Sonte, “Monologjet e …” në KultPlus Caffe Gallery

Më 4 nëntor, në KultPlus Caffe Gallery, do të shfaqet performanca ‘Monologjet e vrara’, përcjell KultPlus.

Kjo performancë vjen nën interpretinin e Anisa Ismailit, Rajmonda Ahmetajt dhe Qendresa Lokit.

Në vijim KultPlus ua sjell njoftimin e Qendresa Lokit:

Të dashtun!

Performanca ” Monologjet e vrara ” , shfaqet më datë: 04 nëntor 2024, e hënë, në ora 18:00, në hapësirën e KultPlus Caffe Gallery.

Me interpretimin e Anisa Ismaili , Rajmonda Ahmetaj dhe Qendresa Loki.

Kjo performancë do të zbuloj monologje që ndriçojnë histori të thella të grave që dhunoheshin e keqtrajtoheshin nga familja, individë dhe grupacione. E që zëri i tyre asnjëherë nuk arriti në vesh të duhur, duke ua vënë jetën në humnerë.

Për shkak të numrit të kufizuar, prezenca juaj duhet të konfirmohet.

Ky projekt u mbështet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Regji : Xhemajl Avdyli
Skenari : Qendresa Loki
( Monologjet e bazuara në ngjarje të vërteta )

Hyrja- Falas

Ju mirëpresim!./KultPlus.com

Libri i Anisa Ismailit vjen në librarinë “Buzuku”

Libri ‘Rrugëtime’ i autores Anisa Ismajli prej sot gjendet edhe në librarinë ‘Buzuku’, shkruan KultPlus.

Kjo është bërë e ditur nga vet autorja me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Rrugëtime! Prej sot, librin tim mund ta gjeni tek shtëpia botuese “BUZUKU”. Ju falenderoj për përkrahjen dhe për misionin e juaj Abdullah Zeneli, që ti mbështetni krijuesit e rinjë. Mirlinda Ramadani, të faleminderit për vizatimet e tua! Dhe natyrisht, që libri i parë i dhurohet mamit Fatmire! Të dua. E juaja Anisa”, ka shkruar ajo.

Libri ‘Rrugëtime’ përshinë tregimet dhe prozat e autores të cilat ishin shkruar e vazhdonin të shkruheshin përgjatë kohës.  

Ky libër i cili është edhe i dyti me radhë i autores, Anisa Ismajli e që sjellë për lexuesin dashurinë, kërkimin, mllefin e imagjinatën. Mirëpo ‘Rrugëtime’ dallon nga libri i saj i parë ‘Momente’, ngase ky libër vie ndryshe, me personazhe të imagjinuara./ KultPlus.com

Ismajli vjen me librin ‘Rrugëtime’, shpalosë dashurinë, kërkimin, mllefin e imagjinatën

Suada Qorraj

Ju deshën disa vite për të bërë bashkë tregimet dhe prozat e saja, të cilat ishin shkruar e vazhdonin të shkruheshin përgjatë kohës. Ndonëse nuk është libri i saj i parë, ‘Rrugëtime’, synon të udhëtoj në jetë, së bashku me autoren e tij, Anisa Ismajli, shkruan KultPlus.

Në një intervistë për KultPlus, Anisa Ismajli ka rrëfyer se ‘Rrugëtime’ është titulli me të cilën ajo ka rënë në dashuri. Madje ajo ka treguar se libri sjell dashurinë, kërkimin, mllefin e imagjinatën, e të cilat synon ti dërgoj sa më larg që të jetë e mundur.

“E dua këtë titull, sepse kam pritë një kohë edhe unë si Anisë, por edhe tregimet e mija që bashkë të rrugëtojmë nëpër jetë. Temat që trajtohen janë të ndryshme, thjesht aty ka dashni, ka kërkim, ka mllef e ka imagjinatë e cila e dërgon larg e më larg”, ka thënë Ismajli.

Tutje ajo ka shtuar se ‘Rrugëtime’ dallon nga libri i saj i parë ‘Momente’, ngase ky libër vie ndryshe, me personazhe të imagjinuara.

“Për dallim nga libri im i parë “Momente”, të cilën e kam shkruar në vetën e parë, të tërën, kjo vjen ndryshe, me personazhe të imagjinuara, por edhe veta e parë nuk mungon”, ka shtuar autorja.

Ismajli ka treguar se libri deri në fund të javës do të jetë i qasshëm për publikun, si dhe ka falënderuar shtëpinë botuese Buzuku dhe Avdullah Zenelin.

Autorja Anisa Ismajli krejt në fund të intervistës ka pohuar se tashmë ajo ka menduar mënyrën e saj të promovimit, si dhe aktorët që do të interpretojnë tekstet e saja. ‘Rrugëtime’ autorja i dedikon të dy fëmijëve të saj, Melisës dhe Dalmatit./ KultPlus.com