Sonte në finalen e Eurovision-it, performoi edhe Anxhela Peristeri, e cila në këtë edicion përfaqëson Shqipërinë, shkruan KultPlus.
Peristeri me këngën e saj ”Karma” dhe performancën e jashtëzakonshme ka ngjallur emocione të mëdha sonte tek publiku, duke u bërë ndër këngëtaret më të përfolura të Eurovisionit.
Më poshtë, KultPlus ju sjell performancën e sontme të Peristerit, e cila sonte u rendit e 2-ta me radhë për të performuar. Gjithashtu ajo mban kodin “02” për të gjithë ata që duan të votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Shqipërinë) / KultPlus.com
Angjela Peristeri ka rrëmbyer sonte fitoren e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH, me këngën ‘Karma’, shkruan KultPlus.
Ajo përgjatë tre netëve ka performuar këngën e saj në skenën e vendosur në zemrën e kryeqytetit shqiptar.
KultPlus më poshtë ju sjellë këngën fituese dhe tekstin e saj:
Zoti nuk ma fal
Jeta si në përrallë më kish llastuar Lart në qiell si një yll jetoja unë Qeshja si e marrë kur ti rënkoje E pashpirt, vetëm veten doja shumë
[REF.:] Zoti nuk ma fal Bota mbi mua ra Më ike ti, më ikën miqtë As dritë nuk kam Zoti nuk ma fal T’thirra, por zë nuk kam Lotët mbledhur në dorë Të ndryshkur janë
Se të kërkoja nëpër zemra bosh Dhe e kuptoja asgjë nuk më josh E vetme jam Po, e vetme jam Kur unë rënkoja, qeshje si i marrë E meritoja unë tërhiqem zvarrë Fajtore jam Po, fajtore jam
[REF.:] Zoti nuk ma fal Bota mbi mua ra Më ike ti, më ikën miqtë As dritë nuk kam Zoti nuk ma fal T’thirra, por zë nuk kam Lotët mbledhur në dorë Të ndryshkur janë
[REF.:] (Zoti nuk ma fal) Bota mbi mua ra (Më ike ti) Më ikën miqtë As dritë nuk kam Zoti nuk ma fal T’thirra por ze nuk kam Lotët mbledhur në dorë Të ndryshkur janë/ KultPlus.com
Festivali i Këngës në RTSH ka përfunduar natën finale me shpalljen e këngës fituese, që dhe do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision. Është Angjela Peristeri që me këngën ‘Karma’ rrëmbeu fitoren e këtij festivali, shkruan KultPlus.
Festivali i këngës në RTSH përgjatë këtyre tre netëve erdhi me përlot surpriza dhe këngë e interpretime mjaft të bukura.
Pandemia që ka goditur botën që në fillimet e këtij viti nuk ndaloi mbajtjen e këtij festivali, por përkundrazi i shtoj hijeshinë e shesheve shumëngjyrëshe e përplot histori të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
Ndërkaq vendin e dytë e zuri kënga ‘Kush je ti dashuri’, kënduar nga Festina Mezini. Kursve vendin e tretë e rrëmbeu Sardi Struga me këngën ‘Kam me t’ba me kajt’./ KultPlus.com