Spanja arriti kulmin në Sydney të dielën, duke mposhtur Anglinë 1-0 për të fituar Kupën e Botës për femra për herë të parë, përcjell KultPlus.
Fakti që Spanja kishte kaluar në finale, duke pasur parasysh vitin e trazuar që kishte përjetuar kombëtarja, ishte e jashtëzakonshme.
“La Roja” triumfoi përkundër se Anglia është kampioni në fuqi i Evropës dhe ishte favoritit para ndeshjes, pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe ndarjeve që kanë turbulluar kombëtaren spanjolle gjatë gjithë turneut, e bën këtë arritje të jashtëzakonshme.
Goditja e mrekullueshme e Olga Carmona në minutën e 29-të doli të ishte fituese, përkundër faktit që këta të fundit e humbën edhe një penallti në pjesën e dytë, në fund triumfuan duke u shpallur kampion.
Gati 98 për qind e emigrantëve shqiptarë të depërtuar me urdhra dëbimi, përdorin mënyra ligjore për t’i rezistuar kthimit, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme britanike.
Nga më shumë se 1000 shqiptarë që u nënshtrohen këtyre urdhrave në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm 25 janë regjistruar si ‘pa barrierë’ për dëbim.
Burime të Forcave Kufitare thonë se rreth një e treta e emigrantëve të mbetur kanë pretenduar se janë viktima të skllavërisë moderne. Një e katërta kanë kërkuar azil sipas ligjeve të të drejtave të njeriut.
Sipas DailyMail, kjo vjen pasi Sekretarja e Brendshme Suella Braverman zbuloi javën e kaluar një projekt-ligj që ndalon emigrantët e ‘La Manche’ që të kërkojnë azil.
Braverman tha se sistemi ishte ‘mbytur’ pas një rritjeje prej 500 për qind të varkave të vogla që kalonin Kanalin në dy vjet. Ajo shtoi se ‘valët e emigrantëve të paligjshëm që shkelin kufirin tonë’ do të përfundojnë vetëm kur ta dinë se Britania e Madhe do t’i dëbojë ata ‘me shpejtësi’.
Projektligji i saj i Migrimit Ilegal do t’i ndalojë ardhjet e paligjshme të qëndrojnë dhe të aplikojnë për leje qëndrimi në Britani, ndërsa as nuk do të lejohen të bëjnë shqyrtime gjyqësore apo të marrin lirimin me kusht për 28 ditë.
Kryeministri Rishi Sunak nënshkroi një marrëveshje me Tiranën në dhjetor në një përpjekje për të përshpejtuar deportimin e shqiptarëve.
Kujtojmë se, gati 13,000 shqiptarë arritën në Britani nga Franca vitin e kaluar, duke bërë që rreth një në tre persona që mbërritën në Kanalin e La Manche të jenë shtetas shqiptarë.
Qirjako Qirko, ambasadori shqiptar në Britani, vitin e kaluar pranoi se emigrantët nga vendi i tij po ‘shtireshin’ të ishin viktima të skllavërisë moderne./lapsi.al
Filmi “Zgjoi” dhe aventurat e tij në botë vetëm po shtohen dita ditës, shkruan KultPlus.
Filmi që theu rekorde në arenën ndërkombëtare, do të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe gjashtë të tjera në Zelandë të Re.
Më pas, Blerta Basholli ka konfirmuar se filmi do të rikthehet në Evropë, ku gjatë muajit mars do të shfaqet në Angli dhe Gjermani.
‘Zgjoi’ përcjell Fahrije Hotin nga Krusha e Madhe (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi), e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të. /KultPlus.com
Buckingham Palace ka zbuluar gamën e plotë të festimeve për të shënuar 70 vjetorin në fron të Mbretëreshës Elizabetë këtë vit, përcjell KultPlus.
Festat në rrugë, një koncert me disa nga “yjet më të mëdhenj të argëtimit” në botë dhe një mundësi për të parë nga afër shtëpitë e Mbretëreshës janë të gjitha pjesë e planit për të shënuar 70 vjetorin e saj në fron.
Festa do të jetë nga 2 deri në 5 qershor, kur edhe ditën e parë do të bëhet me një konkurs për të shpikur një puding të ri për të festuar ditën e Mbretëreshës.
