Godina e Ambasadës Amerikane në Tiranë dikur një si “Legata Amerikane në Tiranë”. Kjo godinë ishte gjithashtu rezidencë e ambasadorit amerikan.
Ndërtesa u ndërtua në vitin 1929, ndërkohë që marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-amerikane u vendosën në vitin 1922 deri në vitin 1939, për tú rivendosur sërish në vitin 1991 me vizitën e Sekretarit amerikan të shtetit, Xhejms Beker.
Bejker në cilësinë e tij si Sekretari amerikan i Shtetit ishte zyrtari i parë më i lartë perëndimor që vizitoi Shqipërinë, e cila në atë kohë ndodhej ne tranzicion nga komunizmi në demokraci, dhe mbajti një fjalim para qindra mijëra qytetarëve shqiptarë në sheshin kryesor të Tiranës, Sheshin “Skënderbej”.
Ambasada ndodhej në të njëjtin vend ku ndodhet edhe sot, në Rrugën e Elbasanit, dhe SHBA-të e kishin blerë truallin në kohën e qeverisjes së Mbretit Zog.
Në pamje dallohet se pas krahëve të Legatës, shihet vetëm mali i Dajtit dhe nga të gjitha anët e godinës ka vetëm fusha boshe, ndërkohë që sot çdo gjë është ndryshe./ KultPlus.com