‘Ftyra nuk lahet me pare’

(Llaushë, Drenicë)

N’kohë t’vjetra gjaku për ftyrë ish kanë katër lira; gjaku i burrit dymdhetë lira e varra sakat gjashtë lira.

Shkon njani tu ni plak edhe e dvet:
– Qysh bâhet kjo punë qi varra i ka gjashtë lira e ftyra katër lira?
– Ftyra nuk lahet me pare, – ja kthei plaku. – Ai qi nuk don m’e hupë ftyrën e vet, për tâ âsht pishtoli. Ai qi nuk ka dert për ftyrë e do m’i marrë paret, boll i ka katër lira.

(Nga Folklori Ynë IV) / KultPlus.com

‘Ishin kan vllaznue dielli e hana’

Ishin kan vllaznue dielli e hana.

Shkon hana ni ditë për qef tu dielli edhe ja çon ni parë tesha bakshish. Dielli gzohet edhe e pret mirë. Mbas disa dite vjen dielli m’e pa hanën. S’i bjen kurgja. Hana i thotë:
Qysh u ba puna kshtu? Unë erdha e t’i pruna ni parë tesha bakshish, e ti s’um prune kurgja!
Dielli i tha:
Po ti kurrë njejtë s’po rrin: herë hiç, herë n’ngjysë, herë e plotë e nuk dita qysh me t’i pre teshat, për qata s’t’i pruna.

Marrë nga: Anton Çetta, “Prozë popullore nga Drenica”, Prishtinë, 1963. / KultPlus.com

A ka ku kullotë kali?

*ANEKDOTA POPULLORE | mbledhur nga Anton Çetta.

A KA KU KULLOTË KALI?
(Mlecan,Prekorupë)

Ish kanë ni katunar niherë e ish kan shkue n’Gjakovë. At’harë katunarët shkojshin n’Gjakovë për me pre tesha. Shkon ky katunari e i thotë terzisë:
-A po m’i prenë ni parë tesha se m’nevojiten, po paret t’i jap n’kohë t’lamës.
Terzija e veti:
-Kut t’vi atje te ju me i marrë paret, a keni bar, a ka ku kullot kali?
-Po, ka ku kullotë kali, se ka bari tekteri n’gu a sa t’don ka tërfojë e bar e çdo sen ka.
Ky edhe i tha:
-Jo përze, s’po vi hiç se, me pasë njerëz t’gjallë e gja qi kullotin n’at bari ti kishe pas me m’i pague paret. Mirpo masi s’ka kush i kullot gjanë, e gja s’ka qi kullosin bar e tërfojë, ti s’kie kah m’i paguen paret,e për qeta borgj s’po ti jap.