Aktorja shqiptare e cila tashmë veçse ka fituar famën e saj ndërkombëtare, ka publikuar edhe këngën e saj më të re, shkruan KultPlus.
Kënga mban titullin ”Glass” dhe është publikuar në platfofrmën muzikore Spotify.
“Nuk mund ta besoj, por kënga e ime e re “Glass” tashmë mund ta dëgjoni në të gjitha platformat. Faleminderit gjithë bashkëpuntorëve që bënë të mundur këtë moment. Faleminderit të gjithë fansat e mi për suportin”, ka shkruar Golja në publikimin e këngës në rrjetin social Instagram.
Ana Golja është gjithashtu aktore dhe producente. Kujtojmë se Fimi “The Cuban” ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Golja. / KultPlus.com
Prindërit e saj kishin shkuar në Kanada si refugjatë në vitin 1991. Nëna e saj kishte parë ëndërr sikur i premtonte vjehrrës së saj se fëmijës së parë do t’ia linte emrin saj. Ajo quhej Muazez, dhe ngaqë kishte pasur fatin e keq në jetë, e ëma e Anës kishte vendosur që ta emëronte Anën, Muazana.
Këtu fillon historia e Ana Goljes, vajza shqiptare e cila tashmë ka marrë vëmendjen e medieve kanadeze përmes artit të saj skenik. Fëmijëria e saj zinte vend në një familje të lumtur dhe me plot aktivitete të ndryshme, si gara me kuaj, lojëra të ndryshme e instrumente muzikore.
Në një intervistë për KultPlus, Ana Golja ka rrëfyer më detajisht për jetën e saj si shqiptare në Kanada, rrugëtimin e saj drejt suksesit dhe mbi të gjitha, sfidat e një gruaje shqiptare në botën e artit ndërkombëtar.
‘Isha vetëm 5 vjeçe kur fillova të vallëzoj dhe mundohesha të imitoja Shirley Temple. Konkurrova për herë të parë në moshën 9 vjeçe në një film dhe këtu mora rolin tim të parë. Këtu filloi edhe rrugëtimi im në karrierën e aktrimit’, tregon Golja për KultPlus.
Rrugëtimi drejt suksesit ka gjithmonë vështirësitë e veta, sidomos kur suksesi pretendohet në një vend të huaj. Kështu ka ndodhur edhe me Ana Goljen, e cila thekson se fakti që në Kanada nuk ka ndonjë komunitet arti të fuqishëm që është shqiptar dhe që mund t’i ndihmojnë njëri tjetrit në këtë fushë, për të ka qenë dyfish më e vështirë. Madje, siç thekson tutje ajo, të qenit grua ka bërë që vështirësitë të shtohen edhe më shumë.
Ajo nuk është dorëzuar asnjëherë, ka besuar dhe vazhdon të besoj fuqishëm në potencialin e saj si artiste dhe në artin që synon t’i ofroj skenës. Përveç se një aktore tashmë e dëshmuar, Ana është gjithashtu edhe këngëtare, producente, kompozitore dhe valltare.
‘Aktrimi për mua është një mënyrë për t’u shprehur. Është një mënyrë përmes së cilës u jap jetë karaktereve të ndryshme apo personave të cilët nuk kanë një mënyrë të veten për t’u shprehur. Është mënyra përmes së cilës unë ndikoj në të ardhmen’, thekson tutje Ana Golja për KultPlus.
