Aktorja e njohur, Angelina Jolie, ka deklaruar se nuk i ka shikuar të gjithë filmat që ka realizuar, sepse e cilëson veten si kritike të tmerrshme.
Aktorja e filmit më të ri “Eternals”, e cila ka luajtur në disa filma të njohur të Hollywoodit, si “Lara Croft: Tomb Raider”, “The Tourist” dhe “Changeling”, ka thënë se më shumë i pëlqen procesi i realizimit të filmave të vet sesa shikimi i tyre pas publikimit.
“Ka një numër filmash të mi që nuk i kam parë kurrë sepse më pëlqen procesi. Kur i shihja nuk kënaqesha, sepse mendoja se do të duhej të realizohej ndryshe. Prandaj jam kritike e tmerrshme”, ka thënë ajo.
Angelina ka pranuar se ka bërë një përjashtim për filmin e ri “Eternals”.
“Më ka pëlqyer ky i fundit. E kam parë”, ka shtuar aktorja./KultPlus.com
