Ambasadori italian Orlando, viziton Ferdonije Qerkezin: U preka thellë nga dëshmia e saj

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka vizituar Ferdonije Qerkezin në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Orlando ka shkruar në Twitter se ka qenë shumë i prekur me dëshminë e saj të dhimbjes dhe humbjes së të dashurve.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë u preka thellë nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezi për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar Orlando.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett sot ua ka çuar një porosi liderëve të Ballkanit që fatin e të pagjeturve të mos mbajnë peng të politikës së tyre. / KultPlus.com

https://twitter.com/nicolaorlando/status/1387012119657426955?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1387012119657426955%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fambasadori-italian-orlando-viziton-ferdonije-qerkezin-u-preka-thelle-nga-deshmia-e-saj%2F

Ambasadori italian në muzeun “Shtëpia me Gjethe”: Kujtimi i së kaluarës, thelbësor për të kuptuar të tashmen

Ambasadori italian në Tiranë Fabrizio Bucci ka vizituar sot Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë.

Ambasadori Fabrizio Bucci vuri theksin te kujtimi i së shkuarës si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen.

“Urime për këtë muze kaq të bukur. Kujtimi i së kaluarës është thelbësor për të kuptuar të tashmen dhe për të ecur drejt së ardhmes. Për të mos harruar”, theksoi ai.

Po ashtu, ambasadori Fabrizio Bucci tha se “me dëshirën për të zhvilluar së bashku shumë projekte dhe aktivitete të tjera, do të kthehem së shpejti”.

Godina e muzeut Shtëpia me Gjethe u ndërtua në 1931 dhe fillimisht funksiononte si klinikë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo u përdor nga Gestapo si zyre hetimi, dhe pas Luftës së Dytë Botërore, u përdor nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, si seli investigimi, por dhe torture për kundërshtarët e regjimit.

Muzeu Shtëpia me Gjethe u hap për publikun në 23 maj 2017./ atsh/ KultPlus.com

Ambasadori italian mahnitet me bukuritë e Kosovës (FOTO)

Kosova ka bukuri të shumta të natyrës që nuk ka sesi të mos iu bien në sy njerëzve që vizitojnë vendin, por edhe jetojnë edhe punojnë në vendin tonë.

Këtë herë, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është mahnitur nga to, e madje këtë gjë e tha publikisht.

Orlando ka shkruar “thjeshtë wow”, teksa i ka bashkangjitur disa fotografi të bëra në Kosovë. /KultPlus.com