Filmi i parë në të cilin ka luajtur Ana Golja ka qenë ‘1-800 Missing. Pastaj ka luajtur edhe në dy shfaqje teatrale si ‘White Christmas’ dhe ‘The Sound of Music’. Përgjatë kësaj kohe ajo poashtu ka xhiruar edhe filmat televiziv si ‘Connor Undercover’, ‘What’s Up Warthogs’, ‘Full Out’ dhe më vonë edhe ‘Degrassi’ për gjashtë sezone radhazi. Së fundi, ajo ka qenë edhe pjesë e filmit ‘The Fanatic’ së bashku me aktorin e mirënjohur John Travolta, poashtu edhe në ‘Love On Ice’, ‘A Father’s Nightmare’ dhe ‘I Do Or Die’. Ndërkaq, filmi që mori vëmendje të madhe, duke i dhënë kështu Anës edhe çmimin e aktores më të mirë në ‘Lavazza Film Festival’, ishte filmi ‘The Cuban’ ku përveç se aktore, ajo ishte edhe producente e këtij filmi.
Te filmi “The Cuban”, ajo luan përkrah fituesit të çmimit Oscar, Louis Gosset Jr., dhe si producente ka fituar “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography”.
‘Ka qenë një mundësi e mrekullueshme të isha edhe aktore edhe producente dhe të tregoja një ngjarje shumë personale dhe të rëndësishme për mua, pasi stërgjyshja ime kishte Alzaimer dhe dementia, kështu pata rastin që të transmetoj një mesazh tek të rinjtë, që t’i duan dhe respektojnë të moshuarit’, potencon Ana Golja për KultPlus, e cila në këtë film vjen në rolin e infermieres së re e cila u shërben pleqve në një shtëpi shëndeti.
Ana Golja tash është duke punuar si producente në projektin e dytë filmik, që trajton temën mbi sëmundjet mendore dhe sportin, dhe poashtu ka treguar se është duke punuar në albumin e saj të dytë të cilin pret ta lansojë diku rreth majit apo qershorit të këtij viti. Ndërkaq, për detajet tjera rreth këtyre dy projekteve, Ana ka vendosur që të mos i shpalos akoma.
‘Unë mendoj që aktorët luajnë një rol të rëndësishëm në ambientin shoqëror, duke përfaqësuar kështu realitetin e sotëm pikërisht ashtu siç është’, deklaron Ana Golja për KultPlus.
Ana Golja edhe pse në një moshë mjaft të re, ka arritur të korrë suksese dhe të përmbushë ëndrrat e saj, dhe për të, ky është vetëm fillimi, pasi planet e saj janë të shumta dhe ka vendosur që me shumë punë dhe shumë dashuri për profesionin e saj të mos ndalet asnjëherë. Ajo është jashtëzakonisht krenare për rrënjët e saj dhe krahas të gjitha vështirësive që ka kaluar si pjesë e komunitetit shqiptar në Kanada, ajo nuk u dorëzua kurrë.
‘Mos u dorëzoni asnjëherë, mundohuni të ndihmoni njëri tjetrit’ përfundon Ana Golja. / KultPlus.com
Producentja dhe aktorja shqiptaro-kanadeze, Ana Golja, do të prezantohet me filmin “The Cuban”, në Sunset Barrie Drive-in Theatre në Ontario.
Për t’iu përshtatur kushtëzimeve për shkak të pandemisë, filmi po shfaqet në hapësira të reja, si teatri “Sunset Barrie”, ku audienca e ndjek filmin nga makina.
Pavarësisht kohës së vështirë, filmi ka arritur të jetë fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare e së bashku me të, edhe Ana Golja si producentja e tij.
Ana Golja, përmes filmit “The Cuban” ka ndarë eksperiencën e saj personale me sëmundjen e Alzheimer-it që kishte prekur stërgjyshen e saj. Ajo ka kontribuar me përvojën e saj në organizatën ndërkombëtare të shëndetit “Alzheimer’s Association”.
Ana, te filmi “The Cuban”, luan përkrah fituesit të çmimit Oscar, Louis Gosset Jr., dhe si producente ka fituar “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography”. / KultPlus.com
Artistja e njohur shqiptaro-kanadeze, Ana Golja, përmes filmit “The Cuban” ka ndarë eksperiencën e saj personale me sëmundjen e Alzheimer-it që kishte prekur stërgjyshen e saj. Ajo ka kontribuar me përvojën e saj në organizatën ndërkombëtare të shëndetit “Alzheimer’s Association”.
