Kompanisë private japoneze i dështon ulja e anijes kozmike në Hënë

Një kompani japoneze që shpreson të bëjë histori duke kryer uljen e parë private në Hënë thotë se misioni i saj ka të ngjarë të ketë dështuar.

Komunikimi u humb me zbarkuesin hënor Hakuto-R disa momente përpara se të zbriste.

Inxhinierët po hetojnë se çfarë ka ndodhur.

ISpace me bazë në Tokio kishte shpresuar se anija kozmike do të lëshonte një rover eksplorues, si dhe një robot me madhësi të topit të tenisit të zhvilluar nga një prodhues lodrash.

Anija u lëshua nga një raketë SpaceX në dhjetor dhe iu deshën pesë muaj për të arritur në destinacionin e saj.

Ato misione u deshën vetëm disa ditë për të arritur në orbitën hënore, por Hakuto-R-së iu deshën pesë muaj. Kjo për shkak se kishte një sistem shtytës shumë më pak të fuqishëm, në mënyrë që të kursente karburantin dhe të reduktonte kostot.

“Ne nuk kemi konfirmuar komunikimin me zbarkuesin” tha CEO i iSpace Takeshi Hakamada rreth 25 minuta pas uljes së planifikuar.

“Duhet të supozojmë se nuk mund ta përfundonim uljen në sipërfaqen hënore”, shtoi ai, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv

Aeroplani M1 u duk i vendosur të zbriste rreth orës 16:40 GMT të martën pasi u afrua 89 metra nga sipërfaqja hënore, tregoi një animacion i drejtpërdrejtë.

Pasi arriti në vendin e uljes në hemisferën veriore të Hënës, Hakuto-R duhej të vendoste dy ngarkesa për të analizuar tokën hënore, gjeologjinë dhe atmosferën e saj. Një prej tyre është bërë nga kompania e lodrave TOMY, e cila krijoi Transformers.

Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina janë të vetmet vende që kanë arritur të vendosin një robot në sipërfaqen hënore, të gjitha përmes programeve të sponsorizuara nga qeveria.

Qëllimi kryesor i misionit ishte të vlerësonte qëndrueshmërinë e lëshimeve tregtare në sipërfaqen hënore. Ishte testi i parë nga iSpace i asaj që ata shpresojnë se do të jenë një seri zbarkimesh komerciale gjatë viteve të ardhshme, secili më ambicioz se i mëparshmi.

Vizioni i kompanisë është të ofrojë shërbime komerciale për një prani të qëndrueshme njerëzore në sipërfaqen hënore, të tilla si dërgimi i pajisjeve për minierat dhe prodhimin e karburantit të raketave./KlanKosova/KultPlus.com

“Mayflower”, anija pa kapiten që do të lundrojë në oqeane

Ashtu si makinat pa shoferë që bëjnë udhëtime në tokë, anijet autonome po shfaqen si një mënyrë e re për të përshkuar oqeanet e botës.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh i hedh një vështrim anijes autonome “Mayflower”, një anije pa kapiten me energji diellore që do të udhëtojë nga Britania në Shtetet e Bashkuara duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ajo quhet “Mayflower”, por nuk është aspak e ngjashme me anijen e shekullit të 17-të që solli pelegrinët në Amerikë. Anija e re “Mayflower” është autonome, pa asnjë pasagjerë ose ekuipazh në bordin e saj dhe ajo kontrollohet nga inteligjenca artificiale.

E prodhuar nga organizata detare jofitimprurëse Promare dhe kompania teknologjike IBM, anija pa kapiten, plotësisht autonome do t’i bëjë homazhe pelegrinazhit origjinal të vitit 1620, duke bërë udhëtimin transatlantik nga Britania në Plimith të Masaçusetsit prillin e ardhshëm.

Shefi Ekzekutiv i kompanisë IBM për teknologjinë, Andy Stanford-Clark thotë se një nga qëllimet kryesore të këtij udhëtimi është mbledhja e të dhënave.

“Përmes këtij udhëtimit shpresojmë të mësojmë më shumë rreth ndikimit që ndryshimi i klimës dhe ndotja kanë mbi oqeanet”, thotë ai.

Anijet pa kapitenë me aftësi autonome nuk janë një gjë e re, por ato zakonisht janë të telekomanduara ose të programuara për të udhëtuar në linja të caktuara.

“Mayflower” do të vetë-drejtohet.

“Sapo të dalë në det, jashtë diapazonit të rrjetit 4G, ajo do të jetë e vetme. Ne shpresojmë që t’i marrim komunikimet satelitore, por nuk varemi nga ato”, thotë Andy Stanford-Clark, shef për teknologjinë në kompaninë IBM.

“Anija duhet të jetë në gjendje të ndjejë dhe kuptojë vetë mjedisin e saj dhe të marrë vendime”, thotë Don Scott, ekspert i teknologjisë i kompanisë Marine AI.

Këtu hyn në lojë inteligjenca artificiale dhe programet e mësimit të makinerisë të kompanisë IBM.

“Anija është trajnuar për të identifikuar mijëra imazhe të gjërave të ndryshme në oqean që sistemi i inteligjencës artificiale i kompanisë IBM i njeh dhe pastaj në bazë të këtyre të dhënave programi vendos se cilën rrugë do të ndjekë”, thotë Andy Stanford-Clark, shef për teknologjinë në kompaninë IBM.

