Ish i dashuri i Rita Orës, ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Producenti i njohur muzikor, Andrew Watt, i cili gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me yje të shumtë si: Ozzy Osbourne, Liam Gallagher, Justin Bieber, Post Malone, Rita Ora dhe Cardi B, përmes rrjeteve sociale e ka zbuluar lajmin se është diagnostikuar me COVID-19.

“Para 12 ditëve, në mëngjesin e 6 marsit, fillova të ndihem keq sikur të isha goditur nga autobusi. Nuk mund të lëvizja nga shtrati për disa ditë dhe fillova të kem temperaturë. Pasi u vizitova nga mjeku në shtëpinë time, ai më tha se jam prekur nga gripi i thjeshtë dhe nuk ka gjasa të diagnostikohem me koronavirus, kjo pasi nuk kisha udhëtuar jashtë shtetit dhe i vetmi vend ku shkoja përveç shtëpisë sime, ishte studioja incizuese. Ai më udhëzoi t’i marr ilaçet, Tamiflu dhe Tylenol, për ta ulur temperaturën… por dridhjet, djersitja dhe ethet nuk po më kalonin. Në këtë pikë fillova të kollitem dhe mezi qëndroja zgjuar, kështu që menjëherë shkova në spital ku iu kërkova mjekëve të më testonin për CODIV-19. Por për shkak të rregullave federale, ata refuzuan të më testonin për këtë sëmundje. Meqenëse simptomat vetëm sa po më përkeqësoheshin, mjekët ma bënë një skanim të gjoksit me rreze X dhe zbuluan se kam pneumoni të rëndë. Përfundimisht, më diagnostikuan me koronavirus,” ka deklaruar Watt përmes një postimi në Instagram.

Muzikanti i njohur aktualisht është duke e marrë veten nga kjo gjendje e rëndë shëndetësore, si pasojë e së cilës po merr oksigjen me ndihmën e aparaturave. Watt i ka bërë thirrje të gjithëve ta marrin seriozisht pandeminë e koronavorusit, dhe të kujdesen për shëndetin e tyre duke i respektuar rregullat e izolimit nga të tjerët, sidomos personat në moshë të shtyrë, transmeton Koha.

Andrew Watt dhe Rita Ora, ishin në lidhje romantike për më shumë se një vit. Fillimisht ata ishin miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, para se të binin në dashuri me njëri-tjetrin. Edhe pse kjo lidhje nuk funksionoi, ata vazhdojnë të kenë raporte të mira mes tyre. / KultPlus.com