Finalistët do të gjykohen nga një panel ekspertësh duke përfshirë Dame Mary Berry dhe Monica Galetti të Masterchef.
Receta fituese do të vihet në dispozicion të publikut dhe pudingu do të shijohet në Drekat e Mëdha Jubilare gjatë fundjavës së festës bankare.
Më 6 shkurt, Mbretëresha do të bëhet monarku i parë britanik që feston një “Jubile Platinum”, duke shënuar një mbretërim 70-vjeçar. Një sërë festimesh do të zhvillohen gjatë gjithë vitit. /KultPlus.com
Që nga viti 1871, Anglia, Uellsi, Irlanda dhe Kanadaja festojnë zyrtarisht “Boxing Day” çdo vit.
Një sërë shpjegimesh lindin në lidhje me origjinën e festës. Disa njerëz tregojnë për këngën “Good King Wenceslas” si burimin e shpirtit, nëse jo vetë ditën.
Sipas këngës, Duka i shekullit të 10-të shikoi tokën e tij në ditën e Shën Stefanit më 26 dhjetor dhe vëzhgoi një fshatar të varfër. Ai urdhëroi t’i çoheshin fshatarit ushqim, verë dhe dru për lëndë djegëse dhe u bëri thirrje të gjithë burrave të krishterë që të bekonin të varfërit në të njëjtën mënyrë.
Në Kishën e Anglisë, ishte tradicionale gjatë Ardhjes që kishat të shfaqnin një kuti dhurimi. Pas Krishtlindjeve, kishat shpërndanin përmbajtjen e kutisë mes të varfërve. Aristokratët gjithashtu tradicionalisht u jepnin dhurata në kuti shërbëtorëve dhe punonjësve të tyre.
Shumica e ngjarjeve që ndodhin gjatë ditës moderne të Boksit kanë pak të bëjnë me bamirësinë në historitë e përmendura. Festimet e njohura përfshijnë ngrënien e mbetjeve, lojërat e futbollit, vizitat dhe pirjen. /KultPlus.com
Mbretëresha Elizabeth ka nderuar bashkëshortin e saj në mesazhin e saj të parë për Krishtlindje, që pas ndarjes së tij nga jeta.
“Krishtlindjet mund të jenë të vështira për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Këtë vit e kuptoj veçanërisht përse”, tha ajo.
Ajo e përshkroi princin Philip si të “dashurin” e saj dhe tha se e ndjeu praninë e tij edhe gjatë periudhës së festave.
Teksa ndau një fotografi ku ata të dy shfaqen së bashku ajo i bëri homazh burrit të saj. “Sa më shumë që mua dhe familjes sime nga mungon ai, e di që ai do të donte që ne të shijonim festën e Krishtlindjes”.
Fotografia në kornizë që shfaqet gjatë transmetimit të mesazhit të mbretëreshës është marrë gjatë përvjetorit të martesës së tyre, dhe mbretëresha kishte vendosur të njëjtën karficë safiri që mbante në atë foto. /KultPlus.com
Në një konferencë për media të organizuar në Prishtinë, u dha lajmi se Kosova tashmë po bëhet me edicionin zyrtar shtetëror të lojës së famshme të Monopolit.
Monopoly është njëra ndër lojërat më të shitura në botë ku deri tani janë shitur mbi 290 milionë kopje në mbarë botën, dhe është e dizajnuar në 44 gjuhë, dhe e shitur në më shumë se 113 shtete.
Deri tani, Monopoly ka krijuar edicione të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë edhe shumë vende të rajonit si Kroaci, Serbi, Slloveni, Mal të Zi etj.
Tashmë, kompania angleze që e ka licensën e kësaj loje ka vendosur që të eksplorojë edhe vendin e të rinjve, Kosovën. /KultPlus.com
Një ekspozitë online e studentëve nga 58 kolegje të ndryshme në Angli paraqet artistë që shprehin interpretimin e tyre për lajmet e rreme. Ekspozita është koordinuar nga Sixth Form Colleges Association (SFCA) dhe paraqet punën e më shumë se 250 studentëve, transmeton KultPlus.
