Ika

Poezi e shkruar nga Amida Rica.

Frytin e tonës dashuri
të sforcuar,
birin tonë
dua ta mësojë
të dashurojë një grua të bukur
pa u orvatur t’ia zotërojë trupin
të dashurojë një grua të mençur
pa u orvatur t’ia fshije mendimet
të dashurojë një grua të lirë
pa u orvatur ta burgosë.
E tani ti guxon të vlosh
me pse-të e ikjes time.
Ika se
nuk dua kësaj bote
t’i shtohet një robëreshë
e përvuajtur si unë.
Ika se
nuk dua kësaj bote
t’i shtohet një zaptues
krenar si ti.
Ika te shpëtoj tim bir
Ika te shpëtoj te dikujten bijë.