“Oj Kosovë, oj nëna ime” jehon në skenën e American Idol, djaloshi nga Kosova surprizon prindërit nga skena e spektaklit (VIDEO)

 

Me emrin artistik Kim, djali nga Kosova ka mahnitë me zërin e tij jurinë e sivjetshme të American Idol, i cili përpos me zërin ata i mahniti edhe me rrëfimin e tij, përcjell KultPlus.

Kim ka treguar se American Idol e përcjellë qysh prej se ka siguruar kompjuterin e tij të parë, dhe se talentin për muzikë e ka të trashëguar nga nëna e tij.

Tash e gjashtë vjet jeton në Amerikë, duke ndjekë ëndrrën e tij se një ditë do të jetë në American Idol. Dhe pikërisht ky emocion dhe ky rrëfim ka bërë që juria e American Idol ta shtyjë djalin nga Kosova që ta thërras nënën e tij drejtpërdrejtë nga skena e American Idol, të cilën nuk e ka parë tash e gjashtë vjet. Përpos që ka përshëndetë nënën e tij, ai ia ka kënduar edhe këngën e famshme “Oj Kosovë, oj nëna ime’, i cili ishte i mbushur në lot.

Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës./ KultPlus.com

Rrëmbeu fansat qysh në fillim të garës, Iam Tongi fitues i American Idol 2023 (VIDEO)

Qysh në fillim të garës, Ima Tongi u shndërrua në konkurrentin më të dashur të edicionit të 21 të American Idol, ku së fundi edhe u shpall fitues, shkruan KultPlus.

Ai në fillim u prezantua me këngën e James Blunt “Monsters”, këngë që i dedikoi babait të tij të ndjerë, dhe në finalen prestigjioze të kësaj gare, ai arriti edhe një ëndërr. Ai ndau skenën bashkë me James Blunt, ku të dytë kënduan këngën “Monster, ku Tongi shpërtheu në vaj.

Konsiderohet të jetë një shpërthim për këtë talent, pasi që është vetëm 18 vjet dhe arriti të mposhtë shumë konkurrentë për disa muaj sa edhe u zhvillua kjo garë.

KultPlus ju sjell video e performancës në fillim të kësaj gare dhe atë të finales./ KultPlus.com

Keith Urban po kthehet në American Idol

Keith Urban do të shërbejë si mentor i ftuar në American Idol këtë muaj.

Në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare në Instagram për spektaklin e konkurrencës së këngës të premten, një përfaqësues konfirmoi se ylli i muzikës country do të paraqitet në finalen e sezonit 21.

“Dikur gjyqtar i IDOL-it, tani mentori ynë i ftuar në FINAL! Mirë se erdhe përsëri, @keithurban!” shkruanin ata, transmeton Plus.

Sipas redaktorëve në Billboard, Keith do të performojë hitin e tij të vitit 2022 ‘Wild Hearts’ gjatë spektaklit tre-orësh.

Finalja është caktuar të transmetohet më 21 maj. Më parë, Keith ka punuar si gjyqtar në American Idol nga sezonet 12 deri në 15. / KultPlus.com

Historia e veçantë e Bebe Rexhës, dikur e refuzuar si konkurrente, sot është e ftuar si mentore në ‘American Idol’

Këngëtarja shqiptare e cila tanimë ka arritur një famë botërore, Bebe Rexha, është ftuar si mentore speciale në showi-in televiziv “American Idol”, shkruan KultPlus.

Pjesa më e veçantë e kësaj ftese është e kaluara e Bebe Rexhës, e cila kur kishte konkurruar për të marrë pjesë në këtë konkurs, ishte refuzuar.

Ajo është pjesë e dy prej episodeve speciale të cilat janë xhiruar në Hawaii me 24 konkurrentët më të spikatur të këtij edicioni, ku vetëm pak prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në fazën tjetër.

Sot Bebe Rexha ka mijëra hite të ndryshme që kanë arritur klikime të mëdh, e puna e saj e madhe po shpaguhet.

Një prej këngëve më të njohura të Bebe Rexhës mbetet “Me, Myself & I”. /KultPlus.com

Adem Dalipi, shqiptari që depërtoi nga “American Idol”: Punoni shumë dhe tregohuni të durueshëm

Jeta Zymberi

Prindërit e tij kanë lindur në Maqedoni, në një fshat të vogël të quajtur Kërçovë. Më pas janë transferuar në ShBA bashkë me prindërit. Atje shkuan në shkollë dhe u martuan në Ilinois. Më pas ka lindur djali i tyre, Adem Dalipi i cili sot është 17 vjeç e që po mahnitë me talentin e tij në muzikë, shkruan KultPlus.

I lindur dhe rritur në Amerikë, Ademi ka treguar për KultPlus se jo çdo gjë ishte e lehtë për familjen e tyre në këtë vend të madh.

“Unë kam lindur në Amerikë më 2003 (tani jam 17-vjeç) dhe jam rritur aty. Prindërit më merrnin bashkë me vëllain dhe ktheheshim verës në shtëpi për ta vizituar familjen dhe për të mësuar më shumë rreth fshatit dhe kulturës sonë. Në Amerikë pata shumë keqkuptime për shkak të emrit, por sidoqoftë sfondi im kulturor ishte i ndryshëm sepse ne angazhoheshim në komunitetin shqiptar që na rrethonte.”

AMERICAN IDOL – “Hollywood Week” – Coverage. (ABC/Eric McCandless) ADEM DALIPI

Por, talenti i tij për muzikë ra në sytë e profesorit qysh në klasë të tretë, kështu ai  paralajmëroi nënë e tij që djali kishte “vesh për muzikë”. Kjo i ndihmi Ademit për të nisur rrugëtimin e tij, fillimisht duke mësuar kitarë e më pas nis të këndojë dhe të mësojë instrumente të tjera.