“Ekspozita e Fake News thekson se si ndihen të rinjtë kur duhet të lundrojnë në sasi të madhe të lajmeve dhe informacioneve që janë në dispozicion në botën moderne, dhe në të njëjtën kohë, për të dalluar se cila është e vërteta,” tha Bill Ëatkin, shefi ekzekutiv i SFCA. “Arti gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në komentet shoqërore dhe politike. Më poshtë mund të gjeni një përzgjedhje e punës nga ekspozita./KultPlus.com
Fëmijët që e duan futbollin, në disa shkolla angleze të hënën në mëngjes, kanë qenë në gjendje të shkojnë më vonë në klasat e tyre.
Dhe kjo, sipas mediave të huaja, ishte bërë në mënyrë që të mund të qëndrojnë zgjuar dhe të shikojnë Anglinë kundër Italisë në finalen e Euro 2020 të dielën në mbrëmje, përcjell KultPlus.
Megjithatë, skuadra e tyre nuk pati fat as në finalen e tyre të parë të madhe që nga fitimi i Kupës së Botës 1966, një përvojë unike në jetë, jo vetëm për fëmijët e shkollës, por edhe për shumë prej prindërve të tyre.
Sidoqoftë, fillimi i lojës në orën 20:00 sipas kohës lokale (Mbretëria e Bashkuar) do të thoshte një dilemë për prindërit: të përpiqen të marrin fëmijët e tyre të ngazëllyer në shtrat para lojës ose t’i linin ata të shikojnë dhe të rrezikojnë një të hënë të lodhur?
Kështu, në njoftimet për prindërit e nxënësve, drejtorët e disa shkollave u përpoqën ta bënin atë zgjedhje pak më të lehtë duke ofruar një fillim opsional të klasave në 10:30 të mëngjesit me kohën lokale. / KultPlus.com
Kolumbia është shtëpia e rreth 20 për qind e të gjitha specieve të njohura të fluturave, sipas një studimi të botuar nga Muzeu i Historisë Kombëtare në Londër.
Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka përfshirë 3.642 specie dhe 2.085 nënlloje në katalog, duke i regjistruar në një dokument të quajtur “Lista e Kontrollit të Fluturave Kolumbiane”, përcjell KultPlus.
Vetëm në Kolumbi, ka më shumë se 200 lloje fluturash, tha Blanka Huertas, kuratore e vjetër e koleksionit të fluturave në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, i cili ishte pjesë e ekipit kërkimor.
Studiuesit e projektit kanë udhëtuar në Kolumbi, analizuar më shumë se 350.000 fotografi dhe studiuar informacionin e mbledhur që nga fundi i shekullit 18.
“Kolumbia është një vend me një larmi të madhe të habitateve natyrore, një gjeografi komplekse dhe heterogjene dhe një pozitë të privilegjuar në ekstremin verilindor të Amerikës së Jugut”, thuhet në raport, përcjell KultPlus.
Mbrojtja e fluturave në Kolumbi do të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e pyjeve të saj si dhe specieve të tjera, më pak simpatike, tha Huertas.
Sipas Departamentit të Planifikimit Kombëtar, midis 2000 dhe 2019, Kolumbia humbi pothuajse 2.8 milionë hektarë pyll, e cila është e barabartë me zonën e Belgjikës. /telegrafi/ KultPlus.com
Oxfordshire po punon për t’u bërë një zonë krejtësisht pa duhan. Vendi po planifikon të ndalojë pirjen e duhanit edhe në ambiente të jashtme deri në vitin 2025. Nëse gjërat shkojnë sipas planit, Oxfordshire do të bëhet vendi i parë në Angli, por edhe në Evropë, që bën diçka të tillë.
Aktualisht, sipas Oxford Mail, 12% e popullsisë së Oksfordit pinë duhan. Por numri i duhanpirësve aktivë duhet të bierë në një kuotë 5% ose më pak, në mënyrë që të arrihet qëllimi për një vend pa duhan.
Rreth 7 milionë njerëz janë identifikuar si duhanpirës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, ndërsa statistikat e fundit tregojnë se mbi 1 milion njerëz e kanë lënë duhanin që nga goditja e pandemisë së koronavirusit. Shkak për këtë mund të jetë bërë paralajmërimi i mjekëve se duhanpirësit mund të jenë më të rrezikuar nga shfaqja e simptomave të rënda të COVID-19.
