Mediat ndërkombëtare në fokus qëndrimin e Dua Lipës në Kosovë, shkruajnë edhe pas shpalljes ‘Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës’

“Sunny Hill Festival” i cili u mbajt këto ditë në Prishtinë, solli yllin Dua Lipa në Kosovë ku përveç se performoi në natën e parë të festivalit, Lipa realizoi edhe shumë takime e vizita në vendin e saj të lindjes.

Performanca e saj e zjarrtë bëri që për të të shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare të cilëve nuk ju iki edhe një lëvizje tjetër e Duas në Kosovë.

Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit të saj në vendlindje, Lipa u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

“Dua Lipa është emëruar ambasadore nderi e Kosovës.”

Ndërkohë që këngëtarja e “Don’t Start Now” u rrit në Britaninë e Madhe, prindërit e saj janë shqiptarë të Kosovës dhe familja u kthyen në Prishtinë kur ajo ishte tetë vjeçe, menjëherë pasi Kosova shpalli pavarësinë”, thuhet në një pjesë të prestigjiozes Independent. / KultPlus.com