Andrea Bocelli këtë verë do të performojë në Kroaci

Andrea Bocelli, tenori i dashur me famë botërore dhe artisti më i shitur i muzikës klasike, feston një karrierë 30-vjeçare në vitin 2024.

Për të shënuar këtë rast, Bocelli rikthehet në një nga skenat më të bukura në botë – Pula Arena në Kroaci, ku do të mbajë një koncert unik nën yjet më 30 gusht.

Për tre dekadat e fundit, kjo ikonë e muzikës klasike ka prekur zemrat e miliona njerëzve me zërin e tij dhe ka frymëzuar shumë artistë me jetën e tij. Tani, ne kemi mundësinë ta përjetojmë edhe një herë në Kroaci, të zgjedhur si një nga ndalesat në hartën e festimit të momentit të madh të artistit.

I lindur në Itali, ai e filloi rrugëtimin e tij duke performuar në piano bare dhe duke konkurruar në konkurset lokale të këngës. Ai fitoi famë në vitin 1994 duke fituar seksionin e të ardhurve në Festivalin e 44-të të Muzikës në Sanremo me performancën e tij “Il mare calmo della sera”.

Që atëherë, Bocelli ka regjistruar 15 albume solo në studio që përfshijnë zhanret e muzikës pop dhe klasike, ka shitur mbi 75 milionë disqe në mbarë botën dhe ka arritur sukses si një interpretues crossover, duke përzier muzikën klasike me listat ndërkombëtare pop. Albumet e tij si “Romanza” dhe “Sacred Arias” kanë thyer rekorde dhe kënga e tij “Con te partirò” mbetet një nga këngët më të shitura të të gjitha kohërave.

Çmimet e Bocelli-t përfshijnë emërimin si një nga 50 njerëzit më të bukur të revistës People, fitimin e çmimeve për duetet e tij dhe marrjen e nderimeve si oficer i madh i Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane.

Biletat për këtë mbrëmje unike muzikore me Andrea Bocellin dalin në shitje më 14 shkurt në orën 11:00 nëpërmjet sistemit online Eventim.hr dhe në pikat fizike të Eventim. / KultPlus.com

Andrea Bocelli performoi në një darkë private, bileta kushton 20 mijë dollarë

Tenori i famshëm italian, Andrea Bocelli, mbrëmë ka performuar në një darkë private me 50 persona në Hunt & Fish Club, ku 20 mijë dollarë kushtoi vetëm çmimi i biletës, sipas Page Six.

Evenimenti thuhet se ishte i mbushur me njerëz të famshëm dhe se bashkë me të këndoi edhe artistja e kantautorja amerikane, Amelia Milo. Milo po promovonte këngën e saj të re “The First Time I Saw Snow”, të cilën e solli vetëm disa ditë më parë. Biletat dolën në shitje në FlatterNFT , një faqe interneti që shet të tilla për çdo organizim që bëhet. Këngëtari i nominuar për ‘Grammy’ të mëkurën dhe të enjten do të jetë prezent për të interpretuar edhe në Madison Square Garden, përpara se të shkojë në një turne mbarëkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e kaloi pjesën tjetër të vitit duke bërë turne në Evropë. Ylli italian po ashtu para pak muajsh u bë e ditur se do të performojë në Botëror 2022, përkrah emrave të mëdhenj si Lady Gaga e bendit Aerosmith./lapsi.al/ KultPlus.com

Nëna e Andrea Bocellit: Mjekët më këshilluan ta abortoja, sepse e dinin që do të verbohej (VIDEO)

Për herë të parë në një media, e ëma e tenorit të madh Andrea Bocelli kishte folur për jetën e djalit të saj, si ai e humbi shikimin, si u dashurua me muzikën por mbi të gjitha se si mjekët e këshilluan që ta abortonte.

Edi Aringhieri e ftuar në emisionin “Domenica In” ka rrëfyer se kur ishte shtatzënë u shtrua në spital pasi ndjente dhimbje të forta në stomak. Aty u njoh me të vërtetën e dhimbshme se foshnja e saj do të lindte me një glaukomë kongjestive, e cila gjatë rritjes do ta verbonte.

