Del në ankand koleksioni privat i Freddie Mercury. Janë rreth 1500 objekte që i përkisnin yllit të muzikës, të cilat deri më tani janë ruajtur në rezidencën e tij Garden Lodge në Kensington, që ende sot është e paprekur, falë përkushtimit për ruajtjen e integritetit të shtëpisë të Mary Austin, një ndër miket më të ngushta e të besuara të liderit të grupit Queen.
Ndër sendet që do të jenë në këtë ankand janë piktura, tekste këngësh të shkruajtura me dorë, kostume dhe veshje skenike, por edhe një kurorë e modeluar si ajo Sant Eduardit, një mantel në kadife të kuqe, sikurse edhe peliçja sintetike që Mercury veshi gjatë interpretimit final të ‘God Save the Queen’, i fundit koncert live i grupit legjendar në vitin 1986. Koleksioni do të ekspozohet në 4 Gusht në Londër dhe do mbyllet në ditën që këngëtari i njohur do mbushte 77 vjeç, 5 Shtator. Më parë sendet më të rëndësishme do të ekspozohen në New York, Los Angeles dhe Hong Kong. Ankandi do të titullohet Freddie Mercury; A World of his Own. / KultPlus.com