Duke përdorur kamerat dhe sensorët në bord, anija do të kryejë gjithashtu eksperimente të ndryshme shkencore. Studiuesit e dinë se suksesi i saj nuk është i garantuar.

“Kamerat mund të dëmtohen, mbulohen me pika uji, dhe për këto arsye mund të mos jenë në gjendje të përçojnë imazhe të qarta. Këto janë sfidat me të cilat përballemi gjatë krijimit të sistemeve për të shmangur dështimin e misionit”, thotë Don Scott, ekspert i teknologjisë i kompanisë Marine AI.

400 vjet më vonë, teknologjia padyshim që ka evoluar, por trashëgimia e anijes “Mayflower” vazhdon të jetë e fortë. /VOA/ KultPlus.com

“Zogu i oqeanit”, anija e së ardhmes që bazohet tek e kaluara

Edhe pse mund të duket një anije e së ardhmes, siç pretendon të jetë, Oceanbird – “Zogu i oqeanit”, bazohet tek e kaluara e lundrimit, sepse e merr energjinë nga era.

Anija transatlantike, e cila do të përdoret për transportin e makinave, po projektohet dhe ndërtohet nga Wallenius Marine, një kompani suedeze e prodhimit të anijeve, me mbështetjen e qeverisë suedeze dhe instituteve kërkimore.

Me kapacitet prej 7.000 mjetesh, anija 198 metra e gjatë do të sjellë një risi në transportin detar. Anija do të ketë pesë vela gjigante, secila gati 80 metra e lartë, që janë në gjendje të rrotullohen 360 gradë pa e prekur njëra-tjetrën. Gjithashtu ato mund të zvogëlohen deri në 60 metra, për të bërë të mundur kalimin nën ura, apo për të përballuar motin e keq. Velat, të cilat do të jenë prej çeliku dhe materiale të tjera, duhet të jenë kaq të mëdha për të siguruar energjinë e mjaftueshme për të lëvizur anijen me peshë 35.000 tonë.

Edhe pse parimet e lundrimit nuk janë të reja, dizajnimi i anijes ka qenë një sfidë e vërtetë, thotë Mikael Razola, arkitekt mjetesh lundrimi dhe menaxher i projektit. Këto do të jenë anijet më të larta të ndërtuara ndonjëherë.

“Ato mund të arrijnë deri në 100 metra mbi sipërfaqen e ujit”, thotë Razola. “Kur ngrihesh kaq lart në qiell shpejtësia dhe drejtimi i erës ndryshojnë shumë”.

Anijet e zakonshme të transportimit të makinave harxhojnë mesatarisht 40 tonë karburant në ditë, duke krijuar 120 tonë CO2, çka ka rritur presionin ndaj kompanive të prodhimit të anijeve, për të ulur këto shifra. Organizata Ndërkombëtare Detare, pjesë e OKB-së, ka vendosur një rregull që brenda vitit 2050 anijet të ulin me 50% sasinë e gazrave të dëmshëm që nxjerrin në atmosferë, me ambicien për ta çuar në zero këtë shifër brenda këtij shekulli.

“Zogu i oqeanit” është e dizajnuar për t’i tejkaluar këto objektiva, pasi kompania prodhuese thotë se ajo do të lëshojë 90% CO2 më pak se anijet tradicionale. Por gjithsesi do të ketë motorë, për të siguruar manovrimin në porte dhe për emergjenca.

Me një shpejtësi prej 10 nyjesh detare (18,5 km/h), “Oceanbird” do të lundrojë më ngadalë se anijet e deritanishme, që kapin një shpejtësi deri në 17 nyje detare (31,4 km/h). Kësisoj, udhëtimi transoqeanik do të zgjasë 12 ditë dhe jo 7. Kjo do të kërkojë miratimin edhe të kompanive të prodhimit të makinave, pasi afatet e tyre do të ndryshojnë. Megjithatë, thotë Razola, deri tani përgjigja ka qenë shumë pozitive.

Për ta nxjerrë në det “Zogun e oqeanit” do të duhet edhe pak kohë. Kompania ka prodhuar një model 7 metra të gjatë, të cilin do të nxjerrë për lundrimin testues në fund të këtij viti, por Razola thotë se objektivi është që anija në versionin origjinal të dalë në det në vitin 2024. \ A2News/ KultPlus.com

Një anije nga periudha romake zbulohet në ujërat e Qipros

 

Mbetjet e një anije nga periudha romake janë zbuluar në fund të detit në lidje të bregdetit të Qipros, kanë njoftuar sot autoritetet qipriote.

Ministri e Antikiteteve mkoftoi se është gjetur një numër i madh amforash në këtë anije, me siguri nga Siria e Kiliki, krahina të cilat në periudhën antike ndodheshin në juglindje të Azizë së Vogël.

Pritet që të dhënat që do të nxirren nga mbetjet e anijes do të japin një pasqyrë më të mirë në lidhje me tregtinë ndërmjet Qipros dhe krahinave romake në Mesdheun lindor.

Mbetjet e anijes i zbuluan zhytësit e angazhuar në kuadër të ekpit të Fakultetit Arkeologjik të Qipros. / Koha.net / KultPlus.com