Alon Ben-Meir: S’ka të ardhme perëndimore për Serbinë pa e njohur Kosovën

Profesori amerikan dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir nëpërmjet një shkrimi në Facebook edhe njëherë ka adresuar shqetësimet e afërsisë së Serbisë me Rusinë.

Nëpërmjet këtij shkrimi, Ben-Meir thotë se Serbia është zotuar të mos vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të qëndruar “larg Putinit”.

Ben-Meir thotë tutje se Brogradi zyrtar ka deklaruar se Rusia është aleati më i mirë i Serbisë dhe kryeparlamentari serb, Ivica Dcic ka thënë se nuk do t’i nënshtrohen presionit për t’i vendosur sanksione Rusisë.

“Megjithëse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia u zotua të mos vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë. Pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që Serbia duhet të qëndrojë larg Putinit, Beogradi zyrtarisht deklaroi se Rusia është aleati më i mirë i Serbisë dhe mbron ‘integritetin e saj territoria;’, duke iu referuar pavarësisë së Kosovës. Ivica Dacic, kryetari i parlamentit serb tha se ‘pavarësisht presionist’, Serbia kurrë nuk do të vendosë sanksione kunder ‘mikut të vet Rusisë’.”, ka shkruar Ben-Meir.

Më tutje, ai shkruan se Serbia nuk do të ketë kurrë të ardhme perëndimore nëse ata vazhdojnë që nëpërmjet veprimeve të tilla t’ia kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, krejt në fund, profesori amerikan shkruan se Beogradi duhet ta njohë sa më shpejtë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kuptojë se nuk ka të ardhme në BE nëse qëndron krah Putinit.

“E vërteta është se Serbia nuk do të ketë të ardhme perëndimore nëse ata i kthejnë shpinën BE’së dhe SHBA’ve. Beogradi duhet sa më shpejt dhe jo vonë të njohë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe se një e ardhme në BE nuk është e mundur nëse qëndroni miq të ngushtë me Putinin.”, shkruan Ben-Meir.

Në anën tjetër, sot është raportuar në mediat serbe se vendimi i Beogradit për të dërguar ambasador në Siri, është kryekput vijë diplomatike e Rusisë e cila qëndron krah regjimit të presidentit jo-legjitim të Sirisë, Bashar-al-Assad dhe gjithashtu për faktin se Siria nuk e njeh Kosovën. /gazetametro.net / KultPlus.com

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq i quan shqiptarët ‘njerëz të malit’, i përgjigjet eksperti Alon Ben-Meir

Profesori amerikan Alon Ben-Meir dhe eksperti i politikës reagon ndaj deklaratës së kryeministrës së Serbisë e cila deklaroi se shqiptarët janë njerëz që kanë dalur nga malet, shkruan KultPlus.

Ben-Meir përmes një statusi në facebook duke shfaqur fotografitë e figurave të çmuara të grave shqiptare që patën sukses botërorë i përgjigjet Brnabiqit dhe e quan deklaraten e saj të turpshme.

Dr. Alon Ben-Meir është një ekspert i politikës dhe çështjeve të Lindjes së Mesme, i specializuar në bisedimet e paqes midis Izraelit dhe shteteve arabe. Gjatë shtatëmbëdhjetë viteve të fundit, Dr. Ben-Meir është përfshirë drejtpërdrejt në negociata të ndryshme midis Izraelit dhe vendeve të saj fqinje dhe ka vepruar si një ndërlidhje midis zyrtarëve të lartë arabo dhe atyre izraelitë. Përveç kësaj, Dr. Ben-Meir shkruan artikuj javore, duke përfshirë një kolonë të përbashkët në Jerusalem Post../KultPlus.com

Është për marre që Kosova s’ka asnjë webfaqe ku mundesh me i nxjerrë të dhënat për masakra, të zhdukur, gra te dhunume e të vrarë

Arbana Xharra, gazetarja nga Kosova e cila deri para pak kohësh ka vepruar në Kosovë duke publikuar disa shkrime hulumtuese të cilat kanë të bëjnë me situata të ndryshme në vend.

Aktualisht është duke jetuar dhe vepruar në New York, ku edhe atje ka vazhduar aktivitetin e saj.

Ajo sapo lansoi një status në rrjetin social Facebook duke kritikuar se Kosova nuk e ka asnjë faqe online ku mund të ketë dëshmi të shumta për gjenocidin dhe tmerret e luftës së fundit në Kosovë.

Statusi i plotë:

Profesori me te cilin shkruaj artikuj ne New York, Alon Ben-Meir me kerkoi të dhëna për gjenocidin në Kosovë. Është për marre që Kosova s’ka asnjë webfaqe ku mundesh me i nxjerrë të dhënat për masakra, të zhdukur, gra te dhunume e të vrarë…Burimet e këtyre informatave janë artikujt e mediave të huaja, por asnjë adresë zyrtare në Kosovë. Nuk jeni të vetdijshem sa propaganda me shkrime kunder Kosovës po bëhët nga Serbia nëpër rrjete sociale dhe ëebsajte online. Në rrjetin social më shumë ndikim Tëitter, shqiptarët jane të pa vrejshem që komentojnë, serbët të vërshojnë me komente e propagandë në gjuhen angleze. Ju rrini kafeve gjithë ditën e kqyrni ka sa like e folloëersa po i merrni nëpër statusa në FB./KultPlus.com