Filmi kosovar ‘Andromeda Galaxy’ me regji të More Raçës, ka fituar çmimin e filmit më të mirë në ‘Otranto Film Festival’, shkruan KultPlus.
Njoftimin e ka bërë vetë regjisorja përmes një postimi në Facebook.
“Andromeda Galaxy fiton çmimin e filmit më të mirë në Otranto Film Festival .
Ky është një film për një prind që nuk gjen punë në Kosovë. Për shkak të mungesës së zgjidhjes, detyrohet të largohet ilegalisht nga vendi i tij. Korrupsioni dhe krimi i organizuar e kanë bërë jetën të mjerueshme për njerëzit e rëndomtë, të cilët kur përballen me të fortit (të korruptuarit) gjithmonë mposhten dhe detyrohen të largohen ose t‘i dorëzohen një jete në mjerim” – ka shkruar regjisorja Raça./KultPlus.com
