Lady Gaga dhe Angelina Jolie janë përfshirë në një garë për rolin e Kleopatrës. Dy yjet e njohura konkurrojnë për një prej roleve më të mëdha në karrierën e tyre në filmin me buxhet shumë të madh.
Aktorja fituese e Oscarit, 43-vjeçarja Jolie, ka qenë në bisedime qe disa muaj me producentët e Sonyt për të luajtur në ribërjen e filmit nga viti 1963, në të cilin rolin kryesor e ka luajtur Elizabeth Taylor.
L
Mirëpo, këngëtarja 32-vjeçare, e cila po ngritet shpejt në industrinë filmike është përfshirë në garë për të debutuar në një rol të madh kryesor.
Pas suksesit me filmin “A Star Is Born”, Gaga mund të jetë konkurrente edhe për çmimin Oscar në muajin e ardhshëm.
“Kleopatra është njohur si mbretëresha e Nilit, ndërsa pikërisht me rolin e saj në vitin 1963, Elizabeth Taylor e rrënjosi veten si mbretëresha e Hollywoodit”.
“Kushdo që do ta luajë atë këtë herë do të arrijë po të njëjtin vlerësim të lartë në industrinë filmike”, ka thënë një burim nga Sony, transmeton Daily Star.
Ai ka shtuar se gara ndërmjet Angelinas dhe Lady Gagas është e ngushtë dhe pritet që ato t’i nënshtrohen audicioneve, para se producentët të marrin një vendim.
Ka kohë që flitet se Angelina Jolie mund ta luajë Kleopatrën (Foto: Jeff Spicer/Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)
Filmi nga viti 1963 fitoi katër çmime Oscar, ndërsa asokohe Taylor nisi aferën me Richard Burton, me të cilin është martuar dy herë dhe është ndarë dy herë. /KultPlus.com