Sipas NHS, pirja e duhanit është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjeve dhe sëmundjeve në Mbretërinë e Bashkuar. Pirja e duhanit pasiv (frymëmarrja në në një ambient ku dikush tjetër pi cigare) gjithashtu rrit faktorin e rrezikut për të njëjtat probleme shëndetësore si duhanpirësit. / KultPlus.com
Pavarësisht se në të gjithë Anglinë po përgatiten për masa shtrënguese për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend, të rinjtë duket se nuk janë shumë të shqetësuar.
Përveç Londrës, ku numri i frekuentuesve të lokaleve të natës dhe shesheve kryesore ka rënë disi, festat në shumë qytete nuk janë ndërprerë, ndërsa janë organizuar edhe koncerte, transmeton KultPlus.
Në Lids, studentët kanë nisur me ritualet tradicionale që kryhen para festës së Shën Patrikut,edhe pse në Irlandë, ku e ka origjinën festa e kremtuar më 17 mars, ceremonitë janë anuluar. Numri i viktimave në Mbretërinë e Bahskuar është dyfishuar në 24 orët e fundit, duke shkuar në 35, ndërsa mbi 6000 vetë kanë humbur jetën në të gjithë botën.
Por, kjo nuk i ndali fanatikët e garave me kuaj. 70 mijë vetë ndoqën garat “Cheltenham”, për katër ditë me radhë, pavarësisht se që nga fundjava e ardhshme, grumbullime të tilla nuk do të mund të mbahen më.
Koronavirusi mund të shkaktojë shtyrjen ose edhe anulimin e disa ngjarjeve të rëndësishme artistike në Britani, si festivali i Glastonbërit, përvjetorin e ditës së fitores ndaj nazizmit, por edhe turneve sportive, si kampionati i tenisit në Uimbëlldon.
Pavarësisht kësaj, Britania nuk ka marrë ende masa drastike, sikurse disa vende të tjera të kontinentit të vjetër./konica/ KultPlus.com
Sot në orën 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur, Kosova – Anglia.Kosova – Anglia është takimi i fundit që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’, shkruan Insporti.
Pak çaste më parë, ueb-sajti në fjalë u kthye në sistem, derisa është parë se biletat në tribunat P2, P3 dhe P4 janë shitur.
Kompania këshilluese për turizëm, “Lonely Planet”, e ka publikuar listën e dhjetë vendeve më të mira për t’u vizituar në vitin 2020. Në krye të listës është shteti i vogël aziatik, Butani, ndërsa pas tij renditen Anglia dhe fqinja e Kosovës, Maqedonia Veriore.
Në përshkrimin e kësaj kompanie për Anglinë thuhet: “Paqartësitë për Brexit-in kanë mbizotëruar në kryetitujt e gazetave viteve të fundit, por diçka e qëndrueshme në tërë këtë konfuzion janë thesaret e çmuara për të cilat Anglia është e famshme, përfshirë kështjellat dhe katedralet historike, fshatrat tërheqëse me stil të vjetër dhe natyrisht, bregdetin”.
Kjo kompani theksoi se Anglia është duke krijuar shtigje dhe rrugë të reja përgjatë bregdetit të saj dhe kjo do ta bëjë më të lehtë shëtitjen e turistëve nëpër këto zona.
Në anën tjetër, shteti i vogël aziatik, Butani, i cili shtrihet në Himalaje, mes Kinës dhe Indisë, e zuri vendin e parë për shkak të bukurive natyrore që ka. Ky vend pritet të bëhet shteti i parë që shfrytëzon vetëm materiale organike.
Shtetet tjera që janë përfshirë në mesin e dhjetë vendeve më të mira për t’i vizituar vitin e ardhshëm janë: Maqedonia Veriore, Aruba, Svazilandi, Kosta Rika, Holanda, Liberia, Maroku dhe Uruguai, shkruan “The Guardian”. / Gazeta Express / KultPlus.com
“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 5 korrikut 1939, në ballinë, intervistën ekskluzive të gazetarit André Guerber me motrat e mbretit Zog, Ruhijen, Myzejenin dhe Maxhiden, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Në Marsejë, tri princesha të reja ecnin në natën e mjegullt…
… Ato ishin motrat e mbretit të Shqipërisë në kërkim të një toke strehimi.
