Naime Beqiraj dhe Alketa Gashi Fazliu fituese të çmimit të artë ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” në Greqi

Poetja kosovare Naime Beqiraj dhe publicistja e gazetarja Alketa Gashi Fazliu janë nderuar mbrëmë në Greqi me medaljen e artë  “Aleksandri i madh” , me të cilen nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letërsisë, politikës, arteve dhe sportit. Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.

Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore u mbajt në ishullin historik të Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

E nderuar për marrjen e këtij çmimi është shprehur edhe shkrimtarja Naime Beqiraj e cila përmes një statusi në facebook është shprehur se këtë çmim ua dedikon profesorëve të saj të letërsisë e veçanërisht mësuesve të poezisë.

“Çmimi letrar dhe medalja ‘Aleksandri i madh’ që mu nda sonte solemnisht në një ambient mbresëlënës në ishullin Salamina të Greqisë, në mesin e një numri krijuesve nga mbarë bota, ma risolli në kujtesë Euripidin, birin e këtij ishulli, poetin e dramaturgjisë klasike greke të cilin vazhdoj tua sugjeroj për lexim studentëve e nxënësve të mi.
Çmimet letrare mund të ta përkëdhelin sedrën, mund të të gëzojnë për ndonjë çast, dikush nga padija do ta quaj edhe sukses, por bota e poezisë vazhdon të të shenjtërojë mes dhimbjeve e të papriturave
Këtë çmim ua dedikoj profesorëve të mi të letërsisë e veçanërisht mësuesve të poezisë.
Aleksandri (Leka i madh) i Olimpisë princeshës së epirotëve, vazhdon të mbretërojë i fuqishëm; ai që e pushtoi botën e asokohshme i antikitetit. Po, sepse ishte nxënës i bindur të mësuesit të poezisit – Aristotelit të pakrahasueshëm”, është shprehur Beqiraj.

Ndërsa Alketa Gashi Fazliu këtë cmim ia dedikon familjes së saj.

“Medalja e artë “Aleksandri i Madh”
GOLDEN MEDALS OF GREAT ALEXANDER and VERGINA
29 October 2023 / 39rd Award
Cmimin u’a dedikoj Molosias, Folesë e Bardit tim!
Mamit e babit që janë frymëzim i përditshëm.
dhe dashurisë së jetës sime!”, shkruan Alketa.  / KultPlus.com

Alketa Gashi Fazliu vjen me triologjinë ‘Ato gdhendin dhimbjen’

Alketa Gashi Fazliu vjen me trilogjinë “Ato gdhendin dhimbjen” , në të cilën përfshihen 15 rrëfime të nënave zemërshpuara.

Ky libër vjen me dëshmitë autentike, duke qenë krejt i ngarkuar, e frymëafshtë prej mallit, krenarisë, dhimbjes munguese dhe sidomos lëngatës së fisme mëmësore.

Ndërkaq, promovimi i triologjisë ‘Ato gdhendin dhimbjen’ do të bëhet më datë 15 shkurt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës./KultPlus.com

Promovohet librit ‘Linga e heshtjes’ nga autori Bujar Salihu

Përurimi i librit ‘’Linga e heshtjes’’ nga autori Bujar Salihu të premten sjell diskutimin mbi po këtë libër nga Adem Gashi, Emin Emini, Berat Dakaj nga Shtëpia Botuese ‘Armagedoni’ dhe Flamur Maloku, shkruan KultPlus.

Pas këtij diskutimi, po ashtu do të interpretohen edhe disa nga poezitë e këtij libri nga Alketa Gashi Fazliu. Është bërë e ditur se pjesëmarrësit do të kenë rastin të marrin një kopje falas të librit ‘’Linga e heshtjes’.

Përurimi do të organizohet duke respektuar masat kundër Covid-19 me një numër të limituar të pjesëmarrësve dhe do të mbahet të premten në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00. / KultPlus.com