Presidentja Osmani takohet me ambasadoren e SHBA-së në OKB, diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield.

Presidentja Osmani përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të Presidenti Biden, është një personalitet  i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë-SHBA.”, ka shkruar presidentja Osmani.

Yuri Kim uron në shqip: Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka uruar në shqip Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Kim ka ndarë foto në rrjetet sociale nga atmosfera festive në ambasadë ku ka bashkangjitur urimin në shqip dhe anglisht.

“Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Wishing you and your family a wonderful Christmas and a Happy New Year”, shkruan Yuri Kim. /KultPlus.com

Ministri Gashi: Turqia partner i çmuar i Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në një takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, u bisedua për projektet e përbashkëta në të cilat Kosova e Turqia kanë bashkëpunuar deri më tani, si dhe vazhdimin e mëtejmë të tyre.

Ministri Gashi e falënderoi ambasadoren dhe përmes saj shprehu mirënjohjen për Republikën e Turqisë në përkrahje të Republikës së Kosovës dhe të kontributit të shtetit turk dhënë për Kosovën në përgjithësi, e në veçanti për fushat në të cilat është përgjegjëse MKRS-ja.

Ministri tha së është në gatishmëri dhe shërbim të plotë për thellim të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve konkrete, me theks, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Turqia ka qenë dhe mbetet partner i çmuar i shtetit të Kosovës, u shpreh ministri.

Ndërkaq ambasadorja turke Kiliç, e uroi ministrin Gashi për detyrën e re dhe e premtoi se bashkëpunimi dhe përkrahja ndaj MKRS-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Mysafirët e informuan ministrin për projektet që janë realizuar deri më tani, sidomos në restaurimin e shumë objekteve të trashëgiminë kulturore, duke u shprehur të hapur për mbështetje të mëtejme si në trashëgimi, por edhe në kulturë, rini e sport.

Ajo theksoi se Turqia e Kosova do të vazhdojnë të jenë përkrah njëra-tjetrës edhe në të ardhmen dhe rikonfirmoi se mbështetja e Ambasadës në projekte të ndryshme do të vazhdojë dhe bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej./ KultPlus.com