Ajo u këshillua shumë herë nga mjekët që ta abortonte djalin e saj duke theksuar se ai do të bëhej i verbër. Këto fjalë të cilat e trembën dhe e lënduan shumë gjithashtu, i dhanë forcë jo vetëm për ta mbartur atë shtatzani por për të qenë pranë vogëlushit të saj në të mirë e në të keq.

Andrea i cili lindi i shëndetshëm humbi shikimin në moshën 12-vjeçare dhe menjëherë pas kësaj u dashurua me muzikën simfonike. Gjatë shtrimit të tij në spial u njoh me një tjetër të sëmurë që ishte një tenor rus nga i cili Andrea mësoi se çfarë ishte muzika klasike.

Mamaja e tij ka qenë gjithmonë pika e tij e dobët dhe njëkohësisht ajo më e fortë. Arsyeja pse Edi dëshironte të tregonte këtë histori ‘live’ ishte për t’i dhënë fuqi të gjithë njerëzve që përballen me situata të ngjashme./ KultPlus.com

‘Ich Liebe Dich’, dueti mes Andrea Bocellit dhe vajzës së tij 8 vjeçare që të ngroh zemrën (VIDEO)

Andrea Bocelli këndoi pranë vajzës Virxhinia ndërsa ajo lehtësisht luante Beethovenin, ‘këngën e dashurisë’ në piano, për duetin e tyre të parë ndonjëherë.

Ishte një moment i veçantë për Andrea Bocellin kur ai u bashkua me fëmijën e tij më të vogël për një duet baba-bijë.

Pasi kaluan shumë ditë së bashku në shtëpinë e tyre vitin e kaluar, Bocelli dhe Virxhinia tetëvjeçare kishin praktikuan ‘Ich liebe dich’ (‘Tender Love’) të Beethoven, dhe pianistja e re ishte gati ta luante atë në tërësinë e saj.

Ndërsa, Bocelli këndoi vijën fillestare të poezisë së Karl Friedrich Wilhelm Herrosee, vajza e tij filloi të luante pa probleme këngën në piano pranë tij.

Një bashkëpunim i butë, ngushëllues mes një tenori me famë botërore dhe fëmijës së tij, e që për herë të parë ky klip u nda më 3 maj 2020.

“Virxhinia e Vogël ka punuar shumë gjatë javëve të fundit për të respektuar detyrimet e saj. Ne tani prezantojmë duetin tonë të parë, një xhevahir i krijuar shumë kohë më parë, por që mbetet mrekullisht aktual, një gënjeshtër e cila flet për dashurinë me një butësi të pafundme”, e mbishkroi ai videon.

Dueti i Andreas ‘Ich Liebe Dich’ me vajzën e tij të vetme ishte i pari për çiftin, por me shpresë se ishte i pari nga shumë të radhës./ KultPlus.com

Andrea Bocelli konfirmon datën e albumit të ri

Tenori italian, Andrea Bocelli, së shpejti do të publikojë albumin e tij të radhës.

Billboard shkruan se albumi i tij “Believe” do të publikohet më 13 nëntor, transmeton KOHA.

“Koncepti prapa ‘Believe’ bazohet në tri fjalë: besim, shpresë dhe bamirësi”, ka thënë Bocelli në një deklaratë. “Këto janë tri virtytet teologjike të krishterimit, megjithatë, përtej çdo besimi fetar, ato janë tre çelësa të jashtëzakonshëm për t’i dhënë kuptim dhe plotësi jetës së secilit prej nesh”.

“Believe”, në bashkëproduksion me Steven Mercurion dhe Haydn Bendallin, është një koleksion të këngëve që kanë inspiruar Bocellin gjatë jetës së tij. / KultPlus.com

Andrea Bocelli kundër Qeverisë italiane për masat e koronavirusit, thirrje qytetarëve t`i refuzojnë ato

Këngëtari i operës italiane Andrea Bocelli ka thënë se është ndjerë “i poshtëruar dhe ofenduar” nga masat bllokuese të vendosura në vend për shkak të koronavirusit.

