Ambasada amerikane citon O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka cituar fjalimin e ndihmës Sekretarit, James O’Brien, duke u fokusuar te e drejta e Kosovës për mbrojtje territori si çdo shtet tjetër.

“Kosova ka të drejtën për të mbrojtur territorin e saj sikur të gjitha vendet e tjera”, është citati i O’Brien që ambasada e SHBA e ka veçuar.

Përndryshe në postimin e plotë të Ambasadës më tutje citohet O’Brien për pavarësinë e Kosovës dhe mbrojtjen territoriale pa kërcënim ndërfqinjësor.

“1244 ka vendosur një proces politik për të diskutuar të ardhmen e  Kosovës. Ky proces eci dhe rezultoi me pavarësinë e Kosovës. Kështu që Kosova sikur të gjitha vendet e tjera ka të drejtë të mbrojë territorin e saj. Kosova po e bën një gjë të tillë në një proces që është transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët e saj. Kështu që mendoj se në përgjithësi është një lëvizje drejt stabilitetit të rajonit. Dhe që ne nga SHBA do të vazhdojmë ta përkrahim”, ka thënë O’Brien.

Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

Ambasada e SHBA-së në Rusi po u kërkon amerikanëve në vend që të largohen dhe po paralajmëron qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Rusi pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një thirrje prej 300,000 rezervistësh për të ndihmuar forcat e varfëruara në Ukrainë.

Ambasada tha në një alarm sigurie të mërkurën se Rusia mund të parandalojë shtetasit amerikanë që të largohen nga vendi dhe të rekrutojë në shërbimin ushtarak shtetas të dyfishtë.

Rusia gjithashtu mund të refuzojë të njohë shtetësinë amerikane të shtetasve të dyfishtë ose të kufizojë aksesin e tyre në ndihmën konsullore të SHBA-së, thanë zyrtarët.

Shumë fluturime u rezervuan dhe çmimet u rritën pasi Putin njoftoi një thirrje rezervistësh për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha gjatë gjithë luftës, veçanërisht që kur Ukraina nisi një kundërofensivë në fillim të këtij muaji, përmes së cilës ajo ka rifituar mijëra kilometra katrorë territor. /KultPlus.com

Osmani: Atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan për vendin tonë, shkon përtej çdo partneriteti që ka njohur ndonjëherë bota

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj momente të festës së Pavarësisë së ShBA-ve, festë kjo që është shënuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Presidentja Osmani ka theksuar se ‘Më 4 Korrik, festojmë krahas popullit amerikan dhe kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara’.

KultPlus ju sjell të plotë mesazhin e presidentes Osmani.

Mbrëmë, në një atmosferë të jashtëzakonshme, mes miqsh të shumtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nga Kosova, festuam festën e pavarësisë së SHBA-ve.

Atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën tonë për të ekzistuar dhe për çdo qytetar që e quan Kosovën shtëpi të vet, shkon përtej çdo partneriteti që ka njohur ndonjëherë bota.

Më 4 Korrik, festojmë krahas popullit amerikan dhe kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara. Në këtë ditë, kujtojmë edhe të gjithë ata që nëpër dekada kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e miqësisë sonë të përjetshme./ KultPlus.com

Në Ditën e Tokës, vullnetarët e Ekipit të Gjelbër të Ambasadës pastruan zonat përreth ambasadës

Vullnetarët e Ekipit të Gjelbër të Ambasadës në Kosovë për të shënuar Ditën e Tokës kanë pastruar zonën afër objektit të ambasadës.

Me një mesazh se është shumë e thjeshtë të ruhet ambienti duke bërë riciklimin e mbeturinave, ambasada amerikane tha se është forma për t’i ruajtur bukuritë e Kosovës.

“Për të shënuar Ditën e Tokës, vullnetarët e Ekipit të Gjelbër të Ambasadës pastruan zonat përreth ambasadës. Duke mbledhur mbeturinat dhe të riciklohen në mënyrën e duhur është gjëja më e thjeshtë që ne mund të bëjmë për të ruajtur bukuritë natyrale të Kosovës”.