Ana, te filmi “The Cuban”, luan përkrah fituesit të çmimit Oscar, Louis Gosset Jr., dhe si producente ka fituar “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography”, transmeton albinfo.ch.
Muzika ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës së aktorit fitues të çmimeve Oscar, Louis Gossett Jr. dhe këngëtarja-aktore Ana Golja, e cila luajti në filmin e ardhshëm “Kubani”. Gosset Jr. portretizon një muzikant të famshëm kuban, që jeton me Alzheimerin, i cili krijon një miqësi – të falsifikuar nga fuqia e muzikës dhe imagjinatës – me infermierin e tij, të luajtur nga Golja.
Muzika mund të jetë një forcë e fuqishme në jetën e atyre që jetojnë me sëmundjen e Alzheimerit. Studimet kanë treguar që muzika mund të përmirësojë çështjet e sjelljes të zakonshme në fazat e mesme të sëmundjes. Një person në fazën e vonë të Alzheimerit mund të jetë akoma në gjendje të këndojë tekste këngësh nga fëmijëria e tyre.
«Kubani» tregon se si fuqia e së kaluarës mund të mbretërojë muzikën brenda nesh.
Çfarë do të thotë muzika për ju dhe muzika nga filmi?
Ana: Muzika me siguri ka luajtur një rol të madh në marrjen time përmes pandemisë COVID-19. Unë kam qenë i frymëzuar për të kaluar kohën time duke shkruar dhe incizuar.
Muzika në skenën përmbyllëse të filmit tonë lidhi me të vërtetë gjithçka. Ka diçka kaq të veçantë në lidhje me kulturën kuban që ne ishim në gjendje ta kapnim me kamera. Skena u filmua në Kubë, ku personazhi i Louis ka kaq shumë kujtime të dashura. Sergio, drejtori ynë, vetëm le muzikantët të riff, dhe bëri ata! Ai e kapi atë magji të tyre në elementin e tyre, dhe ajo u pagua me lakër. Muzika dhe fryma janë infektive.
Louis: Para se të kishte fjalë, tingulli ishte se si njerëzit komunikonin. Për mua, muzika është tingulli universal që i bashkon njerëzit.
Ka disa skena në film ku personazhi im dëgjon muzikë dhe buron në jetë; ai shkon nga 1 në 100 kur muzika fillon. Ishte një përvojë shumë interesante si aktor, duke shkuar mbrapa dhe larg nga të qenit i vetëdijshëm për të qenë pak të humbur në këtë moment.
Njerëzit në fazën e vonë të Alzheimerit nuk kanë kontrollin kur janë të pranishëm në këtë moment. Ata mund të zhyten nga kujtimet e tyre, dhe kjo është e dukshme në film, pasi personazhi im zhvendos nga momentet muzikore të së tashmes në kohërat magjike të jetës së tij të kaluar në klubin e vallëzimit Copacabana në Kubë. Ishte prekëse, është e trishtuar, është magjike, e gjitha në të njëjtën kohë. / KultPlus.com
Artistja dhe producentja Shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban.
Golja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”
“Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.
Festivali i filmit u zhvillua nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasëku prezantoi një përzgjedhje filmash nga disa nga vendet më të prekura nga kriza globale e shëndetit, në përpjekje për të ndërtuar një urë lidhëse në mes filmit dhe betejës ende të pafituar kundër pandemisë në të cilën po kalojmë.
Në festival u prezantuan filma nga vende të ndryshme të botës përfshirë këtu Francën, Spanjën, Kinën, Rusinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Indinë dhe Kanadanë, me një seri të veçantë “Focus on Italy”, të prezantuar në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura a Toronto. Një pjesë e shitjeve të biletave do të shkojnë për Kryqin e Kuq Kanadez pikërisht për ta luftuar pandeminë COVID-19.