“Unë nuk mund të largohesha nga shtëpia edhe pse nuk kisha bërë asnjë krim,” tha Bocelli.

Ai gjithashtu pranoi se nuk bindej rregullat e izolimit dhe beson se ashpërsia e pandemisë kishte qenë e ekzagjeruar. Komentet e tij do të befasojnë shumë pasi ai ishte bërë një simbol i unitetit kombëtar në kulmin e izolimit.

Të dielën e Pashkëve, Bocelli këndoi i vetëm në një katedrale të shkretë të Milanos në një shfaqje solo të transmetuar drejtpërdrejtë të quajtur ”Muzikë për Shpresën”.

Bocelli bëri komentet  e tij në një konferencë në Senatin e Italisë, ku morën pjesë politikanë të opozitës përfshirë Matteo Salvini, lideri i partisë së ekstremit të djathtë të “Lega Nordit”. Salvini ka sulmuar qeverinë e kryeministrit Giuseppe Conte për trajtimin e krizës shëndetësore në Itali.

Një izolim kombëtar u vendos në Itali në fillim të marsit dhe u lehtësua në faza gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalimit të Bocellit, të cilin ai mbajti në italisht, 61-vjeçari tha se nuk iu bind rregullave të karantinës:  sepse nuk mendoja se ishte më mirë ose e më e shëndetshme të qëndroja në shtëpi në moshën time.

“Unë jam në moshë të caktuar dhe kam nevojë për diell dhe vitaminë D, shtoi ai. Bocelli gjithashtu sugjeroi që qytetarët e tjerë duhet të “refuzojnë të ndjekin rregullat”.

Ai tha se kishte menduar se shpërthimi epidemiologjik ishte i ekzagjeruar dhe se ai nuk e njihte njeri në terapi intensive. “Pra, për çfarë ishte gjithë kjo gjullurdi?” pyeti Bocelli.

“Le të refuzojmë të ndjekim këtë rregull. Le të lexojmë libra, të lëvizim, të njohim njëri-tjetrin, të bisedojmë, dialogojmë”, u shpreh këngëtari.

Bocelli, i cili ka dy djem të rritur nga martesa e tij e mëparshme dhe një vajzë me gruan e tij të dytë e cila është dhe menaxherja e tij , Veronica Berti, gjithashtu kritikoi qasjen e qeverisë italiane për rihapjen e shkollave.

“Unë kam një vajzë tetë vjeçare dhe është e paimagjinueshme që këta fëmijë do të duhet të shkojnë në shkollë të ndarë nga një copë peçikllazi dhe të fshehur pas një maske,” tha ai.

“Është e paimagjinueshme që shkollat u mbyllën kaq shpejt dhe me të njëjtën shpejtësi u hapen klubet e natës, ku të rinjtë shkojnë jo për të mësuar, por për të shpërndarë trurin e tyre”.

Bocelli pretendon që komentet e tij ishin “keqkuptuar”, duke shtuar se fondacioni i tij ka ndihmuar shumë njerëz që kanë pasur virusin. Rregullat e izolimit të Italisë tani janë rajonalizuar kryesisht, por maskat në fytyrë janë të detyrueshme në transportin publik dhe në dyqane, dhe distanca sociale prej një metri kërkohet në hapësirat publike.

Teatrot dhe sallat e koncerteve tani mund të rihapin me një maksimum prej 200 spektatorësh për shfaqje të mbyllura dhe me 1.000 spektatorë për shfaqje në natyrë.

Më shumë se 35,000 italianë kanë vdekur nga koronavirusi./BBC/

Andrea Bocelli: E kam kaluar koronavirusin

Tenori i njohur Andrea Bocelli ka deklaruar ditën e sotme para gazetarëve se ai ka qënë i infektuar me Covid-19.