Në postimin e ambasadës është bashkëngjitur edhe një artikull ku ka rekomandime se si mund të ndihmohet ruajtja e natyrës, përfshirë ngrënë më shumë gjelbër, duke shmangur përdorimin e plastikës, përdorimi i energjive alternative, ecja në këmbë apo me biçikletë e të tjera. / KultPlus.com

14 vjet nga dita kur zyra amerikane në Kosovë u bë Ambasadë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot 14 vjet më parë e shndërruan Zyrën e Shërbimit Informativ, e cila ishte hapur në vitin 1996 në Kosovë dhe e cila nga viti 1999 deri më 2008 funksiononte si mision diplomatik, zyrtarisht në Ambasadë.

Në ditën kur Ambasada e SHBA-së përkujton këtë ditë ka dhënë edhe shifrat që investoi në Kosovë, si dhe kontributet tjera për shtetndërtimin e saj.

Që nga viti 1999, Qeveria e SHBA-së ka investuar rreth 2 miliardë dollarë në Kosovë, derisa ka kontribuar me trupa në kuadër të KFOR-it. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kontribuuan me staf në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) që nga vendosja e tij në vitin 2008, kështu duke shënuar herën e parë që Shtetet e Bashkuara marrin pjesë në një mision të BE-së për Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Më 4 korrik 2019, misioni diplomatik amerikan u zhvendos në ndërtesën e sapondërtuar të Ambasadës, një ndërtesë shumëmilionëshe, e vendosur në 12.4 hektarë në lagjen “Arbëri” të Prishtinës,

“Ndërtesa e Ambasadës së SHBA-së nuk prezanton vetëm platformën diplomatike të qeverisë amerikane, por gjithashtu rrit misionin e saj për të siguruar një shembull të sigurt, të qëndrueshëm dhe teknologjikisht të avancuar të arkitekturës, inxhinierisë dhe dizajnit urban amerikan”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës./ KultPlus.com

Ambasada amerikane bën thirrje për vaksinim: Në këtë ditë të Shën Valentinit, tregohuni se jeni të kujdesshëm për familjet tuaja

Ambasada e Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Ambasada Amerikane ka thënë në këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm.

“Javën e kaluar SHBA-të dhuruan edhe mbi 500 mijë vaksina për të mbrojtur kosovarët. Tani ka mënyra të reja, të përshtatshme për të marrë vaksinën tuaj. Këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm duke iu drejtuar klinikës mobile në sheshin Zahir Pajaziti. Kjo mënyrë e re e përshtatshme dhe e lehtë për të marrë vaksinën është falë USAID-it në Kosovë, Programit të Unicef-it në Kosovë në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po vazhdojnë të bëjnë apel te qytetarët për t’u vaksinuar, derisa kanë falënderuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për doancionin e tyre të fundit. /KultPlus.com

Ambasada amerikane u bën thirrje sërish qytetarëve për t’u vaksinuar

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë thirrje sërish për t’u vaksinuar.

Ata kanë theksuar se vaksinat janë mbrojtja e vetme kundër COVID-19.

“Vaksinat janë mbrojtja e vetme e provuar kundër COVID-19. Reduktimi i vdekjeve, shtrimeve në spital dhe simptomave të rënda”, thuhet në postimin e amabasadës në rrjetin social Twitter. / KultPlus.com

Ambasada amerikane: Vaksinohuni sa ma shpejt që mundeni për të mbrojtur veten

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka dalë edhe një herë me thirrje për qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt kundër COVID-19.

Nga kjo Ambasadë kanë thënë se njerëzit e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa që të shtrohen në spital pas infektimit me koronavirus se sa ata që janë plotësisht të vaksinuar.

“Njerëzit e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital me COVID19 sesa njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar. Vaksinohuni sa më shpejt që të mundeni për të mbrojtur veten”, thuhet nga kjo Ambasadë në një postim në Twitter.

