Ambasada britanike në Prishtinë do të organizojë ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Ceremonia pritet të mbahet në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, me fillim nga ora 10:30.
Gjatë kësaj ngjarje do të përkujtohet 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë. /KultPlus.com
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka uruar qytetarët me rastin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ambasada ka thënë se është një ditë emocionale për shumë ushtarë britanikë të cilët nuk do ta harrojnë kurrë 12 qershorin e vitit 1999 dhe pritjen që iu bë atyre.
“Sot shënojmë përvjetorin e hyrjes së trupave të para britanike në Kosovë si pjesë e KFOR-it më 12 qershor 1999. Është një ditë emocionale për shumë kolegë tanë të Ushtrisë Britanike të cilët nuk do ta harrojnë kurrë atë ditë dhe pritjen që iu bë. / KultPlus.com
Ambasada britanike në Prishtinë ka lansuar “Bursën Përkujtimore Vjosa Berisha” si pjesë të programit të bursave “Chevening”.
Çmimi është i hapur për qytetarët kosovarë që dëshirojnë të studiojnë për master në Mbretërinë e Bashkuar, të financuar plotësisht në: Film (çdo disiplinë); Menaxhimi dhe Administrimi i Arteve, Festivalit ose Kulturës; Praktikë Kreative; ose Studimet e Komunikimit/Media.
Bursa i kushtohet Vjosa Berishës dhe fushat e studimit i përshtaten fushave ku ajo pati ndikim.
“Çmimi i kushtohet kujtimit dhe trashëgimisë së Vjosa Berishës. Zgjedhja e subjekteve pasqyron gamën e fushave në të cilat Vjosa pati ndikim gjatë karrierës së saj, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë trashëgiminë e saj”, thuhet në njoftim.
Vjosa Berisha ka qenë fituese e bursës për një master në studimet e Medias dhe Komunikimit në Universitetin Westminster.
Aplikantët në Kosovë mund të aplikojnë për bursë për vitin akademik 2023/24 deri më 1 nëntor. / KultPlus.com