Ai deklaroi se në 10 mars kishte bërë tamponin ku me pas kishte rezultuar pozitiv por Bocelli shpjegoi se nuk kishte pasur ndojnë problem të veçantë, vetëm pak ethe.

Më tej ai shtoi se e infektuar kishte qenë dhe gruaja e tij.

Ndërsa sot ai ishte në spitalin Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmën për qëllime studimi.

Kujtojmë që Bocelli dha koncertin e tij më të bukur të kësaj kohe në sheshin e  boshatisur të ‘Duomos’  në Milano.

Ky koncert u transmetua live në të gjithë botën dhe ishte një përpjekje për të dërguar “dashuri”, shërim dhe shpresë’ në Itali në mes të krizës COVID-19. /KultPlus.com

Andrea Bocelli thyen rekord botëror me koncertin në katedralen e zbrazur “Duomo di Milano”

Andrea Bocelli ka thyer rekord pasi koncerti i tij “Music for hope” u bë ngjarja më e madhe klasike e transmetuar drejtpërdrejt nga të gjitha kohërat me 35 milionë shikime.

Koncerti magjepsës i Andrea Bocellit, “Music For Hope” nga katetralja e zbrazur Duomo di Milano ka thyer rekordet botërore, shkruan DailyMail.

Performanca e së dielës e këngëtarit të operas,  me rastin e Pashkëve, është bërë ngjarja më e madhe muzikore klasike e të gjitha kohërave, me një shidër prej 35 milionë personash që e shikuan koncertin 30-minutësh.

Ngjarja historike arriti mbi 2.8 milionë shikues në kohë reale, duke e bërë atë një nga shfaqjet më të mëdha muzikore të transmetimit të drejtpërdrejtë të të gjitha kohërave dhe audiencës më të madhe të njëkohshme për një transmetim klasik live në historinë e YouTube.

Videoja mori më shumë se 28 milionë shikime nga e gjithë bota në 24 orët e saj të para.

Performanca e jashtëzakonshme e Bocellit ka qenë e transmetuar në më shumë se 100 vende të botës, dhe vazhdon të jetë trend global në YouTube dhe platformat e rrjeteve sociale.

Shifrat mahnitëse e bëjnë atë ngjarjen më të madhe muzikore klasike të drejtuar nga të gjitha kohërat, pasi miliona njerëz e shikuan nga distanca në të gjithë botën.

Bocelli tha se është i kënaqur që ka marrë një reagim aq të madh ky koncert dhe që shkoi përtej pritjeve të tij.

“Për një artist, ngjarja është arsyeja e sakrificave të një jete të tërë; për një besimtar dhe një katolik siç jam unë, ishte konfirmim i mëtejshëm i buzëqeshjes dashamirëse me të cilën Ati Qiellor i shikon fëmijët e tij”, tha ai.

Këngëtari i operas tha se ishte nder dhe privilegj për të që dha zërin e tij për lutjet e miliona njrëzve.

Koncerti i Bocellit synonte të dërgonte ‘dashuri, shërim dhe shpresë’ në Itali mes krizës së koronavirusit.

Shikuesit e 61-vjeçarit në të gjithë botën shpërthyen në lot ndërsa e shikonin atë të performonte nga Duomo di Milano e zbrazët. /KultPlus.com

“Muzikë për shpresë”, Andrea Bocelli performancë në Katedralen Duomo (VIDEO)

Tenori Andrea Bocelli po mban një performancë në katedralen Duomo të Milanos, në Itali me rastin e Pashkëve.

Performanca pa audiencë e tenorit vjen në këtë ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë. Të krishterët kanë kremtuar sot Ringjalljen e Krishtit në karantinë.

Ndërkohë, Bocelli sjell muzikë shprese në këto ditë të vështira, veçanërisht për italianët, që janë edhe ndër më të prekurit nga Covid-19./ Opinion.al / KultPlus.com

Andrea Bocelli këndon nga ballkoni, përlotë italianët e shkatërruar nga koronavirusi

Andrea Bocelli këndon nga “ballkoni” virtual i Instagramit me Chiara Ferragni dhe reperin Fedez për Spitalin e Camerino , një zonë e Italisë Qendrore e goditur nga tërmeti i vitit 2016, i cili është shndërruar në një Spital Covid 19 gjatë kësaj situate të rëndë për të gjithë italianët.

