Amsterdami, kryeqyteti kryesor tregtar i Europës

Muajin e kaluar, Amsterdami tregtoi më shumë aksione, sesa Londra, duke e hequr kryeqytetin e Britanisë së Madhe nga vendi i parë si qendra më e madhe tregtare e Europës, sipas të dhënave më të reja të lëshuara sot nga CBOE Global Markets.

Sipas këtyre shifrave, një mesatare prej 9,2 miliardë eurosh (11,5 miliardë dollarë) u tregtuan në Euronext Amsterdam, si edhe në degët holandezë të CBOE Europe dhe Turquoise në janar, më shumë se katër herë sasia e tregtuar atje në dhjetor.

Ndërkohë, tregtia në Londër ra në 8,6 miliardë euro në janar, pasi BM u largua nga tregu i vetëm i Bashkimit Europian më 31 dhjetor.

Largimi i BM-së nga tregu i vetëm i BE-së u shoqërua me rreth 6,5 milionë euro aksione ditore të larguara nga Londra dhe të zhvendosura në Europë.

Kjo ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje për shërbimet financiare midis Brukselit dhe Londrës, në marrëveshjen tregtare postBrexit.

Institucionet financiare të BE-së nuk mund të tregtojnë më aksione në Londër, pasi Brukseli nuk i njeh më bursat britanike dhe vendet e tregtimit./ata/ KultPlus.com

Amsterdami, qyteti me stilin më të shëndetshëm të jetesës

Amsterdami është qyteti me stilin më të shëndetshëm të jetesës. I famshëm për biçikletat e tij dhe kanalet piktoreske, nuk është për t’u habitur që është në krye të listës.

Ai mikpret më shumë se 400 aktivitete rekreative në natyrë si dhe është ndër qytetet më pak të ndotura në Europë.

Për më tepër, Holanda është vendi i pestë më i lumtur në botë dhe vendi i gjashtë më i mirë në Europë për nga niveli i mbipeshës, i cili është vetëm 20,4%, rreth 10% më pak se Britania e Madhe (27,8%).

Sidnei renditet i dyti ndër qytetet që promovojnë mënyrën më të shëndetshme të jetesës, me 2 636 orë rreze dielli në vit, mbi 1 000 orë më shumë se Berlini, Dublini dhe Gjeneva.

Këto të dhëna kanë dalë prej raportit të kompanisë ”Lenstore” bazuar në një ndërthurje midis të dhënave: 10 parametra për 44 qytete në botë. transmton KultPlus.

Parametrat:

1. Nivelet e mbipeshës

2. Jetëgjatësia

3. Orët e dritës së diellit

4. Cilësia e ajrit dhe ujit

5. Niveli i lumturisë

6. Kostoja e një shisheje uji

7. Java mesatare e punës

8. Aktivitetet në natyrë

9. Numri i restoranteve

10. Anëtarësia për palestrën. / KultPlus.com

Amsterdami ua shlyen borxhet të rinjve të qytetit

Qyteti i Amsterdamit po i merr përsipër borxhet e rinisë së tyre si përpjekje për t’i çliruar njerëzit që janë duke dashur të hyjnë në punë ose për t’u arsimuar.

Rritja e huamarrjes në mesin e rinisë holandeze – trendi i bërë jehonë edhe diku tjetër nëpër Evropë, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar – thuhet se po qëndron në rrugën e tyre, por sipas projektit provues të këtij qyteti, një bankë komunale do të negociojë me kreditorët për t’ua blerë borxhet.

Kreditorëve do t’u jepen 750 euro si një nxitje për ta kaluar borxhin në bankën komunale. Të rinjve po ashtu do t’u anulohen borxhet nëse ata përfshihen me sukses në trajnime ose në ndonjë program arsimor.

“Borxhet shkaktojnë shumë stres. Dhe në rastin e të rinjve, ato shpesh përcaktojnë të ardhmen e tyre”, tha nënkryetari o Amsterdamit, Marjolein Moorman.

“Shumica e këtyre të rinjve u përfshinë në fusha të ndryshme dhe për shkak të fatit të keq ose injorancës dhe keqmenaxhimit, u gjendën në një situatë ku nuk mund të dilnin pa ndihmë. Kjo është arsyeja pse ne tani do t’i ndihmojmë në mënyrë që ata të mund të nisin një fillim të ri”.

Projekti i transferimit të borxhit do të fillojë në shkurt. Secilit person në skemë do t’i jepet një trajner me të cilin do të përgatisin një “plan udhëzues”. Qyteti beson se të rinjtë me të ardhura të paqëndrueshme shpesh e kanë të pamundur të ristrukturojnë financat e tyre dhe të bëjnë ri-pagesat e nevojshme.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se një e treta e rinisë së Amsterdamit në mes të moshës 18 dhe 34 vjeç kanë borxhe.

Borxhi mesatar studentor në Holandë është rritur nga 12,000 euro në vitin 2015 në 13,000 në 2019. Numri i individëve me borxh studentor është shtuar gjithashtu, duke u rritur për 388.00, duke arritur në 1.4 milionë. /KultPlus.com