Sot ka vdekur artisti i madh shqiptar Agim Doçi.
Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948, ishte një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.
Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe pastaj ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
Doçi është autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Mund të përmenden këngë shumë të njohura si: “Mos ua prishni lumturinë”, “Marrshi i UCK-së”, “A vritet pafajsia”.
Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.
Agim Doçi mban edhe një vulë të rëndësishme. Kur Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Eurovision në vitin 2004 me këngën “Imazhi yt” të interpretuar nga Anjeza Shahini, pikërisht tekstin e kësaj kënge e kishte shkruar Agim Doçi, dhe ky interpretim pat shënuar vendin e shtatë në këtë garë evropiane./ KultPlus.com