Përndryshe, Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka publikuar edhe një video-mesazh të Ministrisë së Shëndetësisë me anë të cilit i bëhet thirrje edhe grave shtatëzina, nënave gjidhënëse e grave që planifikojnë shtatzëni që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten.

“Inkurajohen gratë shtatëzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thotë postimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë që Ambasada e Amerikës në Prishtinë tashmë disa herë ka dalur me thirrje për vaksinim, derisa ka ofruar edhe informacione për qytetarët për rëndësinë e vaksinimit./KultPlus.com

Ambasada amerikane: Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dje ka bërë të ditur se 11 shtetas të Kosovës janë kthyer nga zonat e konfliktit në Siri.

Lidhur me këtë ka reaguar Ambasada amerikane në Kosovë duke thënë se Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Në reagimin e ambasadës thuhet se këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët.

“ShBA përgëzon riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së. / KultPlus.com

Ambasada amerikane: Do të dalin para drejtësisë të gjithë kriminelët e luftës, pavarësisht kombësisë

Ambasadori i përgjithshëm për Zyrën e Drejtësisë Penale Globale, Morse Tan dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u takuan dje me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi dhe prokurorët e Departamentit të Krimeve të Luftës në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ambasada e SHBA-së njofton se të dy ambasadorët theksuan zotimin e Amerikës për t’i vënë para drejtësisë të gjithë kriminelët e luftës, pavarësisht kombësisë.

“Më 14 dhjetor, ambasadori i përgjithshëm për Zyrën e Drejtësisë Penale Globale, Morse H. Tan dhe ambasadori Kosnett u takuan me kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi dhe prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Luftës në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), përfshirë edhe shefin Blerim Isufaj. Të dy ambasadorët ritheksuan zotimin e Shteteve të Bashkuara për të sjellë të gjithë kriminelët e luftës para drejtësisë, pavarësisht kombësisë së tyre. Ambasadori Kosnett tha se “përgjigja ndaj padrejtësisë është më shumë drejtësi”. Ndërsa ambasadori Tan foli lidhur me sfidat shqetësuese me të cilat përballet PSRK në përmbushjen e këtyre çështjeve të rëndësishme”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.

Në anën tjetër, Lumezi i ka informuar ambasadorët për disa hapa të ndërmarrë lidhur me hetimin e krimeve të luftës.

“Gjatë takimit, prokuroria kishte mundësinë t’u drejtohej ambasadorëve dhe t’i njoftoj me disa nga sfidat me të cilat përballen; Kryeprokurori i Shtetit Lumezi i informoi ambasadorët se për derisa zyra e tij kishte ndërmarrë hapa thelbësorë, PSRK trashëgoi më shumë se 900 raste të papërfunduara nga EULEX dhe u deshën më shumë resurse për të lëvizur para. Shefi Isufaj informoi grupin se mungesa e koordinimit me Serbinë dhe paaftësia për t’iu bashkuar INTERPOL-it dhe grupeve tjera ndërkombëtare, paraqitën pengesë në punën e tyre. Në fund, zëvendës-shefi Valdet Gashi foli për 19 aktakuzat që zyra e tij kishte ngritur që nga viti 2018, dhe një rast i cili arriti deri në gjykimin përfundimtar”, thuhet në komunikatë.

Zyra e Drejtësisë Penale Globale dhe ambasada amerikane u zotuan për  mbështetje shtesë për Departamentin e Krimeve të Luftës. / KultPlus.com

Ambasada amerikane: Suksesi i rinisë kosovare është top prioritet i yni, edukimi është çelësi

Si pasojë e shpërthimit të pandemisë COVID-19 edhe në Kosovë janë mbyllur të gjitha shkollat. Një gjë e tillë ka detyruar Ministrinë e Arsimit që të organizojë mësimin online. MASHT-it në një nismë të tillë i është vënë në ndihmë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga Ambasada e SHBA’së në Prishtinë thonë se suksesi i rinisë kosovare është prioriteti kryesor dhe sipas tyre për një gjë të tillë duhet edukim.

