”Në bankat shkollore moj mike”, është një këngë që i këndon dashurisë së parë, asaj që fillon në moshën e adoloshencës, shkruan KultPlus.
Mirëpo, pak e dijnë se këtë këngë për herë të parë e këndoi këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anita Take, ndërkaq kënga titullohej ”Kujtimet e studentit” dhe u realizua në vitin 1958.
”Në bankat shkollore moj mike”, vazhdon të dëgjohet edhe sot e kësaj dite, duke përcjellur çdoherë emocione të mëdha tek dëgjuesit.
Një ditë në bankë o mike dy emra i gdhëndëm dikur po ti nuk e di si më ike ndaj vura në zëmër një gur
dashuria e parë nuk harrohet degjoje këtë fjalë që trondit veç mali me mal nuk takohet por njerëzit takohen një ditë
ne u ndamë në errësirë jeta ndarje ka por si zëmra lamtumirë zëmrës nuk i tha
u ndamë nga shkolla, mban mënd por ne nuk u ndamë përjetë ndaj tjetër se zu vëndin tënd të dytë dashuri s’mund të ketë. / KultPlus.com

ne u ndamë në errësirë jeta ndarje ka por si zemra lamtumirë zemrës nuk i tha

Dy ikonat e këngës shqiptare kanë qenë bashkë në Moskë.
Një foto e rrallë e Anita Takes dhe Vaçe Zelës në Moskë gjatë viteve 50-të është publikuar së fundi në rrjete dhe mban firmën e djalit të Anita Takes, Kujtim Prodani. Nëpërmjet kësaj fotografie konfirmohet shoqëria e vjetër e dy këngëtarëve edhe pse nuk është bërë asnjëherë publike.
Ajo çfarë vihet re është fakti se Anita Take është e veshur me kostum popullor ndërsa Vaçe Zela vjen në këtë fotografi me një pamje krejt të panjohur nga mosha e saj kur ishte mjaft e re. Të dyja janë një befasi për syrin. / Konica.al / KultPlus.com
Anita Take lindi më 2 prill 1934. Ajo spikati që në moshë të re për vokalin e saj të veçantë. Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1951, u emërua si këngëtare profesioniste në Filarmoninë Shqiptare, për të kaluar më pas në Estradën e Shtetit. Në këtë institucion, Anita Take ka zhvilluar për plot 20 vjet aktivitetin më të rëndësishëm të karrierës së saj.
Duke u përballur për çdo natë me publikun në interpretimin kryesisht të këngës shqiptare, Take u afirmua si një interpretuese cilësore dhe krijoi personalitetin e saj artistik. Kësaj periudhe i përkasin shumë debutime të saj, në të gjitha skajet e Shqipërisë, duke filluar nga Tropoja e deri në Bilisht apo Konispol, duke fituar zemrat e një mase të gjerë të publikut shqiptar. Gjatë 20 viteve të punës në Estradën e Tiranës, Anita Take është dekoruar me Medalje Pune “Naim Frashëri”, të klasit të II-të dhe të III-të. Zëri i Takes ka jehuar edhe në skenat e huaja, duke bërë një prezantim dinjitoz të këngës shqiptare, në koncertet e dhëna në Rusi, e Rumani gjatë vitit 1957, në Bullgari e Hungari me 1958, si dhe Kinë, Vietnam e Kore më 1961.
Anita Take e vazhdoi aktivitetin e saj artistik edhe pas daljes në pension më 1972, duke qëndruar në skenën e Estradës së Tiranës dhe në skenat e rretheve si recitaliste. I përket pikërisht kësaj periudhe edhe një nga kulmet e karrierës së Anida Takes: dhënia e të parit recital në historinë e skenave shqiptare, në vitin 1983, gjatë të cilit këngëtarja 50 vjeçare interpretoi plot 25 këngë. Recitali u prit me shumë sukses dhe vijoi të shfaqej deri në vitin 1989 në shumë qytete të Shqipërisë, si Durrës, Berat, Sarandë, Delvinë, Pogradec e Korçë. Që prej vitit 1991, Take u vendos në Austri, ku nuk e ndaloi aktivitetin e saj artistik. Që nga ai vit e deri në vitin 2001, ajo ka kënduar në aktivitete të ndryshme, përpara një publiku shqiptar e austriak. E gjithë kjo e ka ndihmuar këngëtaren e njohur të ruajë edhe sot një freski vokale dhe ëmbëlsi interpretative, gjithmonë me një profesionalizëm të spikatur. Ajo u rishfaq në skenat e Tiranës, duke kënduar në Festivalin “Kënga Magjike” të vitit 1999, ku edhe u dekorua nga Presidenti i Republikës, z. Rexhep Meidani, me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”, për kontribut të shquar dhe cilësi të lartë në interpretimin e këngës shqiptare, për talentin e saj të spikatur, që e vuri në shërbim të kombit të vetë. Në Festivalin e 40-të të Këngës në RTSH në vitin 2001, i është dhënë trofeu “Mjeshtër i Punës”. Gjatë karrierës së saj mbi gjysëmshekullore, Anita Take ka intepretuar një repertor prej 750 këngësh.