(Nga i dërguari ynë special)
Marsejë, 4 korrik. — Nata sapo ka rënë në Portin e Vjetër
dhe, tashmë, Notre Dame-de-la-Garde është zhytur në errësirë. Ura kaluese e
trageteve, aq e lëvizshme ditën, duket e vdekur, interte.
Por nga larg duket silueta e “Cairo City”, që vjen nga
Athina, me, në bord, tri princeshat në mërgim : motrat e ish mbretit Zog të
Shqipërisë.
Pak nga pak, anija u afrua në bregun e errët dhe të trazuar.
Udhëtarët fillojnë të zbresin, për të shkelur tokën franceze. Në zbarkim, pak
njerëz në pritje të udhëtarëve. Duket se ne e kemi harruar tashmë ditën kur
Shqipëria u fshi nga harta e kombeve të pavarura.
Tri gra sapo arritën në dalje, tri brune me sy të zjarrtë,
të veshura me pallto prej gëzofi. Të zbehta, pak të brengosura, ato i
japin njëra-tjetrës krahun e tyre, dhe shikojnë, të magjepsura, qytetin e madh,
Marsejën ! Tirana gjendet larg me sheshin e madh dhe xhaminë e saj !
Sot, është një tokë miqësore, por gjithsesi një vend
strehimi, i cili i mirëpret.
Ato që ishin tri amazonat e Evropës nuk janë më veçse gra si
të tjerat.
Ato hezitonin të largoheshin. U afrova dhe pashë në sytë e
tyre një trishtim të pafund.
Më e madhja nga të tri motrat, Myzejeni, më pak melankolike,
ndoshta se dy motrat e saj, e kishte vënë re lojën time. Ajo buzëqeshi dhe
pastaj foli ngadalë, duke kërkuar fjalët e saj :
— “Në emër të vëllait tonë, mbretit Zog,” tha ajo, “dhe në
emrin tonë, ne e falënderojmë Francën për pritjen e saj të përzemërt për të
mërguarit e shkretë që po kërkojnë një vend azili. Që nga pushtimi i
vendit tonë nga italianët, ne vazhdojmë të udhëtojmë nëpër vende të huaja në
kërkim të harresës.”
Tani fola me princeshën Maxhide, më e bukura nga tri motrat,
e cila dukej e tronditur.
— A keni ndërmend të qëndroni në Francë?
— Jo, jo për momentin; ne do të largohemi pas disa orësh për
në Angli, ku qeveria e Madhërisë së Saj na ka ofruar me mirësi një mikpritje
bujare.
Princeshat e tretë shqiptare që do të përgjigjet, Ruhija,
fillon, gjithashtu, duke buzëqeshur.
— “A keni menduar,” e pyeta, “të qëndroni përgjithmonë në
Angli” ?
Me këtë pyetje, buzëqeshja e saj simpatike u zhduk për t’u
zëvendësuar me një shprehje urrejtjeje të ashpër. E preka në një pikë të dobët…
— “Ndoshta imagjinojnë,” vazhdoi ajo, “se vendi ynë është
pushtuar përfundimisht dhe i nënshtruar ndaj italianëve. Çfarë gabimi !
Asnjëherë, shikoni, se ne nuk e kemi humbur shpresën në popullin tonë. Ai,
ashtu si ne, ishte i befasuar dhe nuk mund t’i rezistonte të gjithë këtij
dislokimi të forcave luftarake. Por sot, ai po zgjohet nga gjendja e tij
letargjike dhe ka filluar të reagojë, kështu pushtuesit mund të fillojnë ta
marrin vesh.”
— Kur mbreti Zog, vëllai juaj, do të bashkohet me gruan dhe
fëmijën e tij pranë jush ?
Pyetja ime mbeti pa përgjigje. Por, para ardhjes së
princeshave të Shqipërisë, kisha dëgjuar një bisedë mes dy burrave që duhej të
ishin shumë të informuar. Njëri foli anglisht, ndërsa tjetri serbisht;
nëpërmjet një përkthyesi, kuptova se mbreti së shpejti do të bashkohej me
motrat e tij në Angli.
Por tashmë të tri princeshat ishin larguar, nisur drejt një
vendi azili, që ato do ta braktisin një ditë, nëse fati dëshiron…