“Suksesi i rinisë kosovare është top prioritet i yni dhe edukimi është çelësi”, thuhet në një reagim në faqen zyrtare të Ambasadës në tëitter.

Tutje kanë treguar se janë duke bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit dhe të gjithë përkrahësit e tjerë për të vazhduar me mësimin online.

“Ambasda është bëra bashkë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe mbështetësve tjerë për të vazhduar mësimin online”, thuhet ndër të tjera./Express/ KultPlus.com

Sot mbyllet konkursi për fotografi “Pen For Culture”

OJQ “ProPlus” me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë ka ditë që ka hapur thirrjen e radhës për të rinjtë e të gjitha komuniteteve që të aplikojnë në projektin “PEN FOR CULTURE” që ka për qëllim fuqizimin, paqen dhe socializmin dhe punës ekipore nëpërmjet artit.

Në këtë thirrje të hapur, kësaj radhe kanë pasur të drejtë aplikimi të gjithë të rinjtë prej moshës 13 deri 18 vjeç, të cilët kanë interesim për të marrë mësime për fotografinë nga njëri nga fotografët më të mirë kosovarë.

ProPlus në këtë fazë të projektit fton të rinjtë që janë të interesuar për këtë fushë të artit që të jenë pjesë e kësaj punëtorie që do të zgjasë për tre ditë. Të njëjtit duhet të kenë njohuri bazë të gjuhës angleze.

Afati për aplikim është i hapur edhe sot dhe të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin me të dhënat e tyre personale si dhe një numër telefoni në [email protected]. Nga kjo thirrje do të përzgjedhen 10 nxënës.

Nga nesër, të gjitha aplikimet do të shqyrtohen dhe të përzgjedhurit do të njoftohen përmes emailit.

Bëhuni pjesë e kësaj punëtorie artistike, shfaqni talentin tuaj dhe shoqërohuni me njëri- tjetrin, në mënyrë që të kuptoni botën e njëri-tjetrit më shumë, thuhet në njoftimin e organizatorëve të kësaj punëtorie që pritet të mbahet brenda territorit të Kosovës. Punëtoria do të mbahet nën mbikëqyrjen e një profesionisti dhe në fund të punëtorisë, nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me mirënjohje. /KultPlus.com

Edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për fotografi “Pen For Culture”

OJQ “ProPlus” me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë ka ditë që ka hapur thirrjen e radhës për të rinjtë e të gjitha komuniteteve që të aplikojnë në projektin “PEN FOR CULTURE” që ka për qëllim fuqizimin, paqen dhe socializmin dhe punës ekipore nëpërmjet artit.

Në këtë thirrje të hapur, kësaj radhe kanë të drejtë aplikimi të gjithë të rinjtë prej moshës 13 deri 18 vjeç, të cilët kanë interesim për të marrë mësime për fotografinë nga njëri nga fotografët më të mirë kosovarë.

ProPlus në këtë fazë të projektit fton të rinjtë që janë të interesuar për këtë fushë të artit që të jenë pjesë e kësaj punëtorie që do të zgjasë për tre ditë. Të njëjtit duhet të kenë njohuri bazë të gjuhës angleze.

Afati për aplikim është i hapur deri më datë 29 shkurt dhe të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin me të dhënat e tyre personale si dhe një numër telefoni në [email protected]. Nga kjo thirrje do të përzgjedhen 10 nxënës.

Pas datës 29 shkurt, të gjitha aplikimet do të shqyrtohen dhe të përzgjedhurit do të njoftohen përmes emailit.

Bëhuni pjesë e kësaj punëtorie artistike, shfaqni talentin tuaj dhe shoqërohuni me njëri- tjetrin, në mënyrë që të kuptoni botën e njëri-tjetrit më shumë, thuhet në njoftimin e organizatorëve të kësaj punëtorie që pritet të mbahet brenda territorit të Kosovës. Punëtoria do të mbahet nën mbikëqyrjen e një profesionisti dhe në fund të punëtorisë, nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me mirënjohje. /KultPlus.com