Reagon Ambasada e SHBA-së: Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet menjëherë, pa vonesë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë.

Në një reagim në Twitter, Ambasada amerikane deklaroi se i bashkohet thirrjes që Bashkimi Evropian ia bëri Kosovës dhe Serbisë, pas tollovisë së krijuar në pikat kufitare si pasojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për targa.

“Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet –menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Më herët, zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe se dialogu duhet shfrytëzuar për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke e vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj se liria e lëvizjës është kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe t’i ulin tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano.

Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.

Shumë automjete janë ndalur në pikët kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, ndërsa Policia e Kosovës nuk e ka lejuar asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

Vendimi për këtë është nënshkruar sot, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ndërkaq një pjesë e veturave që po hyjnë nga Serbia në Kosovë nëpër pikat kufitare po iu vendosen tabelat e përkohshme.

Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosvës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje. Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës kanë shkuar atje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës. /KultPlus.com

Restaurimi i kalasë së Prezës, ambasada e SHBA-së: Krenarë që mbështesim trashëgiminë kulturore të Shqipërisë

Drejtuesit e rinj të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën amerikane në Tiranë, Chad Twitty dhe Amanda Roberson vizituan këtë javë Kalanë e Prezës, për të parë nga afër ecurinë e punimeve restauruese të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, të mbështetura nga programi Fondi Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore (AFCP).

Shoqëruar nga arkitektët e Trashëgimisë Kulturore pa Kufi (Shqipëri), ata ndaluan në çdo sektor të kalasë, për të mësuar mbi punën e jashtëzakonshme që është bërë deri tani, teknikat dhe materialet e përdorura, dhe përpjekjet për t’u siguruar që ky fortifikim i lashtë të vazhdojë të qëndrojë i paprekur.

AFCP po mbështet punimet restauruese edhe në fortifikimet e Krujës dhe Durrësit.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe ne presim t’i shohim këto kala të ngrihen sërish për të vazhduar së treguari historinë e Shqipërisë”, thuhet në një njoftim për shtyp të ambasadës së SHBA-së në Tiranë. / KultPlus.com

60 vjet nga ndërtimi i Murit të Berlinit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikon fotografi

Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujton 13 gushtin 1961 të vendosjes së murit të Berlinit.

“Gjashtëdhjetë vjet më parë si sot (më 13 gusht 1961), Berlini u zgjua i shokuar: Ushtria e Gjermanisë Lindore kishte nisur ndërtimin e murit famëkeq të Berlinit. Simbol i një qyteti të ndarë brenda një vendi të ndarë brenda një kontinenti në ndarë, Muri i Berlinit u ngrit mbi ndasi historike disa dekada të vjetra. Një barrierë telash me gjemba e cila u kthye në blloqe muresh betoni 155 kilometra, Muri i Berlinit ndau Berlinin Perëndimor demokratik nga Berlini Lindor i kontrolluar nga Sovietikët prej vitit 1961 deri në 1989”, shprehet Ambasada e SHBA-së.

Muri i Berlinit mbush sot 60 vite nga dita e ndërtimit të tij duke i vënë një barriere të ngurtë që do ndante jo vetëm Gjermanin, por do mbante gjysmën e Europës në errësirën e regjimit komunist.

Muri filloi të ndërtohej në 13 Gusht 1961 dhe mbaroi në datën 24 Gusht 1962. Muri u ndërtua nga Gjermania Lindore, dhe ndau Berlinin në dy pjesë. / KultPlus.com

Ambasada amerikane uron Kosovën për Ditën e Kushtetutës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për Ditën e Kushtetutës.

Ky urim erdhi përmes një postimi në llogarinë e ambasadës amerikane në Facebook.

“Urime Ditën e Kushtetutës, Kosovë”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.  / KultPlus.com

Ambasada e SHBA-së në Tiranë organizoi Javën e Filmit Amerikan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë organizoi Javën e Filmit Amerikan, i cili solli në Shqipëri dokumentarë bashkëkohorë të vlerësuar me çmime. Gjatë javës së kaluar, Ambasada prezantoi katër shfaqje filmash si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë.

Dokumentarët prezantuan anë të ndryshme të Amerikës duke theksuar fuqinë universale të individëve për të bërë një ndryshim në familjen, komunitetin dhe shoqërinë e tyre. Shfaqjet e filmave u pasuan nga folësit dhe diskutimet në panel mbi temat në lidhje me filmat, të tilla si edukimi i të rinjve, mbrojtja e mjedisit, media e lirë dhe gazetaria profesionale, si edhe përfshirja sociale. /KultPlus.com

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri: Pse e duam këtë vend të mrekullueshëm

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka përcjellë një urim për të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë. Por më interesante është fotoja me të cilën shoqëron urimin.

Ja disa nga gjërat që amerikanët vlerësojnë te shqiptarët:

-Mikpritja

-Besa

-Malet

-Natyra

-Njerëzit

-Bukë, kripë, zemër

“Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria. Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm”, shkruan Ambasada./ KultPlus.com