekson se nuk e ka ndjerë dallimin gjinor në familje të tij dhe kjo e ka bërë që edhe të mos bëjë ndarje të tilla as në shoqëri. Sipas tij, në esencë të gjithë i kanë problemet e njëjta si gratë ashtu edhe burrat, mirëpo janë disa ura të cilat duhet që ti kalojnë për të arritur deri të një qëllim. Ai u shpreh se disa mund ti konsiderojnë gratë si më të brishta, mirëpo, sipas tij ai ka takuar gra që janë më burra sesa vet burrat në kuptimin intelektual, qasjes edhe shtytjes profesionale. Mirëpo, sa i përket grave dhe punës së tyre në art ai është shprehur se në Kosovë nuk ka ekzistuar një lëvizje e artit feminst, mirëpo ka artistë të cilat përmes punëve të tyre kanë prekur këtë aspekt, duke përfshirë këtu edhe artistet pjesëmarrëse të ekspozitës “Burrneshat”.
Në mesin e tyre është artistja Arbana
Hajredinaj e cila ishte e pranishme në panel. Ajo përmes videos “30%” paraqet
pozitën e grave, përfaqësimin e tyre në politikë, mirëpo shkon edhe përtej
kësaj. Një punë që ka ardhur pas rastit në Parlamentin e Kosovës ku një deputet
e ofendon një deputete.
“Vizatimi i fytyrave të ndryshme është e lidhur edhe me aspektin psikologjik por edhe politik sepse fatkeqësisht ajo fyerja në Parlament ka ndikuar negativisht në aspektin psikologjik të unë. Që nga ai momente nuk i kam dëgjuar seancat parlamentare deri sot, ku është në pyetje buxheti për institucionin ku unë punoj”, tregoi ajo duke theksuar se arti i saj është i fokusuar në tema sociale dhe në aspektin psikologjik. E tillë ka qenë edhe piktura e saj e parë e cila prek temën e braktisjes së fëmijëve të lindur nga gratë e dhunuara të Kosovës gjatë luftës, pikturë e cila akoma ngjallë emocione dhe e prek shumë artistën sa herë që diskuton për të.
Në anën tjetër themeluesja e KultPlus-it, gazetës online për kulturë, Ardianë Pajaziti për të pranishmit tregoi se në fillim të punës së saj ajo ishte korrespondentja e vetme grua nga Gjilani, mirëpo kjo nuk e ka bërë që ta shoh këtë si pengesë, pasi që është bazuar çdo herë vetëm te puna. Madje, një ndarje të tillë ajo nuk e bënë edhe sot, duke theksuar se në KultPlus lexuesit do të gjejnë njerëz të suksesshëm dhe që japin shumë për artin, e të cilët nuk promovohen vetëm për shkak të gjinisë së tyre. Sipas saj, fakti që kultura zë vendin e fundit në lajme dhe vendoset në faqet e fundit të gazetave tregon më së miri për hapësirën që i jepet kulturës. “Konsiderojmë që KultPlus ka vendosë një standard të ri në mediet në Kosovë, pasi që profilizimi i KultPlus ka ndikuar në mënyrë direkte për një qasje tjetër ndaj artistëve dhe punës së tyre”, ka thënë ajo.
Pajaziti, duke iu referuar të kaluarës, atëherë kur edhe kishte pak gra nëpër medie, ka përmend faktin se tashti, për dallim prej atëherë, shumë prej medieve udhëhiqen nga gratë, por edhe numri i gazetareve nga vajzat dhe gratë është dukshëm i madh.
Në këtë panel është diskutuar edhe për mungesën e kritikës mbi artin, ku Pajaziti ka treguar edhe qasjen e saj mbi këtë cështje.
“Jemi
shumë të hapur për të pasur kritikë, mirëpo jo nga gazetarët, pasi që ata nuk mund të jetë kritik, përderisa nuk kanë një shkollim adekuat për këtë.
Kemi pasur herë pas herë interesim , mirëpo mungesa e financave e pamundëson
pagesën e kritikëve, për të cilët kemi shumë nevojë, pasi që kritika e bënë një
filtrim se çfarë është e mirë dhe çfarë jo. Ne jemi të hapur për të publikuar
kritika, mirëpo duhet të jenë emra kredibil e që e dëshmojnë punën, dhe jo për aso kritika që i përdorin vetëm për
inate personale e që sjellin konflikte, dhe të cilat nuk ndikojnë në të mirë të
kulturës. Mirëpo, pavarësisht faktit se në KultPlus nuk kemi të kontraktuar
ndodnjë kritik arti, vet promovimi i kulturës, prezantimi i emrave të
suksesshëm në art ka bërë diferencën,
dhe në të njëjtën kohë ka orientuar lexuesit rreth zhvillimeve në vend e
më gjerë” u shpreh Pajaziti.