“Sot më shumë se kurrë, ne dëgjojmë ndërgjegjen tonë, përveshim mëngët dhe bëjmë atë për të cilën ne jemi krijuar për … Bërja e mirë për të tjerët mund të refuzohet në mijëra mënyra, por mbetet, për të gjithë, puna  përparësi. Ne jemi vëllezër, por ne jemi edhe kolegë ”, shtoi ai.

Bocelli ftoi të gjithë të bashkohen forcat, të mblidhen në të gjithë vendin, në mënyrë që së shpejti të mund të kthehemi vërtet për të përqafuar njëri-tjetrin.

Siç shihet gjatë një video në rrjete sociale, të vendosur së bashku nga këngëtari/reperi italian Fedez dhe bashkëshortja e tij, influencuesja e modës, Chiara Ferragni, Andrea Bocelli dhe i biri Matteo performuan muzikë nga shtëpia e tyre, e cila nuk u transmetua vetëm në mediat sociale, por dhe në qytetin e  Milanos, pasi fedez ishte kujdesur për të vendosur një megafon, që do të shpërndante muzikë për të gjithë njerëzit jashtë ndërtesës.

Andrea Bocelli u ul në pianon e tij dhe dha një shfaqje emocionale të “Ave Maria”. Ndërsa njerëzit dëgjonin në ballkonet e tyre, ata shikonin dhe flamujt italianë që valëvitësh nën tingujt e muzikës së zërit brilant, të këngëtarit të mirënjohur italian.

Pas një kënge tjetër të realizuar nga Andrea, të gjithë qëndruan në vend për një moment heshtjeje, me sa duket për të gjithë ata që janë prekur dhe madje kanë humbur jetën nga COVID-19. /KultPlus.com

Albumi “Sì” i Andrea Bocellit, në krye të klasifikimit amerikan

Andrea Bocelli ka bërë për vete Shtetet e Bashkuara të Amerikës me albumin e tij “Sì”. Artisti ndodhet në vendin e parë të Billboard200, renditja e albumeve më të shitur në SHBA.

Asnjë italian nuk kishte arritur ndonjëherë në krye të klasifikimit. Një synim i paharrueshëm që i shtohet përparësisë së arritur nga artisti pak ditë më parë me numrin 1 në Angli. Një arritje historike, e para për një këngëtar italian.

Shtetet e Bashkuara e duan Andrea Bocellin që nga fillimet e tij me albumin “Romanza”, që hyri në 1997 në Billboard200. Një vlerësim pastaj vazhdoi me certifikatat e mëdha të dashurisë dhe pjesëmarrjes: nga koncerti i Parkut Qendror në 2011 me mbi 75 mijë pranime, në hapjen e Nasdaqit në vitin 2017, deri në festimet për Presidentët Bill Clinton.

George Bush dhe Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë. Një arritje e rëndësishme dhe unike e Italisë, edhe më e çmuar, sepse shënon bashkëpunimin historik midis Andrea Bocelli dhe Sugar, redaktor muzikor i tenorit që nga fillimi i karrierës së tij./ KultPlus.com

“Perfect Symphony” nga Ed Sheeran ka tashmë edhe një zë magjik, atë të Andrea Bocelli (VIDEO)

Të realizosh bashkëpunim me Andrea Bocelli do të thotë të arrish kulmin në fushën e muzikës, shkruan KultPlus.

E një bashkëpunim të tillë e ka pasë Ed Sheeran, ku këngën “Perfect Symphony” e ka realizuar me Andrea Bocelli.

Realizimi i kësaj kënge është bërë në shtëpinë e Bocellit, dhe në videon më poshtë mund të shihen edhe emocionet e realizimit të kësaj kënge./KultPlus.com