Kush lë mikenë që ka edhe ndahetë me shokë për të fituar para, nuk i ka mëntë në kokë. Ikëni, more të mjerë, ikni deti tek t’u nxjerrë, se për mua dashuria, ara, vështi dhe shtëpia më bëjnë të rroj me gas, se s’dua të lë gjë pas. S’dua të iki si përpara, dua të rroj nëpër ara, mikja pranë të më ketë, të punoj aratë vetë.
Fatmirosh, mot e nga mot grur’ e misër të kem plot, të kem raki, të kem verë të ëmbëlë si sheqerë. Të vete me bagëti, me qe, me dhen e me dhi, dhe t’i shpie rrëzë malit, të hanë majën e barit; dhe kur të pjellë një dhi do t’i vë kecnë në gji. Nuk iki nga Shqipëria si punojn’ ata që s’dinë, mos e dhëntë perëndia, të ndahem me dashurinë, sa të mund të rroj më pak, po këtu të bëhem plak. Dhe në vuaj, le të vuaj, të mos vdes në vënd të huaj! Të shoh mëmën._ e babanë, të kem dhe motratë pranë, dhe kur të vdes, të më qajnë pas zakoneve që kanë:
Të më marrënë në duar, të qajnë me lesh lëshuar, dhe mikia, kur të vijë, ta qaj’ e të ulërijë.
II Ku janë vaftet e parë, stërgjyshët sa mirë qenë shkonin jetënë pa ndarë edhe dojnin mëmëdhenë. S’kish pampor e s’kish gjemi, nukë vinin të fitonin, atdhenë s’c lij njeri, po punonin edhe shkonin.
Kau nukë kishte zgjedhë, as fre për kalin e fortë, dhe si s’kish njeii të vjedhë, shtëpitë qenë pa portë. Aratë s’kishnë sinuar, s’kish të pasur e të varfër, dheu qe i Julëzuar, kafsh’ e njerz rronin të afër. Nukë kishte njerz të liq, se Jufta s’kishte dhe daJë gjithë bota qenë miq, qenë vëllezër në baIJë. Po tani, zot’ i vërtetë, njeriu ngjan me arinë! Nukë hiqetë kjo jetë, se njeriu ha njennë’ sot s’mbretëron dashuria, nukë kemi dashuri, s’na mbeti as trimëria, sot rrojmë në robëri.
III
Sot e tutje në shtëpi mikia të mbretërojë, cilido nga miqt’ e mi për zonjë duhet ta njojë. Kur të vete nëpër ara, kur të korr e kur të mbjell, të kem mikenë përpara, kur të shij e kur të vjel Dhe në stan kur të më shotë, me qe, me dhën e me dhi mikia t’i numërojë se mos m’i vjedhë njeri, të më zbukurojë stanë, të bëjë djathë të butë, t’u hedhë qënet të hanë, të na ruajn’ nga hajdutë. Edhe nata kur të vijë të marr mikpnë në gji… Dhe hënëza të na ndrijë dhe të na kenë zili.
IV
0 shokë, ç’u prish dynjaja si për burra dhe për gra, tani shitetë sevdaja, mjer’ ai që s’ka para. I pasur, të palltë varri, ti që bleve dashurinë dhe nuk e le si në pari, të martë djalli shpirtinë! Ndëgjoni, more të ri, ndëgjoni dhe ju të ra: duani atë që di, jo atë që ka para. Duani dhe vjershëtorë barabar me perëndinë, se rri me lule në dorë edhe këndon dashurinë. Ata që janë lëvduar, me këngë nga vjershëtori, janë burra të ndëgjuar dhe rrojënë sa Tomori 0 ju të ra e të ri, u lutem të më këndoni, që të kini dashuri, kur të vdes të më kujtoni./KultPlus.com
Vanë mënt e mija vanë! Një mejtim më prishi trutë: gjithë profitët pse janë ja Arapë, ja Çifutë? Pse s’ka profitë të tjerë? Këtë s’e kupëtoj dot… Gjëra q’u bënë njëherë, pse nukë bënen dhe sot?Gjëra që s’i kupëtoj, – mos u habitni me mua, – ndë duhet që t’i besoj, do t’i besoj dua, s’dua. Do të besoj Shën Marinë, këtë grua të bekuar, e cila polli Mesinë me Frymën e Shëntëruar! Do të besoj, or të mjerë, Krishti vdiq (gjë e vërtetë), dhe, që të mos zëmëroni, besoj q’u ngjall prapë vetë! Si gjithë besoj dhe unë sa shëntorë kanë qënë, po besoj dhe tjatër punë, besoj që mëndja na ka lënë!./KultPlus.com