“Kam shkruar muzikën time qysh kur isha 11-vjeç. Prindërit e mi nuk qenë marrë me muzikë, prandaj ishte pak e vështirë për mua. Ata filluan të shohin seriozitetin tim dhe kështu nisën të më mbështesin. Së bashku gjetëm mundësi për të krijuar lidhje me njerëzit në industri.”, ka treguar Ademi i cili aktualisht ka filluar të prodhoj dhe regjistroj muzikë në studio, ku i ka dy këngë që i ka shkruar vet. Ndërsa, këtë verë, do ta lansoj një EP që ka pasur mundësi ta incizoj profesionalisht në Los Anxhelos, Kaliforni. 

Një ndër mundësitë më të mira që i ka ardhur në duar, si një djalë i ri në këtë fushë, është edhe ftesa për audicion në “American Idol”. Ishte vera e vitit 2018, kur sapo kishte mbaruar disa incizime në Toronto të Kanadasë dhe një producent nga “American Idol” e ftoi në audicion. Atë kohë ishte vetëm 15-vjeç, dhe kishte fatin të merrte tiketën e artë nga një juri e përbërë nga këngëtarët e famshëm si: Lionel Richie, Katy Perry dhe Luke Bryan.

“Pas kësaj unë kam shkuar edhe në “Javën e Hollivudit”. Kjo shfaqje më dha besim të madh që unë do të jem artist serioz në të ardhmen, dhe kjo do të më ndihmojë për lidhje të reja me industritë muzikore”.

Amerika ka një treg të gjerë të muzikës, artistë nga e gjithë bota vërshojnë drejt këtij vendi për të realizuar ëndrrat e tyre, por Ademi beson fuqishëm se do të sigurojë vendin e vet dhe audienca do ta mbështesë.

“Kam një sfond unik në muzikë, me ndikim të madh nga bluzi. Duke qenë se vet i shkruaj këngët e mia, besoj se audienca do të më mbështesë në rrugëtimin tim.”

Ndërsa, ka vetëm 3 javë që ka publikuar këngën e re të cilën e ka prodhuar vetë. Kënga titullohet “Wanting for you” dhe është shoqëruar edhe me një videoklip mjaft të këndshëm. Kënga është pritur shumë mirë dhe Ademi pohon që ka marrë mjaft kritika pozitive.

Duke qenë në fillet e karrierës, padyshim që ai ka shumë ëndrra që pritet t’i realizojë. Një ndër to është edhe bashkëpunimi me John Mayer.

“Një nga inspirimet e mia më të mëdha, do të ishte gjë e mrekullueshme të bashkëpunoja me të. Një tjetër artist që më vjen tani në mendje është Mac Ayres.”

Ndërsa, i pyetur për sukseset e vajzave shqiptare si: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max të cilat tashmë kanë prekur majat e muzikës botërore, Ademi thotë se ky është qëllimi dhe ëndrra e tij.

“ I respektoj të gjithë shqiptarët që kanë arritur, pasi është e vështirë të kesh sukses në këtë industri. Bebe Rexha dallohet sepse ka pasur shumë vështirësi me të cilat është përballur derisa ka arritur aty ku është.”

Muzikë shqip pohon që dëgjon pak, megjithatë ka dy artistë aktual që i dëgjon, ai është Ledri Vula dhe Gashi.

“Dëgjoj gjithashtu grupin “Elita 5”, babai im e shijon muzikën e tyre”, pohon Dalipi i cili shprehet i gatshëm për bashkëpunime me artistët shqiptarë.

Përderisa në Maqedoni ai shkon shpesh për vizitë bashkë me familje, Kosovën ende nuk ka pasur rast ta vizitojë. Por ai ka plan që këtë verë të vizitojë natyrën dhe bukuritë shqiptare dhe gjithashtu shpreh dëshirën që të perfomojë në Kosovë apo Shqipëri.

Rrugën e nisur e sheh të gjatë dhe të suksesshme, por për këtë ai është duke punuar shumë. Dalipi po planifikon që ta lëshoj EP-në shumë shpejt, por për shkak të Covid-19 gjithçka ka mbetur pezull.

Krejt për fund, artisti i ri ka një mesazh për të rinjtë shqiptarë: Gjeni diçka që me të vërtetë doni ta bëni dhe bëni gjithë përpjekjet tuaja që ta arrini atë. Punoni shumë dhe tregohuni të durueshëm! / KultPlus.com

Bebe Rexha: Para dhjetë viteve nuk kalova as raudin e parë në American Idol, tani jam mentore e konkurrentëve

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka treguar se këtë sezon do të jetë mentore e konkurrentëve që do të marrin pjesë në “American Idol”, shkruan KultPlus.

Lidhur me këtë këngëtarja Bebe Rexha përmes një postimi ka treguar historinë e saj para dhjetë viteve në këtë audicion, ku së bashku me nënën e saj kishte pritur për dhjetë orë në radhë. Me këtë histori Bebe Rexha ka një mesazh inspirues, që gjithmonë duhet ndjekur ëndrrën tënde, pavarësisht dështimeve që mund t’i sjellë fillimi.

“10 vite më parë nëna ime dhe unë kemi pritur për dhjetë orë në radhë për audicionet e American Idol. Unë nuk arrita ta kaloj as raundin e parë, por nuk hoqa kurrë dora nga ëndrra ime. Është çmenduri se si jeta vjen në një rreth të plotë. Jam e ngazëllyer të njoftoj se unë do të jem mentore e konkurrentëve në American Idol,” ka shkruar këngëtarja në rrjetin e saj “Instagram”./KultPlus.com