“Kur ne verbërisht e pranojmë një religjion, ne ndalojmë së rrituri”

“Ne nuk i shohim gjërat ashtu siç ato janë, ne i shohim ashtu siç ne jemi.”

“Ne udhëtojmë, disa nga ne përgjithmonë, për kërkuar një shtet tjetër, një jetë tjetër, një shpirt tjetër.”

“Kur ne verbërisht e pranojmë një religjion, një sistem politik, një dogmë, ne bëhemi automatë. Ne ndalojmë së rrituri.”

“Mos e kërko ‘sepse-në’ – në dashuri nuk ka ‘sepse’, nuk ka arsye, nuk ka zgjidhje.”

“Jeta njihet vërtetë vetëm nga ata që vuajnë, që humbasin, ata që i durojnë vështirësitë, ata që pengohen nga disfata në disfatë.”

“Ëndrrat janë të domosdoshme për jetën.”

– Anais Nin / KultPlus.com

“Anais, ti më topit”, dashuria e fshehtë e Henry Miller

Letra që shkrimtari kontravers amerikan Henry Miller i shkruan të dashurës Anais:

“…Pa mundur që ju ta vinit re, unë jetoja vazhdimisht me ju. Por kisha frikë ta pohoja – druhesha se mos trembeshit. Sot kisha ndërmend t’ju çoja gjer te dhoma për t’ju treguar akuarelët e mi. Por m’u duk diçka aq e fëlliqur t’ju çoja në atë dhomë mjerane hoteli. Jo, nuk mund ta bëjë këtë gjë. Ju do të më çoni ndokund – në koliben tuaj, siç e quani. Çomëni atje, që të mund t’ju marrë në krahët e mi.

Dhe gënjej, Anais, kur them që nuk dua t’ju adhuroj. A e prisnit që t’jua thosha këtë gjë? Kur pash filmin e Pagnol-it, Mariusin, ëndërroja për ju – ju jeni si ajo anija që niset në det, e vela i keni plotësit të shpaluar, ndërsa drita e diellit ju lazdrohet në trup…

…Anais, nuk di se si ta përshkruaj atë çka përjetoj. Jetoj në pritje të përhershme. Ti vjen dhe koha rrjedh si në ëndërr. Pikërisht kur ikën, bëhem përnjëmend i vetëdijshëm për praninë tënde. Por atëherë është tepër vonë. Ti më topit…” / KultPlus.com