Fimi “The Cuban” ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Goljan. Golja tha se filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj. “Mesazhi nga stërgjyshja gjithmonë ka qenë të jesh njeri i mirë, dhe më ka mësuar të jem bujare, e respektushme, dhe ta shijojë sa më shumë jetën. Mesazhi që jap unë është t’i duam prindërit dhe gjyshërit dhe të kujdesemi sa më shumë për ta”- thotë Ana. / KultPlus.com
Nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasë pritet të mbahet një festival ndryshe i filmit ndërkombëtar.
Festivali do të organizohet nga CHIN Radio/TV së bashku me disa organizata të mëdha në fushën e komunikimit masiv dhe me ambasadën italiane në Ottawa, ndërsa fokusi i festivalit do te jetë ndër vendet më të rrezikuara nga COVID -10, Italia, dhe do te quhet “Lavazza Drive-In Film Festival”.
Sipas përshkrimit, kjo ngjarje e prezantuar në bashkëpunim me Rogers Communications dhe Christie Digital, do t’u ofrojë kanadezëve një mundësi për t’u riintegruar në shoqërinë që e kemi patur vetëm para disa muajsh, ndërsa shikuesi mbetet i distancuar fizikisht. Festivali do të paraqesë një përzgjedhje filmash nga disa nga vendet më të prekura nga kriza globale e shëndetit, dhe do të përpiqet të ndërtojë një urë lidhëse në mes filmit dhe betejës ende të pafituar kundër pandemisë në të cilën po kalojmë.
Në festival do të paraqiten filma nga vende të ndryshme të botës përfshirë këtu Francën, Spanjën, Kinën, Rusinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Indinë dhe Kanadanë, me një seri të veçantë “Focus on Italy”, të prezantuar në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura a Toronto. Një pjesë e shitjeve të biletave do të shkojnë për Kryqin e Kuq Kanadez pikërisht për ta luftuar pandeminë COVID-19.
E veçanta për komunitetin tonë është se festivalin do ta hapë filmi “The Cuban” që ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Goljan. Ana është aktore dhe këngëtare shqiptare që ka lindur në Kanada, dhe është e lidhur me komunitetin shqiptar këtu.
Ajo deri më tani ka publikuar edhe albumin muzikor “Epilogue”, ndërsa me filmin “The Cuban” ka arritur të fitojë dy çmime në në Festivalin e Filmit Kanadez (Canadian Film Fest) për “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography”.
Në një intervistë të mëhershme për gazetën “Diaspora Shqiptare” Ana Golja ka pranuar se filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj. “Mesazhi nga stërgjyshja gjithmonë ka qenë të jesh njeri i mirë, dhe më ka mësuar të jem bujare, e respektushme, dhe ta shijojë sa më shumë jetën. Mesazhi që jap unë është t’i duam prindërit dhe gjyshërit dhe të kujdesemi sa më shumë për ta”- thotë Ana.
Festivali vjen gjatë kohës së pandemisë COVID- 19 dhe ka në qendër të vëmendjes ndihmën për njëri-tjetrin. Pas muajve të izolimit, kjo ngjarje kulturore e artistike do t’u ofrojë kanadezëve mundësinë e përsosur për t’u angazhuar me komunitetin artistik edhe një herë, në një mënyrë të sigurt dhe të distancuar fizikisht.
Në “The Cuban” Golja pos si producente luan edhe Minën, një emigrante e re afgane, e cila punësohet si kujdestare në një shtëpi pleqsh, duke punuar ngushtë me pacientë të moshuar që vuajnë nga sëmundjet e harresës e çmendurisë. Paraqitja e saj tërheqëse dhe tematika e filmit mund të kenë qenë arsyet se pikërisht ky film do të hapë festivalin e filmit ndërkombëtar. /diasporashqiptare/ KultPlus.com