The Weeknd emërohet Ambasador i Vullnetit të Mirë

The Weeknd ka ndjekur hapat humanitar të aktores së famshme, Angelina Jolie, duke iu bashkuar Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, si Ambasador i Vullnetit të Mirë.

“Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, është duke bërë punë urgjente dhe të rëndësishme për të ndryshuar dhe ruajtur jetët në baza ditore dhe unë ndjehem i pasionuar për të adresuar urinë botërore dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë”, ka thënë këngëtari derisa ka pranuar pozitën, në një ceremoni special që është mbajtur të enjten në Los Anxhelos.

The Weeknd, 31-vjeçar është i njohur për veprimet e tij humanitare, dhe së fundmi ka dhënë donacion prej 1 milion dollarësh për Programin e OKB-së për ndihmë në luftimin e urisë në botë.

Lëvizja e The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është, Abel Makkonen Tesfaye, për t’iu bashkuar Programit të OKB-së, vjen pas asaj të aktores 46-vjeçare Angelina Jolie, e cila u bë Ambasadore e Vullnetit të Mirë në vitin 2001, dhe po vazhdon ta mbajë këtë titull, për plotë 11 vjet. Jolie aktualisht mban titullin e të dërguarës së posaçme të Kombeve të Bashkuara./ KultPlus.com