Mbrëmë është mbajtur nata finale e Festivalit të 61-të të Këngës në RTSH, shkruan KultPlus.
Mes shumë befasive dhe performancave magjike që mbërthyen me emocione të veçanta të pranishmit dhe shikuesit e këtij edicioni, performanca nga dy balerinë mori vëmendje unike.
Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani së bashku me Ansamblin Kombëtar kërcyen vallët popullore shqipe në një skenë me reputacion për të treguar madhështinë e tyre.
Pas performancës, Kledi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke thënë se ishte një emocion i papërshkruar.
Postimi i plotë:
“Per ne te dy dje ishte nje emocion i papershkruar, qe rrallë here e kemi perjetuar. Te kercësh vallet tona popullore, ne skenën madheshtore dhe para nje publiku te mrekullueshëm, ishte nje nder i jashtezakonshem per ne. Nuk mund te themi asgjë me teper, se sa nje falenderim nga zemra per @arbanao dhe Ansamblin Kombëtar që na besoj këtë nder te madh qe t’indajmë me ju keto perla te traditës kombëtare.përfitojme nga rasti t’ju urojmë nga zemra kudo që jeni Gëzuar festat e fundvitit”.
Ndërkaq, KultPlus iu sjellë edhe një pjesë nga performanca e tyre. /KultPlus.com