Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Boschard ka vlerësuar ambasadorët e turizmit shqiptar, të rinjtë e “Smile Albania” për giudën në zonën e Lagunës dhe parkut të Divjakës.
Në vizitën e tij të tretë, ambasadori është shprehur se i pëlqen shumë kjo zonë dhe se e rekomandon për të gjithë vizitorët, qofshin ata të huaj apo vendas.
“Shumë faleminderit për guidën tejet interesante. Kjo është vizita ime e tretë në zonën e Lagunës dhe Parkun e Divjakës dhe çdo herë e shijoj më shumë ndaj edhe e rekomandoj për të gjithë”, -thotë Boschard.
Nga ana e tij, ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur sfidën për të kapur 10 milion turistë në Shqipëri dhe për këtë është përgatitur një listë me problematika. / ATSH / KultPlus.com