Anibar sjellë katër punëtori me mjeshtër të animacionit

Thomas Johnson Volda, Ivana Bosnjak Volda, Lisa LaBracio, Tiziano Berber, Karine Miralles, Andrea Oberosler dhe Letizia Depedri janë disa nga emrat që do ligjërojnë në Anibar, shkruan KultPlus.

Anibar ka kënaqësinë që në edicionin e 9-të të shpallë vazhdimësinë e aktiviteteve të festivalit për të rinjë me katër punëtori studentore.

Punëtoritë studentore për animatorët e ardhshëm lokal do të drejtohen nga profesionistë të animacionit nga e gjithë bota, përgjatë festivalit që fillon më 13-19 gusht, në oraret nga 10:00-17:00.

Punëtoritë do kenë lloj-llojshmëri të natyrës, prej teknikave themelore të animacionit stop-motion dhe elementeve të realizimit të një filmi të animuar, deri te mundësia e bashkëkrijimit të videove të animuara nga vet studentët.

Të gjithë të interesuarit të aplikojnë për t’u bërë pjesë e punëtorive duhet të plotësojnë formularin online.

Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen nga stafi i Anibar pas përfundimit të thirrjes për aplikim, ndërsa në secilën prej punëtorive do ketë përkthim nga gjuha angleze ne atë shqipe.

Punëtoritë dhe instruktorët e këtij edicioni janë:

Thomas Johnson Volda (MB) & Ivana Bosnjak Volda (Croatia) – “Performancë me kohën dhe kukullat”.

E fokusuar në një ndërprerje interesante ndërmjet teknikës së animacionit stop-motion në formën përfundimtare retrospektive dhe performancës fizike në të cilën është krijuar. Koha është përqendruar nëpërmjet ritualit të animimit të një kukulle, dhe në ekspozimin e kësaj procedure njeriu mund të luajë në një moment metafizik.

Kjo punëtori mbështetet nga Kultura për Ndryshim – një projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.

Lisa LaBracio (SHBA) – Tregim të animuar: Përdorimin e stop-motion për të treguar një histori lëvizëse.

Gjatë punëtorisë një-javore, pjesëmarrësit e punëtorisë do të prezantohen me parimet e animacionit përmes ushtrimit të teknikës stop-motion, duke krijuar gjithashtu një animacion origjinal të shkurtër, duke përdorur teknika stop-motion dhe duke përfshirë tekniken pixilation (stop-motion njerëzore).

Kjo punëtori u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Karine Miralles (Franca) – “50/50”: “Krijimi i animacionit & Storyboarding”

Gjatë këtij seminari, studentët do të krijojnë fima të animuar të shkurtër të fokusuar në temën e festivalit 50/50 dhe pabarazisë gjinore duke perdorut teknikat e animacionit bazuar në animacionin e prerë. Studentët do jenë bashkëpjesëmarrës në procesin e filmbërjes, ndërsa pjesët finale të studentëve do të shfaqen në ceremoninë përmbyllesë të festivalit.

Kjo punëtori mbështetet nga Ambasada Francezë në Kosovë.

Tiziano Berber, Andrea Oberosler dhe Letizia Depedri (Itali) – “Nga Stop… në Motion – Krijimi i animacionit”

Kjo punëtori fokusohet në krijimin e filmave të shkurtër të animuar përmes teknikës stop-motion të lëvizjes me mbikëqyrjen e ekspertëve nga Trentino. Gjatë saj, studentët do të punojnë me trajnerët në hapat e ndryshëm të realizimit të filmave të animuar, duke përfshirë definimin e temës së filmit, krijimin dhe implementimin e skenarëve, krijimin e karaktereve, skenën dhe krijimin e sfondit deri tek xhirimi ne kornizë dhe redaktimin e videos.

Kjo punëtori organizohet në bashkëpunim dhe mbështetet nga Associazione Trentino con il Balcani. /KultPlus.com

Ekipi i BoJack Horseman i bashkangjitet Anibar-it

Regjisorja e BoJack Horseman, Amy Winfrey dhe asistent regjisori Peter Merryman do i bashkohen Anibari-it në edicionin e nëntë të tij, shkruan KultPlus.

Amy dhe Peter do të ndajnë në festival përvojat e tyre si regjisor të serialit të Netflix, ndërsa ardhjen e tyre e kanë paralajmëruar edhe përmes një videoje.

BoJack Horseman është një serial amerikan i animuar i komedisë së zezë, krijuar nga Raphael Bob-Waksberg.

Seriali është fitues i disa çmimeve duke përfshirë edhe çmimin seriali më i mirë i animuar në Critics’ Choice Television Awards dhe Gold Derby Awards.\ KultPlus.com