Fatkeqësisht, disa prej perlave të interpretuara prej saj nuk ekzistojnë më në Fondin Shqiptar të Muzikës. Në emër të rigjetjes së tyre dhe risjelljes në vendin që u takon, Anida Take është angazhuar në moshën 69 vjeçare të interpretojë disa prej këngëve më të spikatura të krijuara nga bashkëshorti i saj, i paharruari Agim Prodani, por edhe autorë të tjerë të spikatur të pentagrameve të lehta, duke iu kujtuar brezave rrugën, nëpër të cilën ka ecur kënga e lehtë shqiptare, në etapat kryesore të së cilës, gjendet zëri i saj. Janë 16 këngë, që iu servirën publikut shqiptar të rinovuara dhe në një konceptim të ri orkestral, me ndihmën e djalit të saj. Zonja Anita Take u shqua si një artiste që këndoi deri në fund të jetës së saj artistike, duke qenë e pranishme dhe e duartrokitur fort e me dashuri në shumë skena të rëndësishme të artit muzikor shqiptar. U nda nga jeta më 12 janar 2017.
Më poshtë po sjellim këngën e saj të njohur “Kënga e mjekut” /KultPlus.com
Rudolf Stambolla dhe Anita Take, dy këngëtar që njihen për ëmbëlsinë unike të zërit të tyre, duke bërë kështuqë këngët e tyre të dëgjohen edhe sot e kësaj dite, shkruan KultPlus.
Stambolla njihet si njëri prej pionerëve të muzikës së lehtë shqiptare në fund të viteve 60-ta, ndërsa Anita Take u ngjit në skenë para 50 vjetësh, duke mbetur në kujtesën e publikut shqiptar edhe në ditët e sotme.
Këta dy këngëtar që tashmë janë bërë pjesë e historisë së muzikës shqipe, kanë edhe një bashkëpunim.
KultPlus ju sjell këngën ”Flutur”, këngë kjo që i këndon mallit e dashurisë përmes dy zërave më të dashur që i ka njohur publiku shqiptarë.
Bashkangjitur gjeni tekstin dhe videon e këngës. / KultPlus.com
Flutur
Mu duke krijesa më e bukur e amël e zjarrtë si dashuria Për ty më ngjallet në shpirt mu sot zilia Tek ti u ngjita të rashe pas a Flutur
Të desha, të desha si i marrë, se sytë ah sytë më mahnitën Dhe zemrën time të paster ma grabite Tu fala ty un me zjarrin tim të parë
E bukur si yjet dhe si drita, ç’do gja që ty natyra t’ka dhuru Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam dit E bukur si yjet dhe si drita, ç’do gja që ty natyra t’ka dhuru Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam dit
Një orë më duket si minuta dhe dita e shkurtër sa një orë Por zemren time gjithmonë e mbajte n’dorë Nuk di aresyen pse shpirtin ma robnove Më the o të dua kur s’më deshe Me vedie e nënqeshje më hutove (me ledhje edhe qeshje me hutove) Në zemrën time ti hyre e sundove Dashninë Flutur ti mua s’mma dhurove
E bukur si yjet dhe si drita, ç’do gja që ty natyra t’ka dhuru Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam dit E bukur si yjet dhe si drita, ç’do gja që ty natyra t’ka dhuru Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam dit
E bukur si yjet dhe si drita, ç’do gja që ty natyra t’ka dhuru (Kjo Flutur si yll edhe si drita,((me ike)) c’do gje qe ty natyra ta dhuroj ((ste kap dot)) Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam dit (por zemren ndoshta per ty kish harruar ((kthehu)) por un kete nuk ta kam thene) E bukur si yjet dhe si drita, ç’do gja që ty natyra t’ka dhuru Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam dit.
Anita Take ishte dhe vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të njohura shqiptare.
Anita Take është ngjitur në skenë para 50-vjetësh, por akoma vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë njohur atë. Ajo akoma ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj akoma këndohen edhe sot.
Kjo tregon se këngëtarja e madhe Anita Take me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.
E lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër.
Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.
Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.
Ajo ka mbi 50 vjet, që ka kënduar dhe debutimin e saj të fundit e ka bërë tek spektakli “Njëqind këngët e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën, e mallëngjyen pa masë.
Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”. Por, ndonëse ajo ishte shumë e gëzuar për profesionin e saj, pengu i vetëm për të, ishte se nuk ka arritur të filmohet, duke kënduar në vitet e saja më të mira.
Në vitin 2004, Anita Take publikon albumin “Me Do Apo S’me Do”. Në Mars 2014, Kujtim Prodani, Sajmir Cili & Anita Take marrin pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën “Turkesha”.
Këngetarja është vleresuar me titullin “Naim Frasheri i Artë” për vlerat dhe karrierën e saj në gati pesë dekada në muzike, ne nje intervistë ka rrëfyer pengjet e jetes se saj. “Pengun, e kam shumë të madh. Jam fajtore pa faj, nuk kam materiale të jetës sime të regjistruar, pasi s’ka pasur televizor”, – pohon zeri brilant i skenes shqiptare. Ajo ka mbi 50 vjet qe ka kenduar dhe vazhdon te kendoje edhe sot, sa here qe e therrasin.
Debutimin e saj te fundit e ka bërë tek spektakli “Njëqind kënget e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën, e mallengjyen pa masë./konica.al/KultPlus.com
Një foto e rrallë e Anita Takes dhe Vaçe Zelës në Moskë gjatë viteve të 1950-ta. Fotografia është marrë nga faqja Albanian Vintage Photography, pople, cities, kulture and histori, ndërsa KultPlus, po e sjellë si foto lajmin e ditës së sotme./ KultPlus.com