Gjarpri i fqinjit, libri më i ri i Alketa Gashi Fazliut

“Gjarpri i fqinjit” është libri më i ri i autores Alketa Gashi Fazliu. Ky libër me poezi është një trokitje e frymës së re poetike përbrenda unit njerëzor dhe përvojave të jetës që ngre kumtin e lirisë shpirtërore dhe fisnikërimit të saj njëkohësisht!

“’Gjarpri i fqinjit’ është gjakimi human që përmes mjeteve shprehëse poetike luftohet hipokrizia e shpirtërave të molisur e të varur në litarin e kohës dhe miopisë në dashuri. Është një copë kohë, rini dhe liri që komunikon me lexuesit por edhe një pjesë e shpresës së faljes e dashurisë mbi errësirën e shekullit! Në përmbajtjen e poezive gëlon saga ekzistenciale e një tharmi dualist dhe idealeve të larta të femrës shqiptare për ta fisnikëruar jetën edhe në kohëra “kolerash” do të thoshte G.G. Markez! Kënaqësia është gjatë ngjitjes kurse misioni letrar na thërret çdo ditë”, ka shkruar autorja e këtij libri në Facebook.

Prej 27 vitesh ‘zëri’ i operas së Lionit, Alketa Çela zbulon çfarë i mungon më së shumti nga Shqipëria

Sopranoja lirike me famë ndërkombëtare, Alketa Çela është ambasadorja e kulturës shqiptare në Francë. Ajo prej 27 vitesh njihet si ‘zëri’ i operas së Lionit. Këtë herë, Alketa ka dhënë një intervistë për emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ku ka rrëfyer shumëçka nga karriera dhe jeta e saj.

E pyetur se cili është misioni i saj si artiste, sopranoja u shpreh: “Misioni im është kualiteti. Ne duhet të këndojmë me respekt dhe kualitet vokal për të gjitha teatrot, një teatër të vogël dhe një teatër të madh ndërkombëtar apo nacional që mund të jetë”.

Ndërsa lidhur me pyetjen se çfarë i mungon më së shumti nga Shqipëria, ajo tha: “Do doja të kisha sërish në jetë, babain dhe maman time, të vija dhe sa më shpesh. Të kisha sa më shpesh edhe koncerte. Drejtoria ka qenë gjithmonë e gatshme të na ftojë, por s’janë bërë pikat e duhura për t’u lidhur, për të gjetur kohën e lirë”./abcnews.al/KultPlus.com

“Jeta nuk është një lum i qetë”, sopranoja shqiptare ka një këshillë për të gjithë të rinjtë: Përkushtojuni 100 përqind profesionit

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, sopranoja lirike me famë ndërkombëtare, Alketa Çela ka deklaruar se jeta e saj nuk ka qene gjithmonë e qetë, por ka hasur në vështirësi dhe pengesa. Mirëpo, ajo ka zbuluar se pasuria që i ushqen në çdo lloj momenti është muzika.

“Jeta nuk është një lum i qetë, thonë francezët. Megjithatë, unë them që është pasuria jonë, ne ushqehemi me muzikën, është bërë jeta jonë e dytë. Unë mundohem që përveç operas të dëgjoj dhe muzikë klasike orkestrale, të zbuloj shumë gjëra nga bashkëshorti im. Ai ka një repertor orkestral më të njohur, mundohemi t’i kombinojmë”, tha sopranoja.

Më tej, Alketa dha dhe një këshillë për të gjithë artistët e rinj, që duan të ndjekin rrugën e saj.

“Duhet t’i përkushtohen në mënyrë 100% këtij profesioni, që në fillim duhet të jenë serioz, punëtor, besimi në vete, por puna për mua. Nqf se ata nuk i përkushtohen punës, vështirë është në këtë profesion që është direkt i lidhur dhe niveli është i dukshëm”, u shpreh ajo./abcnews.al/KultPlus.com