“All I Want For Christmas Is You”, ndër këngët më të mira për festat e fundvitit (VIDEO)

Krishtlindjet nuk festohen vetëm një ditë, dhe kësisoj meqë është fundvit, ia vlen të festohet më gjatë, dhe për të gjitha rastet.

E kur kujtojmë Krishtlindjet, kujtojmë Mariah Carey dhe hitin e saj kryesor, himnin e çdo Krishtlindjeje, këngën “All I Want For Christmas Is You”.

Duke qenë se shpesh ka diskutime se cila është kënga më e mirë për festat e fundviti, sipas shumë analizave statistikore ndër vite, “All I Want For Christmas Is You” vazhdon të shpallet kënga e preferuar e Krishtlindjeve.

Kënga e Mariah Careyt edhe pse e realizuar në vitin 1994 i ka rezistuar kohës. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=qAhCJbVncO4

Mariah Carey paditet për këngën “All I Want For Christmas is You”

Muzikanti Andy Stone ka paditur këngëtaren Mariah Carey, dhe kërkon 20 milionë dollarë, me pretendimin se në këngën “All I Want For Christmas is You”, të publikuar në vitin 1994, këngëtarja ka kopjuar këngën e tij me të njëjtin titull, të publikuar në vitin në vitin 1989.

Padia është dorëzuar në gjykatën e Kalifornisë të hënën, raporton Fox News.

Stone, vokalisti i grupit “Vince Vance” dhe “The Valiants”, është bashkautor i këngës së tij.

Në padi thuhet se Carey kopjoi për 50% të këngës që Stone e realizoi pesë vjet më herët se Carey.

Stone pretendon se Carey dhe ekipi i saj kishin qasje në versionin e tij të “All I Want for Christmas is You”, për shkak të suksesit të gjerë komercial dhe kulturor që pati ajo.

Kënga e Stone u rendit në Billboard për vjet me radhë, dhe grupi i tij e interpretoi atë gjatë një paraqitjeje në Shtëpinë e Bardhë në pranverën e vitit 1994 – po atë vit që kënga e Carey u publikua.

Kënga e grupit “Vince Vance”. / KultPlus.com

Kënga e Mariah Carey ‘All I Want For Christmas Is You’ kthehet në tabelën botërore të spotify

Kënga klasike e festave të Mariah Carey, “All I Want For Christmas Is You”, ka bërë një ringjallje në tabelën globale të Spotify, duke u ulur në pozicionin e 50-të.

Ajo mblodhi 1.878 milion transmetime, duke reflektuar popullaritetin e saj të qëndrueshëm gjatë sezonit festiv dhe aftësinë për të magjepsur dëgjuesit vit pas viti. / KultPlus.com