E ardhmja ia prish magjinë të tashmes, më shumë sesa e tashmja, të ardhmes.
Romancier, dramaturg, eseisit, poet, Andre Zhid i ceku të gjitha zhanret dhe e bëri këtë larmi, të shkëlqejë edhe brenda teksteve të tij. Ai nuk e përcakton veten si provokues, përkundrazi, si “shqetësues”. Shprehjet e nobelistit Andre Zhid, pasqyrojnë gjenialitetin e madh humanist që kishte ky njeri, i cili, u shqua jo vetëm si shkrimtar, por arriti sukses të madh edhe falë qasjes kritike me të cilën, trajtoi praninë e francezëve në Afrikë. Nobelisti jetoi në gjysmën e parë të shekullit XX, një kohë e trazuar që zbuloi shumë tabu. Në shtegtimin e jetës, Zhid u përball me dilema të mëdha morale, të lidhura kryesisht me dashurinë, të vërtetën dhe seksualitetin./Konica.al
“Nëse vërtet doni të jeni të lumtur, mos bini pre e tundimit ta krahasoni këtë moment me momente nga e kaluara, që nuk ditët t’i vlerësoni, sepse po i krahasonit me momente që do të vinin në të ardhmen”.
Shumica e veprave të tij kanë theks të qartë autobiografik, pasi autori e gjente veten rëndom në udhëkryq. Gjithsesi, thëniet e Andre Zhidit janë thuajse gjithmonë të gëzueshme dhe plot freski. Në vlerësimet e tij nuk kishte asnjë shenjë inati, gjë që shumë prej bashkohësve nuk i pëlqyen. Autori ka të drejtë, kur vë në dukje se dëshira ose kënaqësia nuk vijnë përmes përpjekjeve si të tilla. Më shumë sesa një qëllim në vetvete, kënaqësia është pasojë. Të përpiqesh për atë që do, është akt lirie që prodhon vetëkënaqësi.
Pavarësisht çmimit “Nobel” për letërsi në 1947, krijimtaria e Andre Zhidit u klasifikua në Indeksin e ndaluar nga Kisha, që prej imazhi i “Imoralisti”, “Bodrumet e Vatikanit” dhe “Falsifikuesit” filloi të zbehej disi. Megjithatë, autori i “Falsifikatorët” për shumë breza nuk ishte edhe aq mendimtar mjeshtër, mendimi i tij përshkohej nga pyetje dhe dyshime të shumta, sesa mishërimi i shpirtit çlirimtar. Zhid besoi në “Ditarin” e tij: “Një funksion i shkëlqyer për t’u përmbushur, ai i shqetësuesit”. Mirëpo, guximi i Zhidit – pohimi i lirisë individuale përballë barrës së moralit konvencional, kultit të tij rinor, dëshirës për udhëtime, angazhimet në mbrojtje të homoseksualitetit, për denoncimin e kolonializmit ose totalitarizmat në përgjithësi dhe stalinizmin në veçanti, ishte më shumë të çliruar veten dhe çlirimin e tjetrit. Krijimtaria e Zhidit është e ndryshueshme, larmi që pasqyron strukturën e ndarë të personalitetit të tij. Zhid gjen në secilën nga veprat një pikë ekuilibri provizor, në një kuptim të paqëndrueshëm, të kësaj loje kundërshtimesh. Zhid disidenti, Zhid bujari, Zhid evropiani, vion të mbetet një bashkohor ende i rëndësishëm. Evropian, kozmopolit, qytetar i botës, ai nuk reshti së mbrojturi kulturën franceze. Edhe pse gjithmonë një varkëtar i mrekullueshëm i letërsive të huaja, nuk hoqi dorë nga roli i ambasadorit të kulturës franceze, dëshmuar kjo edhe në dy konferenca të rëndësishme “Kujtimet letrare dhe problemet aktuale” dhe “Në Napoli”./Konica.al
Romancier në plan të parë, eseisti i pashoq, një nga shkrimtarët më të mirë, Andre Zhid, çmimi “Nobel” për letërsi në 1947, mbi të gjitha është dëshmitari dhe mendimtari i disa brezave. Krijimtaria e tij është si një pemë: të zgjedhësh një degë do të thotë të humbasësh vizatimin e së tërës. Nëse vërtet duhet të zgjidhni, pse të mos merrni “Bodrumet e Vatikanit”, sepse nga të gjithë librat e tij, aty shfaqen më së miri tiparet më pak të njohura të veprës: humori, dëshira për të luajtur, liria mahnitëse e trillimit letrar dhe imagjinata. Botimi i parë erdhi në 1891 me “Fletoret e Andre Walter”, “Ditari intim”, “Simfonia pastorale”, “Ushqimet tokësore”, “Izabela”, “Falsifikuesit”, etj. Frazat e tij dallohen për tonin poetik, delikat, modest, si për shembull: “Të bukura janë vetëm ato gjëra që i frymëzon çmenduria dhe i shkruan logjika”. Në këtë rast, bukuria është rezultat i martesës së çmendurisë me arsyen. Nga këndvështrimi i tij, çmenduria është forca krijuese. Ky pasion absurd është ai që rezulton në diçka të re, e cila bëhet e bukur vetëm nëse logjika i jep formë. Prandaj, në botën e ideve, duhet të dominojnë imagjinata dhe paarsyeshmëria. Ai i jep jetë një universi artistik, nëse intelekti e formëson atë duke u kapur pas ligjeve të logjikës. Po ashtu, nobelisti udhëtar i apasionuar, i cili merrte kënaqësi të jashtëzakonshme kur zbulonte kultura dhe forma të reja të jetës. Dihet që udhëtarët aventurierë janë njerëz kureshtarë që nuk kanë frikë nga risia dhe që përballen me aventurat me guxim dhe vendsomëri. Kjo vlen si për udhëtarët materialë, ashtu edhe për udhëtarët intelektualë ose shpirtërorë.
Andre Zhid vdiq më 19 shkurt 1951 në Paris, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në letrat dhe kulturën franceze. Ai u shqua jo vetëm si autor profesionist, por edhe kritik letrar e përkthyes me ndikim./ Konica.al/ KultPlus.com